{"id":128546,"date":"2025-11-17T09:32:31","date_gmt":"2025-11-17T09:32:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128546"},"modified":"2025-11-17T09:32:31","modified_gmt":"2025-11-17T09:32:31","slug":"e-keqja-qe-nuk-i-ndahet-ketij-vendi-ka-emer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/17\/e-keqja-qe-nuk-i-ndahet-ketij-vendi-ka-emer\/","title":{"rendered":"E keqja q\u00eb nuk i ndahet k\u00ebtij vendi ka em\u00ebr!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb pyetjeje t\u00eb nj\u00eb pensionisti n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative dy, thoshte se kreu i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201ce keqja q\u00eb nuk i ndahet k\u00ebtij vendi\u201d. M\u00eb duhet thjesht t\u00eb sqaroj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb e keqja q\u00eb nuk i ndahet k\u00ebtij vendi. M\u00eb pas lexuesi ta mendoj\u00eb dhe besoj\u00eb vet\u00eb se kush, cili, cila, pra pse dikush \u00ebsht\u00eb e keqja q\u00eb nuk i ndahet Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr Edi Ram\u00ebn jan\u00eb njer\u00ebzit e keqja q\u00eb nuk i ndahen Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb fakt jan\u00eb fenomenet ato q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb keqen p\u00ebr nj\u00eb vend, p\u00ebr nj\u00eb popull, komb apo shtet. Prapa \u00e7do fenomeni ka nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebs. Por po rendis disa prej fenomeneve q\u00eb nuk i ndahen Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas publiku mund ta p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe at\u00eb kush, cili, cila ka lidhje me k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>1. E keqja q\u00eb nuk i ndahet Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut e deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb hedh k\u00ebto fjal\u00eb shkrimi \u00ebsht\u00eb emigracioni i shqiptar\u00ebve, pra shpopullimi. Kush d\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, le t\u00eb marr\u00eb statistikat dhe t\u00eb shoh\u00eb se n\u00eb cilat koh\u00ebra ka ndodhur dhe pse sot po ashtu ndodh shpopullimi i vendit tone. Tri jan\u00eb eksodet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ajo e viteve t\u00eb para pas vendosjes s\u00eb sistemit dhe regjimit kriminal t\u00eb komunist\u00ebve. Pastaj eksodi i koh\u00ebs s\u00eb r\u00ebnies s\u00eb sistemit bolshevik komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe eksodi i 13 viteve t\u00eb fundit. Eksodi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhun\u00ebn dhe terrorin deri n\u00eb luft\u00eb civile q\u00eb shkaktoi regjimi totalitar i Enver Hoxh\u00ebs. Eksodi i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb pas nj\u00eb izolimi absolut, s\u00ebrishmi si rezultat i politikave shtyp\u00ebse t\u00eb regjimit totalitar enverist. Dhe i treti lidhet me regjimin e Edi Ram\u00ebs, i cili duket qart\u00eb se shpopullimin e ka si agjend\u00eb t\u00eb tij dhe grupeve mafioze me t\u00eb cilat ai \u00ebsht\u00eb i lidhur. Kishte emigrim p\u00ebrtej limiteve n\u00eb vitin 1997, por edhe ai erdhi si rezultat i kryengritjes s\u00eb armatosur dhe revolucionit t\u00eb ish-bolsh\u00ebvik\u00ebve t\u00eb regjimit totalitar. N\u00eb vitet 2005-2009 \u00e7do vit pati vet\u00ebm shtim t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>2. E keqja q\u00eb nuk i ndahet Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mafia politike, ekonomike dhe e trafiqeve t\u00eb drog\u00ebs. Vendi yn\u00eb kurr\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb simbioz\u00eb kaq t\u00eb dukshme midis shtetit, grupeve kriminale dhe grupeve mafioze si n\u00eb dekad\u00ebn e fundit. Kurr\u00eb shteti nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb mafies, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs. Ligjin tek ne sot e b\u00ebn mafia. E b\u00ebjn\u00eb mafioz\u00ebt e Sibaloes, Ndraghet\u00ebs dhe organizatave t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb prej kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb li\u00e7enc\u00ebn e \u201cpartnerit strategjik\u201d me mafiozin n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb. Mafioz\u00ebt e vegj\u00ebl jan\u00eb partner\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb kryemafiozit. Prej P\u00ebllumb Gjok\u00ebs e deri te Lefter Hysaj. K\u00ebta diktojn\u00eb projektet, politikat e zhvillimit, deri ato t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Beogradin n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb si energjetika. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe q\u00eb jo vet\u00ebm nuk i ndahet Shqip\u00ebris\u00eb, por e ka rrezikuar vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>3. Nuk e di n\u00ebse ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb tri kabinete qeveritare t\u00eb jen\u00eb n\u00eb burg ose n\u00eb arrati. Edhe kjo e keqe nuk iu nda Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb. Diktatura hoxhiste i pushkatoi shumic\u00ebn e ministrave dhe kryeministrave t\u00eb koh\u00ebs, regjimi i sot\u00ebm ka krijuar ushtrin\u00eb e ish-ministrave n\u00eb qelit\u00eb e burgut. Kjo e keqe e madhe nuk po na ndahet p\u00ebr shkak t\u00eb politikave q\u00eb ndjekin t\u00eb dy k\u00ebto regjime. Emrat dihen. I pari ishte diktator. I dyti, Edi pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb megaloman, q\u00eb vjedh, duke qen\u00eb i sigurt se \u201cnuk i hyn ferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d! Kjo e keqe duhet larguar.<\/p>\n<p>4. M\u00eb e madhja e keqe q\u00eb nuk i ndahet Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb tradhtia ndaj interesave komb\u00ebtare. Dy her\u00eb ka ndodhur q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen lutje p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar kombin shqiptar. N\u00eb vitin 1944-1948, kur forcat partizane t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs shkuan n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb partizane t\u00eb Jugosllavis\u00eb (Serbis\u00eb) p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata n\u00eb gjenocidin serb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Dhe kur diktatori shqiptar i lutej Titos q\u00eb ta pranonte Shqip\u00ebrin\u00eb si Republik\u00eb t\u00eb Shtat\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Kjo ishte hera e par\u00eb. Hera e dyt\u00eb lidhet me kryeministrin e sot\u00ebm. Ky i sotmi lidhi marr\u00ebveshje me presidentin e Serbis\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs dhe m\u00eb pas p\u00ebr krijimin e atij q\u00eb u quajt Minishgengen ose Open Ballkan. T\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb turpi i historis\u00eb anti-shqiptare t\u00eb regjimeve tona. E keqja e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore u rip\u00ebrt\u00ebri n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XXI nga kryeministri aktual. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe q\u00eb nuk na ndahet. Sepse tradhtia \u00ebsht\u00eb mjeti me t\u00eb cilin pasurohen k\u00ebta lloj politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Tani hajde gjejeni se kush \u00ebsht\u00eb e keqja q\u00eb nuk na ndahet? Edi Rama dhe et\u00ebrit e tij, apo Sali Berisha! A ka Berisha gabime? Sigurisht q\u00eb po. Por e keqja q\u00eb nuk na ndahet si komb, si popull e si vend \u00ebsht\u00eb e lidhur me komunist\u00ebt dhe post-komunist\u00ebt. K\u00ebt\u00eb gar\u00eb n\u00eb spektrin politik shqiptar e kan\u00eb fituar ata! Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse lideri i Rilindjes e transferon t\u00eb keqen q\u00eb na ndjek te kund\u00ebrshtari i tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver BYTY\u00c7I Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb pyetjeje t\u00eb nj\u00eb pensionisti n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative dy, thoshte se kreu i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201ce keqja q\u00eb nuk i ndahet k\u00ebtij vendi\u201d. M\u00eb duhet thjesht t\u00eb sqaroj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb e keqja q\u00eb nuk i ndahet k\u00ebtij vendi. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127651,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-128546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128546"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128547,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128546\/revisions\/128547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}