{"id":129122,"date":"2025-11-21T17:44:45","date_gmt":"2025-11-21T17:44:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129122"},"modified":"2025-11-21T21:17:19","modified_gmt":"2025-11-21T21:17:19","slug":"birn-pezullimi-i-ballukut-me-vendim-gjykate-nuk-eshte-as-antiligjor-dhe-as-unik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/21\/birn-pezullimi-i-ballukut-me-vendim-gjykate-nuk-eshte-as-antiligjor-dhe-as-unik\/","title":{"rendered":"BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk \u00ebsht\u00eb as antiligjor dhe as unik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jurist\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs rr\u00ebzojn\u00eb pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar funksionet e zv.kryeministres Balluku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt antiligjor dhe unikal n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsojn\u00eb me pasoja p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs sfidimin e vendimit nga ana e mazhoranc\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Blerina Gjoka<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama deklaroi t\u00eb premten se ka vendosur t\u00eb apeloj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur at\u00eb nj\u00eb \u2018akt brutal nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Pushtetit Ekzekutiv\u201d.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar vendosi t\u00eb pezulloj\u00eb nga detyra Ballukun mbi t\u00eb cil\u00ebn r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy raste, nd\u00ebrsa hetimet mbi t\u00eb vijojn\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi e detyron at\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e zv.kryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, nd\u00ebrsa titujt e detyrave q\u00eb mban i hiqen vet\u00ebm me shkarkim nga kryeministri ose me dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Po ndryshe nga \u00e7\u2019pritej Rama ka vendosur ta sfidoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs duke e apeluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, q\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn tregon nj\u00eb \u201crefleks antidemokratik\u201d dhe t\u00eb q\u00ebnit bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb aferat p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet Balluku.<\/p>\n<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, tha n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat t\u00eb premten se \u201cdrejt\u00ebsia po sfidohet hapur\u201d dhe sh\u00ebnon nj\u00eb hap pas t\u00eb vendit me demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve, kryeministri i vendit zyrtarisht \u00ebsht\u00eb avokat i nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr abuzime me tenderat publik\u00eb\u201d, tha Bardhi nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vendimi i mazhoranc\u00ebs socialiste p\u00ebr t\u2019a \u00e7uar n\u00eb Kushtetuese pezullimin e Ballukut nuk pritet t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, i cili sipas jurist\u00ebve, \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb praktikat ekzistuese dhe ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr juristin Jordan Daci ankimimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb juridike dhe vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb i duhet \u2018nj\u00eb test kushtetues\u201d, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent i zbatimit t\u00eb neneve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale n\u00eb nivel zyrtar\u00ebsh qeveritare. Por ai i tha BIRN-it se \u201cme praktikat ekzistuese kushtetuese ky vendim e kalon testin\u201d.<\/p>\n<p>Ai e lidh besimin e tij me rastin e kryetari t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha, i cili ankimoi si antikushtetues mas\u00ebn e siguris\u00eb, \u201cDetyrim paraqitje\u201d, nga Prokuroria e Posa\u00e7me si kufizim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb deputetit, por Gjykata Kushtetuese i dha t\u00eb drejt\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimin e precedentit nga ana e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Daci e lidh me nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se Gjykata e ka konsideruar t\u00eb lejuar vendosjen e masave kufizuese edhe ndaj deputet\u00ebve, nuk ka m\u00eb baz\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb pretenduar nj\u00eb standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbrojtjeje p\u00ebr ministrat ose p\u00ebr kryeministrin\u201d- analizon Daci, i cili pranon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb ka nj\u00eb problem t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve dhe ekuilibrit kushtetues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa avokati Gentian Serjani e sheh vendimin GJKKO-s\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb bazuar n\u00eb nenin 135 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nenet 233 dhe 242 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>\u201cDuke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb, n\u00ebse z. Rama kund\u00ebrshton zbatimin e k\u00ebtij vendimi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, lind pyetja: n\u00eb rast se GJKKO do t\u00eb kishte caktuar nj\u00eb mas\u00eb shtr\u00ebnguese m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb arresti me burg, a do ta kishte kund\u00ebrshtuar s\u00ebrish z. Rama zbatimin e vendimit duke penguar arrestimin,\u201d pyet Serjani n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket interpretimit t\u00eb neneve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs penale, ku thuhet se kjo mas\u00eb nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral, Serjani argumenton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori futen deputet\u00ebt dhe t\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb; kryetar\u00ebt e bashkive dhe k\u00ebshillat bashkiak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e znj. Balluku, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb person t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt sipas ligjit elektoral p\u00ebr funksionet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb masa e pezullimit. Vendimi i GJKKO-s\u00eb lidhet me ushtrimin e detyrave t\u00eb saj si zv\/ministre dhe minist\u00ebr, detyra q\u00eb burojn\u00eb nga em\u00ebrimi i Kryeministrit, jo nga vota e qytetar\u00ebve\u201d, thot\u00eb ai duke shtuar se \u201cprandaj, kjo norm\u00eb nuk mund t\u00eb interpretohet si mbrojtje p\u00ebr funksionet e saj ekzekutive\u201d.<\/p>\n<p>Pretendimin e Kryeministrit se qeveria e tij ka mbetur pa z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr Serjani e konsideron t\u00eb pabazuar, sepse sipas tij, \u201cpozicionet ministrore nuk jan\u00eb funksione t\u00eb lidhura me nj\u00eb individ t\u00eb pandash\u00ebm, por me k\u00ebdo q\u00eb Kryeministri vendos t\u00eb em\u00ebroj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Kryeministri thjesht duhej t\u00eb caktonte nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim, duke respektuar vendimin e drejt\u00ebsis\u00eb, asaj drejt\u00ebsie t\u00eb re t\u00eb cil\u00ebn z.Rama e ka vler\u00ebsuar shpesh si arritje t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama pretendoi se pezullimi i nj\u00eb an\u00ebtari qeverie nga drejt\u00ebsia ishte \u201cnj\u00eb rast unikal n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs\u2026\u201d, por ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs thon\u00eb se ky pretendim nuk q\u00ebndron dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja ai bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit p\u00ebr Studimeve Politike, solli n\u00eb v\u00ebmendje disa raste t\u00eb ngjashme n\u00eb bot\u00eb ku jan\u00eb pezulluar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb me vendime gjykate, nd\u00ebrsa i kujton kryeministrit se standardi europian ku k\u00ebrkon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet Shqip\u00ebria parashikon detyrime etike, politike dhe institucionale ku zyrtar\u00ebt e akuzuar p\u00ebr korrupsion japin dor\u00ebheqje dhe m\u00eb pas p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPraktika, sipas t\u00eb cil\u00ebs dor\u00ebheqja refuzohet, p\u00ebrdoret qeveria e shteti kund\u00ebr prokurorit\/gjykat\u00ebsit dhe refuzohet zbatimi i vendimit gjyq\u00ebsor,\u00a0ka pasoja thelb\u00ebsore n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shtetit dhe demokracis\u00eb dhe n\u00eb aspektin kushtetues, mund ta \u00e7oj n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jo kushtetuese t\u00eb vet\u00eb organit vendimmarr\u00ebs, kryeministrit apo qeveris\u00eb\u201d, shkruan ai n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit, \u201ccilido q\u00eb e ka k\u00ebshilluar kryeministrin ndryshe, vet\u00ebm sa ka menduar me llogarin\u00eb afatshkurt\u00ebr t\u00eb forc\u00ebs \u201c83 mandate\u201d jo me logjik\u00ebn kushtetuese, pasoj\u00ebn afatgjat\u00eb dhe konceptin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Irena Beqiraj, ish-z\u00ebvend\u00ebsministre n\u00eb qeverin\u00eb Rama, dhe m\u00eb pas nj\u00eb kritike e k\u00ebsaj qeverisje komentoi deklaratat e kryeministrit duke folur p\u00ebr \u201ckultur\u00eb t\u00eb instrumentalizimit t\u00eb ligjit\u201d nga ana e mazhoranc\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unikal, sepse \u00ebsht\u00eb po ashtu rast unikal q\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr edhe nj\u00ebherazi zv\/Kryeminist\u00ebr merret i pandehur dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale edhe nuk dor\u00ebhiqet, apo shkarkohet\u201d, ironizoi ajo deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Serjani sjell n\u00eb v\u00ebmendje se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi u miratua pik\u00ebrisht me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb zyrtar t\u00eb papreksh\u00ebm dhe n\u00ebse duhet t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb besnik\u00eb frym\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj reforme duhet t\u00eb pranojm\u00eb edhe vendime t\u00eb tilla nga drejt\u00ebsia e re.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/11\/21\/pezullimi-i-ballukut-me-vendim-gjykate-nuk-eshte-as-antiligjor-dhe-as-unik\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/BIRN\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jurist\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs rr\u00ebzojn\u00eb pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar funksionet e zv.kryeministres Balluku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt antiligjor dhe unikal n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsojn\u00eb me pasoja p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs sfidimin e vendimit nga ana e mazhoranc\u00ebs. Nga Blerina Gjoka Kryeministri Edi Rama &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129123,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-129122","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129122"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129122\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129124,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129122\/revisions\/129124"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129123"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}