{"id":128824,"date":"2025-11-19T11:14:25","date_gmt":"2025-11-19T11:14:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128824"},"modified":"2025-11-19T11:14:25","modified_gmt":"2025-11-19T11:14:25","slug":"nga-dosja-5d-te-buxheti-2b-bardhi-fondet-publike-perfundojne-ne-xhepat-e-ballukut-dhe-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/19\/nga-dosja-5d-te-buxheti-2b-bardhi-fondet-publike-perfundojne-ne-xhepat-e-ballukut-dhe-rames\/","title":{"rendered":"Nga \u201cDosja 5D\u201d te \u201cBuxheti 2B\u201d, Bardhi: Fondet publike p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepat e Ballukut dhe Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, akuzoi qeverin\u00eb dhe shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr mbrojtje t\u00eb korrupsionit dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike, duke e cil\u00ebsuar buxhetin e ardhsh\u00ebm si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb pasuruar nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai tha se, Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb e pandehur nga SPAK p\u00ebr abuzim me fonde publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb 50 milion\u00eb euro vet\u00ebm n\u00eb projektin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>Bardhi e quajti k\u00ebt\u00eb buxhet \u201cBuxheti 2B i korrupsionit\u201d dhe paralajm\u00ebroi qytetar\u00ebt t\u00eb mos mashtrohen nga propaganda qeveritare mbi rritje, sukses dhe prosperitet, duke theksuar se e v\u00ebrteta e vetme \u00ebsht\u00eb se buxheti i shqiptar\u00ebve po shfryt\u00ebzohet p\u00ebr interesat private t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb privilegjuar.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bardhit n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Sot, me buxhetin 2026, qeveria nisi t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb: t\u2019ju ngop\u00eb me lug\u00ebn bosh, me premtime t\u00eb m\u00ebdha dhe me propagand\u00eb shum\u00ebngjyr\u00ebshe. Fjal\u00ebt ky\u00e7e t\u00eb propagand\u00ebs jan\u00eb: rritje, sukses, prosperitet, zhvillim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb qeshur.<\/p>\n<p>K\u00ebta mendojn\u00eb se disa prezantime me ngjyra mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb harrojn\u00eb realitetin. Ndoshta funksionon p\u00ebr patronazhist\u00ebt, por jo p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb paguajn\u00eb faturat dhe korrupsionin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, do t\u00eb d\u00ebgjoni edhe nga ne si opozit\u00eb fakte t\u00eb kund\u00ebrta me propagand\u00ebn e qeveris\u00eb. Sepse detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb transparenc\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari. Por le ta themi tro\u00e7 nj\u00eb gj\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Ju s\u2019keni nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shifra p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ky buxhet q\u00eb po ik\u00ebn apo buxheti q\u00eb po vjen nuk do ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr kritikat tona p\u00ebr t\u00eb ditur q\u00eb sh\u00ebrbimet nuk po p\u00ebrmir\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Q\u00eb \u00e7mimet nuk bien.<\/p>\n<p>Q\u00eb kursimet nuk rriten.<\/p>\n<p>Q\u00eb nuk jetoni m\u00eb mir\u00eb nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb n\u00eb fillim se ky buxhet nuk ka dy t\u00eb v\u00ebrteta, nj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Buxheti 2026 ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tij, ai do t\u00eb menaxhohet nga Belinda Balluku &#8211; nj\u00eb e pandehur nga SPAK p\u00ebr abuzime me fondet publike! Dhe nga Edi Rama &#8211; pengu i saj bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb korrupsion, fiktivisht n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Fare mir\u00eb, p\u00ebr leht\u00ebsi komunikimi, k\u00ebtij buxheti mund t\u2019i vendosim edhe nj\u00eb em\u00ebr: nga dosja 5D e korrupsionit n\u00eb bashki, kemi kaluar tek buxheti 2B i korrupsionit n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Qeveria dhe deputet\u00ebt e saj po duan t\u00eb na bindin se nuk i z\u00eb gjumi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit, se jan\u00eb munduar q\u00eb ta rrisin buxhetin, t\u00eb rrisin investimet, t\u00eb rrisin pagat, t\u00eb rrisin pensionet. E kan\u00eb t\u00eb kot\u00eb. Teatrin e tyre t\u00eb sh\u00ebmtuar me njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt i vrasin nat\u00ebn dhe i qajn\u00eb dit\u00ebn, e zbulon vet\u00ebm kjo dosje \u2013 Dosja e SPAK-ut p\u00ebr Tunelin e Llogaras\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb e akuzuar dhe e pandehur Belinda Balluku, por paligjshm\u00ebria ka ndodhur n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb na i kurseni k\u00ebto sajesa t\u00eb buxhetit m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lumtur. Buxheti q\u00eb kemi p\u00ebrpara nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr ruajtjen e pushtetit t\u00eb korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Kur t\u00eb d\u00ebgjoni q\u00eb Ramat dhe Balluk\u00ebt e maxhoranc\u00ebs po ju tregojn\u00eb sa mir\u00eb jetoni, tregojini k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb SPAK-ut. \u00cbsht\u00eb Tuneli i Llogaras\u00eb, ku vet\u00ebm me nj\u00eb tender t\u00eb paracaktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku jan\u00eb zhdukur t\u00eb pakt\u00ebn 50 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb i b\u00ebjn\u00eb buxhetit k\u00ebta. E qepin sipas interesit t\u00eb xhepit t\u00eb tyre, jo sipas interesit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Sa p\u00ebr t\u2019ju rifreskuar kujtes\u00ebn, po citoj dosjen e SPAK-ut, sesi Belinda Balluku trajton 190 milion\u00eb euro nga fondet publike:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb or\u00ebn 17:40, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit: &#8216;Mendoj ta anullojm\u00eb. Skualifikoji t\u00eb gjith\u00eb. Kam at\u00eb ndjesin\u00eb time q\u00eb nuk duhet.&#8217;<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 17:51, Evis Berberi i thot\u00eb Ballukut: &#8216;E ke t\u00eb frikshme ndjesin\u00eb. Kur e do?&#8217;<\/p>\n<p>Belinda Balluku: &#8216;Mbylleni sot me urgjenc\u00eb.'&#8221;<\/p>\n<p>Dhe historin\u00eb e dini t\u00eb gjith\u00eb. Tenderi u anulua. N\u00eb vend t\u00eb 140 milion\u00eb eurove, u pranua disa muaj m\u00eb von\u00eb oferta me 190 milion\u00eb euro e turqve t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse? Sepse p\u00ebrmbush\u00ebn kriteret? SPAK-u thot\u00eb JO. E akuzon Belinda Ballukun dhe e ka marr\u00eb t\u00eb pandehur, se p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb saj t\u00eb kundraligjshme, fituesi i tenderit 190 milion\u00eb euro p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret.<\/p>\n<p>Pra, sot nuk mund t\u00eb kemi dy t\u00eb v\u00ebrteta &#8211; nj\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn. Sot kemi vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: buxheti i shqiptar\u00ebve menaxhohet nga nj\u00eb grusht hajdut\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt nuk i bashkon vizioni p\u00ebr t\u00eb zhvilluar vendin, por bab\u00ebzia p\u00ebr pasuri dhe pushtet personal.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto miliona e miliarda nga taksat e shqiptar\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb parashikuar n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, do t\u00eb vidhen po nj\u00ebsoj: me tendera t\u00eb paracaktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Nj\u00ebsoj si tuneli i Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>T\u2019ua freskoj edhe nj\u00eb her\u00eb kujtes\u00ebn koleg\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, se ndoshta edhe mund t\u2019u vij\u00eb turp nga f\u00ebmij\u00ebt e tyre para se t\u00eb lexojn\u00eb fjalimin q\u00eb u ka k\u00ebrkuar partia.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb thuhet mes t\u00eb tjerash n\u00eb mesazhin q\u00eb kompania turke i d\u00ebrgon Belinda Ballukut disa jav\u00eb p\u00ebrpara hapjes s\u00eb tenderit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr tunelin, dhe q\u00eb mjeshtrja e tenderave ia d\u00ebrgon bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb saj:<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb Presidenti e njeh, e vler\u00ebson dhe e p\u00ebrdor si referenc\u00eb. Si p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu edhe avokat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri po vazhdojn\u00eb pun\u00ebn dhe negociatat n\u00eb lidhje me tenderin. N\u00eb selin\u00eb ton\u00eb n\u00eb Ankara, inxhinier\u00ebt tan\u00eb po p\u00ebrfundojn\u00eb dokumentacionin p\u00ebr tenderin dhe po vazhdojn\u00eb studimet e kostove. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, m\u00eb 18 gusht (pra 3 jav\u00eb para hapjes s\u00eb tenderit), menaxher\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb dhe inxhinier\u00ebt tan\u00eb nga Turqia do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb trasen\u00eb dhe vendin ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet tuneli, si dhe p\u00ebr t\u00eb finalizuar detajet. Si shoq\u00ebri, ne do t\u00eb jemi plot\u00ebsisht gati p\u00ebr tenderin e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb tenderit.\u201d<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Tuneli i Llogaras\u00eb rast i izoluar i abuzimit me fondet publike, q\u00eb as Edi Rama, as Belinda Balluku nuk i prodhojn\u00eb vet\u00eb, por jan\u00eb mundi dhe djersa e pun\u00ebs s\u00eb 2 milion\u00eb shqiptar\u00ebve?!<\/p>\n<p>Do ta kisha votuar edhe vet\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet po t\u00eb kishte qen\u00eb k\u00ebshtu, por fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr vendin, nuk \u00ebsht\u00eb!<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb denoncova t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb korrupsioni. K\u00ebt\u00eb her\u00eb me koncesionin 60 milion\u00eb euro t\u00eb \u201cPortit t\u00eb Integruar\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb cilit ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pensionisti q\u00eb punon p\u00ebr nj\u00ebrin prej oligark\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs. Ju t\u00eb PS-s\u00eb e kujtoni t\u00eb gjith\u00eb puthjen e kryeministrit tuaj me Salillarin disa vjet m\u00eb par\u00eb. Tani, ju takon ju, q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb lexoni fjalimet me rritje e progres, t\u2019u thoni votuesve se kush \u00ebsht\u00eb pronari i v\u00ebrtet\u00eb i koncesionit 60 milion\u00eb euro n\u00eb Triport. Sepse nj\u00eb pensionist, pa asnj\u00eb kualifikim, nuk mund t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb informacion mund t\u2019ia k\u00ebrkoni shum\u00eb mir\u00eb edhe t\u00eb pandehur\u00ebs suaj t\u00eb preferuar, Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Madje, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb pandehur mund ta pyesni edhe p\u00ebr skem\u00ebn korruptive t\u00eb koncesionit me Aeroportin e Vlor\u00ebs. Mund ta kapni n\u00eb ndonj\u00eb moment sinqeriteti dhe ndoshta mund t\u2019ju tregoj\u00eb ndonj\u00eb lidhje familjare dhe biznesi me aksioner\u00ebt e pakic\u00ebs n\u00eb koncesionin 140 milion\u00eb euro t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ju k\u00ebrkoj t\u00eb pyesni Belind\u00ebn dhe jo Edi Ram\u00ebn, sepse e dini q\u00eb kryeministrin e keni peng tek Belinda Balluku.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, nuk ka asnj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr q\u00eb Edi Rama mban ende si krahun e tij t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb qeveri nj\u00eb t\u00eb pandehur nga SPAK-u.<br \/>\nP\u00ebrndryshe, nuk ka asnj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr pse Edi Rama i ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehure p\u00ebr abuzim me tenderat gati 1 miliard euro fonde tenderash.<br \/>\nP\u00ebrndryshe, nuk ka asnj\u00eb shpjegim pse Edi Rama hesht i dor\u00ebzuar p\u00ebrpara t\u00eb pandehur\u00ebs s\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb krimin e vjedhjes s\u00eb buxhetit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj, koleg\u00eb socialist\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00ebse doni t\u00eb kuptoni \u00e7\u2019b\u00ebhet me qeverin\u00eb tuaj t\u00eb pist\u00eb dhe t\u00eb korruptuar, kush do t\u2019i marr\u00eb fondet e k\u00ebtij buxheti, a do t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb cop\u00eb miqt\u00eb tuaj t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb paduksh\u00ebm q\u00eb blejn\u00eb vota p\u00ebr ju dhe ju duhet t\u2019i shp\u00ebrbleni &#8211; mos e lodhni kryeministrin. Prej 31 tetorit, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm figurant. Pyesni t\u00eb pandehur\u00ebn e SPAK-ut, Belinda Balluku. Ajo mban realisht \u00e7el\u00ebsat e qeveris\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka fuqin\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb po paguan personalisht p\u00ebr sistemin korruptiv q\u00eb ka nd\u00ebrtuar vet\u00eb:<\/p>\n<p>I marr\u00eb peng nga z\u00ebvend\u00ebskryeministrja.<\/p>\n<p>I marr\u00eb peng nga partner\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar dhe kartelet e drog\u00ebs, q\u00eb po shpallen non grata nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri u krijon atyre leht\u00ebsira, leje nd\u00ebrtimi, licenca kazinoje dhe \u00e7do mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb. Ata, n\u00eb k\u00ebmbim, blejn\u00eb vota p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prandaj, ky buxhet nuk \u00ebsht\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, por fatura e pengmarrjes s\u00eb kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt po e paguajn\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se kushdo. Nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb ne refuzojm\u00eb ta firmosim! Sepse ky buxhet \u00ebsht\u00eb prov\u00eb se Shqip\u00ebria sot nuk qeveriset. Ajo shfryt\u00ebzohet.<\/p>\n<p>Ne jemi kund\u00ebr nj\u00eb buxheti q\u00eb mbron t\u00eb pandehurit, jo qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Jemi kund\u00ebr nj\u00eb qeverie q\u00eb i sh\u00ebrben krimit, jo njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Ne votojm\u00eb kund\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb si ju \u2013 noter\u00eb t\u00eb pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni.<\/p>\n<p>Ne votojm\u00eb KUND\u00cbR sepse jemi me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe jo me pengmarr\u00ebsit e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, akuzoi qeverin\u00eb dhe shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr mbrojtje t\u00eb korrupsionit dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike, duke e cil\u00ebsuar buxhetin e ardhsh\u00ebm si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb pasuruar nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai tha se, Belinda &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128824"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128825,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128824\/revisions\/128825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}