{"id":128977,"date":"2025-11-20T17:08:23","date_gmt":"2025-11-20T17:08:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128977"},"modified":"2025-11-20T17:08:23","modified_gmt":"2025-11-20T17:08:23","slug":"projektbuxhet-i-ppp-ve-varferise-dhe-pabarazise-se-skajshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/20\/projektbuxhet-i-ppp-ve-varferise-dhe-pabarazise-se-skajshme\/","title":{"rendered":"Projektbuxhet i PPP-ve, varf\u00ebris\u00eb dhe pabarazis\u00eb s\u00eb skajshme"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>PROJEKTBUXHETI<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>FJALA NE KUVEND-19\/11\/2025<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb mendimin tim personal, duke d\u00ebgjuar shum\u00eb diskutime sot, edhe nga pozita edhe nga opozita, ne jemi shum\u00eb arkaik\u00eb dhe shum\u00eb dogmatik\u00eb n\u00eb diskutimet p\u00ebr buxhetin. K\u00ebshtu, ne t\u00eb opozit\u00ebs e kritikojm\u00eb, e demaskojm\u00eb projektbuxhetin dhe paket\u00ebn fiskale q\u00eb sjell qeveria, nd\u00ebrsa ministrat dhe deputet\u00ebt e shumic\u00ebs vet\u00ebm e lavd\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb, kur kemi diskutuar, kam hedhur nj\u00eb ide q\u00eb ndoshta ne duhet t\u00eb eksperimentojm\u00eb, t\u00eb ecim me moton \u201ckur ka qen\u00eb hera e fundit q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d, dhe ndoshta diskutimet p\u00ebr projektbuxhetin t\u2019i shikojm\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, p\u00ebr shembull t\u00eb lidhura me 16 objektivat e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ose t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale e shoq\u00ebruar me t\u00eb, nuk adresojn\u00eb sfidat e m\u00ebdha strukturore t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, p\u00ebrkundrazi i thellojn\u00eb ato. Dokumentet paraqesin nj\u00eb filozofi vazhdimesie mb\u00ebshtetjeje t\u00eb PPP-ve, rritjen e shpenzimeve t\u00eb administrat\u00ebs publike, orientim drejt konsumit dhe munges\u00eb t\u00eb investimeve produktive.<\/p>\n<p>Elementet kryesore problematike t\u00eb k\u00ebtij projektbuxheti dhe pakete fiskale, n\u00eb mendimin tim, jan\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Mungesa e minimumit jetik, si instrument baz\u00eb p\u00ebr politikat sociale<\/li>\n<li>Forcimi i nj\u00eb modeli ekonomik pa vler\u00eb t\u00eb shtuar<\/li>\n<li>Prevalenca e PPP-ve dhe mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb detyrimet afatgjata<\/li>\n<li>Rritja e pabarazis\u00eb dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimi i treguesve social\u00eb<\/li>\n<li>N\u00ebnfinancimi kronik i bujq\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/li>\n<li>Dob\u00ebsimi i klim\u00ebs s\u00eb biznesit dhe rritja e korrupsionit<\/li>\n<li>Paket\u00eb fiskale regresive q\u00eb shp\u00ebrblen evazionin<\/li>\n<li>Masa me natyr\u00eb elektorale pa ndikim pozitiv n\u00eb zhvillim<\/li>\n<\/ul>\n<p>Struktura aktuale e ekonomis\u00eb son\u00eb n\u00eb dy shtyllat kryesore, industria prodhuese dhe bujq\u00ebsia, q\u00eb jan\u00eb sektor\u00ebt ky\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme, n\u00eb fakt jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme, dhe kjo duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mendohemi thell\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb buxheti i 13-t\u00eb i sektit Rama n\u00eb qeverisje, q\u00eb ekspozon nj\u00eb boshll\u00ebk themelor: munges\u00ebn e Minimumit Zyrtar Jetik. Shqip\u00ebria vijon t\u00eb jet\u00eb i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb nuk ka nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb certifikuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr minimumin jetik. N\u00eb BE, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi, Kroaci, etj., ky tregues jo vet\u00ebm q\u00eb ekziston, por edhe p\u00ebrdit\u00ebsohet \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb p\u00ebrjashtim i trisht\u00eb: (i) duke vendosur pag\u00ebn minimale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, pa nj\u00eb prag q\u00eb garanton jetes\u00eb minimale, (ii) duke p\u00ebrcaktuar ndihm\u00ebn ekonomike pa marr\u00eb parasysh nevojat reale t\u00eb familjeve t\u00eb varfra, (iii) duke mos korrigjuar pensionet minimale me kostot faktike t\u00eb jetes\u00ebs dhe (iv) duke mos pasur nj\u00eb instrument t\u00eb matsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb raportuar uljen e varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>I. Nj\u00eb projektbuxhet q\u00eb mb\u00ebshtet PPP-t\u00eb dhe nj\u00eb ekonomi pa vler\u00eb t\u00eb shtuar<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po hyn n\u00eb vitin 2026 me nj\u00eb ekonomi pa vler\u00eb t\u00eb shtuar, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi nd\u00ebrtimin, sh\u00ebrbimet dhe parat\u00eb e pista q\u00eb kanalizohen n\u00eb to, sikurse e shprehin qart\u00eb raportet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur tek ne p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik, i cili do t\u00eb sjell\u00eb pasoja tejet negative, n\u00ebse nuk ndalet. Mbi 60% e rritjes s\u00eb PBB-s\u00eb k\u00ebt\u00eb vit vjen nga konsumi familjar dhe administrata publike, nd\u00ebrsa bujq\u00ebsia dhe industria prodhuese dhe p\u00ebr eksport jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme dhe n\u00eb recesion prej vitesh. Kjo tregon nj\u00eb model ekonomie t\u00eb varur nga shteti dhe jo nga sektori prodhues.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sipas EUROSTAT, rreth 1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Me projektbuxhetin 2026, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rritje nominale, jo me rritje reale t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve, sepse ende ne nuk kompensojm\u00eb rritjen e \u00e7mimeve n\u00eb ushqime, energji dhe produkte baz\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti 2026 ofron p\u00ebr t\u00eb 13-in vit radhazi munges\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb detyrimet q\u00eb rrjedhin nga kontratat e PPP-ve. Ende ministrit\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse nuk botojn\u00eb regjistrin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ulja e deklaruar e borxhit publik n\u00eb 53.6% t\u00eb PBB-s\u00eb, n\u00eb fakt, ha diskutime (por t\u00eb jem korrekt, edhe me korrekt\u00ebsin\u00eb e ministrit t\u00eb financave, i cili nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb thelluar pyetjesh t\u00eb p\u00ebrcjella prej meje u p\u00ebrgjigj me profesionaliz\u00ebm, p\u00ebrgjigje t\u00eb cilat un\u00eb duhet t\u2019i studioj p\u00ebr t\u00eb vazhduar, dhe kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb). Kemi t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr borxhet e fshehura; pra, kemi nj\u00eb borxh t\u00eb fshehur publik q\u00eb faturat e PPP-ve dhe detyrimet nga arbitrazhet po rrisin n\u00eb heshtje barr\u00ebn mbi taksapaguesit. Ne kemi nj\u00eb borxh q\u00eb nuk e p\u00ebrcaktojm\u00eb realisht, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po t\u00eb marrim raportin q\u00eb p\u00ebrcaktohet borxhi publik n\u00eb p\u00ebrqindje, vlera e borxhit me PBB nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb, n\u00eb k\u00ebto raste, duke u rritur vlera nominale e em\u00ebruesit, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb jet\u00eb dhe kyci juaj (i qeveris\u00eb)\u2014thembra e Akilit\u2014q\u00eb zvog\u00ebloni vler\u00ebn n\u00eb p\u00ebrqindje dhe kaloni n\u00eb k\u00ebto shifra t\u00eb borxhit publik.<\/p>\n<p><strong><em>II. Buxhet q\u00eb thellon kriz\u00ebn demografike, ekonomike dhe sociale t\u00eb vendit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sipas INSTAT, 20% e shqiptar\u00ebve jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri ekstreme, nd\u00ebrsa 41% jan\u00eb n\u00eb kushtet e p\u00ebrjashtimit social dhe r\u00ebnies n\u00eb varf\u00ebri. Rreth 40% e shpenzimeve t\u00eb nj\u00eb familjeje mesatare shkon p\u00ebr ushqime baz\u00eb, n\u00eb krahasim me vet\u00ebm 10\u201312% n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e ushqimeve jan\u00eb rritur me 30% vet\u00ebm n\u00eb 3\u20134 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Inflacioni i viteve t\u00eb fundit, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe produkteve baz\u00eb kan\u00eb konsumuar fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb familjeve tona. Pensionist\u00ebt dhe punonj\u00ebsit me paga t\u00eb ul\u00ebta do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe me k\u00ebt\u00eb buxhet t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e varf\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa shtresat e mesme shfaqin shenja t\u00eb forta tkurrjeje. Nj\u00eb tregues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nga k\u00ebto shtresa po largohen nga vendi.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsim \u2014 t\u00eb dyja shum\u00eb larg financimit 5% t\u00eb PBB-s\u00eb t\u00eb premtuar vite m\u00eb par\u00eb nga sekti n\u00eb pushtet \u2014 p\u00ebrshkruhet edhe nga EUROSTAT si alarmante. Shpenzimet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi p\u00ebr frym\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja rajonale dhe europiane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kostot individuale nga xhepat e qytetar\u00ebve p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat, nd\u00ebrsa skandalet si Onkologjiku apo koncesionet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb vazhdojn\u00eb. Vdekshm\u00ebria foshnjore \u00ebsht\u00eb pothuajse kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb BE. Nj\u00eb shqiptar sot jeton mesatarisht 7 vite m\u00eb pak se nj\u00eb qytetar i Bashkimit Europian!<\/p>\n<p>Arsimi rezulton me p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb testet PISA dhe me financim minimal p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor (rreth 0.08% t\u00eb PBB-s\u00eb), duke e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr inovacion dhe ekonomi t\u00eb dijes. Politikat arsimore nuk po p\u00ebrshtaten me nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Buxheti fsheh nj\u00eb realitet t\u00eb ashp\u00ebr: thellimin e pabarazive sociale dhe ekonomike n\u00eb vend. Pas shifrave optimiste p\u00ebr rritje ekonomike dhe premtimeve p\u00ebr rritje pagash e pensionesh, fshihet nj\u00eb ndarje gjithnj\u00eb e m\u00eb e qart\u00eb midis nj\u00eb pakice q\u00eb p\u00ebrfiton nga politikat publike t\u00eb k\u00ebtij buxheti dhe shumic\u00ebs q\u00eb mbetet jasht\u00eb rritjes reale t\u00eb mir\u00ebqenies.<\/p>\n<p>Sektor\u00ebt q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt shtresat e ul\u00ebta, si bujq\u00ebsia, arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia, mbeten edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet t\u00eb n\u00ebnfinancuar dhe pa reforma t\u00eb thella.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb buxhetin 2026, familjet n\u00eb nevoj\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me procedura burokratike dhe p\u00ebrjashtime t\u00eb pashpjegueshme. Mungon nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr integrimin social t\u00eb grupeve vulnerab\u00ebl: grave pa pun\u00eb, t\u00eb rinjve t\u00eb papun\u00eb, personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe komuniteteve t\u00eb margjinalizuara.<\/p>\n<p><strong><em>III. N\u00ebnfinancimi i bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb buxhet \u2014 politik\u00eb e heshtur e shpopullimit rural!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se bujq\u00ebsia mbetet burimi kryesor i jetes\u00ebs p\u00ebr mbi 35% t\u00eb popullsis\u00eb dhe kontribuon me rreth 15.9% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, financimi i saj n\u00eb dokumentin kryesor ekonomik t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2026 mbetet minimal dhe simbolik. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb tregon se sektorit q\u00eb mban mbi supe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ekonomis\u00eb rurale po i jepet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb politikat publike t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb draftin e projektbuxhetit 2026, fondet e dedikuara p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb mbeten pothuajse t\u00eb pandryshuara, krahasuar me vitin 2025. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzimet publike t\u00eb p\u00ebrgjithshme parashikohen t\u00eb rriten, alokimi p\u00ebr Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural mbetet n\u00ebn 2% t\u00eb buxhetit total \u2014 shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb se mesatarja e vendeve t\u00eb rajonit, t\u00eb cilat e kan\u00eb 4\u20136%. Projektbuxheti braktis k\u00ebshtu nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb strategjik\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit: bujq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb let\u00ebr buxheti p\u00ebrfshin fonde p\u00ebr \u201cskema komb\u00ebtare subvencionesh\u201d, realiteti n\u00eb terren tregon se ato nuk arrijn\u00eb te fermer\u00ebt q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb. Procedurat e komplikuara, vonesat n\u00eb disbursim dhe p\u00ebrqendrimi i fondeve n\u00eb disa zona t\u00eb privilegjuara e b\u00ebjn\u00eb sistemin e mb\u00ebshtetjes joefikas dhe t\u00eb padrejt\u00eb. Mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e p\u00ebrfituesve e minon besimin e fermer\u00ebve te institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Problem madhor q\u00eb nuk adresohet n\u00eb buxhet \u00ebsht\u00eb pezullimi i fondeve IPARD III dhe ngadal\u00ebsimi i bashk\u00ebpunimit me BE-n\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit rural. K\u00ebto programe ishin burimi kryesor i investimeve moderne n\u00eb fermat shqiptare. Mungesa e tyre do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak mekanizim, m\u00eb pak teknologji dhe m\u00eb pak prodhimtari. Pezullimi i IPARD III pengon modernizimin e sektorit.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb po detyron shum\u00eb familje rurale t\u00eb braktisin tok\u00ebn dhe t\u00eb emigrojn\u00eb, duke p\u00ebrshpejtuar zbrazjen demografike t\u00eb zonave bujq\u00ebsore. N\u00ebnfinancimi i bujq\u00ebsis\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb politik\u00eb t\u00eb heshtur t\u00eb shpopullimit rural.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, me k\u00ebt\u00eb politik\u00eb buxhetore, mbetet nj\u00eb vend konsumator dhe jo prodhues, duke humbur nj\u00eb nga potencialet e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike: tok\u00ebn dhe pun\u00ebn e fermerit shqiptar.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Paketa fiskale 2026 shp\u00ebrblen evazionin dhe abuzimin!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore dhe doganore\u201d, apo \u201cpaqja fiskale\u201d, penalizon ndershm\u00ebrin\u00eb n\u00eb aktivitetin ekonomik; praktikisht \u00ebsht\u00eb amnisti fiskale dhe shp\u00ebrblen ata q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb korrekt\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm me shtetin. Ky ligj nxit dhe shp\u00ebrblen mosbindjen fiskale t\u00eb subjekteve, si dhe krijon pabarazi t\u00eb theksuara fiskale.<\/p>\n<p>Amnistia fiskale, s\u00eb bashku me paket\u00ebn fiskale, krijon pabarazi t\u00eb thell\u00eb duke shp\u00ebrblyer subjekte me borxhe t\u00eb pambledhura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk publikohen listat e p\u00ebrfituesve \u2014 as 500 a 1000 p\u00ebrfituesve kryesor\u00eb. Ka nj\u00eb munges\u00eb transparence t\u00eb llahtarshme, duke ndaluar proceset gjyq\u00ebsore dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke vendosur stimuj negativ\u00eb p\u00ebr paguesit korrekt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, relacioni nuk deklaron se sa \u00ebsht\u00eb masa dhe vjet\u00ebrsia e borxhit q\u00eb vet\u00eb organet tatimore dhe doganore jan\u00eb t\u00eb bindura se nuk e mbledhin dot. Me k\u00ebt\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201cpakt t\u00eb paqes fiskale\u201d, paaft\u00ebsia e administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur borxhet \u2014 nj\u00eb nga detyrat e saj par\u00ebsore \u2014 amnistohet me ligj!<\/p>\n<p>\u201cSektit Rama\u201d nuk p\u00ebrcakton se sa \u00ebsht\u00eb masa dhe vjet\u00ebrsia e borxhit q\u00eb ka natyr\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb gri apo kriminale. Nuk publikohet paraprakisht lista e plot\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb debitor\u00ebve tatimor\u00eb e doganor\u00eb, identiteti dhe vlerat e detyrimit. Pse mbahet e fsheht\u00eb kjo list\u00eb? P\u00ebr t\u00eb shantazhuar bizneset? P\u00ebr \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj duhet t\u00eb vendoset q\u00eb, periodikisht (t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7do muaj), Ministria e Financave t\u00eb publikoj\u00eb list\u00ebn e p\u00ebrfituesve dhe mas\u00ebn e p\u00ebrfitimit, subjekt p\u00ebr subjekt, nga kjo amnisti masive. Vendosja e nj\u00eb afati p\u00ebr amnisti t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr detyrimet e krijuara deri n\u00eb vitin 2014, dhe amnisti t\u00eb pjesshme p\u00ebr vitin 2015 e n\u00eb vazhdim, ngre hije t\u00eb forta dyshimi p\u00ebr vendosjen e k\u00ebsaj date p\u00ebr arsye dhe p\u00ebrfitime okulte politike, pasi efektet e k\u00ebtij ligji ekzaltohen pak muaj para zgjedhjeve t\u00eb ardhshme lokale.<\/p>\n<p>P\u00ebrse duhen nd\u00ebrprer\u00eb menj\u00ebher\u00eb ankimimet dhe proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb iniciuara nga bizneset? A nuk po p\u00ebrdoret kjo \u201cpaqje fiskale\u201d p\u00ebr t\u00eb mbyllur potencialisht qindra vendime t\u00eb cilat do t\u00eb binin n\u00eb kurriz t\u00eb administrat\u00ebs tatimore dhe doganore? A nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa detyruese p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga ankimimet dhe proceset gjyq\u00ebsore nj\u00eb form\u00eb presioni ndaj subjekteve?<\/p>\n<p><strong><em>V. Projektligji \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d: thell\u00ebsisht politik dhe elektoral<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Praktikisht risillet me hipokrizi e nj\u00ebjta iniciativ\u00eb \u2014 rivler\u00ebsimi i pasurive \u00e7do 3\u20134 vite \u2014 pa u shqet\u00ebsuar se edhe iniciativat e m\u00ebparshme nuk kan\u00eb qen\u00eb realisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb reforme q\u00eb synon uljen e informalitetit dhe regjistrimin e vlerave sa m\u00eb af\u00ebr realitetit t\u00eb tregut imobiliar.<\/p>\n<p>\u201cSektit Rama\u201d nuk jep asnj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb ardhurat shtes\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb ark\u00ebtohen gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, duke treguar munges\u00eb transparence dhe profesionalizmi. Rivler\u00ebsimi me norm\u00eb 5% do t\u00eb shihet si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebrfitimi kryesisht nga individ\u00ebt (familjet) q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura jo t\u00eb ul\u00ebta dhe nga ata q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe historiku ka treguar se familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi vet\u00ebm nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme (sht\u00ebpi) dhe nuk kan\u00eb n\u00eb plan shit-blerje pasurie, rrall\u00eb e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb instrument. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn normat e rivler\u00ebsimit kan\u00eb qen\u00eb 1\u20132\u20133%, pra duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se propozimi aktual.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb duhej nj\u00eb norm\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se 5%, p\u00ebr t\u00eb incentivuar edhe shtresat me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit. Duke mos p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb pasurive, n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb krijohen pabarazi fiskale dhe deformime t\u00eb sistemit \u2014 ashtu si\u00e7 ka ndodhur me rivler\u00ebsimet pararend\u00ebse.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb licencuar (t\u00eb cil\u00ebt shpesh e vler\u00ebsojn\u00eb pasurin\u00eb m\u00eb lart se referencat) mund t\u00eb hap\u00eb shtegun p\u00ebr pastrim parash, duke rritur fiktivisht vler\u00ebn e pasuris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb deklaruar e bler\u00eb me \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa vlera e ardhshme e rivler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Kuvendi lihet n\u00eb hije, pasi nuk ka asnj\u00eb instrument kontrolli mbi zbatimin e k\u00ebsaj iniciative, sidomos ndaj ASHK-s\u00eb, nj\u00eb institucion i denoncuar shpesh p\u00ebr abuzim me detyr\u00ebn dhe afera korruptive.<\/p>\n<p>Paketa fiskale nuk sjell asnj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, nuk ul TVSH-n\u00eb e produkteve baz\u00eb dhe nuk ndryshon asgj\u00eb p\u00ebr indeksimin e pragjeve t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat. N\u00eb koh\u00eb inflacioni, kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb r\u00ebnie reale t\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>Shum\u00eb sektor\u00eb \u2014 bujq\u00ebsia, prodhimi, turizmi i vog\u00ebl, artizanati dhe agrop\u00ebrpunimi \u2014 kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr frym\u00ebmarrje fiskale. Por paketa vazhdon me taksa standarde q\u00eb nuk reflektojn\u00eb specifikat e tregut dhe kostot e tyre t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Vazhdon politika e p\u00ebrjashtimeve arbitrare, shpesh klienteliste, q\u00eb krijon pabarazi mes bizneseve dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Nuk ka standarde t\u00eb qarta p\u00ebr p\u00ebrjashtimet nga TVSH, akcizat apo taksat lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, rritja e disa taksave lokale shton barr\u00ebn fiskale t\u00eb bizneseve dhe familjeve, nd\u00ebrsa qeveria qendrore mban t\u00eb nj\u00ebjtin nivel t\u00eb tatimeve t\u00eb veta. Kjo sjell nj\u00eb rritje t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb kostove.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb kontribut nga tatimpaguesit, administrata tatimore mbetet me probleme t\u00eb theksuara: burokraci, munges\u00eb transparence, interpretim selektiv t\u00eb ligjeve dhe trajtim t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>Nuk ka masa q\u00eb ulin kostot e formalitetit, si taksat e ul\u00ebta, procedurat e thjeshta, ulja e kostos s\u00eb pun\u00ebs apo mb\u00ebshtetja p\u00ebr faturimin elektronik. Vazhdohet me t\u00eb nj\u00ebjtin model: gjoba, kontrolle dhe penalitete.<\/p>\n<p>Paketa nuk shoq\u00ebrohet me nj\u00eb studim t\u00eb detajuar p\u00ebr ndikimin n\u00eb biznese, n\u00eb konsumator\u00eb apo n\u00eb sektor\u00ebt ekonomik\u00eb. Thjesht imponohen taksa t\u00eb reja pa pasur nj\u00eb vler\u00ebsim real t\u00eb pasojave.<\/p>\n<p><strong>PERFUNDIM:<\/strong><\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, projektbuxheti dhe paketa fiskale 2026 p\u00ebrfshijn\u00eb masa me ndikim t\u00eb ndjesh\u00ebm regresiv, rrisin pabarazin\u00eb sociale, r\u00ebndojn\u00eb familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, frenojn\u00eb prodhimin, dekurajojn\u00eb investimet dhe dob\u00ebsojn\u00eb potencialin zhvillimor afatgjat\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi strategjik<\/strong><\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb kryesore:<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Model i gabuar ekonomik<\/strong>, i bazuar n\u00eb konsum dhe jo n\u00eb prodhim.<\/li>\n<li><strong>Munges\u00eb vizioni zhvillimor<\/strong> p\u00ebr sektor\u00ebt strategjik\u00eb; n\u00ebnfinancim sistematik i bujq\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/li>\n<li><strong>Paket\u00eb fiskale regresive dhe jo incentivuuese.<\/strong><\/li>\n<li><strong>Munges\u00eb transparence<\/strong> n\u00eb borxhin publik dhe n\u00eb projektet PPP.<\/li>\n<li><strong>Politika sociale t\u00eb pamjaftueshme dhe jo t\u00eb targetuara.<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2026 paraqesin nj\u00eb qasje t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb politike dhe jo t\u00eb reform\u00ebs strategjike. Ato nuk arrijn\u00eb t\u00eb adresojn\u00eb sfidat thelb\u00ebsore t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e varf\u00ebris\u00eb, pabarazis\u00eb dhe pasiguris\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, dokumentet fiskale t\u00eb vitit 2026:<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare zhvillimi.<\/strong><\/li>\n<li><strong>Nuk ofrojn\u00eb mbrojtje sociale t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/strong><\/li>\n<li><strong>Nuk nxisin prodhimin, inovacionin dhe investimet.<\/strong><\/li>\n<li><strong>Nuk forcojn\u00eb institucionet ekonomike t\u00eb vendit.<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj PROJEKTBUXHETI FJALA NE KUVEND-19\/11\/2025 N\u00eb fakt, n\u00eb mendimin tim personal, duke d\u00ebgjuar shum\u00eb diskutime sot, edhe nga pozita edhe nga opozita, ne jemi shum\u00eb arkaik\u00eb dhe shum\u00eb dogmatik\u00eb n\u00eb diskutimet p\u00ebr buxhetin. K\u00ebshtu, ne t\u00eb opozit\u00ebs e kritikojm\u00eb, e demaskojm\u00eb projektbuxhetin dhe paket\u00ebn fiskale q\u00eb sjell qeveria, nd\u00ebrsa ministrat dhe deputet\u00ebt e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127384,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128977","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128977"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128977\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128978,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128977\/revisions\/128978"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}