{"id":129406,"date":"2025-11-25T11:04:23","date_gmt":"2025-11-25T11:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129406"},"modified":"2025-11-25T11:04:23","modified_gmt":"2025-11-25T11:04:23","slug":"birn-republika-e-prokurimeve-e-ka-rrenuar-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/25\/birn-republika-e-prokurimeve-e-ka-rrenuar-shqiperine\/","title":{"rendered":"BIRN: \u201cRepublika e Prokurimeve\u201d e ka rr\u00ebnuar Shqip\u00ebrin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<h4 class=\"jeg_post_subtitle\">T\u00eb p\u00ebrballur me ortekun e fakteve t\u00eb grumbulluara nga prokuror\u00ebt n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb politikisht mund t\u00eb gjykohet si korrupsion sistemik n\u00eb prokurimet publike, apogjet\u00eb e qeveris\u00eb kan\u00eb bombarduar publikun e pakt\u00eb q\u00eb ka ende vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar me deklarata q\u00eb normalisht do t\u00eb t\u00eb kallnin dat\u00ebn, p\u00ebr fundin e demokracis\u00eb dhe vendosjen e diktatur\u00ebs. K\u00ebto pretendime nuk duhet t\u00eb na heqin v\u00ebmendjen nga problemi i v\u00ebrtet\u00eb i vendit, ekzistenc\u00ebn, jo aq shum\u00eb t\u00eb nj\u00eb Republike Prokuror\u00ebsh se sa t\u00eb nj\u00eb Republike Prokurimesh t\u00eb vjedhura.<\/h4>\n<p>N\u00ebse merr mundimin t\u00eb ndjek\u00ebsh k\u00ebto dit\u00eb mediat e shumta proqeveritare, do t\u00eb hasesh me nj\u00eb mori titujsh alarmist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e paralajm\u00ebrojn\u00eb lexuesin se aktualisht, n\u00eb loj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb fati individual i ministres dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por n\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti liria e gjith\u00ebsecilit prej nesh. N\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb avokat, pasi u shpreh i bindur p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e znj. Balluku, shpalli fundin e demokracis\u00eb shqiptare dhe fillimin e asaj q\u00eb p\u00ebrshkruhet si \u201crepublika e prokuror\u00ebve.\u201d Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb media tjet\u00ebr, lexuesi paralajm\u00ebrohet p\u00ebr rrezikun fatal q\u00eb kryeministri t\u00eb s\u00ebmuret, dhe q\u00eb vendi t\u00eb mbetet pa kryeminist\u00ebr, n\u00eb kushtet kur zv\/kryeministrja \u00ebsht\u00eb pezulluar nga gjykata nd\u00ebrsa situata \u00ebsht\u00eb as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb \u201ckriz\u00eb institucionale\u201d, nj\u00eb \u201ckriz\u00eb kushtetuese\u201d e tmerre t\u00eb tilla t\u00eb ngjashme. Madje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe togfjal\u00ebshi \u201cgrusht shteti\u201d.<\/p>\n<p>Termi \u201crepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Itali vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019u ankuar se pse politikan\u00ebt po p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb dhe duhet t\u00eb japin llogari para saj, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe Italia n\u00eb periudh\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ashtu si edhe Shqip\u00ebria sot, kishte sken\u00eb politike t\u00eb korruptuar, me lidhje t\u00eb shum\u00ebfishta mes politik\u00ebs dhe krimit, gj\u00eb q\u00eb u godit p\u00ebrmes proceseve t\u00eb njohura si \u201cmani pulite\u201d, n\u00eb t\u00eb cilat, gjasht\u00eb ish-kryeministra, m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebqind deputet\u00eb e ish-deputet\u00eb dhe mij\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb tjera u vun\u00eb n\u00ebn hetim. Procesi solli, si efekt an\u00ebsor, shkat\u00ebrrimin e disa partive politike apo detyrimin p\u00ebr transformim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre si dhe nj\u00eb val\u00eb politikan\u00ebsh n\u00eb ekzil.<\/p>\n<p>Situata, natyrisht q\u00eb n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, duket e ngjashme n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme. Pas dekadash n\u00eb t\u00eb cilat klientelizmi politik ishte faktori vendimtar n\u00eb fitimin e zgjedhjeve, dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb vjedhur m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shpejt ishte p\u00ebrcaktues n\u00eb suksesin elektoral, Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me dhe Gjykata Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, ia ka dal\u00eb, brenda m\u00eb pak se pes\u00eb viteve, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb ish-minist\u00ebr, t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr gjykim dy ish-kryeministra, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb arrati nj\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe t\u00eb ngrej\u00eb akuza ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres aktuale Belinda Balluku, zyrtari m\u00eb i lart\u00eb deri m\u00eb sot q\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhura n\u00eb media, konkretisht vendimi i gjykat\u00ebs q\u00eb caktoi mas\u00ebn e siguris\u00eb, duket se konfirmon at\u00eb q\u00eb shum\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb me mend q\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Jo se m\u00eb her\u00ebt na mungonte informacioni p\u00ebr t\u00eb kuptuar se prokurimet publike jan\u00eb false, se fituesit jan\u00eb t\u00eb paracaktuar dhe se zyrtar\u00ebt politik\u00eb, ata t\u00eb cil\u00ebt teorikisht nuk mbahen dot p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkeljet n\u00eb prokurimet publike sepse nuk kan\u00eb rol ligjor n\u00eb prokurime, jan\u00eb n\u00eb fakt gjysm\u00ebper\u00ebndit\u00eb e plotfuqishme q\u00eb caktojn\u00eb kush fiton dhe kush humbet, kush b\u00ebhet i pasur e kush mbetet i varf\u00ebr, por provat e mbledhura nga prokuror\u00ebt dhe oficer\u00ebt e SPAK duket se ekspozojn\u00eb natyr\u00ebn sistemike t\u00eb problemit.<\/p>\n<p>Zyrtarisht Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur p\u00ebr manipulimin e dy tender\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt prokuror\u00ebt kan\u00eb prova, bind\u00ebse jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, por edhe p\u00ebr gjykat\u00ebn q\u00eb vleft\u00ebsoi mas\u00ebn e siguris\u00eb; por t\u00eb dh\u00ebnat e paraqitura sugjerojn\u00eb se edhe tender\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb gjithashtu t\u00eb manipuluar, me fitues t\u00eb paracaktuar dhe me zyrtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb komunikimet private, nuk kursejn\u00eb sarkazm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se po flitet p\u00ebr tender\u00eb t\u00eb hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Natyrisht q\u00eb nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb prokuror\u00ebt t\u00eb zbulojn\u00eb prova p\u00ebr secilin nga tender\u00ebt e manipuluar dhe ligj\u00ebrisht k\u00ebto tender\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr lotet e panum\u00ebrta, t\u00eb projektit t\u00eb unaz\u00ebs apo t\u00eb projekteve t\u00eb tjera, nuk jan\u00eb t\u00eb manipuluara. Por ne si qytetar\u00eb duhet t\u00eb jemi qorra n\u00ebse nuk e v\u00ebm\u00eb re se hija e manipulimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb secilin prej tyre.<\/p>\n<p>Balluku, e cila nga posti i ministres nuk organizon tender\u00eb, sepse posti i ministres \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos se ku do t\u00eb investohen parat\u00eb e taksapaguesve, nd\u00ebrsa prokurimet jan\u00eb pun\u00eb teknicien\u00ebsh jopartiak\u00eb e jopolitik\u00eb, rezulton q\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrcakton fituesit, por edhe ajo q\u00eb p\u00ebrcakton humb\u00ebsit. Pronar\u00ebt e kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve duket se negociojn\u00eb kriteret me zyrtar\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb prokurimet, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb komunikim, Balluku urdh\u00ebron drejtorin e rrug\u00ebve t\u00eb mos jap\u00eb asnj\u00eb kontrat\u00eb \u201cn\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, p\u00ebr nj\u00eb kompani t\u00eb pad\u00ebshiruar, sepse sipas informacionit q\u00eb ajo disponon, nj\u00eb deputet i opozit\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues potencial i kompanis\u00eb q\u00eb n\u00eb letra \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e tjet\u00ebrkujt.<\/p>\n<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe e Energjis\u00eb z\u00eb zakonisht pjes\u00ebn e luanit n\u00eb fondin e investimeve publike. P\u00ebr shembull, sipas ligjit t\u00eb buxhetit t\u00eb vitit 2026, fondi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i investimeve publike me burime t\u00eb brendshme \u00ebsht\u00eb 126 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa e menaxhuar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb 56 miliard\u00eb lek\u00eb ose 44% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, jan\u00eb n\u00eb rendin e disa miliard\u00eb eurove shumat e prokururara n\u00eb nd\u00ebrtime rrug\u00ebsh me \u00e7mime pabesueshm\u00ebrisht t\u00eb larta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rrug\u00ebt realisht t\u00eb p\u00ebrfunduara jan\u00eb shum\u00eb pak dhe cil\u00ebsia e atyre t\u00eb p\u00ebrfunduara \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq.<\/p>\n<p>Shenjat q\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb i gjith\u00ebp\u00ebrhapur n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve jan\u00eb n\u00eb fakt, t\u00eb hershme. N\u00eb vitin 2008, ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs Lulzim Basha shp\u00ebtoi nga p\u00ebrndjekja penale pasi Gjykata e Lart\u00eb, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar zyrtar\u00ebt me imunitet, an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs zgjidheshin n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme politikisht nga parlamenti, rr\u00ebzoi hetimin p\u00ebr shkaqe procedurale. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2015, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs, identifikoi nj\u00eb rast flagrant t\u00eb manipulimit t\u00eb tender\u00ebve p\u00ebr lotet 1,2 dhe 3 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, segmentet nga TEG p\u00ebr te Bregu i Lumit t\u00eb Tiran\u00ebs, manipulim i njohur n\u00eb literatur\u00eb si \u201ctender me rotacion\u201d. Sipas vendimit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, nj\u00eb duzin\u00eb me kompani nd\u00ebrtimi u ndan\u00eb n\u00eb tre konsorciume dhe secila fitoi nj\u00eb prej loteve dhe hodhi ofert\u00eb humb\u00ebse p\u00ebr dy lotet e tjera. Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs v\u00ebren n\u00eb vendimin e vet se gjithsesi, hetimi i saj nuk arriti t\u00eb gjej\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb mes operator\u00ebve sepse manipulimet e mundshme dukej se ishin kryer nga vet\u00eb autoriteti kontraktor. [\u2026nuk gjenden element\u00eb t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrtetojn\u00eb marr\u00ebveshjen nd\u00ebrmjet kompanive fituese dhe konkurruese, por \u00ebsht\u00eb sjellja e Autoritetit Konktraktor ajo q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb procesin dyshues p\u00ebr manipulime t\u00eb mundshme t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit\u2026] shkruhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr lotin 4, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkelje e barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00ebkoh\u00ebsisht me tender\u00ebt p\u00ebr lotet pes\u00eb, gjasht\u00eb e shtat\u00eb, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb proces duksh\u00ebm tregojn\u00eb sjellje kaotike nj\u00ebsoj si n\u00eb rastet e tender\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr lotet 1,2, e 3. N\u00eb k\u00ebto tender\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin vitit 2021, disa kompani nuk hedhin ofert\u00eb, disa t\u00eb tjera skualifikohen p\u00ebr mosplot\u00ebsim t\u00eb kritereve nd\u00ebrsa kompania e shpallur fituese, sipas konkluzioneve t\u00eb prokuror\u00ebve, duhej t\u00eb ishte skualifikuar gjithashtu p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye t\u00eb skualifikimit t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve me oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Me pak fjal\u00eb, kriteret jan\u00eb false. Vendimmarrja \u00ebsht\u00eb arbitrare. Zyrtar\u00ebt p\u00ebrcaktojn\u00eb fituesit nd\u00ebrsa shqyrtojn\u00eb imt\u00ebsisht kriteret e paplot\u00ebsuara t\u00eb konkurrentit q\u00eb duhet t\u00eb skualifikohet dhe d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb shohin kriteret e paplot\u00ebsuara t\u00eb konkurrentit. N\u00ebse do t\u00eb sigurohesh q\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb fitohet nga nj\u00eb kompani e caktuar, vendos nj\u00eb kriter p\u00ebr t\u00eb cilin je i informuar se asnj\u00eb kompani tjet\u00ebr nuk mund ta siguroj\u00eb brenda afatit t\u00eb shkurt\u00ebr nga shpallja e njoftimit deri te mbyllja e tenderit. \u00cbsht\u00eb i njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kriteri i pasjes s\u00eb nj\u00eb vin\u00e7i me fuqi 300 ton\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse n\u00eb punimet n\u00eb fjal\u00eb nevojitet apo jo nj\u00eb pajisje e till\u00eb.<\/p>\n<p>Natyra masive e manipulimit t\u00eb prokurimeve publike me vler\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro sugjeron nga nj\u00ebra an\u00eb se puna e SPAK nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu, se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e arsyeshme q\u00eb t\u00eb gjitha kompanit\u00eb p\u00ebrfituese t\u00eb shkeljeve ligjore t\u00eb Ballukut e t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb vihen n\u00ebn hetim t\u00eb ndjekjes s\u00eb zinxhirit t\u00eb paras\u00eb, p\u00ebr t\u00eb identifikuar transferimet potencialisht korruptive nga bilancet e k\u00ebtyre kompanive te persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn nuk kan\u00eb munguar, fjala vjen, tenderi me rotacion i loteve 1,2 dhe 3 t\u00eb Unaz\u00ebs u hetua pa konkluzion nga Prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duket se ka ndryshuar aktualisht me SPAK \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria e prokuror\u00ebve dhe hetuesve dhe gjyqtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos mbyllur syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb provave q\u00eb jan\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr tu shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndonj\u00eb komplot imagjinar nga prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt kund\u00ebr \u201cdemokracis\u00eb\u201d s\u00eb vendit. Puna e prokuror\u00ebve kontrollohet nga gjykata, puna e s\u00eb cil\u00ebs kontrollohet nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Problemet e Belinda Ballukut apo kujtdo tjet\u00ebr me drejt\u00ebsin\u00eb jan\u00eb probleme individuale dhe nuk bartin as m\u00eb s\u00eb largu, rrezikun p\u00ebr katastrof\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit, frika mes qytetar\u00ebve ishte ajo q\u00eb v\u00ebrehej anek\u00ebnd Shqip\u00ebris\u00eb. Frika nga pushteti q\u00eb i l\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb paqart\u00ebsi ligjore dhe q\u00eb p\u00ebrdor inspektoratet dhe pun\u00ebsimet e pushimet nga puna n\u00eb diskrecion politik si mjete shantazhi, nd\u00ebrsa pronar\u00eb kompanish kontraktuese shtet\u00ebrore nga u shfaq\u00ebn si agjent\u00eb elektoral\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi, duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr \u201crepublik\u00ebn e prokurimeve\u201d, at\u00eb q\u00eb ushqen sistemin klientelist korruptiv dhe q\u00eb ka vrar\u00eb sakaq demokracin\u00eb si sistemi ku ballafaqohen ide se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrmes qeverisjes, me sistemin ku manipuluesi m\u00eb i madh i prokurimeve publike ka m\u00eb shum\u00eb para n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota dhe m\u00eb shum\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb shantazhuar votuesit dhe rrjedhimisht siguron fitore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha elektorale se sa konkurrenti i tij i cili, mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu i korruptuar, por jo nj\u00ebsoj i aft\u00eb me fituesin.\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/11\/25\/jo-republika-e-prokuroreve-por-republika-e-prokurimeve-e-ka-rrenuar-shqiperine\/?fbclid=IwdGRzaAOSaItjbGNrA5JnwGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHtvNduE-LLw_3XOO5sRSmbjPp_JFt1EvScy-JmaU04rt1UwNmdImrNC3dLyN_aem_G4OhslHJ4rTJpyGMzoH73Q&amp;sfnsn=wa\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN\u00a0<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb p\u00ebrballur me ortekun e fakteve t\u00eb grumbulluara nga prokuror\u00ebt n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb politikisht mund t\u00eb gjykohet si korrupsion sistemik n\u00eb prokurimet publike, apogjet\u00eb e qeveris\u00eb kan\u00eb bombarduar publikun e pakt\u00eb q\u00eb ka ende vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar me deklarata q\u00eb normalisht do t\u00eb t\u00eb kallnin dat\u00ebn, p\u00ebr fundin e demokracis\u00eb dhe vendosjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129075,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129406","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129406"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129406\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129407,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129406\/revisions\/129407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}