{"id":128979,"date":"2025-11-20T17:18:04","date_gmt":"2025-11-20T17:18:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=128979"},"modified":"2025-11-20T17:19:52","modified_gmt":"2025-11-20T17:19:52","slug":"gjekmarkaj-takim-me-komisioneren-kos-ligji-per-paqen-fiskale-krijon-terren-te-rrezikshem-per-pastrimin-e-parave-te-pista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/20\/gjekmarkaj-takim-me-komisioneren-kos-ligji-per-paqen-fiskale-krijon-terren-te-rrezikshem-per-pastrimin-e-parave-te-pista\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj takohet me Komisioneren Kos: Deformimi i zgjedhjeve ka sjell\u00eb edhe deformimin e vet\u00eb Parlamentit!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe n\u00ebnkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zhvilloi nj\u00eb takim me me Komisioneren e BE p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos.<\/p>\n<p>Pas takimit me Marta Kos, Gjekmarkaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat ku shprehu mir\u00ebnjohjen e tij dhe t\u00eb PD p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Europian ndaj procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj u shpreh se PD, ka qen\u00eb historikisht forca politike q\u00eb ka mbajtur premtimin \u201cShqip\u00ebria si gjith\u00eb Europa\u201d, duke mb\u00ebshtetur integrimin europian si proces komb\u00ebtar dhe jo partiak. Ai theksoi se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ec\u00eb drejt BE-s\u00eb bazuar mbi meritokracin\u00eb dhe p\u00ebrmbushjen e standardeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme jan\u00eb themeli i k\u00ebtij procesi. Ai rikujtoi se raportet e fundit nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr zhdukjen e kufirit mes partis\u00eb dhe shtetit, si dhe p\u00ebr faktin q\u00eb figura ky\u00e7e t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb liderin historik t\u00eb\u00a0opozit\u00ebs Sali Berisha, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb arrest gjat\u00eb gjith\u00eb vitit elektoral,\u00a0rrethana q\u00eb\u00a0kan\u00eb ndikuar n\u00eb konkurrenc\u00ebn politike.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Gjekmarkajt<\/strong><\/p>\n<p>Pas takimit me Marta Kos, Komisionere e BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin<\/p>\n<p>I shpreha\u00a0mir\u00ebnjohjen time dhe t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur t\u00eb Bashkimit Europian ndaj procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. PD ka ardhur n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb me premtimin \u201cShqip\u00ebria si gjith\u00eb Europa\u201d dhe ka q\u00ebndruar gjithmon\u00eb besnike k\u00ebtij parimi.<br \/>\nNe e mb\u00ebshtesim fuqimisht integrimin europian si nj\u00eb proces komb\u00ebtar, jo partiak, dhe k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ec\u00eb drejt BE-s\u00eb sipas parimit t\u00eb meritokracis\u00eb dhe standardeve.<\/p>\n<p>N\u00eb themel t\u00eb k\u00ebtij procesi q\u00ebndrojn\u00eb zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i evidenton qart\u00eb shqet\u00ebsimet p\u00ebr zhdukjen e kufirit mes partis\u00eb dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozit\u00ebs, Sali Berisha, dhe lider t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb arrest gjat\u00eb gjith\u00eb vitit elektoral \u2014 nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb e ka leht\u00ebsuar fitoren e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe ka deformuar konkurrenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kriter themelor \u00ebsht\u00eb funksionimi demokratik i Parlamentit.<br \/>\nDeformimi i zgjedhjeve ka sjell\u00eb edhe deformimin e vet\u00eb Parlamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vet\u00ebm pak muaj:<br \/>\n\u2013 Jan\u00eb rr\u00ebzuar tre k\u00ebrkesa p\u00ebr komisione hetimore parlamentare;<br \/>\n\u2013 Jan\u00eb refuzuar dy k\u00ebrkesa p\u00ebr interpelanca;<br \/>\n\u2013 Jan\u00eb bllokuar mjetet kryesore q\u00eb Kushtetuta i jep opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontroll mbi ekzekutivin.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dini edhe nga v\u00ebrejtjet e Progres-Raportit, kontrolli parlamentar mbi qeverin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, pik\u00ebrisht sepse opozita nuk lejohet t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet q\u00eb i njeh rregullorja dhe praktika demokratike europiane.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jem i hapur: ne ende nuk e kemi marr\u00eb zyrtarisht raportin, por jemi njohur me t\u00eb p\u00ebrmes mediave.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dje Parlamenti votoi ligjin p\u00ebr \u201cpaqen fiskale\u201d, i cili sipas nesh krijon terren t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ky shqet\u00ebsim lidhet drejtp\u00ebrdrejt me konstatimet e raportit t\u00eb DASH mbi klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, ku theksohet se shum\u00eb nga kullat q\u00eb po mbijn\u00eb kudo jan\u00eb me burime t\u00eb dyshimta financimi.<br \/>\nK\u00ebto dyshime i kan\u00eb ngritur jo vet\u00ebm institucionet amerikane, por edhe prokurorit\u00eb e vendeve mike si Italia dhe Belgjika, si dhe media prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb flasin hapur p\u00ebr ndikimin e segmenteve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe narkotrafikut n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mb\u00ebshtetja q\u00eb vjen nga Brukseli nuk duhet lexuar nga qeveria si leje p\u00ebr t\u00eb shtuar kontrollin, por si hap\u00ebsir\u00eb e domosdoshme p\u00ebr opozit\u00ebn, si nj\u00eb paralajm\u00ebrim i qart\u00eb q\u00eb standardet europiane k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb demokraci, jo m\u00eb pak; m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb arroganc\u00eb; m\u00eb shum\u00eb hapje, jo m\u00eb shum\u00eb mbyllje.<\/p>\n<p>Ne mbetemi t\u00eb vendosur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ec\u00eb drejt BE-s\u00eb p\u00ebrmes standardeve, reformave t\u00eb v\u00ebrteta dhe institucioneve t\u00eb pavarura. Integrimi europian nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve, deformimin e parlamentit dhe pastrimin e parave t\u00eb dyshimta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe n\u00ebnkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zhvilloi nj\u00eb takim me me Komisioneren e BE p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos. Pas takimit me Marta Kos, Gjekmarkaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat ku shprehu mir\u00ebnjohjen e tij dhe t\u00eb PD p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Europian ndaj procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gjekmarkaj u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128980,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-128979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128979"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":128983,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128979\/revisions\/128983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}