{"id":129045,"date":"2025-11-21T10:20:08","date_gmt":"2025-11-21T10:20:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129045"},"modified":"2025-11-21T14:13:09","modified_gmt":"2025-11-21T14:13:09","slug":"pse-prania-e-marta-kos-ne-spektaklin-e-narkodiktatorit-shqiptar-per-integrimin-eshte-kompromentuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/21\/pse-prania-e-marta-kos-ne-spektaklin-e-narkodiktatorit-shqiptar-per-integrimin-eshte-kompromentuese\/","title":{"rendered":"Pse prania e Marta Kos n\u00eb spektaklin e narkodiktatorit shqiptar p\u00ebr integrimin \u00ebsht\u00eb kompromentuese"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Sot n\u00eb Tiran\u00eb po zhvillohet spektakli i integrimit europian (imagjinar, sepse proces t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka) i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim kryesor t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb imazhin e g\u00ebnjesht\u00ebrt t\u00eb integrimit europian, i cili ka rreth 13 vjet rresht dhe nuk ka p\u00ebrshkruar asgj\u00eb nga rruga e tij thelb\u00ebsore q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrshkruante.<\/p>\n<p>Komisionerja znj. Marta Kos i \u00ebsht\u00eb bashkuar k\u00ebtij spektakli me skenarist dhe regji t\u00eb regjimit shqiptar. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret dhe parimet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u \u00e7elur porta q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb lirsh\u00ebm, ai ka zgjedhur q\u00eb gjith\u00eb procesin ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me nj\u00eb spektak\u00ebl.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh parimet dhe vlerat q\u00eb ndan Bashkimi Europian me vendet q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e paktit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare, m\u00eb duket se i ngjit ajo shprehja q\u00eb p\u00ebrdorin popujt: \u201cShosh dhe mos gatuaj.\u201d E them k\u00ebt\u00eb i bindur plot\u00ebsisht, duke u nisur nga puna e madhe q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb arritur tek akti final i ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, si nga strukturat e Parlamentit Europian ashtu edhe nga 27 vendet an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij komuniteti.<\/p>\n<p>Ka disa koh\u00eb q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, alias kreu i regjimit, \u00ebsht\u00eb shfaqur befas i p\u00ebrmalluar, duke p\u00ebrfshir\u00eb emocionalisht edhe lot\u00ebt n\u00eb procesin e braktisur t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit dhe po paralajm\u00ebron nga dita n\u00eb dit\u00eb nj\u00eb rezultat spektakolar, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb bilanc d\u00ebshtues nga ato q\u00eb jan\u00eb caktuar si detyrat e sht\u00ebpis\u00eb. Me hapat e k\u00ebtij lloj integrimi q\u00eb ai ka mbrujtur publikisht opinionin, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se e ka ndar\u00eb procesin e avancimit t\u00eb integrimit ngjashm\u00ebrisht me ato projektet e devijuara t\u00eb rrug\u00ebve q\u00eb nd\u00ebrton, t\u00eb cilat i ka b\u00ebr\u00eb lote-lote dhe nga loti n\u00eb lot shton kostot dhe harxhimet, por paralelisht me to shton edhe reklamat dhe promovimet e tyre.<\/p>\n<p>Zhurma e integrimit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb proces rutinor m\u00eb vete, ku sundon spektakli i fotove dhe fjalimeve populiste, dhe n\u00eb fakt, k\u00ebt\u00eb pun\u00eb di ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se askush. Procesi i zhurm\u00ebs s\u00eb integrimit, q\u00eb ka filluar t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb nga Brukseli dhe deri n\u00eb Tiran\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb mesazh t\u00ebr\u00ebsisht i g\u00ebnjesht\u00ebrt q\u00eb nuk ka asgj\u00eb brenda, p\u00ebrve\u00e7 ambalazhit q\u00eb ai p\u00ebrpiqet t\u2019iu transmetoj\u00eb njer\u00ebzve si manipulator i rangut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e Komisionit Europian dhe personalisht e komisioneres Marta Kos n\u00eb fluturimet e befta t\u00eb Edi Ram\u00ebs mbi procesin bosh t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsime dhe propagand\u00eb p\u00ebr nj\u00eb realitet virtual q\u00eb nuk i korrespondon fare realitetit social-politik dhe gjendjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkundrazi, e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb madh dyshimin e fshehjes s\u00eb arsyes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb burokrat\u00ebve t\u00eb Brukselit n\u00eb kap\u00ebrcimin e shum\u00eb kritereve dhe parimeve t\u00eb nevojshme q\u00eb duhej t\u00eb respektoheshin hap pas hapi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Dhe s\u2019ka si t\u00eb mos b\u00ebsh pyetje t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn:<br \/>\nA jan\u00eb magjepsur kaq shum\u00eb nga telajoja madh\u00ebshtore e drejtuesit t\u00eb regjimit, q\u00eb u ka varur para syve zyrtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Integrimit n\u00eb Bruksel?<\/p>\n<p>Ka arsye t\u00eb thella korruptive nga korruptuesi i McGonigal-it dhe, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thuash p\u00ebr realitetin q\u00eb ka krijuar narkodiktatura e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, ata ndihen t\u00eb verbuar nga fijet e interesave dhe vazhdojn\u00eb axhend\u00ebn e tyre qoft\u00eb edhe t\u00eb gabuar?!<\/p>\n<p>Jan\u00eb verbuar nga gjarpri i ideologjis\u00eb sorosiane Woke e cila vazhdon axhend\u00ebn e saj edhe n\u00eb Komisionin Europian?<\/p>\n<p>Apo \u00e7do gj\u00eb vazhdon k\u00ebshtu p\u00ebr inerci, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohen kurrikulat e ambasador\u00ebve dhe burokrat\u00ebve t\u00eb Brukselit me investimet e gabuara n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 13 vjet, ku po vazhdojn\u00eb ende eksperimentin makab\u00ebr me demokracin\u00eb, lirin\u00eb politike dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs?!<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta k\u00ebto arsye, meqen\u00ebse regjimtari i Tiran\u00ebs e ka z\u00ebvend\u00ebsuar kultur\u00ebn politike me risi t\u00eb tilla q\u00eb i shfryt\u00ebzon n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ne e duam integrimin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00ebdo burokrati europian si Marta Kos apo ambasadori Gonzato, por me ato ide dhe parime q\u00eb e kan\u00eb mbrujtur et\u00ebrit themelues t\u00eb Europ\u00ebs dhe jo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkarravin\u00eb sipas kritereve t\u00eb shtremb\u00ebruara t\u00eb burokrat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Po a mund t\u00eb ket\u00eb integrim pa \u00e7montuar regjimin e narkotrafikantit Edi Rama q\u00eb ka kapur shtetin dhe q\u00eb ambasadori Gonzato e sheh, nuk e raporton me transparenc\u00eb n\u00eb Bruksel dhe nuk denjon as ta pranoj\u00eb?!<\/p>\n<p>Sa m\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pengmarrja, aq m\u00eb e koklavitur do t\u00eb b\u00ebhet \u00e7\u00ebshtja e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Komisioni Europian, pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn tani n\u00eb lidhje me aktivitetin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, e ka formalisht t\u00eb ligjshme, sepse e ka t\u00eb mb\u00ebshtetur tek drita jeshile q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Parlamenti Europian, por edhe te progres-raportet nj\u00ebvje\u00e7are t\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cilat megjithat\u00eb nuk kan\u00eb pasqyruar gjendjen politike t\u00eb realitetit, nivelin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kapur nga shteti, gjendjen e demokracis\u00eb s\u00eb shkat\u00ebrruar, shtypin e monopolizuar dhe probleme t\u00eb tjera serioze, p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00ebnyra q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u2019i anashkaluar t\u00eb shpjegon qart\u00eb dhe pa hezitim se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb flirtim t\u00eb gabuar t\u00eb Komisionit Europian me qeverin\u00eb e narkodiktatur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Ka referenca t\u00eb tmerrshme nga qeverit\u00eb per\u00ebndimore q\u00eb nuk e quajn\u00eb t\u00eb ligjshme k\u00ebt\u00eb qeveri, ndon\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet, si vend i NATO-s q\u00eb jemi, jan\u00eb mjaft komplekse p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb distancues dhe t\u00eb ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Raporti i OSBE-ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, i denj\u00eb p\u00ebr nivelet e diktaturave, duhej t\u00eb kishte vlera orientuese sidomos p\u00ebr Komisionin Europian.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb mesazh urimi, n\u00eb shenj\u00eb distancimi, p\u00ebr legjitimitetin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu, nga 27 qeverit\u00eb e BE kan\u00eb munguar urimet e tyre sipas protokollit zyrtar.<\/p>\n<p>Integrimi europian nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb met\u00ebr rrug\u00eb nga qeveria 13-vje\u00e7are e sundimit t\u00eb \u201czotit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb integrimit\u201d, si\u00e7 e quan veten kreu i regjimit, i cili tani \u00ebsht\u00eb zgjuar gjoja i alarmuar p\u00ebr integrimin e braktisur nga vet\u00eb qeveria e tij, duke l\u00ebshuar rrufe dhe bubullima n\u00eb qiellin e past\u00ebr, se gjoja ka zbuluar magjin\u00eb e integrimit t\u00eb sigurt deri n\u00eb vitin 2030, n\u00eb mos m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb vizatoj\u00eb Edi Rama me disa nga burokrat\u00ebt e Komisionit Europian nuk \u00ebsht\u00eb integrim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grack\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tamam nj\u00eb tok\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me qira e cila po shitet si pron\u00ebsi sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Projekti m\u00eb i mir\u00eb europian p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, t\u00eb cilin qeveria e Edi Ram\u00ebs e braktisi n\u00eb heshtje, ishte Agjenda e Bundestagut gjerman.<br \/>\nKy projekt, p\u00ebr t\u00eb cilin u investuan drejtp\u00ebrdrejt Gjermania me qeverin\u00eb dhe parlamentin e saj, ishte larg s\u00eb qeni nj\u00eb projekt festiv p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai ishte serioz, i v\u00ebrtet\u00eb, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe me kushte t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb, t\u00eb cilat buronin nga realiteti politik dhe demokratik i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb po injorohen dramatikisht.<\/p>\n<p>Agjenda e dikurshme e Bundestagut \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja q\u00eb Europa ka b\u00ebr\u00eb me popullin shqiptar, me d\u00ebshir\u00ebn dhe pritshm\u00ebrin\u00eb e tij karshi integrimit europian. Ajo duhet ringjallur. Duhet ringjallur me \u00e7do kusht prej nesh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Sot n\u00eb Tiran\u00eb po zhvillohet spektakli i integrimit europian (imagjinar, sepse proces t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka) i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim kryesor t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb imazhin e g\u00ebnjesht\u00ebrt t\u00eb integrimit europian, i cili ka rreth 13 vjet rresht dhe nuk ka p\u00ebrshkruar asgj\u00eb nga rruga e tij thelb\u00ebsore q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrshkruante. Komisionerja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128580,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-129045","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129045"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129046,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129045\/revisions\/129046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}