{"id":128868,"date":"2025-11-19T17:53:02","date_gmt":"2025-11-19T17:53:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128868"},"modified":"2025-11-19T17:53:02","modified_gmt":"2025-11-19T17:53:02","slug":"cara-buxheti-2026-varferi-per-shqiptaret-korrupsioni-dhe-falje-per-oligarket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/19\/cara-buxheti-2026-varferi-per-shqiptaret-korrupsioni-dhe-falje-per-oligarket\/","title":{"rendered":"Cara: Buxheti 2026 varf\u00ebri p\u00ebr shqiptar\u00ebt, korrupsioni dhe falje p\u00ebr oligark\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Igli Cara, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverin\u00eb Rama se po rikthen t\u00eb nj\u00ebjtin model 12-vje\u00e7ar korrupsioni dhe shp\u00ebrdorimi, duke e zhytur vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekonomike dhe sociale.<\/p>\n<p>Cara denoncoi \u201cpaket\u00ebn fiskale\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e cil\u00ebsoi si falje skandaloze prej 2 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr bizneset evazioniste dhe nj\u00eb amnisti t\u00eb maskuar, e refuzuar nga BE. Sipas tij, kjo paket\u00eb i jep kompanive t\u00eb m\u00ebdha imunitet nga kontrollet tatimore p\u00ebr tre vite, duke hapur der\u00ebn p\u00ebr qarkullim t\u00eb parave t\u00eb pista dhe duke goditur r\u00ebnd\u00eb biznesin e ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit Igli Cara n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk mund t\u00eb rri pa th\u00ebn\u00eb q\u00eb shpesh, n\u00eb k\u00ebto diskutime, m\u00eb duket sikur jemi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb viteve para \u201990-\u00ebs: arritje, arritje, vet\u00ebm arritje, \u00e7ajm\u00eb bllokada e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Sot hapim nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kuvend. Diskutojm\u00eb paket\u00ebn fiskale dhe buxhetin e vitit 2026, pra \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, me djers\u00ebn, pun\u00ebn, sakrific\u00ebn dhe shpres\u00ebn e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Le ta theksojm\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim: edhe k\u00ebt\u00eb vit, qeveria Rama sjell t\u00eb nj\u00ebjtin model 12-vje\u00e7ar, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi t\u00eb korrupsionit buxhetor, t\u00eb shp\u00ebrdorimit, jo zhvillimit; pushtet p\u00ebr pushtetar\u00ebt, jo p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>As procedurat nuk respektohen. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb, paketa fiskale vjen pas buxhetit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb qeveria ka miratuar faljen e mbi 2 miliard\u00eb eurove detyrime ndaj shtetit.<\/p>\n<p>Duket e pabesueshme, e paimagjinueshme: 2 miliard\u00eb euro para t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb falura p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb evazion fiskal, kontraband\u00eb, shmangie t\u00eb TVSH-s\u00eb, shmangie akcizash, detyrime doganore, korrupsion.<\/p>\n<p>Duket i nj\u00ebjti koncept qeveris\u00ebs q\u00eb kur kjo forc\u00eb politike ka ardhur n\u00eb pushtet. Vlen t\u00eb kujtojm\u00eb vitin 2023, kur borxhi tatimor u rrit me 400 milion\u00eb euro dhe u fal pa asnj\u00eb shpjegim apo argumentim ekonomik.<\/p>\n<p>Kur deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb komision k\u00ebrkuan list\u00ebn e kompanive p\u00ebrfituese nga \u201cpaqja fiskale\u201d, ministri i Financave u p\u00ebrgjigj se \u201cnuk e kam\u201d.<\/p>\n<p>Por me shum\u00eb gjas\u00eb mendja t\u00eb shkon se mund t\u00eb fshihet, sepse aty mund t\u00eb jen\u00eb miqt\u00eb e qeveris\u00eb, financuesit e fushatave, oligark\u00ebt e preferuar, njer\u00ebzit q\u00eb marrin tendera dhe pasi kapen duke vjedhur, nd\u00ebrrojn\u00eb emrin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo falje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shuplak\u00eb p\u00ebr \u00e7do biznes t\u00eb ndersh\u00ebm dhe p\u00ebr \u00e7do sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb paguan taksat p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, e ashtuquajtura \u201cpaqja fiskale\u201d nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se rikthimi me em\u00ebr t\u00eb ri i amnistis\u00eb fiskale dhe penale, e cila \u00ebsht\u00eb refuzuar nga Bashkimi Europian q\u00eb prej vitit 2020.<\/p>\n<p>Le ta shpjegojm\u00eb shkurt se \u00e7far\u00eb synon kjo \u201cpaqja fiskale\u201d: nj\u00eb kompani q\u00eb fiton 100 milion\u00eb euro n\u00eb vit, tatohet, b\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje me organet tatimore dhe vitin pasardh\u00ebs paguan vet\u00ebm 18% m\u00eb shum\u00eb. Dhe n\u00ebse ka fitime m\u00eb shum\u00eb se 18%, diferenca tatohet me vet\u00ebm 5%. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb regresive tatimore, nj\u00ebsoj si n\u00eb parajsat fiskale.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb: pse duhet? Pse duhet t\u00eb falet? Pse duhet ky sistem?<\/p>\n<p>E paimagjinueshme, por e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe qershia mbi tort\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrkund: p\u00ebr tre vitet 2026\u20132028, k\u00ebto kompani p\u00ebrjashtohen nga \u00e7do kontroll tatimor. Pra, mund t\u00eb deklarojn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan, mund t\u00eb qarkullojn\u00eb para cash pa limit, t\u00eb fryjn\u00eb shitjet, t\u00eb ulin fitimet artificialisht \u2014 pa asnj\u00eb rrezik dhe pa asnj\u00eb kontroll.<\/p>\n<p>Dhe kur t\u00eb vij\u00eb viti 2029\u20132030, ligji ua ndalon kontrollin p\u00ebr periudhat e m\u00ebparshme. Kjo \u00ebsht\u00eb amnisti, k\u00ebt\u00eb her\u00eb e pag\u00ebzuar \u201cpaqja\u201d, p\u00ebr t\u00eb fshehur nj\u00eb realitet t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>E ashtuquajtura \u201cpaqja fiskale\u201d vulos ligj\u00ebrimin e paras\u00eb s\u00eb pist\u00eb n\u00eb ekonomi, legalizimin e qarkullimit t\u00eb cash-it dhe futjen e kapitalit t\u00eb huaj jasht\u00eb kanaleve bankare.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb paqe; \u00ebsht\u00eb kapitullim i shtetit p\u00ebrball\u00eb evazor\u00ebve. \u00cbsht\u00eb kurthi i ideve t\u00eb k\u00ebqija: politikat e k\u00ebqija ushqejn\u00eb rritje t\u00eb keqe, dhe rritja e keqe detyron qeverit\u00eb e kapura t\u00eb prodhojn\u00eb politika edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Kalojm\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb balon t\u00eb madhe nd\u00ebrtimi e luksi q\u00eb mbahet me bombola oksigjeni. Nj\u00eb ekonomi q\u00eb s\u2019prodhton asgj\u00eb: pa eksporte, pa industri, pa bujq\u00ebsi, pa sh\u00ebrbime cil\u00ebsore. Vet\u00ebm beton, kulla, resorte dhe qarkullim cash-i.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa qeveria fuqizon oligark\u00ebt, shqiptar\u00ebt largohen. Qeveria nd\u00ebrton kulla, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt s\u2019kan\u00eb para t\u00eb paguajn\u00eb k\u00ebstin e sht\u00ebpis\u00eb. Qeveria shet luks, nd\u00ebrsa pensionist\u00ebt s\u2019blejn\u00eb dot ila\u00e7et e muajit.<\/p>\n<p>Duke vijuar me pensionist\u00ebt: kryeministri p\u00ebrpiqet t\u2019ua shes\u00eb indeksimin si rritje historike. Indeksimi nuk \u00ebsht\u00eb nder, as dhurat\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb detyrim. Dhe hileja me shp\u00ebrndarjen e bonusit n\u00eb 12 muaj \u00ebsht\u00eb tallje. Pensionist\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb l\u00ebmosh\u00eb, por at\u00eb q\u00eb u takon p\u00ebr vitet e pun\u00ebs dhe kontributin e tyre.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsia, e premtuar falas, sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjta n\u00eb Europ\u00eb. Qeveria shpenzon vet\u00ebm 2.9% t\u00eb PBB-s\u00eb, nd\u00ebrsa premtoi 5%. N\u00eb 2005 qytetar\u00ebt paguanin nga xhepi 49.3% t\u00eb shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore; n\u00eb 2023 paguajn\u00eb 59.7% niveli m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor; \u00ebsht\u00eb braktisje dhe privatizim i heshtur mbi kurrizin e shqiptar\u00ebve q\u00eb s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia dhe industria jan\u00eb dy ura q\u00eb po shemben. Bujq\u00ebsia ka vet\u00ebm r\u00ebnie. Fermer\u00ebt jan\u00eb braktisur, subvencionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Fondet e IPARD-it jan\u00eb shp\u00ebrdoruar dhe BE ka bllokuar 113 milion\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit.<br \/>\nEdhe kursi i k\u00ebmbimit godet prodhimin dhe eksportet, duke b\u00ebr\u00eb produktet shqiptare jo konkurruese.<\/p>\n<p>Industria e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu n\u00eb kriz\u00eb. Kursi i k\u00ebmbimit ka goditur fason\u00ebt, nd\u00ebrsa qeveria u del vet\u00ebm me premtime boshe. Premtuan partneritet, por ato kompani sot jan\u00eb n\u00eb prag falimentimi. Rritja e pag\u00ebs minimale n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb parim e drejt\u00eb b\u00ebhet pa asnj\u00eb kontribut real nga shteti. P\u00ebr 9 muaj qeveria paguan vet\u00ebm tatimet sociale; pjes\u00ebn tjet\u00ebr e mbajn\u00eb sip\u00ebrmarrjet gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb qeveria rrit administrat\u00ebn pa fund, n\u00eb kurriz t\u00eb biznesit t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompani gjenerojn\u00eb rreth 800 milion\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebr ekonomin\u00eb, pa llogaritur miliardat e sjella nd\u00ebr vite. Dhe mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebtu ka nj\u00eb dimension social: 85 mij\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb rrezikojn\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Kursi i k\u00ebmbimit \u00ebsht\u00eb jo real. E dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si qeveria vjedh familjet. N\u00eb 2013, 100 euro sillnin 140 mij\u00eb lek\u00eb te familjet shqiptare; sot sjellin vet\u00ebm 96 mij\u00eb lek\u00eb \u2014 pa llogaritur rritjen e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Remitancat jan\u00eb vjedhur me 40%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb popullsia bie, administrata rritet. Si \u00ebsht\u00eb e mundur? Dikur kishim 1 milion shqiptar\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb administrat\u00eb 40% m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Sot, m\u00eb pak shqiptar\u00eb, m\u00eb shum\u00eb burokrat\u00eb.<br \/>\n678 punonj\u00ebs t\u00eb rinj vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb 17 institucione. Dhe gjith\u00eb kjo p\u00ebr qoka politike, p\u00ebr patronazhist\u00eb. Kjo ka vrar\u00eb shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pushteti lokal: nga 19 mij\u00eb punonj\u00ebs, sot ka 39 mij\u00eb dyfish. M\u00eb pak qytetar\u00eb, m\u00eb shum\u00eb militant\u00eb.<\/p>\n<p>Arsimi matet me dije, jo me nd\u00ebrtime. Qeveria s\u2019ka p\u00ebrfunduar ende shkollat e nisura me 52 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt s\u2019kan\u00eb marr\u00eb prej tre vitesh bonus qiraje.<\/p>\n<p>Aksi Durr\u00ebs\u2013Tiran\u00eb nuk p\u00ebrfundon deri n\u00eb 2029, duke shtuar kostot dhe kaosin e trafikut.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit ka 152 milion\u00eb euro t\u00eb tjera shpenzim. U grabit porti ekzistues p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb miku si Alabari, me nj\u00eb vler\u00eb 3 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Tre vjet me radh\u00eb, 152 milion\u00eb euro nga xhepat e shqiptar\u00ebve, dhe n\u00eb vitet e tjera 2 miliard\u00eb euro t\u00eb tjera 5 miliard\u00eb n\u00eb total, pa llogaritur 231 milion\u00eb euro taksa t\u00eb pushtetit lokal.<\/p>\n<p>Ku i gjeti Rama? N\u00eb kopshtin e vet? Parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit ia fal nj\u00eb klienti.<br \/>\nVjedhje n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>152 milion\u00eb euro do t\u00eb hidhen p\u00ebr nj\u00eb port t\u00eb ri q\u00eb s\u2019dihen as afatet, as p\u00ebrfitimet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Igli Cara, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverin\u00eb Rama se po rikthen t\u00eb nj\u00ebjtin model 12-vje\u00e7ar korrupsioni dhe shp\u00ebrdorimi, duke e zhytur vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekonomike dhe sociale. Cara denoncoi \u201cpaket\u00ebn fiskale\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e cil\u00ebsoi si falje skandaloze prej 2 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr bizneset evazioniste dhe nj\u00eb amnisti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128869,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128868"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128870,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128868\/revisions\/128870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128869"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}