{"id":128896,"date":"2025-11-19T21:25:47","date_gmt":"2025-11-19T21:25:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128896"},"modified":"2025-11-19T21:36:15","modified_gmt":"2025-11-19T21:36:15","slug":"media-gjermane-nuk-kursen-komisioneren-e-be-korrupsioni-tek-zv-kryeministrja-dhe-lart-u-vodhen-fondet-e-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/19\/media-gjermane-nuk-kursen-komisioneren-e-be-korrupsioni-tek-zv-kryeministrja-dhe-lart-u-vodhen-fondet-e-be\/","title":{"rendered":"Media gjermane nuk kursen Komisioneren e BE\/ Korrupsioni tek Zv.Kryeministrja, u vodh\u00ebn fondet e BE&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pyetje t\u00eb forta dhe direkte q\u00eb bien n\u00eb ndesh me q\u00ebndrimet e Komisioneres s\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga vjedhja e fondeve t\u00eb BE dhe deri tek korrupsioni q\u00eb arrin deri tek zyra e Ram\u00ebs. Kos p\u00ebrp\u00eblitet dhe thot\u00eb se pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nis tani. <\/strong><\/p>\n<p><em>DW: Grup-kapitulli q\u00eb u hap t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (17.11.2025), ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me bujq\u00ebsin\u00eb, mes t\u00eb tjerash. Dhe kur u p\u00ebrmend bujq\u00ebsia, ju theksuat se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb kujdes n\u00eb menaxhimin e fondeve. Kemi nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb keqe nga e shkuara, me fondet IPARD. Aktualisht, fondet IPARD III jan\u00eb t\u00eb ngrira. Dhe fatkeq\u00ebsisht, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend me nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni. A mendoni se Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;i menaxhoj\u00eb k\u00ebto fonde n\u00eb t\u00eb ardhmen?\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: Po, jam e sigurt, por duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm. Ka shum\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: S\u00eb pari, jan\u00eb parat\u00eb e taksapaguesve europian\u00eb. Dhe un\u00eb jam gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr taksapaguesit e BE-s\u00eb. S\u00eb dyti, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime. Disa raste n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb treguar se agjencia SPAK po punon. N\u00ebse shohim se rastet jan\u00eb zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb procesin e pranimit. Dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb grupin e t\u00eb ashtuquajturave \u201eThemelore&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fusha ku ne b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjet\u00ebr, ato duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb reforma. P\u00ebr shembull, n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb kryer verifikimi i gjyqtar\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e leht\u00eb. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndryshimin e kultur\u00ebs politike. Nj\u00eb vend mund t\u00eb ket\u00eb ligjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme kund\u00ebr korrupsionit por n\u00ebse korrupsioni pranohet gjer\u00ebsisht nga njer\u00ebzit, at\u00ebher\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb pika kryesore e veprimit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, por gjithashtu \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka ku ne jemi v\u00ebrtet t\u00eb rrept\u00eb. N\u00eb fakt, un\u00eb jam e rrept\u00eb dhe ne jemi t\u00eb rrept\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt q\u00eb ata duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin dhe tani Shqip\u00ebria. Dua t\u00eb theksoj se ne hap\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb grup-kapitujt, por tani fillon puna e v\u00ebrtet\u00eb. Pra, duhet t\u00eb negociojm\u00eb kapitull pas kapitulli. Ata duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin kriteret e nd\u00ebrmjetme, k\u00ebshtu q\u00eb ka disa kritere q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin. Pasi t\u00eb p\u00ebrmbushen, ne do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyq\u00ebsor, t\u00eb drejtat e njeriut, gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb grupin e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, saq\u00eb ne e fillojm\u00eb dhe e mbyllim me t\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ne mund t\u00eb monitorojm\u00eb edhe zhvillimet nd\u00ebrmjet.<\/p>\n<p><em>DW: Ju e p\u00ebrmend\u00ebt SPAK. Gjithashtu fol\u00ebt p\u00ebr prokurimet publike, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb sjellin nd\u00ebrmend rastin e z\u00ebvend\u00ebskryeministres aktuale, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim. Ka gjithashtu nj\u00eb tjet\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb arrati. N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto raste kemi korrupsion t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: P\u00ebr mua ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara, sepse k\u00ebto raste jan\u00eb zbuluar. Si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-s\u00eb. Ato ndodhin kudo. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb kemi institucione, vendet kandidate i kan\u00eb institucioni p\u00ebr t&#8217;i luftuar k\u00ebto raste. M\u00eb pas do t\u00eb jet\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor ose gjykatat q\u00eb do t\u00eb zbulojn\u00eb n\u00ebse ligji \u00ebsht\u00eb shkelur dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shkelur, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p><em>DW: Sa realist \u00ebsht\u00eb viti 2027 p\u00ebr mbylljen e negociatave?\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: Nuk e zgjodhi Komisioni Europian vitin 2027. \u00cbsht\u00eb vizioni i qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb cilin ne e mb\u00ebshtesim n\u00ebse ata japin rezultate. Dhe ata jan\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Por gjith\u00e7ka bazohet n\u00eb merita, bazohet n\u00eb arritje. N\u00ebse ata japin rezultate, do t\u00eb jet\u00eb e mundur q\u00eb, nga pik\u00ebpamja teknike, t\u00eb mbyllet n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027. M\u00eb pas, zakonisht procesi i ratifikimit mes shteteve an\u00ebtare zgjat nj\u00eb deri n\u00eb dy vjet, k\u00ebshtu q\u00eb edhe n\u00ebse kemi vitet 2028-2029 dhe nj\u00eb vit rezerv\u00eb, q\u00ebllimet jan\u00eb realiste n\u00ebse gjith\u00e7ka shkon mir\u00eb n\u00eb aspektin teknik dhe n\u00ebse shtetet an\u00ebtare bien dakord. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kurr\u00eb se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm teknik. Ai ka gjithashtu nj\u00eb dinamik\u00eb politike shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mes shteteve an\u00ebtare. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb si\u00e7 duhet, n\u00ebse shtetet an\u00ebtare japin drit\u00ebn jeshile dhe ratifikimi p\u00ebrfundon, at\u00ebher\u00eb po, k\u00ebto jan\u00eb vitet p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb flasim.<\/p>\n<p><em>DW: Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi konsiderohen si kryesues drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Kush do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtari i 28-t\u00eb i BE-s\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: Un\u00eb nuk jam magjistare q\u00eb mund t\u00eb parashikoj t\u00eb ardhmen. Faktet jan\u00eb q\u00eb Mali i Zi po i mbyll [kapitujt]. Ata tashm\u00eb kan\u00eb mbyllur disa kapituj dhe ndoshta k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb mbyllim edhe pes\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Jan\u00eb ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur vitin tjet\u00ebr. Por po, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb kryesues. Pra, \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye. Por gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur. Ata duhen ende t\u00eb japin rezultate, t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, dhe n\u00ebse vazhdojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb sigurisht Mali i Zi mund t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtari i 28-t\u00eb i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>DW: Po vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor? P\u00ebr shembull, Serbia. A \u00ebsht\u00eb dialogu me Kosov\u00ebn, i cili nuk po ec\u00ebn p\u00ebrpara, nj\u00eb penges\u00eb apo arsye?<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Pra, normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kur flasim p\u00ebr rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb dhe gjithashtu rrug\u00ebn e ardhshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, Serbia duhet t\u00eb vendos\u00eb v\u00ebrtet se ku d\u00ebshiron t\u00eb pozicionohet. A duan t\u00eb ken\u00eb lidhje t\u00eb forta me Kin\u00ebn, me Rusin\u00eb, apo jan\u00eb v\u00ebrtet serioz\u00eb kur flasin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE? Ka nj\u00eb vend p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb BE, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb Serbi demokratike. Si\u00e7 e keni par\u00eb n\u00eb raport, ka disa fusha ku ka pasur kthim pas. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht liria e medias, liria akademike, disa pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Pra, ata duhet t\u00eb na tregojn\u00eb dhe duhet t\u00eb ecin p\u00ebrpara me reformat, q\u00eb ne t&#8217;i besojm\u00eb se jan\u00eb serioz\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb. Flas k\u00ebtu sigurisht p\u00ebr politikan\u00ebt, qeverin\u00eb, presidentin. Nga ana tjet\u00ebr, ajo q\u00eb ne v\u00ebrtet do t\u00eb donim t&#8217;i shihnim duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrafrimi me sigurin\u00eb dhe politik\u00ebn e jashtme europiane. Kemi kat\u00ebr vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor ku p\u00ebrafrimi \u00ebsht\u00eb 100%. N\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb 99%, n\u00eb Moldavi \u00ebsht\u00eb 98%, dhe kur b\u00ebm\u00eb raportin, n\u00eb Serbi ishte 61%. Ata duhet t\u00eb l\u00ebvizin drejt 100%.<\/p>\n<p><em>DW: Duke u rikthyer tek Shqip\u00ebria, n\u00eb progres- raportin e fundit u p\u00ebrmend se ka probleme me lirin\u00eb e medias dhe g\u00ebrshetimit t\u00eb interesave t\u00eb pronar\u00ebve biznesmen\u00eb t\u00eb mediave dhe politikan\u00ebve. Si ish-gazetare, a keni ndonj\u00eb koment?\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: Sigurisht q\u00eb kam shum\u00eb mesazhe lidhur me median e lir\u00eb. S\u00eb pari, asnj\u00eb vend q\u00eb nuk mund t\u00eb garantoj\u00eb media t\u00eb lir\u00eb dhe kushte normale p\u00ebr median q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb pa presion politik dhe ekonomik, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga lirit\u00eb tona nga rasti i fundit n\u00eb Moldavi, ne e dim\u00eb se mediat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Dhe prandaj kemi miratuar gjithashtu nj\u00eb &#8220;mburoj\u00eb demokracie&#8221; nj\u00eb strategji t\u00eb re se si t\u00eb mbrojm\u00eb demokracit\u00eb tona jo vet\u00ebm n\u00eb shtetet an\u00ebtare por edhe n\u00eb ato kandidate. Pra, \u00e7do vend kandidat duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb reforma n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe asnj\u00eb vend nuk do t\u00eb mund t\u00eb bashkohet n\u00ebse k\u00ebto reforma nuk b\u00ebhen. Por duke u kthyer te Shqip\u00ebria, v\u00ebzhgimi juaj&#8230; nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Shqip\u00ebria, ka edhe disa vende t\u00eb tjera. Dhe ky \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb ndryshim i kultur\u00ebs politike. Nuk jemi ende aty, por jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb arritur atje.<\/p>\n<p><em>DW: Ministri i Jasht\u00ebm gjerman p\u00ebrmendi nga turi i tij n\u00eb Ballkan se \u201edera e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur, por ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb asnj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\u201c.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin: Dhe un\u00eb pajtohem plot\u00ebsisht me t\u00eb. E dini, ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb b\u00ebhet pyetja n\u00ebse ne duhet t\u00eb lejojm\u00eb rrug\u00ebt e shkurtra sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri gjeopolitike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri gjeopolitike, por nuk ka rrug\u00eb t\u00eb shkurtra. Pse? Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me kandidat\u00ebt, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me ne. Ne nuk mund t&#8217;ia lejojm\u00eb vetes q\u00eb pasi t\u00eb marrim an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb bord, t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Mund\u00ebsia e vetme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Prandaj nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje t\u00eb shkurtra, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Por ata e din\u00eb k\u00ebt\u00eb. T\u00eb gjitha shtetet kandidate e din\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dhe deri tani zgjerimi ka qen\u00eb politika e jashtme m\u00eb e suksesshme e Bashkimit Europian. Ne tani po japim rezultate dhe prandaj jam optimiste. Po, dyert jan\u00eb t\u00eb hapura, por nuk e dim\u00eb sa gjat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dera e hapur sepse un\u00eb nuk mund t\u00eb parashikoj dinamik\u00ebn n\u00eb 5 apo 10 vitet e ardhshme. Pra, tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr rezultate. P\u00ebr ta, por edhe p\u00ebr ne europian\u00ebt.<\/p>\n<p><em>Elona Elezi bisedoi n\u00eb Bruksel me Komisioneren Marta Kos. Intervista\u00a0me video e postuar edhe n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb DW.shqip<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pyetje t\u00eb forta dhe direkte q\u00eb bien n\u00eb ndesh me q\u00ebndrimet e Komisioneres s\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga vjedhja e fondeve t\u00eb BE dhe deri tek korrupsioni q\u00eb arrin deri tek zyra e Ram\u00ebs. Kos p\u00ebrp\u00eblitet dhe thot\u00eb se pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nis tani. DW: Grup-kapitulli q\u00eb u hap t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (17.11.2025), &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":128897,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128896","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128896"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128901,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128896\/revisions\/128901"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}