{"id":129250,"date":"2025-11-24T10:36:38","date_gmt":"2025-11-24T10:36:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129250"},"modified":"2025-11-24T11:38:46","modified_gmt":"2025-11-24T11:38:46","slug":"jo-iluzioneve-per-hapjen-e-kapitujve-te-msa-se-themelore-mbyllja-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/24\/jo-iluzioneve-per-hapjen-e-kapitujve-te-msa-se-themelore-mbyllja-e-tyre\/","title":{"rendered":"Jo iluzioneve p\u00ebr hapjen e kapitujve t\u00eb MSA-s\u00eb: themelore mbyllja e tyre!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Vendet q\u00eb ec\u00ebn me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpejt dhe fort drejt BE-s\u00eb, Sllovenia e para dhe pastaj Kroacia, nuk festuan hapje kapitujsh, por mbyllje kapitujsh. Ata nuk e shit\u00ebn procesin si fitore politike, por si detyr\u00eb shtet\u00ebrore.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Qeveria e sektit Rama k\u00ebrkon t\u00eb shes\u00eb hapjen e kapitujve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Asocim-Stabilizimit(MSA) si sukses historik p\u00ebr integrimin. N\u00eb 13 vitet e fundit, sa her\u00eb Brukseli ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal pozitiv, qoft\u00eb edhe minimal, sekti n\u00eb pushtet ka nxituar ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb gur kilometrik t\u00eb arritur. Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb kapitull, nj\u00eb klaster, Shqip\u00ebria ka marr\u00eb nj\u00eb dokument teknik, apo edhe thjesht nj\u00eb vler\u00ebsim paraprak, butaforia e orkestruar nga Rama e ka shpallur \u201cfitore historike\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nga ky mashtrim i paskrupullt, qytetari dhe publiku po ushqehen me iluzionin se procesi i integrimit po ec\u00ebn me ritme t\u00eb shpejta. N\u00eb realitet, hapja e kapitujve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm faza m\u00eb e leht\u00eb dhe fillestare e t\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb paraqitet themelore, por q\u00eb sekti Rama e shmang q\u00eb ta thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbyllja e kapitujve, jo hapja e tyre.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong><em>I. Hapja e kapitujve nuk \u00ebsht\u00eb trofe apo bekim politik, si\u00e7 p\u00ebrpiqet ta shes\u00eb Rama<\/em><\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb \u00e7do vend kandidat, hapja e kapitujve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt teknik. Brukseli bie dakord q\u00eb negociatat mund t\u00eb nisin n\u00eb at\u00eb fush\u00eb, sepse jan\u00eb plot\u00ebsuar disa kushte minimale paraprake. Nuk \u00ebsht\u00eb as bekim politik, as \u00e7ertifikim i reformave t\u00eb thella. Shum\u00eb kapituj hapen me kusht\u00ebzime t\u00eb forta, q\u00eb n\u00eb vetvete d\u00ebshmon se rruga e v\u00ebrtet\u00eb sapo fillon.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Mali i Zi i hapi negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim q\u00eb n\u00eb vitin 2012. P\u00ebr arsye gjeopolitike, iu hap\u00ebn menj\u00ebher\u00eb 32 kapituj. Pas 13 vitesh, ka mbyllur vet\u00ebm 3. Serbia ka hapur 24 kapituj dhe ka mbyllur vet\u00ebm 2, edhe pse ka nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb madhe dhe mb\u00ebshtetje teknike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb realitet, hapja e kapitujve \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e thjesht\u00eb, m\u00eb administrative dhe m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme e procesit t\u00eb integrimit. Ajo q\u00eb ka vler\u00eb reale dhe q\u00eb sekti Rama heziton ta p\u00ebrmend\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbyllja e kapitujve. Pa mbyllje, hapja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfundim formal, jo p\u00ebrmbushje reformash. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm hyrja n\u00eb zon\u00ebn e provimit, jo marrja e not\u00ebs p\u00ebrfundimtare.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong><em>II. Iluzioni i hapjes: tregtia e sh\u00ebmtuar politike e Ram\u00ebs me nj\u00eb koncept teknik<\/em><\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Kap\u00ebrcimi nga Marr\u00ebveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) tek negociatat e plota t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00ebfaz\u00ebsh. Kapitujt ose klaster\u00ebt hapen vet\u00ebm kur thjesht Komisioni Evropian, qeveria e BE-s\u00eb, konstaton se vendi kandidat ka p\u00ebrmbushur kushtet minimale p\u00ebr t\u00eb nisur bisedimet. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb teknike, e qart\u00eb dhe e thjesht\u00eb: kapitulli nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur, nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar, nuk \u00ebsht\u00eb integruar. Thjesht \u00ebsht\u00eb hapur p\u00ebr diskutim.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Megjithat\u00eb, n\u00eb diskursin politik t\u00eb Ram\u00ebs, hapja e kapitujve interpretohet si \u00e7ertifikim p\u00ebrfundimtar, si vler\u00ebsim p\u00ebr reformat, si ftes\u00eb konkrete p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb pas vet\u00ebm 2-3 vitesh. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tregti t\u00eb ndyr\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb politike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb vend q\u00eb integrimi t\u00eb trajtohet si nj\u00eb proces kompleks, i v\u00ebshtir\u00eb dhe afatgjat\u00eb, sikurse \u00ebsht\u00eb realisht, Rama e paraqitet q\u00ebllimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfide si nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, me flamuj q\u00eb duhen ngritur n\u00eb ceremonit\u00eb publike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ky iluzion prodhon tre deformime. S\u00eb pari, publiku dezinformohet sistematikisht dhe nuk kupton faktin se hapja nuk p\u00ebrb\u00ebn progres real.<\/div>\n<div dir=\"auto\">S\u00eb dyti, reformat relativizohen, sepse shpallen t\u00eb suksesshme p\u00ebrpara se t\u00eb jen\u00eb zbatuar ose verifikuar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">S\u00eb treti, qeveria e sektit Ram n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, duke deklaruar vet\u00ebm hapjet, por jo ngecjet apo mosp\u00ebrmbushjet e kushteve p\u00ebr mbyllje.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Sh\u00ebmtia e iluzionit t\u00eb hapjes s\u00eb kapitujve q\u00ebndron n\u00eb disa fakte t\u00eb thjeshta:<\/div>\n<div dir=\"auto\">a) Hapja \u00ebsht\u00eb e shpejt\u00eb dhe simbolike; mbyllja e kapitujve \u00ebsht\u00eb e dhimbshme dhe konkrete. Hapja k\u00ebrkon nj\u00eb raport teknik; mbyllja k\u00ebrkon transformime dhe shum\u00eb kosto politike. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje t\u00eb till\u00eb, Rama parap\u00eblqen ceremonit\u00eb me flamur\u00eb, jo p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/div>\n<div dir=\"auto\">b) Hapja jep lajm; mbyllja k\u00ebrkon llogari. Mbyllja e detyron qeverin\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb (i) pse nj\u00eb kapitull nuk u mbyll dot, (ii) cilat reforma jan\u00eb bllokuar, si n\u00eb rastin e ngrirjes s\u00eb fondeve IPARD, si dhe (iii) pse disa struktura nuk funksionojn\u00eb. Kjo transparenc\u00eb bie ndesh me logjik\u00ebn e propagand\u00ebs s\u00eb shfrenuar t\u00eb sektit n\u00eb pushtet tek ne.<\/div>\n<div dir=\"auto\">c) Hapja \u00ebsht\u00eb e qepur me retorik\u00eb; mbyllja matet me indikator\u00eb. Treguesit e sundimit t\u00eb ligjit, korrupsionit, liris\u00eb s\u00eb tregut dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs nuk fshihen dot. Ato nuk retushohen si fjalimet.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong><em>III. Pse mbyllja e kapitujve \u00ebsht\u00eb e vetmja prov\u00eb reale e p\u00ebrparimit n\u00eb integrim<\/em><\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Historia mbi tridhjet\u00ebvje\u00e7are e zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian ka d\u00ebshmuar se n\u00eb \u00e7do vend kandidat, nga Kroacia tek Rumania, nga Sllovenia te Bullgaria, suksesi \u00ebsht\u00eb matur vet\u00ebm me nj\u00eb tregues: sa kapituj u mbyll\u00ebn dhe me \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Mbyllja e kapitujve k\u00ebrkon (i) p\u00ebrmbushje reale t\u00eb standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, (ii) zbatim praktik t\u00eb reformave, jo vet\u00ebm miratimin e tyre n\u00eb let\u00ebr, (iii) politika funksionale n\u00eb fushat ekonomike, ligjore, sociale dhe administrative, (iv) rezultate t\u00eb matshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, (v) institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb depolitizuara dhe t\u00eb pavarura, (vi) sistem drejt\u00ebsie q\u00eb funksionon dhe jep vendime, (viii) treg t\u00eb hapur dhe konkurrues, (ix) transparenc\u00eb buxhetore dhe (x) administrat\u00eb profesionale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb \u00e7do kapitull, BE-ja p\u00ebrdor benchmarks(p\u00ebrcaktime) t\u00eb hapjes dhe benchmarks t\u00eb mbylljes. N\u00ebse Shqip\u00ebria ka avancuar vet\u00ebm me t\u00eb parat, kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn progres t\u00eb preksh\u00ebm. Vende si Danimarka, Gjermania apo Holanda, madje t\u00eb 27 Vendet An\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian nuk vler\u00ebsojn\u00eb deklaratat politike, por implementimin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prandaj dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sfida kryesore nuk \u00ebsht\u00eb hapja, por mbyllja e kapitujve, sidomos Kapitujve 23 dhe 24, q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit, drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore. Pa mbylljen e tyre, asnj\u00eb kapitull ekonomik nuk mbyllet dot.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrkund\u00ebr investimit politik, nuk ka prodhuar ende rezultatet q\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb raportet e BE-s\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shqip\u00ebria sot p\u00ebrballet me tre rreziqe madhore nga ky keqkuptim i kultivuar i Ram\u00ebs:<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">a. Premtimet e zbraz\u00ebta e d\u00ebmtojn\u00eb besimin publik.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kur p\u00ebr vite me radh\u00eb qytetar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb shitur \u201cs\u00eb shpejti BE\u201d, zhg\u00ebnjimi rrit apatin\u00eb demokratike dhe rr\u00ebnon kredibilitetin e institucioneve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">b. Procesi i integrimit kthehet n\u00eb instrument elektoral.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqp\u00ebrdorim sistemik i Ram\u00ebs p\u00ebr vota. Integrimi \u00ebsht\u00eb projekt komb\u00ebtar, jo platform\u00eb e mbajtjes s\u00eb pushtetit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">c. Reformat thelb\u00ebsore shtyhen dhe z\u00ebvend\u00ebsohen me reforma kozmetike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb vend t\u00eb ndryshimit t\u00eb kultur\u00ebs administrative, ligjeve funksionale dhe praktikave t\u00eb qeverisjes, prodhohen reforma formale, t\u00eb cilat plot\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm dokumentet, jo realitetin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">P\u00ebr nj\u00eb vend kandidat, suksesi matet vet\u00ebm me nj\u00eb gj\u00eb: sa kapituj jan\u00eb mbyllur. Dhe mbyllja nuk vjen me deklarata diplomatike, por me reforma reale. Me ndryshime t\u00eb thella (i) n\u00eb drejt\u00ebsi, (ii) n\u00eb funksionalitet t\u00eb tregjeve, (iii) n\u00eb liri ekonomike, (iv) n\u00eb institucione t\u00eb pavarura, (v) n\u00eb standarde t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb \u00e7do sektor, si dhe n\u00eb (vi) luft\u00eb ndaj korrupsionit me rezultate, jo me retorik\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Procesi i negociatave \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht teknik dhe k\u00ebrkon p\u00ebrgatitje t\u00eb strukturuar dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb gjer\u00eb politik dhe institucional. Ky proces k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje t\u00eb gjithanshme nga t\u00eb gjitha partit\u00eb, grupet e interesit, mediat, dhe shoq\u00ebria civile. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje komb\u00ebtare.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb korpusin ligjor (\u201cAcquis Communautaire\u201d) prej 185 mij\u00eb faqesh t\u00eb BE-se, 83 mij\u00eb faqe jan\u00eb t\u00eb negociueshme. Si mund t\u00eb negociojm\u00eb 83 mij\u00eb faqe n\u00eb dy vite?! Teknikisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Integrimi n\u00eb BE nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje vullneti, por mbi t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimi i strukturave q\u00eb mund t\u00eb zbatojn\u00eb at\u00eb q\u00eb negociohet. Ai i b\u00ebri thirrje politik\u00ebs q\u00eb t\u00eb flas\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos ushqehen me iluzione t\u00eb rreme, por t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm transformimi.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">xxx<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Sekti Rama ka vite q\u00eb flet p\u00ebr hapje kapitujsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbyllja e tyre mbetet thuajse tabu. Po pse? Sepse mbyllja e kapitujve k\u00ebrkon minimumin e asaj q\u00eb sekti Rama nuk e ofron dot: konsensus, bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb me opozit\u00ebn, seriozitet, paanshm\u00ebri institucionale dhe reforma q\u00eb prekin interesat e grupeve t\u00eb fuqishme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Vendi yn\u00eb sot nuk e ka luksin e g\u00ebnjeshtrave t\u00eb bukura. Sot Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb braktis\u00eb logjik\u00ebn e e pasinqert\u00eb dhe t\u00eb pabes\u00eb t\u00eb iluzioneve p\u00ebr integrim t\u00eb shpejt\u00eb, q\u00eb propogandon Rama. Nuk mjafton t\u00eb b\u00ebhen reforma n\u00eb let\u00ebr.<\/div>\n<div dir=\"auto\">E vetmja pyetje reale q\u00eb opozita, qytetar\u00ebt, media dhe opinioni publik duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb: sa kapituj mund t\u00eb mbyllen brenda 2-3 viteve t\u00eb ardhshme? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb zero ose e paqart\u00eb, at\u00ebher\u00eb iluzioni i integrimit thjesht ec\u00ebn paralelisht me realitetin e integrimit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Integrimi europian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb serioze reformash, jo nj\u00eb parad\u00eb flamujsh. Dhe kush e redukton n\u00eb ceremoni hapjesh, nuk b\u00ebn tjet\u00ebr ve\u00e7se konsumon shpres\u00ebn publike. Vet\u00ebm mbyllja e kapitujve e afron Shqip\u00ebrin\u00eb me BE-n\u00eb. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dekor politik.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Vendet q\u00eb ec\u00ebn me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpejt dhe fort drejt BE-s\u00eb, Sllovenia e para dhe pastaj Kroacia, nuk festuan hapje kapitujsh, por mbyllje kapitujsh. Ata nuk e shit\u00ebn procesin si fitore politike, por si detyr\u00eb shtet\u00ebrore. Qeveria e sektit Rama k\u00ebrkon t\u00eb shes\u00eb hapjen e kapitujve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Asocim-Stabilizimit(MSA) si sukses &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129250","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129250"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129250\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129287,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129250\/revisions\/129287"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}