{"id":128860,"date":"2025-11-19T17:28:57","date_gmt":"2025-11-19T17:28:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128860"},"modified":"2025-11-19T17:28:57","modified_gmt":"2025-11-19T17:28:57","slug":"boci-buxheti-2026-manual-praktik-per-diskriminimin-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/19\/boci-buxheti-2026-manual-praktik-per-diskriminimin-e-veriut\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Buxheti 2026, manual praktik p\u00ebr diskriminimin e Veriut!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb foltoren e Kuvendit, u shpreh se Buxheti 2024 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual praktik p\u00ebr diskriminimin e Veriut. Ai akuzoi qeverin\u00eb se po i shmanget transparenc\u00ebs p\u00ebr investimet dhe po p\u00ebrdor debatet parlamentare p\u00ebr sulme politike ndaj opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bo\u00e7it, buxheti neglizhon t\u00ebr\u00ebsisht zonat veriore, duke mos parashikuar investime n\u00eb akse strategjike, dhe duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb sektor\u00ebt baz\u00eb si bujq\u00ebsia, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i Bo\u00e7it n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, do ishte n\u00eb fakt m\u00eb e udh\u00ebs dhe m\u00eb e sinqert\u00eb q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb flitej p\u00ebr buxhetin, po jo thjesht t&#8217;ia k\u00ebrkoni k\u00ebt\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, sepse pak m\u00eb par\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj k\u00ebtu t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i jepnin llogari p\u00ebr buxhetin, p\u00ebr problemet q\u00eb ka sot Shqip\u00ebria, u mor\u00ebn me akuza politike totale ndaj Partis\u00eb Demokratike, meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb isha n\u00eb sall\u00eb. Dhe ta dini mir\u00eb, ju, un\u00eb k\u00ebtu q\u00eb po flas, koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb, ata q\u00eb na kan\u00eb votuar jan\u00eb krenar\u00eb dhe ne jemi krenar\u00eb q\u00eb jemi p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Dhe jo t\u00eb vini t\u00eb na p\u00ebrcaktoni ju se kush jemi ne, si sillemi ne, si veprojm\u00eb ne. Dhe doni ta shoq\u00ebroni dhe me v\u00ebrsh\u00ebllima q\u00eb ju nuk i d\u00ebgjoni, zoti kryetar. M\u00eb d\u00ebgjon? K\u00ebto reagimet tuaja kund\u00ebr nesh, kund\u00ebr deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Po, lexoj dhe shkresat, po merr dhe vendime, sepse p\u00ebr fatin tim un\u00eb jam aty dhe \u00e7far\u00eb nuk d\u00ebgjoj nga ky krah, sharje, lin\u00e7ime p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb opozit\u00ebs. Dhe juve nuk ju gjen asgj\u00eb, nuk ju hyn asnj\u00eb gj\u00ebmb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse keni k\u00ebt\u00eb drejtuesin tuaj q\u00eb ju mbron mir\u00eb e mir\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Pra, mos flisni k\u00ebtu me dy standarte. Edhe mos b\u00ebni sikur nuk d\u00ebgjoni fjalimet e atyre q\u00eb sot duhet t&#8217;i japin llogari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Dhe do ishte m\u00eb e udh\u00ebs, po dal te buxheti, m\u00eb e sinqert\u00eb q\u00eb ky buxheti q\u00eb na keni sjell\u00eb sot kishte dhe n\u00ebntitullin: manual praktik p\u00ebr diskriminimin e Veriut. Sepse i till\u00eb \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb buxhet diskriminues. N\u00eb t\u00eb mungojn\u00eb k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb k\u00ebsaj zone. Mungojn\u00eb akset kryesore. Milot-Balldren, q\u00eb i keni hedhur n\u00eb kalendat greke, sikurse segmente t\u00eb tjera jetike dhe neglizhohet \u00e7do kujdes p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr digat, p\u00ebr p\u00ebrmbytjet, p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb at\u00eb mentalitetin tuaj, Veriu \u00ebsht\u00eb armiku, Veriu \u00ebsht\u00eb PD-ja dhe duhet sulmuar. Jo m\u00eb kot sot, Universiteti i Shkodr\u00ebs, k\u00ebtu ka p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb poli i dijes s\u00eb Veriut, \u00ebsht\u00eb universiteti q\u00eb ka infrastruktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb kur e kam par\u00eb. Dhe ju nuk \u00e7oni atje asnj\u00eb lek\u00eb investim p\u00ebr t&#8217;i ngritur k\u00ebto godina n\u00eb at\u00eb imazhin q\u00eb meritojn\u00eb. Po e keni l\u00ebn\u00eb Shkodr\u00ebn krejt pas dore.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb kontrast me k\u00ebt\u00eb, Veriun e doni shum\u00eb, po. E doni p\u00ebr pasurit\u00eb e tij, sepse jeni sulur me t\u00eb gjitha format dhe me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb do p\u00ebrpiqesha t\u00eb gjeja p\u00ebrkufizimin e sjelljes s\u00eb Ram\u00ebs dhe sjelljes tuaj, qeveritar\u00ebve tuaj, ndaj Veriut, do merrja padyshim at\u00eb th\u00ebnien lapitare, lapidare t\u00eb Don Vlashit n\u00eb rastin e q\u00eb qartazi ju p\u00ebrcaktoi. I josh\u00ebn, d\u00ebgjoni me v\u00ebmendje, i rr\u00ebjt\u00ebn, i blen\u00eb, i shfryt\u00ebzuan, i vjel\u00ebn p\u00ebr nga ana monetare dhe n\u00eb fund i hodh\u00ebn, i tradhtuan, i dogj\u00ebn, i shkat\u00ebrruan, do t&#8217;i gjobisin dhe do t&#8217;i burgosin.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb kjo fraz\u00eb ther\u00ebse ju p\u00ebrkufizon dhe ju sot ministra dhe sjelljen tuaj. Madje dhe k\u00ebt\u00eb buxhetin tuaj. Sepse vini k\u00ebtu, d\u00ebgjova dhe kryeministrin dhe t\u00eb tjer\u00ebt, vini dhe rr\u00ebshtoni zerot e miliardave. A thua jan\u00eb parat\u00eb e xhepit tuaj. A thua jan\u00eb parat\u00eb e sht\u00ebpive tuaja. A thua jan\u00eb mundi dhe djersa juaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb para tuaja. Jan\u00eb para q\u00eb i merrni nga shfryt\u00ebzimi, q\u00eb i vidhni ata, njer\u00ebzit, nga ana monetare, i vidhni me taksa, me tarifa absurde duke jua dyfishuar, trefishuar, p\u00ebr t\u00eb mbushur k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn e zerove tuaja.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebni sepse sigurisht doni m\u00eb shum\u00eb veten tuaj, doni m\u00eb shum\u00eb partin\u00eb tuaj, nuk doni as Veriun dhe as shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto para, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto premtime, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do i p\u00ebrdorni? Po, do t&#8217;i mashtroni s\u00ebrish, do t&#8217;i joshni s\u00ebrish dhe n\u00eb fund fare do t&#8217;i blini s\u00ebrish, si\u00e7 keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb zgjedhore dhe si\u00e7 do b\u00ebni dhe do b\u00ebni p\u00ebrs\u00ebri sepse kjo \u00ebsht\u00eb metodika juaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i bindur q\u00eb k\u00ebtu ka tre kategori kur paraqitet ky buxhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kategori e lumtur, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb mbrapa meje k\u00ebta, jan\u00eb t\u00eb lumtur. Shohin at\u00eb buxhetin, sa do marrin p\u00ebr vete, si do i alokojn\u00eb fondet, si do i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb interesat e tyre dhe sigurisht e shprehin g\u00ebzimin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si impostohen. Ka nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb neutrale, ata jeni ju. Disa dhe p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00eb. Detyra juaj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ngreni at\u00eb kartonin jeshil dhe g\u00ebzoheni se po i b\u00ebni qejfin kryeministrit. Nd\u00ebrsa pjesa e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb populli, \u00ebsht\u00eb ai jasht\u00eb, ai q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb, q\u00eb kur d\u00ebgjon kaq miliarda, dometh\u00ebn\u00eb, i vesh vetes nj\u00eb tis krenarie, thot\u00eb, sa t\u00eb pasur jemi, sa e bukur qenka Shqip\u00ebria, por q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs pastaj kthjellohet dhe e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ai s&#8217;do marr\u00eb asnj\u00eb mb\u00ebshtetje nga k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Madje do i grisen xhepat s\u00ebrish, si\u00e7 ka ndodhur gjithmon\u00eb. Dhe nga e gjith\u00eb kjo panoram\u00eb, e dini kush \u00ebsht\u00eb numri q\u00eb dashuroni m\u00eb shum\u00eb ju? Nuk \u00ebsht\u00eb shtata, shtata \u00ebsht\u00eb num\u00ebr fati. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnta, n\u00ebnta \u00ebsht\u00eb num\u00ebr mbarsie. Nuk \u00ebsht\u00eb as dhjeta, \u00ebsht\u00eb num\u00ebr nostalgjie. Numri q\u00eb doni m\u00eb shum\u00eb ju \u00ebsht\u00eb zeroja. E di pse e doni zeron? Sepse 50 milion\u00eb euro jan\u00eb shtat\u00eb zero. Po t&#8217;i shtosh tet\u00eb, b\u00ebhet goxha 500 milion\u00eb. Po t&#8217;i shtosh n\u00ebnt\u00eb, b\u00ebhet 1 miliard, miliarder pushteti. Por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb&#8230;po s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi, miliard thash\u00eb, miliarder.<\/p>\n<p>Miliarder nuk thash\u00eb nj\u00eb, miliarder. Sepse shova, shtova zeron te nj\u00ebshi. E mora me zero, ti merresh dhe me nj\u00ebshin, se duhet dhe nj\u00ebshi Taulant. Pastaj un\u00eb jam deputeti i Partis\u00eb Demokratike. Po ty t\u00eb duket vetja gjithmon\u00eb q\u00eb je te kafja dhe mund t\u00eb komandosh edhe parlamentin nga vendi ku je. Por ka dhe nj\u00eb gj\u00eb, k\u00ebt\u00eb zeron, ju e doni edhe p\u00ebr njer\u00ebzit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr. Zero mb\u00ebshtetje ekonomike, zero mb\u00ebshtetje arsimore, zero mb\u00ebshtetje sh\u00ebndet\u00ebsore, zero investime p\u00ebr ta, zero sh\u00ebrbime p\u00ebr ta. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo dashuria juaj p\u00ebr zeron, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shifra magjike e k\u00ebtij buxheti.<\/p>\n<p>Dhe meq\u00ebn\u00ebse jemi tek arsimi, vini dhe p\u00ebrs\u00ebrisni po t\u00eb nj\u00ebjtat fraza. Un\u00eb n\u00eb fakt jam deputet prej vitesh dhe shfleto paksa ato fjalimet tuaja t\u00eb buxheteve. Gjithmon\u00eb \u00e7do vit, buxheti m\u00eb i madh. \u00c7do vit arsimi prioritet. \u00c7do vit t\u00eb nj\u00ebjtat lavd\u00ebrime. Dhe rezultati, kush \u00ebsht\u00eb? Varf\u00ebrimi i shqiptar\u00ebve. Ndryshojn\u00eb vet\u00ebm shifrat me zero q\u00eb ju inkasoni dhe zerot q\u00eb i jepni shqiptar\u00ebve. Gj\u00ebrat e tjera nuk kan\u00eb ndryshuar, sikurse n\u00eb arsim nuk ka ndryshuar asgj\u00eb. 2.9 \u00ebsht\u00eb arsimi bashk\u00eb me arsimin profesional dhe arsimin e bashkive. N\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb bruto, \u00ebsht\u00eb 2.3% k\u00ebtu. Dhe ju kur s&#8217;doni p\u00ebrqindjet, luani me shifrat, kemi rritur, thot\u00eb. Kur vendet e rajonit e kan\u00eb 4.2% dhe e dini shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Europa e ka 5.2% mesataren. Dhe ju doni pastaj t\u00eb arrini rezultate t\u00eb ndryshme. Jo, t\u00eb nj\u00ebjtat do i keni. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e fundit n\u00eb PISA. Shqip\u00ebria nuk ka universitete t\u00eb rankuara. Dhe keni nd\u00ebrtuar nj\u00eb mishmash n\u00eb sistemin arsimor, meq\u00ebn\u00ebse koha po mbaron. E dini si \u00ebsht\u00eb sistemi yn\u00eb arsimor? Tekstet i kemi britanike. Sa bukur, britanike, apo jo? Kurrikulat i kemi evropiane, se Britania s&#8217;\u00ebsht\u00eb Evrop\u00eb, apo jo? \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu. Dhe klasat i kemi kolektive. Nd\u00ebrsa sistemin e arsimit e kemi jo si n\u00eb vend&#8230;<\/p>\n<p>Pra e keni miks. Dhe realitetin arsimor e keni si vendet e Afrik\u00ebs. Po si mundet me k\u00ebt\u00eb lloj miksi arsimor, pa nj\u00eb linj\u00eb logjike dhe mb\u00ebshtetje financiare, ju sot t\u00eb vini dhe t\u00eb thoni q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb do edukohen, do marrin dije, do b\u00ebhen shkenc\u00ebtar\u00eb, do mb\u00ebshtesin inteligjenc\u00ebn artificiale. Jo, jo! K\u00ebtu te ne, fal\u00eb jush, injoranca artificiale ec\u00ebn m\u00eb shpejt se inteligjenca artificiale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb foltoren e Kuvendit, u shpreh se Buxheti 2024 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manual praktik p\u00ebr diskriminimin e Veriut. Ai akuzoi qeverin\u00eb se po i shmanget transparenc\u00ebs p\u00ebr investimet dhe po p\u00ebrdor debatet parlamentare p\u00ebr sulme politike ndaj opozit\u00ebs. Sipas Bo\u00e7it, buxheti neglizhon t\u00ebr\u00ebsisht zonat veriore, duke mos &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38445,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128860"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128861,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128860\/revisions\/128861"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}