{"id":128835,"date":"2025-11-19T11:34:40","date_gmt":"2025-11-19T11:34:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128835"},"modified":"2025-11-19T11:35:07","modified_gmt":"2025-11-19T11:35:07","slug":"kujt-i-bertiti-rama-nga-italia-afera-140-mln-dollare-qe-acaroi-edi-ramen-rrugeve-te-romes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/19\/kujt-i-bertiti-rama-nga-italia-afera-140-mln-dollare-qe-acaroi-edi-ramen-rrugeve-te-romes\/","title":{"rendered":"Kujt i b\u00ebrtiti Rama nga Italia\/ Afera 140 mln dollar\u00eb q\u00eb e acaroi rrug\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian Tomorri<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kryeministri Edi Rama u filmua i acaruar rrug\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs teksa i b\u00ebrtiste dikujt n\u00eb telefon me tone t\u00eb ashpra. &#8220;\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb je b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebkryetar ti? Q\u00eb t\u00eb kriijosh pengesa. P\u00ebr \u00e7a je v\u00ebn\u00eb ti bashk\u00ebkryetar aty? Na keni kthyer nj\u00eb vit mbrapsht. \u00c7far\u00eb oponence b\u00ebni ju aty?&#8221; d\u00ebgjohej Rama teksa k\u00ebrkonte llogari n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo u transmetuan pamjet, n\u00eb Shqip\u00ebri nis\u00ebn aludimet se kujt po i b\u00ebrtiste kryeministri dhe se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00e7\u00ebshtje b\u00ebhej fjal\u00eb. Shum\u00eb aluduan se zoti Rama ishte duke i ul\u00ebritur Arbjan Maznikun, bashk\u00ebkryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale Administrative. T\u00eb tjer\u00eb than\u00eb se personi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telefonit ishte Damian Gjiknuri, bashk\u00ebkryetari socialist i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore.<\/p>\n<p>Agron Shehaj, kryetari i Partis\u00eb Mund\u00ebsia shkoi edhe m\u00eb tej duke publikuar pamjet e telefonat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb rrjetet e tij sociale me komentet se kryeministri donte me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb mblidhej sa m\u00eb shpejt\u00eb komisioni p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>&#8220;Por pse e ka kaq me ngut kryeministri reform\u00ebn zgjedhore, kur sistemi zgjedhor \u00ebsht\u00eb perfekt p\u00ebr at\u00eb? Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Edi Rama do nj\u00eb pretekst p\u00ebr t\u00eb futur duart mbi Kushtetut\u00ebn. Do q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sebepit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore t\u00eb ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kapur drejt\u00ebsin\u00eb,&#8221; komentoi Shehaj.<\/p>\n<p>Por Mbreti ka kryer pun\u00eb me politik\u00ebn, pasi nuk llogarit m\u00eb asnj\u00eb kund\u00ebrshtar. Tani ai merret vet\u00ebm me biznes.<\/p>\n<p>Edi Rama ka folur n\u00eb telefon me dy persona at\u00eb dit\u00eb, q\u00eb endej rrug\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs. K\u00ebta ishin z\u00ebvend\u00ebsministri i Brendsh\u00ebm, Juljan Hodaj dhe shefi i IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. T\u00eb dy k\u00ebta jan\u00eb bashk\u00ebdrejtuesit e grupit t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb po negocion kontrat\u00ebn 140 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr projektin e ashtuquajtur Smart City.<\/p>\n<p><strong>140 milion\u00eb dollar\u00eb pa gar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, qeveria d\u00ebrgoi p\u00ebr miratim n\u00eb Parlament projektligjin p\u00ebr ratifikimin e nj\u00eb kredie prej 118 milion\u00eb dollar\u00ebsh, q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb marr\u00eb nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 p\u00ebr qind n\u00eb vit, po merret p\u00ebr t\u00eb shkuar s\u00ebrish n\u00eb Abu Dhabi.<\/p>\n<p>Sepse 118 milion\u00eb dollar\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb kompani nga Abu Dhabi e quajtur Presight Al Ltd, e cila do t\u00eb realizoj\u00eb projektin e monitorimit t\u00eb trafikut me kamera n\u00eb 20 qytete t\u00eb vendit. Kontrata 118 milion\u00eb dollar\u00ebshe, e cila bashk\u00eb me TVSH-n\u00eb shkon 140 milion\u00eb dollar\u00eb do t\u00eb jepet pa tender dhe pa asnj\u00eb lloj gare, por me marr\u00ebveshje direkte.<\/p>\n<p>Pra, e th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb. Qeveria shqiptare do t\u00eb marr\u00eb 118 milion\u00eb dollar\u00eb borxh nga arab\u00ebt p\u00ebr t&#8217;ja u paguar s\u00ebrish arab\u00ebve, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb u mbetet barra e shlyerjes s\u00eb borxhit. K\u00ebto jan\u00eb instrumentat financiar\u00eb inovativ\u00eb, q\u00eb shpik kryeministri nga pelegrinazhet e tij n\u00eb bot\u00ebn arabe, kur viziton sulltan\u00ebt e Lindjes.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebt\u00eb skem\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm mashtruesit e mikrokredive. Ata u jepnin qytetar\u00ebve borxh, por vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Sepse parat\u00eb e borxhit kalonin s\u00ebrish menj\u00ebher\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb mirkokredive. Nga gjith\u00eb ky operacion qytetar\u00ebt viktima nuk preknin asnj\u00eb lek\u00eb, por kishin vet\u00ebm nj\u00eb efekt. U rritej borxhi q\u00eb duhet t\u00eb shlyenin.<\/p>\n<p><strong>Patate e nxeht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr kredin\u00eb, qeveria ngriti nj\u00eb grup t\u00eb posa\u00e7\u00ebm pune p\u00ebr t\u00eb negociuar kushtet teknike t\u00eb projektit. Grupi kryesohet nga drejtori i IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe zvministri i Financave Juljan Hodaj. Por p\u00ebr shkak se an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb pun\u00ebs hezitojn\u00eb t\u00eb firmosin pataten e nxeht\u00eb q\u00eb u ka servirur Rama, disa prej tyre kishin k\u00ebrkuar oponenc\u00ebn e studimit t\u00eb fizibilitetit, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse nga rrug\u00ebt e Rom\u00ebs, Rama i b\u00ebrtiste Hodajt dhe drejtorit t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Polici n\u00eb telefon q\u00eb &#8220;\u00e7far\u00eb oponence b\u00ebni ju se na keni kthyer nj\u00eb vit mbrapa.&#8221;<\/p>\n<p>Kjo pasi oponenca e studimit t\u00eb fizibilitetit do ta kthente projektin Smart City nj\u00eb vit mbrapa. Por me sa duket Edi Rama ka ngut t\u00eb mbyll\u00eb sa m\u00eb par\u00eb biznesin e madh 140 milion\u00eb dollar\u00eb q\u00eb negocioi n\u00eb Emirate, pa asnj\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngut p\u00ebrdori edhe ngjarjen mafioze t\u00eb vrasjes s\u00eb Gilmando Danit n\u00eb Rinas. &#8220;Projekti i monitorimit me kamera inteligjente t\u00eb qyteteve dhe rrug\u00ebve komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb projekt strategjik p\u00ebr sigurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb dhe sigurin\u00eb e prind\u00ebrve n\u00eb shkolla. N\u00ebse do t\u00eb kishim k\u00ebt\u00eb sistem n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ngjarja e Rinasit do t\u00eb ishte zbardhur n\u00eb koh\u00eb reale. Por nuk \u00ebsht\u00eb problemi tek zbardhja; n\u00eb momentin q\u00eb sistemi ekziston, ai parandalon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase t\u00eb gjitha llojet e shkeljeve q\u00eb lidhen me rendin, qet\u00ebsin\u00eb dhe rregullat e qarkullimit,&#8221; tha Edi Rama 3 dit\u00eb pas telefonat\u00ebs, pasi ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>140 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Smart City? Projekti p\u00ebrfshin sigurimin dhe instalimin e platformave t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale p\u00ebr menaxhimin e qytetit dhe trafikut, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb qendre t\u00eb avancuar kontrolli.<\/p>\n<p>Kompania do t\u00eb instaloj\u00eb 2239 kamera ANPR, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb njohje automatike t\u00eb targave si dhe 2602 kamera PTZ p\u00ebr monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do t\u00eb vendosen 3 816 kamera trupi p\u00ebr policin\u00eb, si\u00e7 i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, t\u00eb cilat do t\u00eb lidhen me nj\u00eb sistem t\u00eb centralizuar p\u00ebr mbik\u00ebqyrje dhe reagim t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sigurin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe autostrada do t\u00eb instalohen 100 radar\u00eb inteligjent\u00eb dhe 100 sensor\u00eb zhurme p\u00ebr t\u00eb monitoruar shpejt\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e trafikut. Ky projekt do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb monitorimin dhe identifikimin n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb automjeteve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb akset rrugore, t\u00eb cil\u00ebsuara me interes prioritar p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, si dhe n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kontrollit kufitar,&#8221; thuhet n\u00eb relacionin e ligjit p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht kompania do t\u00eb ofroj\u00eb dhe sh\u00ebrbimet profesionale dhe t\u00eb mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<p><strong>Sa fr\u00ebngu pul\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Por si do t\u00eb shpenzohen n\u00eb detaje 140 milion\u00eb dollar\u00ebt p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti? N\u00eb marr\u00ebveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponent\u00ebt e kostos. Plot 31 milion\u00eb dollar\u00eb do t\u00eb paguhen p\u00ebr li\u00e7encat e software-ve t\u00eb programeve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren. Pajisjet hardware dhe infrastruktura do t\u00eb kushtojn\u00eb 62 milion\u00eb e 400 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Tet\u00eb milion\u00eb dollar\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milion\u00eb dollar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtja p\u00ebr kat\u00ebr vjet. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha pa TVSH. N\u00ebse u shtohen dhe tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar, kosto totale shkon 140 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/kapitali.al\/media3\/-900-0-1763537917xkomponentet-345.jpg\" alt=\"Pazari i madh 140 mln dollar\u00eb q\u00eb acaroi Edi Ram\u00ebn rrug\u00ebve\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"39744\" \/><\/p>\n<p><strong>Komponentet e kostos se Smart City<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt me inflacion kostosh t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Tet\u00eb milion\u00eb dollar\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebrbime profesionale dhe 62.5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 8 mij\u00eb kamera ANPR dhe PTZ. K\u00ebto t\u00eb fundit gjenden leht\u00ebsisht n\u00eb treg me \u00e7mime q\u00eb variojn\u00eb nga 500 deri n\u00eb 1500 dollar\u00eb copa.<\/p>\n<p>Por sa her\u00eb q\u00eb nuk ka gar\u00eb kostot e inflatuara jan\u00eb t\u00eb pritshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes shum\u00eb i madh, ndoshta i ideuar dhe dakort\u00ebsuar n\u00eb darkat e pelegrinazheve arabe t\u00eb kryeministrit. Qytetar\u00ebt tani do t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb kurriz dhe do t\u00eb paguajn\u00eb deri n\u00eb qindark\u00ebn e fundit 118 milion\u00eb dollar\u00ebt borxh plus interesin 4 p\u00ebr qind n\u00eb vit p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>Para e madhe dhe pazar i madh. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Marta Kos dhe Kaja Kallas tundin kapitujt n\u00eb Bruksel, Shqip\u00ebria jep 140 milion\u00eb dollar\u00eb pa tender. Dhe skema\u00a0\u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta. Sulltani jep urdhrin, nd\u00ebrsa kamikaz\u00ebt posht\u00eb firmosin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Tomorri Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kryeministri Edi Rama u filmua i acaruar rrug\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs teksa i b\u00ebrtiste dikujt n\u00eb telefon me tone t\u00eb ashpra. &#8220;\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb je b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebkryetar ti? Q\u00eb t\u00eb kriijosh pengesa. P\u00ebr \u00e7a je v\u00ebn\u00eb ti bashk\u00ebkryetar aty? Na keni kthyer nj\u00eb vit mbrapsht. \u00c7far\u00eb oponence b\u00ebni ju aty?&#8221; d\u00ebgjohej &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":128836,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128835","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128835"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128835\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128839,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128835\/revisions\/128839"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128836"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}