{"id":129173,"date":"2025-11-22T10:27:15","date_gmt":"2025-11-22T10:27:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129173"},"modified":"2025-11-22T10:27:15","modified_gmt":"2025-11-22T10:27:15","slug":"kontrastet-e-energjise-shteti-humb-privati-fiton-shqiperia-ngrohet-ne-diell","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/22\/kontrastet-e-energjise-shteti-humb-privati-fiton-shqiperia-ngrohet-ne-diell\/","title":{"rendered":"Kontrastet e energjis\u00eb\/ Shteti humb, privati fiton, Shqip\u00ebria \u201cngrohet\u201d n\u00eb diell"},"content":{"rendered":"<p>Energjia, mbi 90% e s\u00eb cil\u00ebs vjen nga hidro, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb sh\u00ebnon luhatje t\u00eb shumta. N\u00eb vitet me reshje, prodhuesit shohin dit\u00eb t\u00eb mira, nd\u00ebrsa e \u201cp\u00ebsojn\u00eb\u201d tregtuesit, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb importin. Luhatjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb p\u00ebr prodhuesit e m\u00ebdhenj, si shtet\u00ebror\u00eb, ashtu dhe privat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, sipas INSTAT, energjia elektrike n\u00eb dispozicion u rrit me 3.7%. Prodhimi neto vendas i energjis\u00eb elektrike, n\u00eb vitin 2024, arriti vler\u00ebn 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji t\u00eb prodhuar n\u00eb vitin 2023, duke sh\u00ebnuar r\u00ebnie t\u00eb prodhimit me 10,9%.<\/p>\n<p>Importi bruto i energjis\u00eb elektrike (energji n\u00eb marrje) arriti vler\u00ebn 2.669 GWh nga 1.922 GWh q\u00eb ishte nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu nj\u00eb rritje me 38,9%.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e prodhimit vendas ka ndikuar negativisht n\u00eb performanc\u00ebn e kompanive shtet\u00ebrore t\u00eb energjis\u00eb, nd\u00ebrsa rritja e importeve ka dh\u00ebn\u00eb efeket pozitiv p\u00ebr tregtuesit.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, hidrocentralet publike, n\u00eb vitin 2024, prodhuan 4.085 GWh nga 5.123 GWh n\u00eb vitin 2023 duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu r\u00ebnie me 20,3%. Hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 3.245 GWh nga 3.582 GWh nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb duke sh\u00ebnuar r\u00ebnie me 9,4%.<\/p>\n<p>Nga tre operator\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb energjis\u00eb, shp\u00ebrndar\u00ebsi i \u201cOSHEE Group\u201d, prodhuesi KESH dhe transmetuesi OST, vet\u00ebm KESH kishte rezultat financiar negativ n\u00eb 2024-n.<\/p>\n<p><strong>\u201cOSHEE Group\u201d<\/strong>\u00a0raportoi t\u00eb ardhura prej 74 miliard\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa fitimet u rrit\u00ebn me 60%, n\u00eb 7.3 miliard\u00eb lek\u00eb, duke hyr\u00eb nd\u00ebr 10 m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr fitimet.<\/p>\n<p><strong>\u201cOperatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit\u201d (OST)<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani shtet\u00ebrore e energjis\u00eb n\u00eb list\u00ebn e fitimeve. T\u00eb ardhurat ishin t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb gati 11 miliard\u00eb lek\u00eb dhe fitimet ran\u00eb me 70% n\u00eb 1.8 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve zyrtare t\u00eb kompanis\u00eb, n\u00eb vitin 2024, n\u00eb sistemin e transmetimit, hyrja e energjis\u00eb sh\u00ebnoi 9.9 TWh, ku energjia e transmetuar ishte 9.7 TWh, nd\u00ebrsa humbjet ishin 0.2 TWh.<\/p>\n<p>Shumica e k\u00ebsaj energjie ka ardhur si efekt i prodhimit nga burimet hidrike, q\u00eb jan\u00eb edhe segmenti dominues n\u00eb vend, por pesha e fotovoltaik\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur gjithashtu nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201cRreth 88% e energjis\u00eb s\u00eb injektuar n\u00eb sistemin e transmetimit nga prodhimi i brendsh\u00ebm ka qen\u00eb nga burimet hidrike dhe 5% nga burimet fotovoltaike, nd\u00ebrkoh\u00eb, 7% nga burime n\u00eb rrjetin shp\u00ebrndar\u00ebs, ku prodhimi total n\u00eb sistemin e transmetimit rezulton 7.2 TWh.<\/p>\n<p>Ngarkesa n\u00eb sistemin e transmetimit ka qen\u00eb 7.6 TWh, prej t\u00eb cilave 96% jan\u00eb mbuluar nga prodhimi i brendsh\u00ebm dhe 4% import, p\u00ebrmes linjave t\u00eb interkonjeksionit\u201d, \u2013 vler\u00ebsohet nga t\u00eb dh\u00ebnat e OST.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dinamik\u00eb e till\u00eb n\u00eb sektor ka sh\u00ebnuar rezultat pozitiv p\u00ebr kompanin\u00eb n\u00eb bilancin e saj financiar.<\/p>\n<p>Konkretisht, OST regjistroi nj\u00eb fitim neto n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.76 miliard\u00eb lek\u00eb. T\u00eb ardhurat totale nga veprimtaria e shfryt\u00ebzimit p\u00ebr vitin 2024 n\u00eb bilancin e shoq\u00ebris\u00eb kan\u00eb rezultuar 9.55 miliard\u00eb lek\u00eb, ku rreth 67% e tyre e z\u00ebn\u00eb t\u00eb ardhurat nga transmetimi i energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Sipas kompanis\u00eb, shpenzimet totale nga veprimtaria e shfryt\u00ebzimit p\u00ebr vitin 2024 kan\u00eb qen\u00eb 7.65 miliard\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat rreth 33% lidhen me kostot e transmetimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cKorporata Elektroenergjetike Shqiptare\u201d (Sh.a KESH)<\/strong>\u00a0kishte t\u00eb ardhura prej 27 miliard\u00eb lek\u00ebsh, me tkurrje prej 36%. Prodhuesi shtet\u00ebror i energjis\u00eb ka deklaruar humbje prej 380 milion\u00eb lek\u00ebsh, nga fitimet prej 13.4 miliard\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbuluar Detyrimin e Sh\u00ebrbimit Publik prej 5.6 TWh, u arrit q\u00eb 73% e energjis\u00eb t\u00eb sigurohej nga prodhimi i brendsh\u00ebm, 12% nga energjia e depozituar nga Prodhuesit Privat\u00eb t\u00eb Energjis\u00eb (PPE) dhe 15% nga importet.<\/p>\n<p>Konkretisht, gjat\u00eb vitit 2024, u importuan 828 GWh, me kosto totale prej 105.6 milion\u00eb eurosh dhe \u00e7mim mesatar t\u00eb favorsh\u00ebm prej 127.5 \u20ac\/MWh. Evidentohet q\u00eb Korporata ka optimizuar me kujdes skenar\u00ebt e administrimit t\u00eb kostove t\u00eb importit kombinuar me shfryt\u00ebzimin e kaskad\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb eficiente, duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tregtuesit e energjis\u00eb rrisin fitimet, tregu po p\u00ebrqendrohet n\u00eb pak duar<\/strong><\/p>\n<p>Vitet e fundit, tregtimi i energjis\u00eb po joshte bizneset, pasi n\u00ebse ke njohurit\u00eb e duhura dhe kapital mund t\u00eb rritesh shum\u00eb shpejt, teksa numri i punonj\u00ebsve q\u00eb k\u00ebrkohen \u00ebsht\u00eb minimal (shoq\u00ebrit\u00eb kan\u00eb maksimumi 4 apo 5 punonj\u00ebs).<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes i paq\u00ebndruesh\u00ebm, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb nevojave t\u00eb operator\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb energji nga importi, modeli i thjesht\u00eb dhe pa nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb investime (p\u00ebrve\u00e7 garancis\u00eb bankare), nxiti hyrje t\u00eb reja, q\u00eb i dhan\u00eb frytet e tyre sidomos n\u00eb 2022, kur p\u00ebr tregtuesit ishte nj\u00eb vit i art\u00eb, me rritje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb ardhurash e fitimesh.<\/p>\n<p>Fitimet ran\u00eb n\u00eb vitin 2023, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb t\u00eb mir\u00eb hidrik, q\u00eb uli nevoj\u00ebn e importeve dhe u rrit\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb 2024, kur pesha e importeve t\u00eb energjis\u00eb arriti n\u00eb 32.7%, nga 24.4% n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb total, bashk\u00eb me Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar, importet e energjis\u00eb n\u00eb vitin 2024 ishin rreth 100 milion\u00eb euro, nga 70 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2023, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), dhe mbi 500 milion\u00eb euro q\u00eb u shpenzuan n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Dy vitet e fundit po konstatohet p\u00ebrqendrimi i tregut n\u00eb pak operator\u00eb. N\u00eb list\u00ebn e fitimeve nga ky segment jan\u00eb 3 kompani nga 6 disa vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cNoa Energy Trade\u201d<\/strong>\u00a0renditet p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi si m\u00eb e madhja n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment. N\u00eb vitin 2024, kompania raportoi nj\u00eb qarkullim vjetor prej 26.2 miliard\u00eb lek\u00ebsh, me zgjerim 36.4% me baz\u00eb vjetore. Edhe fitimet pothuajse u kat\u00ebrfishuan n\u00eb gati 2 miliard\u00eb lek\u00eb. Norma ishte 7.5%.<\/p>\n<p><strong>\u201cEner Trade\u201d,\u00a0<\/strong>pjes\u00eb e grupit \u201cGjonaj\u201d<strong>,<\/strong>\u00a0n\u00eb vitin 2024 ka kaluar n\u00eb tregtuesin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb vend, nd\u00ebrsa vitin e kaluar ishte i pari.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat ishin 11.5 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje prej 10% n\u00eb krahasim me vitin 2023, pas tkurrjes s\u00eb fort\u00eb prej 76% vitin e m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb u ndikua nga ulja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb. Fitimet pothuajse u dyfishuan, n\u00eb 421 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<strong>GSA\u201d<\/strong>\u00a0ishte operatori i tret\u00eb m\u00eb i madh i tregtimit t\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb vitin 2024, kompania gjeneroi 7 miliard\u00eb lek\u00eb nga tregtimi i energjis\u00eb, nga 8.3 miliard\u00eb vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, shoq\u00ebria kishte t\u00eb ardhura totale prej 19.1 miliard\u00eb lek\u00ebsh nga tregtimi i energjis\u00eb dhe i ferrokromit, ku 54% vinin nga tregtimi i energjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, t\u00eb ardhurat totale t\u00eb GSA-s\u00eb ran\u00eb n\u00eb 8.7 miliard\u00eb lek\u00eb, si rrjedhoj\u00eb e ndarjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb ferrokromit, n\u00eb kompanin\u00eb tjet\u00ebr \u201cGSA Ferrokrom\u201d. N\u00eb linj\u00eb me ndarjen e aktivitetit, fitimet u reduktuan n\u00eb 303 milion\u00eb lek\u00eb, nga 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u201cAyen Energy Trading\u201d<\/strong>\u00a0hyri s\u00ebrish n\u00eb list\u00ebn e \u201cMonitor 200\u201d, pas rritjes me 129% t\u00eb t\u00eb ardhurave, n\u00eb 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb, por mbetet jasht\u00eb asaj t\u00eb fitimeve q\u00eb gjithsesi rezultuan n\u00eb 120 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, pas humbjeve me 36 milion\u00eb lek\u00eb vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>HEC-et e vogla, norma fitimi mbi 50%<\/strong><\/p>\n<p>Investimet e kryera n\u00eb nd\u00ebrtimin e hidrocentraleve private si t\u00eb m\u00ebdha, apo t\u00eb vogla, po japin kthime t\u00eb k\u00ebnaqshme. Historikisht, hidrocentralet e vogla jan\u00eb renditur n\u00eb list\u00ebn e m\u00eb fitimprur\u00ebsve t\u00eb \u201cMonitor 200\u201d.<\/p>\n<p>Nga viti 2022 hyn\u00eb n\u00eb list\u00eb dhe HEC-et e m\u00ebdha si \u201cDevolli Hydropower\u201d, apo \u201cAshta\u201d, pasi kan\u00eb mbaruar investimet dhe po kryejn\u00eb aktivitet t\u00eb plot\u00eb, por aktiviteti i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i luhatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb normave t\u00eb larta t\u00eb amortizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrast, t\u00eb vegjlit kan\u00eb aktivitet m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duke u p\u00ebrshtatur m\u00eb leht\u00ebsisht ndaj kapri\u00e7iove t\u00eb motit. Edhe normat e fitimit t\u00eb tyre jan\u00eb t\u00eb larta, duke arritur dhe n\u00eb 50-60%.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, pesha e energjis\u00eb s\u00eb prodhuar nga hidrocentralet private dhe koncesionare u rrit me 3 pik\u00eb p\u00ebrqindje n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke arritur n\u00eb 44%, p\u00ebr shkak t\u00eb shtimit m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb prodhimit nga hidrocentralet publike.<\/p>\n<p>Sipas Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb (ERE), kapaciteti total prodhues i energjis\u00eb elektrike i instaluar n\u00eb vendin ton\u00eb deri m\u00eb 31 Dhjetor 2024 \u00ebsht\u00eb rreth 3,213 MW.<\/p>\n<p>Ky kapacitet ka pasur nj\u00eb nivel rritjeje krahasuar me vitin 2023 prej rreth 537 MW. Rritja e kapacitetit t\u00eb instaluar gjat\u00eb vitit vjen kryesisht si rezultat i shtimit t\u00eb burimeve t\u00eb rinovueshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike fotovoltaike.<\/p>\n<p>Kapaciteti prodhues i energjis\u00eb elektrike i kompanis\u00eb publike KESH sh.a. \u00ebsht\u00eb 1,563 MW dhe p\u00ebrb\u00ebn rreth 48.6% t\u00eb kapacitetit t\u00eb instaluar n\u00eb vendin ton\u00eb, nga 56% n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2024, prodhuesit e tjer\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike kan\u00eb tejkaluar shtetin dhe kan\u00eb kapacitet prej 1,650 MW dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 51.4% t\u00eb k\u00ebtij kapaciteti.<\/p>\n<p>Prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb vitin 2024 ishin KESH me 4.4 milion\u00eb MWH (me r\u00ebnie 15%), i ndjekur nga \u201cDevolli Hydropower\u201d me 450 mij\u00eb MWH (-6.4%), \u201cKurum International\u201d (362 mij\u00eb), \u201cEnergji Ashta\u201d (243 mij\u00eb) dhe \u201cAyen As Energji\u201d (342 mij\u00eb).<\/p>\n<p>Hidrocentralet e vogla private me koncesion vazhdojn\u00eb t\u00eb shfaqin norma t\u00eb larta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme fitimi. Sipas operator\u00ebve t\u00eb tregut, ky sektor mbetet nd\u00ebr m\u00eb fitimprur\u00ebsit n\u00eb energjin\u00eb shqiptare, pasi me p\u00ebrfundimin e investimit fillestar, kostot operative dhe t\u00eb mir\u00ebmbajtjes jan\u00eb minimale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 operator\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, edhe kompanit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e prodhimit po raportojn\u00eb fitime, duke p\u00ebrfituar nga kontratat e q\u00ebndrueshme dhe \u00e7mimet konkurruese n\u00eb tregun rajonal t\u00eb energjis\u00eb, ndon\u00ebse 2024-a ka sh\u00ebnuar luhatje t\u00eb forta dhe nuk ishte aq i mbar\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cDevoll Hydro<\/strong><strong>powe<\/strong><strong>r\u201d<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb prodhuesi privat m\u00eb i madh i energjis\u00eb n\u00eb vend n\u00ebp\u00ebrmjet dy hidrocentraleve, HEC-i i Banj\u00ebs (kapacitet i instaluar i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme 72 MW) dhe HEC-i i Moglic\u00ebs (kapacitet i instaluar i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme 197 MW).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, t\u00eb ardhurat e tij bruto ran\u00eb me 34%, n\u00eb 10.9 miliard\u00eb lek\u00eb (6.8 miliard\u00eb lek\u00eb nga aktiviteti kryesor i shitjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe rreth 4.1 miliard\u00eb lek\u00eb ishin fitime nga aktivitetet e tregut, neto, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhurat nga aktivitetet e tregtis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb dhe aktivitetet fillestare t\u00eb cilat jan\u00eb materializuar n\u00eb dat\u00ebn e marr\u00ebveshjes me klientin).<\/p>\n<p>Kompania raportoi humbje prej 16 miliard\u00eb lek\u00ebsh, pas fitimeve prej 6 miliard\u00eb lek\u00ebsh vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb bilanc, humbja erdhi nga z\u00ebri \u201cHumbje nga zhvler\u00ebsimi i aktiveve afatgjata materiale\u201d prej 19 miliard\u00eb eurosh. N\u00ebse do t\u00eb heqim k\u00ebt\u00eb z\u00eb, kompania do t\u00eb dilte me fitim 3 miliard\u00eb lek\u00eb para taksave, sa gjysma e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb aktivitetit, n\u00eb vitin 2024, t\u00eb ardhurat bruto t\u00eb DHP-s\u00eb u tkurr\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb dhe prodhimit t\u00eb ulur p\u00ebr shkak t\u00eb hidrologjis\u00eb s\u00eb pafavorshme.<\/p>\n<p>Prodhimi total i energjis\u00eb elektrike gjat\u00eb vitit 2024 ishte 449 681 MWh, reduktim prej m\u00eb shum\u00eb se 30% krahasuar me vitin 2021, q\u00eb ishte viti i fundit me hidrologji relativisht normale, p\u00ebr shkak t\u00eb hidrologjis\u00eb s\u00eb pafavorshme.<\/p>\n<p>Rigela Gegprifti, Drejtore e P\u00ebrgjithshme e \u201cStatkraft\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pohon se gjat\u00eb vitit 2024, hidrologjia n\u00eb uj\u00ebmbledh\u00ebsin e lumit Devoll ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb e pafavorshme, me reduktim t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb prurjeve n\u00eb rezervuar\u00eb, krahasuar me prurjet historike, ngjash\u00ebm me vitet e fundit.<\/p>\n<p>Kjo ka sjell\u00eb ulje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb prodhuar t\u00eb energjis\u00eb. Ajo shton se luhatja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike mbetet nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb tregut.<\/p>\n<p><strong>\u201cKurum International\u201d<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb prodhuesi i dyt\u00eb m\u00eb i madh privat i energjis\u00eb, pas Devollit, por t\u00eb ardhurat e tij raportohen s\u00eb bashku me aktivitetin e prodhimit t\u00eb \u00e7elikut. Sipas ERE, n\u00eb 2024-n prodhoi 362 mij\u00eb MWH, me tkurrje t\u00eb leht\u00eb prej 1.4%.<\/p>\n<p><strong>\u201cEnergjia Ashta\u201d,<\/strong>\u00a0me fuqi t\u00eb instaluar 48.2 MW, kishte qarkullim vjetor prej 1.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh, me r\u00ebnie 21%, n\u00eb 2024-n. Gjat\u00eb vitit 2024, prodhimi total ishte 243,982 MWh, sipas raportit vjetor, me tkurrje 15% (sipas ERE). Fitimet ran\u00eb me 47%, n\u00eb 891 milion\u00eb lek\u00eb. Norma e fitimit ishte 50%.<\/p>\n<p>Kapaciteti i kombinuar i t\u00eb dy hidrocentraleve (Ashta 1 dhe Ashta 2) \u00ebsht\u00eb 53 megavat (MW); 242 milion\u00eb kilovat or\u00eb prodhohen n\u00eb vit.<\/p>\n<p><strong>\u201cAyen as Energy\u201d<\/strong>\u00a0raportoi t\u00eb ardhura 3.4 miliard\u00eb lek\u00eb, me r\u00ebnie 9.2% n\u00eb raport me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm. Fitimet u rrit\u00ebn me 11%, n\u00eb 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb norm\u00eb prej 41%.<\/p>\n<p>Kompania turke po zbaton kontrat\u00ebn e vitit 2011 p\u00ebr projektimin, nd\u00ebrtimin, v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb, administrimin, mir\u00ebmbajtjen e hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangut, me kapacitet t\u00eb kombinuar prej 109.7 MW.<\/p>\n<p>\u201cAyen as Energy\u201d nd\u00ebrtoi dhe vuri n\u00eb pun\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017 HEC-in e Fangut, me kapacitet 74,6 MW. HEC-i i Fangut, p\u00ebr nga kapaciteti i prodhimit, renditet i pesti pas HEC-eve t\u00eb Fierz\u00ebs, t\u00eb Komanit dhe t\u00eb t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi shtet\u00ebrore dhe Moglic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb HEC-i i dyt\u00eb n\u00eb vend, i nd\u00ebrtuar nga kompania turke \u201cAyen\u201d pas atij t\u00eb Peshqeshit, me kapacitet 23 MW, i cili nisi prodhimin pak vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb aktivitetit, n\u00eb vitin 2024, \u201cAyen as Energy\u201d prodhoi energji totale prej 342 mij\u00eb MWh, me r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb prej 3% nga viti i m\u00ebparsh\u00ebm. Nuk raportohen investime t\u00eb reja n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p><strong>\u201cEuron Energy\u201d,<\/strong>\u00a0q\u00eb shfryt\u00ebzon me koncesion dy HEC-e, HEC Bele 1, me fuqi 5 MW, dhe HEC Topojan 2, me fuqi 5,8 MW, gjeneroi t\u00eb ardhura 555 milion\u00eb lek\u00eb dhe fitime 373 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb norm\u00eb prej 67%.<\/p>\n<p><strong>\u201cDiteko\u201d,<\/strong>\u00a0q\u00eb ka me koncesion HEC Gjoric\u00eb, me fuqi 4.18 MW, raportoi t\u00eb ardhura prej 1.2 miliard\u00eb lek\u00ebsh dhe fitime 586 milion\u00eb lek\u00eb, me norm\u00eb 49%.<\/p>\n<p><strong>\u201cAlb-Energy\u201d<\/strong>\u00a0ka gjeneruar nga aktiviteti i saj 575 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura, nga shitja e energjis\u00eb elektrike nga HEC Bele 1 dhe Topojan 2, n\u00eb Kuk\u00ebs, dhe fitime prej 407 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Norma e fitimit ishte 70% n\u00eb vitin 2024. Kompania \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cAlb-Building\u201d, nj\u00eb prej sip\u00ebrmarrjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>\u201cSeka Hydropower\u201d,<\/strong>\u00a0q\u00eb zot\u00ebron koncesionin e centralit hidrolektrik \u201cSeke\u201d dhe \u201cZais\u201d raporti t\u00eb ardhura prej 682 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe fitime prej 307 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb norm\u00eb prej 45%.<\/p>\n<p><strong>\u201cGJO-SPA POWER\u201d,<\/strong>\u00a0q\u00eb shfryt\u00ebzon me koncesion HEC Llapaj, me fuqi 13,62 MW, kishte t\u00eb ardhura prej 400 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe fitime 229 milion\u00eb lek\u00eb, me norm\u00eb fitimi 57%.<\/p>\n<p><strong>\u201cErdat Lura\u201d<\/strong>\u00a0q\u00eb ka nd\u00ebrtuar me koncesion dhe q\u00eb menaxhon hidrocentralet Lura 1, 2 dhe 3, deklaroi n\u00eb vitin 2024 t\u00eb ardhura prej 410 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe fitim 221 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb norm\u00eb prej 54%.<\/p>\n<p><strong>\u201cDragobia Energy\u201d,<\/strong>\u00a0n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cGener 2\u201d, q\u00eb ka nd\u00ebrtuar HEC-in mbi lumin Valbon\u00eb, n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb aktivitetit, raportoi 716 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura. Megjithat\u00eb, fitimet ran\u00eb ndjesh\u00ebm me 64%, n\u00eb 95 milion\u00eb lek\u00eb, duke dal\u00eb nga lista e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve sipas fitimeve.<\/p>\n<p><strong>Dielli po ngroh prodhuesit, me norma fitimi deri n\u00eb 50%<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, energjia diellore ka t\u00ebrhequr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb interes dhe investime, duke dh\u00ebn\u00eb tashm\u00eb rezultatet e para t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2024, ajo arriti t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e prodhimit komb\u00ebtar t\u00eb energjis\u00eb elektrike, duke z\u00ebn\u00eb 6,5% t\u00eb totalit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT.<\/p>\n<p>Prodhimi arriti n\u00eb gati 500 GWh, nga vet\u00ebm 90 GWh nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rritje m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebfish.<\/p>\n<p>Enti Rregullator i Energjis\u00eb (ERE) thekson n\u00eb raportin vjetor se gjat\u00eb vitit 2024, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ka filluar ta z\u00ebr\u00eb edhe prodhimi nga impiantet fotovoltaike.<\/p>\n<p>Rritja e kapacitetit gjenerues nga k\u00ebto impiante kontribuon n\u00eb diversifikimin e burimeve t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb vendin ton\u00eb. Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike p\u00ebr vitin 2024 arrin n\u00eb 449 MW, nd\u00ebrsa prodhimi i realizuar prej tyre \u00ebsht\u00eb 489.4 GWh.<\/p>\n<p>Sipas ERE-s, nga 26 impiante, q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb prodhim, me nj\u00eb kapacitet t\u00eb instaluar prej 269.95 MW gjat\u00eb vitit 2024, 95% e tij ishte nga energjia diellore dhe pjesa tjet\u00ebr, nga uji.<\/p>\n<p>Nxitja e k\u00ebtij sektori filloi n\u00eb vitin 2017 me miratimin e kuadrit t\u00eb par\u00eb ligjor p\u00ebr burimet e rinovueshme, por zhvillimi mori hov t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gjat\u00eb kriz\u00ebs energjetike t\u00eb viteve 2021 \u2013 2022.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, Enti Rregullator i Energjis\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb 65 licenca p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb fotovoltaike, duke nisur nga projekti i par\u00eb i zbatuar disa vite m\u00eb par\u00eb nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e projekteve t\u00eb realizuara jan\u00eb impiante t\u00eb vogla, me kapacitet deri n\u00eb 2 MW, nd\u00ebrsa m\u00eb i madhi \u00ebsht\u00eb ai i Karavastas\u00eb, i nd\u00ebrtuar nga kompania \u201cVoltalia\u201d, e cila fitoi ankandin e qeveris\u00eb dhe nisi prodhimin n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tij, disa projekte private t\u00eb orientuara drejt tregut t\u00eb lir\u00eb po zhvillohen n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e nismave mbetet ende n\u00eb proces miratimi institucional, pa nisur zbatimin n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, deri n\u00eb fund t\u00eb korrikut, ERE ka licencuar 13 subjekte t\u00eb reja (nj\u00eb prej tyre me kusht), me kapacitet total prej 125 MW.<\/p>\n<p>Prej tyre, 11 impiante kan\u00eb fuqi deri n\u00eb 2 MW. Projekti m\u00eb i madh i licencuar s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb \u201cSunny Side Energy\u201d, me kapacitet 100 MW, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb zon\u00ebn e Dar\u00ebzez\u00ebs, n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Investimi i grupit \u201cKastrati\u201d, miratuar n\u00eb tetor 2024, parashikon q\u00eb energjia e prodhuar t\u00eb shitet n\u00eb tregun e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb ardhurave, edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb fitimeve, ka hyrje t\u00eb reja nga sektori i energjis\u00eb diellore.<\/p>\n<p>Ky investim po rezulton me leverdi, teksa sip\u00ebrmarrjet e para q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb prodhim po deklarojn\u00eb norma fitimi edhe mbi 50%. Ky aktivitet po t\u00ebrheq investime s\u00eb fundmi kryesisht nga sektori nd\u00ebrtues.<\/p>\n<p>Segmenti ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr zgjerim, teksa prodhimi i energjis\u00eb nga hidro vijon t\u00eb z\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>\u201cKaravasta Solar\u201d,<\/strong>\u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb franceze t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme \u201cVoltalia\u201d dhe ka n\u00ebn menaxhim impiantin e Karavastas\u00eb me kapacitet 140 MW, po rritet me shpejt\u00ebsi, q\u00eb nga viti 2023, kur filloi prodhimin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e shoq\u00ebris\u00eb ishin rreth 3.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga kompania. Fitimi ishte rreth 2 miliard\u00eb lek\u00eb, po sipas Tatimeve (bilanci zyrtar nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar ende), me nj\u00eb norm\u00eb prej rreth 57%.<\/p>\n<p>\u201cVoltalia\u201d fitoi ankandin e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr Karavastan\u00eb, ku ofroi nj\u00eb \u00e7mim 24,89 euro p\u00ebr megavat.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, 70 megavat jan\u00eb t\u00eb ndara p\u00ebr prodhim dhe shitje n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb dhe 70 megavat me \u00e7mim t\u00eb rregulluar. \u00c7mimi i rregulluar zgjat p\u00ebr 15 vjet dhe do t\u00eb blihet nga Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Impianti i Karavastas\u00eb prodhoi vitin e shkuar 258.3 GWH dhe p\u00ebrb\u00ebnte 3.2% t\u00eb prodhimit neto vendas dhe m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e gjith\u00eb energjis\u00eb nga dielli, sipas ERE.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt i \u201cVoltalia\u201d \u00ebsht\u00eb Parku Fotovoltaik i Spitall\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kapacitet t\u00eb instaluar 100 MW, nga t\u00eb cilat 70 MW do t\u00eb blihen nga Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb me \u00e7mim t\u00eb paracaktuar dhe 30 MW do t\u00eb tregtohen n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por ky projekt nuk ka avancuar me ritmet e pritshme. Ndryshe nga Karavastaja, p\u00ebr ankandin e Spitall\u00ebs, gara u mbyll me \u00e7mim 29.89 euro\/MWh, p\u00ebr 70% t\u00eb kapacitetit t\u00eb fiksuar p\u00ebr 15 vjet, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb shitet n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cSPV Blue 1\u201d<\/strong>, nj\u00eb subjekt i regjistruar n\u00eb vitin 2021, pik\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn kur kriza e energjis\u00eb po dukej n\u00eb horizont, mori lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb impianti fotovoltaik me kapacitet t\u00eb instaluar prej 50 MW, t\u00eb pag\u00ebzuar me emrin \u201cBlue 1\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i parkut solar nisi n\u00eb korrik 2022, n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs q\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb tregjet globale dhe kishte tronditur sistemet energjetike t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas gati dy vitesh punime, impianti u komisionua n\u00eb maj 2024, duke i dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb niste zyrtarisht prodhimin e energjis\u00eb elektrike. Kompania ka deklaruar t\u00eb ardhura prej 680 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb 2024-n dhe deklaroi fitime 380 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb norm\u00eb gati 56%.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Enti Rregullator i Energjis\u00eb, prodhimi i energjis\u00eb nga dielli nga ky operator ishte rreth 72 mij\u00eb MWH, ose rreth 15% e totalit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb diellit.<\/p>\n<p>Energjia e p\u00ebrfituar nga impianti shitet n\u00eb tregun e lir\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb \u201cBlue 1\u201d nj\u00eb nga projektet e para q\u00eb funksionon jasht\u00eb skemave mb\u00ebshtet\u00ebse, teksa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb kapacitet pas Karavastas\u00eb q\u00eb ka hyr\u00eb gjithashtu n\u00eb prodhim n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Impianti \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb Sheq Marinas, Fier, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 78 hektar\u00eb. Kompania zot\u00ebrohet n\u00eb 51% nga \u201cBlessed Investment\u201d, nj\u00eb kompani q\u00eb vepron kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrsa 49% e aksioneve jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cMatrix Konstruksion\u201d, q\u00eb operon kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i \u201cBlue 1\u201d sh\u00ebnoi pak vite m\u00eb par\u00eb prirjen n\u00eb rritje t\u00eb grupeve t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr t\u00eb diversifikuar investimet e tyre drejt sektorit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, di\u00e7ka q\u00eb vazhdon ende.<\/p>\n<p><strong>\u201cEZ5 Energy\u201d<\/strong>, q\u00eb ofron nj\u00eb zgjidhje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr ciklin e energjis\u00eb diellore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hyrje e re n\u00eb list\u00ebn e m\u00eb fitimprur\u00ebsve. Kompania deklaroi rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave, me 245%, n\u00eb 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe fitimet u m\u00eb se kat\u00ebrfishuan n\u00eb 265 milion\u00eb lek\u00eb. Norma ishte 19%. Sipas burimeve zyrtare, kompania e themeluar n\u00eb vitin 2019, nisi veprimtarin\u00eb si tregtare e energjis\u00eb diellore n\u00eb tregun e lir\u00eb shqiptar. N\u00eb vitin 2021, kompania nd\u00ebrtoi parkun e saj fotovoltaik prej 10 MW n\u00eb Fier, duke kontribuar n\u00eb tranzicionin drejt energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot, \u201cEZ5 Energy\u201d operon nj\u00eb nga fabrikat m\u00eb moderne t\u00eb strukturave p\u00ebr panele diellore n\u00eb rajon, n\u00eb Vrrina t\u00eb Durr\u00ebsit, me kapacitet prodhimi deri n\u00eb 3 MW struktura mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania p\u00ebrdor \u00e7elik t\u00eb veshur me Magnelis\u00ae me performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe ndjek standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb certifikuara. Kompania ka mbi 50 punonj\u00ebs, mbi 144+ MWp kapacitet t\u00eb instaluar dhe prodhon rreth 20,000 MWh energji t\u00eb past\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p><strong>\u201cNova Solar System\u201d<\/strong>\u00a0ishte prodhuesi i tret\u00eb m\u00eb i madh i energjis\u00eb nga dielli n\u00eb vend, me kapacitet t\u00eb instaluar 50 MW. N\u00eb vitin 2024 prodhoi sipas ERE-s gati 30 mij\u00eb MW.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat sipas bilancit ishin gati 200 milion\u00eb lek\u00eb dhe fitimet gati 100 milion\u00eb lek\u00eb, me norm\u00eb prej 50%, por kompania nuk \u00ebsht\u00eb ende pjes\u00eb e \u201cMonitor 200\u201d, sipas fitimeve.\/MONITOR<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Energjia, mbi 90% e s\u00eb cil\u00ebs vjen nga hidro, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb sh\u00ebnon luhatje t\u00eb shumta. N\u00eb vitet me reshje, prodhuesit shohin dit\u00eb t\u00eb mira, nd\u00ebrsa e \u201cp\u00ebsojn\u00eb\u201d tregtuesit, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb importin. Luhatjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb p\u00ebr prodhuesit e m\u00ebdhenj, si shtet\u00ebror\u00eb, ashtu dhe privat\u00eb. N\u00eb vitin 2024, sipas INSTAT, energjia elektrike n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129174,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129173","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129173"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129173\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129175,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129173\/revisions\/129175"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129174"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}