{"id":128785,"date":"2025-11-19T09:52:17","date_gmt":"2025-11-19T09:52:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128785"},"modified":"2025-11-19T09:52:17","modified_gmt":"2025-11-19T09:52:17","slug":"tabaku-refuzimi-i-minimumit-jetik-po-varferon-shqiptaret-fondet-shkojne-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/19\/tabaku-refuzimi-i-minimumit-jetik-po-varferon-shqiptaret-fondet-shkojne-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"Tabaku: Refuzimi i minimumit jetik po varf\u00ebron shqiptar\u00ebt, fondet shkojn\u00eb p\u00ebr korrupsion!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtim sistematik n\u00eb mbrojtjen e shtresave m\u00eb t\u00eb varfra dhe refuzim t\u00eb ligjit p\u00ebr minimumin jetik.<br \/>\nTabaku tha se, pas 13 vitesh n\u00eb pushtet, mazhoranca nuk siguron nj\u00eb jetes\u00eb dinjitoze p\u00ebr qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa 40% e shpenzimeve familjare shkojn\u00eb p\u00ebr ushqime, \u00e7mimet e t\u00eb cilave kan\u00eb arritur n\u00eb 92% t\u00eb nivelit t\u00eb Bashkimit Evropian. Pensionist\u00ebt jan\u00eb sot shtresa m\u00eb e varf\u00ebr, 55% e familjeve nuk mbyllin dot muajin dhe nj\u00eb rritje prej 20 lek\u00ebsh n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt cil\u00ebsohet nga deputetja si fyese dhe e pamjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Tabakut n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<br \/>\nGjat\u00eb muajve t\u00eb fundit Partia Demokratike ka prezantuar k\u00ebrkesa me mocion p\u00ebr debat p\u00ebr fusha t\u00eb ndryshme.<br \/>\nDuke nisur nga situata e rendit dhe e krimit t\u00eb organizuar, duke vazhduar me shqet\u00ebsimin e zgjedhjeve, po nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe me minimumin jetik.<br \/>\nDua t&#8217;ju kujtoj t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb minimumi jetik ka qen\u00eb nj\u00eb propozim ligjor i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr disa legjislatura me radh\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr ka qen\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ne e kemi sjell\u00eb sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar buxheti.<br \/>\nQeveria shqiptare e majt\u00eb n\u00eb fakt, n\u00eb vitin e 13-t\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb saj, nuk siguron dot nj\u00eb minimum jetik p\u00ebr qytetar\u00ebt.<br \/>\n40% e shpenzimeve familjare sot jan\u00eb ushqimet.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se \u00e7mimet e ushqimeve ishin 20% e atyre t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb vitin 2012, sot jan\u00eb 92% e \u00e7mimeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<br \/>\nSot pensionist\u00ebt jan\u00eb shtresa m\u00eb e varf\u00ebr.<br \/>\nQeveria p\u00ebrs\u00ebri dhe me k\u00ebt\u00eb buxhet refuzon q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb pensionet.<br \/>\nSot grupet sociale jan\u00eb shtresa m\u00eb e varf\u00ebr.<br \/>\nShqip\u00ebria mbetet e fundit n\u00eb rajon edhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e grupeve sociale.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb gjitha statistikat, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e fundit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit.<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb i duhen 53 vite p\u00ebr t\u00eb arritur standartet q\u00eb ka Bashkimi Evropian n\u00eb kriterin ekonomik.<br \/>\nDhe kjo ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr, kjo ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, kjo ka vet\u00ebm nj\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb kjo qeverisje.<br \/>\nN\u00eb 13 vitet e fundit asnj\u00ebher\u00eb ky parlament nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr shumic\u00ebn.<br \/>\nAsnj\u00ebher\u00eb ky parlament nuk ka diskutuar nj\u00eb politik\u00eb, nj\u00eb mb\u00ebshtetje sociale q\u00eb vjen n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb grupeve m\u00eb t\u00eb dizavantazhuara t\u00eb ekonomis\u00eb.<br \/>\nDhe minimumi jetik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ligjore q\u00eb ky parlament ka detyrimin ta miratoj\u00eb.<br \/>\nN\u00eb momentin q\u00eb flasim ka, \u00ebsht\u00eb llogaritur dy her\u00eb minimumi jetik, n\u00eb vitin 2016 dhe n\u00eb vitin 2022.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb dy her\u00ebt llogaritja e minimumit jetik tregon q\u00eb 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin.<br \/>\n55% e familjeve shqiptare kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike.<br \/>\n55% e familjeve shqiptare sot jan\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb minimum jetik.<br \/>\nNj\u00eb \u00e7ift i pensionist\u00ebsh, nj\u00eb \u00e7ifti normal i duhet mbi 90.000 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb muaj n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs.<br \/>\nDhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn qeveria shqiptare?<br \/>\nA sjell me k\u00ebt\u00eb buxhet ligjin p\u00ebr detyrimin e minimumit jetik?<br \/>\nA sjell me k\u00ebt\u00eb buxhet ligjin dhe detyrimin p\u00ebr t\u00eb barazuar t\u00eb pakt\u00ebn mb\u00ebshtetjen sociale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor?<br \/>\nJo, p\u00ebrs\u00ebri refuzon q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nShifrat jan\u00eb t\u00eb qarta, treguesit jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<br \/>\nSot Shqip\u00ebria duhet patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb ekziston nd\u00ebrmjet t\u00eb ardhurave t\u00eb shqiptar\u00ebve me ato t\u00eb rajonit, t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb shqiptar\u00ebve me Bashkimin Evropian.<br \/>\nPa siguruar minimumin jetik kjo nuk ndodh.<br \/>\nNj\u00eb pension fshat sot \u00ebsht\u00eb 6.000 lek\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pensionist fshati me 600 lek\u00eb?<br \/>\nDhe \u00e7far\u00eb thot\u00eb qeveria shqiptare?<br \/>\nDo ju a rris 20 lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pensionist me 20 lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dit\u00eb?<br \/>\nKush ka prind\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb marrin pensionin, \u00e7far\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb 20 lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb?<br \/>\n\u00c7far\u00eb, si mundet nj\u00eb pensionist q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb e t\u00eb mbyll\u00eb muajin me 20 lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb?<br \/>\nKy parlament \u00ebsht\u00eb mbledhur e ka miratuar shum\u00eb ligje n\u00eb favor t\u00eb pakic\u00ebs.<br \/>\nKa miratuar ligje, kan\u00eb kaluar k\u00ebtu kontrata koncesionare.<br \/>\nKa miratuar ligje t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nKemi miratuar aeroportin e Vlor\u00ebs.<br \/>\nE keni miratuar n\u00eb fakt, se ne nuk e kemi votuar.<br \/>\nKeni kaluar portin e Durr\u00ebsit.<br \/>\nKeni kaluar ligje q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur industri t\u00eb ve\u00e7anta.<br \/>\nA keni ardhur ndonj\u00ebher\u00eb dhe jeni mbledh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si mund t\u00eb ndihmojm\u00eb shtresat sociale?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb angazhim q\u00eb e keni marr\u00eb edhe si rezultat i objektivave t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb angazhim q\u00eb duhet ta merrni edhe ndaj votuesve tuaj s\u00eb pari. Besoj q\u00eb sot n\u00eb qoft\u00eb se ka nj\u00eb problem Shqip\u00ebria lidhet pik\u00ebrisht me varf\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se ka nj\u00eb problem Shqip\u00ebria lidhet me pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb familjet shqiptare.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ato po largohen.<br \/>\nE dini kush \u00ebsht\u00eb merita kryesore q\u00eb ka kjo qeverisje?<br \/>\nNga 500.000 pensionist\u00eb sot jan\u00eb 675.000 pensionist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e qeveris\u00eb.<br \/>\nEdhe bonusin e fundvitit q\u00eb \u00e7do pensionist merrte, qeveria me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit ja ka fshir\u00eb.<br \/>\nE ka menduar q\u00eb ta shp\u00ebrndaj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb \u00e7do, n\u00eb \u00e7do muaj.<br \/>\nE quan k\u00ebt\u00eb rritje pensionesh.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e shport\u00ebs jan\u00eb rritur nga 30 deri n\u00eb 60%.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve si rezultat edhe i korrupsionit, edhe i taksave t\u00eb larta, edhe i paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb, po nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si rezultat i pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t&#8217;i ofruar k\u00ebtyre shtresave ligjin dhe propozimin p\u00ebr minimumin jetik.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb mbas miratimit t\u00eb buxhetit, Partia Demokratike do ta sjell\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim ligjor.<br \/>\nDo ta sjell\u00eb si nj\u00eb detyrim moral ndaj qytetar\u00ebve, do ta sjell\u00eb edhe si nj\u00eb detyrim ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb presin q\u00eb ky parlament t\u00eb miratoj\u00eb ligje n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre.<br \/>\nDo ta sjellin edhe si detyrim p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar standartet e munguara ekonomike dhe sociale.<br \/>\nPo do ta sjellin edhe si nj\u00eb detyrim ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve q\u00eb sot e kan\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu e zgjedhin q\u00eb t\u00eb largohen.<br \/>\nMinimumi jetik do ta vendos\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, propozimi ligjor p\u00ebr minimumin jetik do ta vendos\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e vendeve t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nVendet e tjera t\u00eb rajonit e kan\u00eb.<br \/>\nVendet e tjera t\u00eb Bashkimit Evropian e kan\u00eb.<br \/>\nPse refuzon qeveria socialiste q\u00eb ta miratoj\u00eb minimumin jetik?<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne k\u00ebrkuam nj\u00eb debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nK\u00ebrkuam nj\u00eb debat p\u00ebr t\u00eb par\u00eb cilat jan\u00eb shifrat financiare, cilat jan\u00eb hap\u00ebsirat e buxhetit, sepse buxheti i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb.<br \/>\nBuxheti i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb minimumin jetik.<br \/>\nBuxheti sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga buxhetet m\u00eb t\u00eb vjedhura, me nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb partneriteteve publike private e cila shkon sa gjysma e produktit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto dhe e gjitha \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim.<br \/>\nBuxheti sot e ka mund\u00ebsin\u00eb me nj\u00eb fatur\u00eb e cila shkon p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb po nuk paguhet p\u00ebr bujqit.<br \/>\nNj\u00eb fatur\u00eb e cila duhet t\u00eb ishte te infrastruktura po nuk paguhet p\u00ebr infrastruktur\u00ebn.<br \/>\nMe 50 milion\u00eb euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb taksa e korrupsionit t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, mund t\u00eb ishte mbuluar dy her\u00eb fatura e pensionist\u00ebve.<br \/>\nMe taks\u00ebn e korrupsionit t\u00eb incenerator\u00ebve, 430 milion\u00eb euro, mund t\u00eb ishte mbuluar kat\u00ebr her\u00eb fatura e pensioneve.<br \/>\nMe taks\u00ebn e korrupsionit t\u00eb projekteve t\u00eb tjera t\u00eb partneritetit publik-privat e t\u00eb koncesioneve, duke nisur nga portet e aeroportet, mund t\u00eb ishin rritur pensionet e sot do ishim n\u00eb standardet e Bashkimit Evropian.<br \/>\nPo \u00e7do gj\u00eb nis nga minimumi jetik.<br \/>\nPa p\u00ebrcaktuar minimumin jetik, pa i dh\u00ebn\u00eb dinjitet qytetar\u00ebve, pa i dh\u00ebn\u00eb atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb jo me l\u00ebmosh\u00ebn e shtetit, po t\u00eb jetojn\u00eb me nj\u00eb pages\u00eb dinjitoze, un\u00eb besoj q\u00eb \u00e7do diskutim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb e kuptoj refuzimin e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb mos pasur debat as p\u00ebr minimumin jetik, as p\u00ebr pensionet, as p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtim sistematik n\u00eb mbrojtjen e shtresave m\u00eb t\u00eb varfra dhe refuzim t\u00eb ligjit p\u00ebr minimumin jetik. Tabaku tha se, pas 13 vitesh n\u00eb pushtet, mazhoranca nuk siguron nj\u00eb jetes\u00eb dinjitoze p\u00ebr qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa 40% e shpenzimeve familjare shkojn\u00eb p\u00ebr ushqime, \u00e7mimet e t\u00eb cilave kan\u00eb arritur n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126682,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128785","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128785"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128786,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128785\/revisions\/128786"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}