{"id":128590,"date":"2025-11-17T11:53:56","date_gmt":"2025-11-17T11:53:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128590"},"modified":"2025-11-17T11:54:25","modified_gmt":"2025-11-17T11:54:25","slug":"bardhi-mazhoranca-po-asgjeson-kuvendin-kalohen-ne-heshtje-ligje-me-interes-madhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/17\/bardhi-mazhoranca-po-asgjeson-kuvendin-kalohen-ne-heshtje-ligje-me-interes-madhor\/","title":{"rendered":"Bardhi: Mazhoranca po asgj\u00ebson Kuvendin! Kalohen n\u00eb heshtje ligje me interes madhor!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike tha se, mazhoranca po bllokon t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e kontrollit, nga mocionet deri te komisionet hetimore. Ai tha se, po shkelet kushtetuta dhe rregullorja p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb heshtje ligje me interes madhor.<\/p>\n<p>Opozita parlamentare ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj mazhoranc\u00ebs socialiste, duke pretenduar se kjo e fundit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb sistematike p\u00ebr \u201casgj\u00ebsimin e parlamentarizmit\u201d dhe bllokimin e \u00e7do mekanizmi kontrolli ndaj qeveris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat, kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD Gazment Bardhi denoncoi se dhjetra ligje po miratohen pa asnj\u00eb debat dhe n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Bardhi tha se, t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb drejta kushtetuese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb refuzuar n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me rregulloren dhe Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Gazment Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;Dhe pas 30 minuta g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb profesorit, akademikut, historianit Taulant Balla, q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb m\u00ebsonte gazetar\u00ebt se si do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre, po pa treguar n\u00eb asnj\u00eb moment se si ai po e b\u00ebnte pun\u00ebn e vet, jam i detyruar t\u00eb sqaroj opinionin publik q\u00eb mazhoranca socialiste n\u00eb kuvend vijon me projektin p\u00ebr asgj\u00ebsimin e parlamentarizmit dhe asgj\u00ebsimin e \u00e7do mekanizmi kontrolli q\u00eb parashikon rregullorja e kuvendit.<\/p>\n<p>Grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb ushtrim t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb i njeh rregullorja e kuvendit, ka depozituar nj\u00eb mocion me debat p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm si\u00e7 ndodh n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb rajonit dhe n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebrcaktimin e minimumit jetik. Qytetar\u00ebt kan\u00eb par\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve ka ardhur n\u00eb kuvend p\u00ebr shqyrtim projektbuxheti p\u00ebr vitin 2026 dhe para tre dit\u00ebsh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb miratimin e projektbuxhetit.<\/p>\n<p>Qart\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektbuxhet c\u00ebnohen t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr caktimin me ligj t\u00eb minimumit jetik. Dhe un\u00eb dua ta b\u00ebj publikisht pyetjen q\u00eb i b\u00ebra zotit Balla n\u00eb mbledhjen e konferenc\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve. Masa e ndihm\u00ebs p\u00ebr personat e papun\u00eb apo ndihma ekonomike p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta \u00ebsht\u00eb rreth 40.000 ALL t\u00eb vjetra. Dhe zoti Balla do t\u00eb duhet t&#8217;i shpjegoj\u00eb shqiptar\u00ebve, a mundet ai vet\u00eb personalisht t\u00eb jetoj\u00eb me 40.000 ALL t\u00eb vjetra n\u00eb muaj, si\u00e7 n\u00eb fakt jeton nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i familjeve shqiptare.<\/p>\n<p>A mundet nj\u00eb familje me kat\u00ebr persona t\u00eb paguaj\u00eb t\u00eb gjitha detyrimet p\u00ebr energji, p\u00ebr uj\u00eb, p\u00ebr ngrohje, apo p\u00ebr ushqim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, me ndihm\u00ebn q\u00eb jep shteti shqiptar 40.000 ALL n\u00eb muaj. \u00cbsht\u00eb fakt dhe p\u00ebrmendet edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mocion me debat, se sipas analizave dhe rekomandimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nd\u00ebr vite nga Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Pun\u00ebs, nga Banka Bot\u00ebrore, nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe nga dy studime t\u00eb kryera nga avokati i popullit, se p\u00ebrcaktimi i nj\u00eb treguesi zyrtar t\u00eb minimumit jetik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme ndaj qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Por deri n\u00eb k\u00ebto momente ka munguar nj\u00eb qasje ligjore dhe institucionale p\u00ebr p\u00ebrcaktimin dhe p\u00ebrdit\u00ebsimin periodik t\u00eb standardit minimal t\u00eb jetes\u00ebs. Dhe n\u00eb ushtrim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre por dhe p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer interesit publik, grupi yn\u00eb parlamentar ka k\u00ebrkuar zhvillimin e nj\u00eb mocioni me debat. Dua t\u00eb b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb se q\u00eb nga nisja e k\u00ebsaj legjislature, n\u00eb ushtrim t\u00eb t\u00eb drejtave tona, kemi propozuar mekanizma t\u00eb kontrollit ndaj ekzekutivit, por q\u00eb n\u00eb fakt, mazhoranca me forc\u00ebn e kartonit, edhe pse nuk e ka nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb till\u00eb, ka vendosur t&#8217;i refuzoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dy muaj, grupit ton\u00eb parlamentar i jan\u00eb refuzuar pes\u00eb mocione me debat, tre k\u00ebrkesa p\u00ebr komision hetimor dhe dy k\u00ebrkesa p\u00ebr interpelanc\u00eb me kryeministrin, interpelanca e par\u00eb dhe interpelanca e dyt\u00eb p\u00ebr vjedhjen e 50 milion\u00eb eurove n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb nga z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e infrastruktur\u00ebs dhe energjis\u00eb, Belinda Balluku. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb drejta kushtetuese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb refuzuar kund\u00ebrshtim flagrant me rregulloren e kuvendit dhe kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ashtu \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb n\u00eb 10 seanca plenare, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb \u00ebsht\u00eb lejuar debat parlamentar.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjova zot\u00ebrin\u00eb t\u00eb na num\u00ebronte minuta se kur na i kishte dhuruar ai se sa minuta kan\u00eb folur deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb flasim, sepse interesi publik na k\u00ebrkon q\u00eb ne t\u00eb flasim n\u00eb parlament. Interesi publik nuk na k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb kartonat pa lexuar, pa studiuar, si\u00e7 na urdh\u00ebron partia, ashtu si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb 83 memec\u00eb deputet\u00ebt e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi marr\u00eb koh\u00ebn e koleg\u00ebve t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, kemi marr\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb dhe kemi shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsir\u00ebn parlamentare p\u00ebr t\u00eb zhvilluar debat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve. Ama \u00ebsht\u00eb fakt dhe jo nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e gazetar\u00ebve si\u00e7 akademiku Balla u p\u00ebrpoq ta servirte n\u00eb opinionin publik, q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb miratuar me dhjet\u00ebra ligje n\u00eb dy muaj t\u00eb k\u00ebsaj legjislature dhe p\u00ebr asnj\u00ebrin nga ligjet e miratuara nuk \u00ebsht\u00eb lejuar debat parlamentar. N\u00eb asnj\u00eb prej ligjeve nuk ka patur diskutime n\u00eb parim, ashtu si\u00e7 urdh\u00ebron Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe rregullorja e Kuvendit. Nj\u00eb pyetje krejt legjitime, se ku e gjen rregullin, autoritetin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbylljen e seancave pa zhvilluar debat, zot\u00ebria na referoi te kodi i etik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk ka asnj\u00eb rregull, sepse s&#8217;mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb rregull q\u00eb kuvendi mbyll punimet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs pa lejuar t\u00eb diskutohet p\u00ebr projektligjet. Transparenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim themelor i funksionimit demokratik t\u00eb nj\u00eb parlamenti. Nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb miratohen ligjet pa patur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb informohen qytetar\u00ebt dhe t\u00eb ket\u00eb diskutime n\u00eb seanc\u00eb plenare p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p>Tha dhe nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb, ne sot nuk kemi dor\u00ebzuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat. K\u00ebrkesa n\u00eb raport me luft\u00ebn ndaj krimit t\u00eb organizuar, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar jav\u00ebn e ardhshme dhe sot n\u00eb konferenc\u00ebn e kryetar\u00ebve, m\u00eb fal, jav\u00ebn e shkuar dhe sot n\u00eb konferenc\u00ebn e kryetar\u00ebve, kryetari i Kuvendit propozoi q\u00eb meq\u00ebn\u00ebse nes\u00ebr mblidhet p\u00ebrs\u00ebri konferenca e kryetar\u00ebve, t\u00eb kemi mund\u00ebsi q\u00eb k\u00ebt\u00eb mocion, pra shqyrtimin e k\u00ebtij mocioni ta shtojm\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu dua t\u00eb ndaj me opinionin publik nj\u00eb rast t\u00eb paprecedent q\u00eb po ndodh edhe n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb komisionet tona parlamentare. Si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, qeveria zgjodhi q\u00eb t\u00eb sillte projektbuxhetin 2026 n\u00eb kuvend, t\u00eb pashoq\u00ebruar nga projektligjet financiare. Projektligjet financiare jan\u00eb depozituar n\u00eb kuvend n\u00eb dat\u00ebn 13 n\u00ebntor, pra disa dit\u00eb pasi kishte filluar diskutimi i projektbuxhetit dhe jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb premten e jav\u00ebs s\u00eb shkuar, pra n\u00eb dat\u00ebn 14 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Pa u diskutuar fare n\u00eb konferenc\u00ebn e kryetar\u00ebve, pa qen\u00eb n\u00eb kalendarin e punimeve t\u00eb kuvendit, t\u00eb miratuar nga seanca plenare, komisionet kan\u00eb nisur pra brenda as 48 or\u00ebsh, kan\u00eb nisur shqyrtimin e projektligjeve financiare q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb buxhetin e shtetit, edhe pse nuk ka ende si\u00e7 rregullorja urdh\u00ebron nj\u00eb kalendar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tyre. Dhe k\u00ebsaj k\u00ebrkese n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloren, kryetari i Kuvendit ju p\u00ebrgjigj se duke u ngjitur nga zyra e tij n\u00eb katin e tret\u00eb p\u00ebr n\u00eb sall\u00ebn ku zhvillohej mbledhja e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve n\u00eb katin e kat\u00ebrt, ia kishte bashk\u00ebngjitur, nuk e dim\u00eb se si, kalendarit p\u00ebr shqyrtim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike tha se, mazhoranca po bllokon t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e kontrollit, nga mocionet deri te komisionet hetimore. Ai tha se, po shkelet kushtetuta dhe rregullorja p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb heshtje ligje me interes madhor. Opozita parlamentare ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj mazhoranc\u00ebs socialiste, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128590","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128591,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128590\/revisions\/128591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}