{"id":129110,"date":"2025-11-21T14:44:05","date_gmt":"2025-11-21T14:44:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129110"},"modified":"2025-11-21T14:44:05","modified_gmt":"2025-11-21T14:44:05","slug":"bardhi-drejtesia-po-sfidohet-hapur-rama-dhe-balluku-jane-bashke-ne-aferen-190-mln-euro-te-llogarase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/21\/bardhi-drejtesia-po-sfidohet-hapur-rama-dhe-balluku-jane-bashke-ne-aferen-190-mln-euro-te-llogarase\/","title":{"rendered":"Bardhi: Drejt\u00ebsia po sfidohet hapur, Rama dhe Balluku jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb afer\u00ebn 190 mln euro t\u00eb Llogaras\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, gjat\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp dit\u00ebn e sotme, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sfidon drejt\u00ebsin\u00eb duke mos shkarkuar z\u00ebvend\u00ebskryeministren dhe ministren Belinda Balluku, e cila \u00ebsht\u00eb pezulluar nga gjykata dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr shkelje n\u00eb tendera publik\u00eb. Bardhi pretendon se Rama dhe Balluku jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e quan \u201cafera 190 milion\u00eb euro e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb\u201d, duke aluduar p\u00ebr paracaktim t\u00eb kompanis\u00eb fituese dhe komunikime t\u00eb paligjshme.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas Bardhit, Rama nuk e shkarkon Ballukun sepse \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb n\u00eb korrupsion dhe i ekspozuar p\u00ebrmes aferave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ai e cil\u00ebson sjelljen e kryeministrit si antidemokratike dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet europiane, duke sjell\u00eb si shembull rastin e ish-kryeministrit portugez Ant\u00f3nio Costa, i cili dha dor\u00ebheqje sapo u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb hetim.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Bardhi akuzon Ram\u00ebn se po sulmon drejt\u00ebsin\u00eb dhe po vendos interesat personale mbi ligjin. Ai tha se \u00e7\u00ebshtja e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201cmaja e ajsbergut\u201d e aferave Rama\u2013Balluku, nd\u00ebrsa i b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb bashkohen n\u00eb Foltoren e thirrur nga opozita t\u00eb h\u00ebn\u00ebn para Kryeministris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT:<\/strong><\/p>\n<p>Sot, kur Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ishte nj\u00eb vend q\u00eb m\u00ebson nga Europa dhe vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Per\u00ebndimit, vendi yn\u00eb po b\u00ebn hapa prapa me demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor.<\/p>\n<p>Edhe pas vendimit Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar z\u00ebvend\u00ebskryeministren dhe Ministren e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb Belinda Balluku, Kryeministri nuk u ngrit n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kryeministri europian dhe ta shkarkonte t\u00eb pandehur\u00ebn e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb arsye pse Edi Rama nuk mundet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb: Belinda Balkuku e ka ulur n\u00eb gjunj\u00eb dhe e shantazhin me aferat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb abuzimit me pushtetin.<\/p>\n<p>Pra sot kemi nj\u00eb lajm t\u00eb keq shum\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve, kryeministri i vendit zyrtarisht \u00ebsht\u00eb avokat i nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr abuzime me tenderat publik\u00eb.<\/p>\n<p>Pse nuk ka fuqi Edi Rama q\u00eb ta shkarkoj\u00eb Belinda Ballukun, por sfidon drejt\u00ebsin\u00eb, sfidon shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebrbuz parimet themelore t\u00eb vendeve demokratike per\u00ebndimore?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb: Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do afere t\u00eb madhe korruptive n\u00eb vend. Edi Rama dhe Belinda Balluku jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>Kompanin\u00eb fituese t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb nuk e p\u00ebrcaktoi apo paracaktoi Belinda Balluku, por e paracaktoi Edi Rama dhe Belidna Balluku. Dhe si\u00e7 ndodhen mesazhet e Belind\u00ebs n\u00eb telefonin e Ervis Berberit p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb urdhri t\u00eb kundraligjsh\u00ebm t\u00eb shefit t\u00eb saj, ashtu ndodhen edhe mesazhet e Edi Ram\u00ebs n\u00eb telefonin e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fotografia e dat\u00ebs 3 qershor 2021, fiks tre muaj para se t\u00eb hapej gara p\u00ebr tunelin e llogaras\u00eb q\u00eb p\u00ebrcakton qart\u00eb se Edi Rama ka dal\u00eb dhe paracaktuar bashk\u00eb me Belind\u00ebn e tij, kompanin\u00eb fituese t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb 50 mln m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 ishte oferta gjat\u00eb gar\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb anuluar.<\/p>\n<p>Kjo nuk b\u00ebn vaki n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb kryeministri dhe z\u00ebvend\u00ebsja e tij t\u00eb pozojn\u00eb me kompanit\u00eb e paracaktuara p\u00ebrpara se t\u00eb hapin gar\u00ebn duke shkelur konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha duke shkelur vlerat e BE-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktohen si t\u00eb tilla edhe n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asocimit.<\/p>\n<p>Askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se Edi Ram\u00ebs i dhimbset Belinda Balluku. Fati i saj tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar, pro ai nuk e shkarkon at\u00eb, sepse po merr koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten e tij.<\/p>\n<p>A ka refleks m\u00eb antidemokratik sesa t\u00eb mos shkarkosh nj\u00eb t\u00eb pandehur, t\u00eb mos dor\u00ebhiqesh si bashk\u00ebfajtor n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb korruptive, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjykatat dhe jo opozita, thot\u00eb se me funksionet e saj si zv\/kryeminist\u00ebr apo kryeminist\u00ebr ndikon n\u00eb paracaktimin e kompanive fituese apo n\u00eb dokumentet e tenderit n\u00ebn hetim?!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk b\u00ebn vaki t\u00eb dashur shqiptar\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb kryeministri t\u00eb b\u00ebhet avokat i zyrtarit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb pas tij, pasi ai merret i pandehur nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Dhe ju siguroj se tenderi i paracaktuar i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb me 190 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut p\u00ebr aferat e p\u00ebrbashk\u00ebta Rama-Balluku.<\/p>\n<p>Problemi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve sot nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr t\u00eb pezulluar nga detyra me vendim gjykate p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb korruptuar q\u00eb nuk e shkarkon bashk\u00ebpun\u00ebtoren dhe t\u00eb besuar\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur, sepse \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpeng n\u00eb aferat korruptive me t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb vaki n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ju solla nj\u00eb rast shum\u00eb europian dhe shum\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt q\u00eb ka ndodhur jo n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb starndard t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me Bashkimin Europian. N\u00eb Europ\u00eb, politikan\u00ebt mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Portugali, ish-kryeministri Ant\u00f3nio Costa dha dor\u00ebheqje sapo u p\u00ebrfshi n\u00eb hetim p\u00ebr korrupsion, pa pritur as akuz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos cenuar dinjitetin e shtetit. Sot ai \u00ebsht\u00eb President i K\u00ebshillit Europian.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Edi Rama nuk e shkarkon zv\/kryeministren e tij t\u00eb pandehur p\u00ebr korrupsion, por del si avokat i Belinda Ballukut dhe sulmon gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt duke e shpallur veten mbi ligjin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb sot b\u00ebri Edi Rama n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb mesazhi i tij q\u00eb t\u00eb shpallet i pavarur, k\u00ebshtu tha; \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje brutale e gjyq\u00ebsorit, n\u00eb pushtetin ekzekutiv, pra Edi Rama mendon se pushteti ekzekutiv \u00ebsht\u00eb i pavarur nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar t\u00eb drejtuar nga Edi Rama.<br \/>\nVendimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos shkarkuar Belinda Ballukun \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi q\u00eb shqiptar\u00ebt po i paguajn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kryeministri q\u00eb prej dat\u00ebs 31 Tetor nuk e ka m\u00eb veten n\u00eb dor\u00eb. Sot Edi Rama konfirmoi me z\u00eb dhe me figur\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pupac i Belinda Ballukut. E pandehur nga SPAK, deri tani p\u00ebr dy tendera, q\u00eb s\u00eb bashku shkojn\u00eb n\u00eb 210 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo, po! Nuk ka b\u00ebr\u00eb vaki askund n\u00eb Europ\u00eb!<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb Europ\u00eb qeverit\u00eb zgjidhen p\u00ebr t\u00eb qeverisur dhe p\u00ebr tu sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve nga vota e lir\u00eb jo nga parat\u00eb e korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe karteleve t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj t\u00eb dashur shqiptar\u00eb, ju takon ju, na takon ne, t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihemi ndaj k\u00ebtij sistemi t\u00eb korruptuar q\u00eb ka nd\u00ebrtuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve Edi Rama dhe ftesa ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi gjith\u00eb bashk\u00eb n\u00eb Foltoren e dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb ora 18:00 p\u00ebrpara kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos u shpreh se zgjedhjet ishin t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. A keni nj\u00eb koment?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara se ti p\u00ebrgjigjem deklarat\u00ebs s\u00eb komisioneres Kos, n\u00eb raport me zgjedhjet e 11 majit, dua ti p\u00ebrgjigjem n\u00eb fakt nj\u00eb mesazhi q\u00eb ajo dha p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb jam sot n\u00eb konferenc\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb e sfidoj komisioneren e zgjerimit dhe \u00e7do zyrtar t\u00eb Brukselit t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm si ky, t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb 3 muaj p\u00ebrpara se t\u00eb shpallej gara p\u00ebr nj\u00eb projekt rreth 200 mln euro, shkon kryeministri dhe zv\/kryeministrit, takojn\u00eb kompanin\u00eb private, b\u00ebjn\u00eb pazaret se si do t\u00eb ndajn\u00eb p\u00ebrfitimet nga ky projekt dhe 3 muaj m\u00eb von\u00eb, hapin gar\u00ebn dhe ja japin kompanis\u00eb q\u00eb kan\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse zonja Kos dhe \u00e7do zyrtar tjet\u00ebr i BE-s\u00eb na gjejn\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm si ky, po, do t\u00eb pranonim q\u00eb edhe n\u00eb Europ\u00eb ka raste t\u00eb tilla. Por dua t\u00eb siguroj qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se n\u00eb Europ\u00eb nuk ka asnj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb sepse qeverit\u00eb europiane udh\u00ebhiqen nga parimet dhe vlerat e v\u00ebrteta Europiane, nuk udh\u00ebhiqen nga parime dhe standarde afrikane. Dhe \u00e7do shqiptar pret nga Komisionerja e Zgjerimit q\u00eb n\u00eb deklaratat e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb raportet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb vlerat Europiane, standardet Europiane dhe jo t\u00eb justifikoj\u00eb korrupsionin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i takon deklarat\u00ebs se, zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, padyshim q\u00eb e ndoqa k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb dhe dua t\u00eb jem fare i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, edhe p\u00ebr faktin se ky pohim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre q\u00eb t\u00eb skandalizon, t\u00eb shokon. K\u00ebt\u00eb pohim nuk do kishte guxim ta thoshte edhe vet\u00eb Edi Rama. Madje nuk ka guxuar t\u00eb thot\u00eb. Nga kjo deklrat\u00eb do t\u00eb turp\u00ebrohej edhe vet\u00eb Edi Rama. Sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb turp\u00ebron k\u00ebdo q\u00eb guxon ta thot\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja e Zgjerimit mendoj se ka detyrimin t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ka detyrimin t\u00eb njoh autoritetin e v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR, q\u00eb nuk e thon\u00eb n\u00eb asnj\u00eb g\u00ebrm\u00eb t\u00eb Raportit Final at\u00eb q\u00eb zonja Kos thot\u00eb. E sfidoj ta gjej ku e thot\u00eb at\u00eb konkluzion OSBE-ODIHR. P\u00ebrkundrazi, thon\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht dicka tjet\u00ebr. Thon\u00eb se zgjedhjet nuk garantuar barazin\u00eb e pal\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje. Thon\u00eb se qytetar\u00ebt dhe administrata Publike u intimiduan. Thot\u00eb q\u00eb u zhduk vija ndar\u00ebse midis shtetit dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet. Pra e p\u00ebrkthyer n\u00eb respektimin e standardeve, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb zgjehdjet nuk ishin as t\u00eb lira dhe as t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb presin nga zyrtar\u00ebt e Brukselit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb standardeve dhe vlerave europiane. P\u00ebr fat t\u00eb keq zonja Kos me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim u b\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e nj\u00eb qeverie t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb lidhur me kartelet e drog\u00ebs. T\u00eb deformosh realitetin, t\u00eb mohosh at\u00eb q\u00eb OSBE-ODIHR e ka th\u00ebn\u00eb e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb konkluzion t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb kan\u00eb del\u00eb vet\u00eb europarlamentar\u00ebt q\u00eb ishin v\u00ebzhgues t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebnkupton jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ke asnj\u00eb respekt p\u00ebr veten, por mbi t\u00eb gjitha nuk ke asnj\u00eb fije respekti p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ndjej keqardhje q\u00eb zonja Kos u b\u00eb sot z\u00ebdhn\u00ebse e nj\u00eb qeverie t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb lidhur me kartelet e drog\u00ebs. Se cfar\u00eb e detyron q\u00eb t\u00eb dal jasht\u00eb rolit t\u00eb saj, jasht\u00eb vlerave dhe parimeve europiane, duhet t\u00eb pyesni zonj\u00ebn Kos. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar me deklarata t\u00eb tilla t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb deformim t\u00eb realitetit q\u00eb kalon vendi. Shqiptar\u00ebt e mbajn\u00eb mend zonj\u00ebn Vlahutin q\u00eb nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria kanabizohej, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb agjencit\u00eb ligjzbatuese europiane flisnin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb ri n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb po fuqizonte krimin e organizuar, zonja Vlahutin e shpallte Saimir Tahirin kampion t\u00eb luft\u00ebs ndaj drog\u00ebs, shpallte se ishin shkat\u00ebrruar 99.9% t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb mbjedha me kanabis. Realitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn shqiptar\u00ebt e pan\u00eb kur Saimir Tahiri u d\u00ebnua me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb pik\u00ebrisht se kishte lejuar fenomenin e kanabizimit t\u00eb vednit.<\/p>\n<p>Personalisht un\u00eb e di cfar\u00eb e detyron zonj\u00ebn Kos q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebnse t\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebs. Por ju sigurojm\u00eb se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjithcka q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta m\u00ebsojn\u00eb edhe shqiptar\u00ebt, pore dhe europian\u00ebt shum\u00eb shpejt. Por p\u00ebr sot po ndalem k\u00ebtu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, gjat\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp dit\u00ebn e sotme, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sfidon drejt\u00ebsin\u00eb duke mos shkarkuar z\u00ebvend\u00ebskryeministren dhe ministren Belinda Balluku, e cila \u00ebsht\u00eb pezulluar nga gjykata dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr shkelje n\u00eb tendera publik\u00eb. Bardhi pretendon se Rama dhe Balluku &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129111,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129110","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129110"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129110\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129112,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129110\/revisions\/129112"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129111"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}