{"id":129427,"date":"2025-11-25T12:14:38","date_gmt":"2025-11-25T12:14:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129427"},"modified":"2025-11-25T12:14:38","modified_gmt":"2025-11-25T12:14:38","slug":"rezoluta-e-cdi-berisha-narko-regjimi-shqiptar-eshte-sfide-per-sigurine-demokratike-te-europes-duhet-nderhyrje-urgjente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/25\/rezoluta-e-cdi-berisha-narko-regjimi-shqiptar-eshte-sfide-per-sigurine-demokratike-te-europes-duhet-nderhyrje-urgjente\/","title":{"rendered":"Rezoluta e CDI\/ Berisha: Narko-regjimi shqiptar \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb demokratike t\u00eb Europ\u00ebs, duhet nd\u00ebrhyrje urgjente!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ka b\u00ebr\u00eb publike rezolut\u00ebn e miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Unionit Demokratik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e cila p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jep nj\u00eb panoram\u00eb tejet kritike mbi gjendjen e demokracis\u00eb, sundimin e ligjit dhe ndikimin e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e gjat\u00eb, CDI e cil\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-regjim\u201d q\u00eb paraqet rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb demokratike t\u00eb Europ\u00ebs dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje urgjente nga BE dhe SHBA, p\u00ebrfshir\u00eb monitorim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, sanksione dhe garanci p\u00ebr standarde zgjedhore. Rezoluta sh\u00ebnon nj\u00eb nga dokumentet m\u00eb t\u00eb ashpra nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj zhvillimeve t\u00eb brendshme politike dhe institucionale n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, si\u00e7 jeni informuar, Asambleja e P\u00ebrgjithshme e CDI miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb, po lexoj, thuhet:<br \/>\n-Duke marr\u00eb parasysh Raportin Final t\u00eb OSBE\/ODIHR p\u00ebr Zgjedhjet Parlamentare t\u00eb 11 Majit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri;<br \/>\n-Duke marr\u00eb parasysh Indeksin e Sundimit t\u00eb Ligjit 2025 t\u00eb World Justice Project, Raportin e Departamentit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA p\u00ebr Klim\u00ebn e Biznesit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri;<br \/>\n-Duke marr\u00eb parasysh Kriteret e Kopenhag\u00ebs, Dokumentin e Kopenhag\u00ebs t\u00eb OSBE-s\u00eb (1990), Kodin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr Praktikat e Mira n\u00eb \u00c7\u00ebshtjet Zgjedhore dhe Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore;<br \/>\n-Duke marr\u00eb parasysh rezolutat e m\u00ebparshme t\u00eb miratuara nga EPP, CDI dhe IDU lidhur me regresin demokratik dhe korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri;<br \/>\n-Duke shprehur shqet\u00ebsimin se Shqip\u00ebria ka p\u00ebsuar nj\u00eb regres t\u00eb thell\u00eb demokratik, shkrirjen e partis\u00eb me shtetin, drejt\u00ebsin\u00eb selektive dhe dep\u00ebrtimin sistemik t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb strukturat politike dhe ekonomike, dhe duke theksuar se rruga e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Evropian duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb baz\u00eb merite, e kusht\u00ebzuar me progres t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb demokraci, sundimin e ligjit dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>1. Integriteti Zgjedhor<br \/>\nKonstaton me shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb gjetjet e Raportit Final t\u00eb OSBE\/ODIHR, i cili konfirmon shkrirjen sistemike t\u00eb pushtetit shtet\u00ebror me at\u00eb partiak, keqp\u00ebrdoriminmasiv t\u00eb burimeve publike dhe klim\u00ebn e intimidimitt\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb selektive q\u00eb pengoi konkurrenc\u00ebn e barabart\u00eb.<br \/>\nV\u00ebren se ODIHR dokumentoi blerje votash, nd\u00ebrhyrje t\u00eb krimit n\u00eb zgjedhje dhe rrjetet e patronazhit q\u00eb shk\u00ebmbenin vendet e pun\u00ebs, p\u00ebrfitimet dhe lejet p\u00ebr vota. Forcat e rendit vepruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive, duke forcuar pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nRikujton se ODIHR dokumentoi mbi 4,500 aktivitete t\u00eb financuara nga shteti, t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb aktivitete elektorale, nd\u00ebrsa KQZ sanksionoi vet\u00ebm 18 prej tyre, duke ekspozuar d\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb t\u00ebrregullatorit. Partia Socialiste p\u00ebrdori zyrat publike, infrastruktur\u00ebn dhe komunikimin shtet\u00ebror p\u00ebr p\u00ebrfitime zgjedhore, n\u00eb shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor, kritereve t\u00ebKopenhag\u00ebs, angazhimet ndaj OSBE-s\u00eb.<br \/>\nD\u00ebnon ndjekjet penale dhe arrestimet me motiv politik t\u00eb drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb vitin elektoral, p\u00ebrfshir\u00eb Sali Berish\u00ebn, Ilir Met\u00ebn, deputetin Ervin Salianji dhe Fatmir Mediun, t\u00eb cilat ODIHR i vler\u00ebsoi si faktor\u00eb q\u00eb kontribuuan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb p\u00ebrplasjesh, mosbesimi dhe drejt\u00ebsie selektive, duke penguar pjes\u00ebmarrjen e lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb procesin politik.<br \/>\nShpreh shqet\u00ebsim se dit\u00ebn e votimit jan\u00eb regjistruar raste intimidimi, aktivist\u00eb t\u00eb paautorizuar n\u00eb qendra votimi dhe shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs, nd\u00ebrsa mbi 90% e mediave ishin n\u00ebn kontroll qeveritar.<br \/>\nODIHR konkludon se zgjedhjet nuk ishin as t\u00eb lira dhe as t\u00eb ndershme, t\u00eb dominuara nga kontrolli partia-shtet, shantazhi dhe ndikimi i krimit, n\u00eb shkelje t\u00eb Dokumentit t\u00eb Kopenhag\u00ebs t\u00eb OSBE-s\u00eb, standardeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe Nenit 25 t\u00eb PNDCP (I\u00c7PR).<br \/>\nShpreh keqardhjen q\u00eb, pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb BE-s\u00eb dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shqip\u00ebria ka d\u00ebshtuar t\u00eb zbatoj\u00eb rekomandimet kryesore t\u00eb ODIHR-it q\u00eb prej vitit 2013, duke e vijuar klim\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr krimet zgjedhore, dhe se qeveria shqiptare nuk ka adresuar asnj\u00eb prej thirrjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shprehura n\u00eb pes\u00eb rezolutat e m\u00ebparshme t\u00eb CDI, EPP dhe IDU.<\/p>\n<p>2. P\u00ebrqendrimi i Pushtetit dhe Eleminimi i Kontrollit dhe Balancave<br \/>\nV\u00ebren se Kryeministri dhe Partia Socialiste ushtrojn\u00eb kontroll pothuajse total mbi institucionet e shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbimin civil, gjyq\u00ebsorin, prokurorin\u00eb, institucionet rregullatore dhe mediat publike, duke eliminuar mekanizmat efektiv\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyrjes dhe llogaridh\u00ebnies.<br \/>\nD\u00ebnon pengimin sistematik t\u00eb mbik\u00ebqyrjes kushtetuese dhe parlamentare, p\u00ebrfshir\u00eb rr\u00ebzimin e mocioneve t\u00eb opozit\u00ebs, interpelancave urgjente dhe bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb hetojn\u00eb korrupsionin e gjer\u00eb ku p\u00ebrfshihet Kryeministri, apo fars\u00ebn zgjedhore, etj.<br \/>\nD\u00ebnon shtypjen e mbik\u00ebqyrjes parlamentare, bllokimin e komisioneve hetimore dhe moszbatimin nga ana e ekzekutivit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nV\u00ebren se Indeksi World Justice Project 2025 e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin e 87-t\u00eb n\u00eb rang global, me rezultate ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb \u201ckufizimin e pushtetit qeveritar\u201d dhe \u201cluft\u00ebn ndaj korrupsionit\u201d, duke konfirmuar erozionin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies.<br \/>\nShpreh keqardhje q\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli politik dhe ndjekjesh selektive, duke paralizuar gjyq\u00ebsorin dhe minuar besimin publik n\u00eb sundimin e ligjit.<br \/>\nPra, p\u00ebrqendrohet edhe tek degradimi i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe thekson se jan\u00eb mbi 200,000 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pashqyrtuara dhe vonesat e gjata n\u00eb gjyq\u00ebsor (deri n\u00eb 1,230 dit\u00eb p\u00ebr zbardhjen e vendimeve) p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mohimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>3. Shqip\u00ebria si Narko-Shtet dhe K\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Sigurin\u00eb Rajonale<br \/>\nCDI shpreh shqet\u00ebsimin e thell\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nyje kryesore p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs dhe pastrimin e parave, duke sh\u00ebrbyer si korridor logjistik p\u00ebr kokain\u00ebn nga Amerika Latine drejt porteve evropiane.<br \/>\nV\u00ebren me alarm infiltrimin e krimit n\u00eb institucionet e shtetit, p\u00ebrfshirjen e trafikant\u00ebve t\u00eb njohur dhe rrjeteve kriminale n\u00eb kontrata publike, zhvillim turistik dhe procese zgjedhore.<br \/>\nRikujton provat p\u00ebr takime midis zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb dhe individ\u00ebve t\u00eb lidhur me Kartelin Sinaloa dhe grupet mafioze shqiptare.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb fjala k\u00ebtu p\u00ebr takimin n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit me Luftar Hysin, p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Sinaloas, dhe udh\u00ebtimin e qeveritar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Aruba me \u00e7arter p\u00ebr t\u00eb takuar krer\u00ebt e organizatave kriminale shqiptare n\u00eb Amerik\u00ebn Latine.<br \/>\nV\u00ebren se Eurostat dhe studime t\u00eb pavarura konfirmojn\u00eb pastrim masiv parash n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb rreth 4 miliard\u00eb euro investime t\u00eb pajustifikuara n\u00eb sistemin formal bankar.<br \/>\nI referohet Raportit t\u00eb Klim\u00ebs s\u00eb Biznesit 2025 t\u00eb SHBA, i cili identifikon korrupsionin endemik, flukset e paligjshme t\u00eb kapitalit, p\u00ebrdorimin e PPP-ve dhe prokurimit publik p\u00ebr patronazhim politik.<br \/>\nParalajm\u00ebron se konsolidimi e nj\u00eb narko-ekonomie paraqet rrezik t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr stabilitetin rajonal, cenon besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>III. Thirrje dhe Rekomandime<br \/>\nB\u00ebn thirrje q\u00eb Bashkimi Evropian, Shtetet An\u00ebtare dhe partner\u00ebt demokratik\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mbetet rrept\u00ebsisht i bazuar n\u00eb merit\u00eb, i lidhur me progres t\u00eb verifikuesh\u00ebm n\u00eb sundimin e ligjit, integritetin zgjedhor dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<br \/>\nB\u00ebn thirrje p\u00ebr krijimin e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb pavarur monitorimi p\u00ebr sundimin e ligjit, lirin\u00eb e medias dhe zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nK\u00ebrkon vendosjen e sanksioneve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga BE dhe SHBA ndaj individ\u00ebve dhe entiteteve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafik droge, krim t\u00eb organizuar dhe grupe terroriste, pastrim parash dhe manipulim zgjedhor.<br \/>\nB\u00ebn thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb:<br \/>\n* Luftuar pastrimin e parave dhe \u00e7montuar rrjetet kriminale;<br \/>\n* Mb\u00ebshtetur nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse zgjedhore dhe depolitizimin e administrat\u00ebs publike;<br \/>\n* Forcuar pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit dhe mediave;<br \/>\n* Rikthyer funksionimin e parlamentit dhe mbrojtjen e opozit\u00ebs;<br \/>\n* Siguruar zbatimin e plot\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR.<br \/>\nMb\u00ebshtet krijimin e nj\u00eb qeverie teknike q\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb zgjedhjet e ardhshme dhe t\u00eb garantoj\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<br \/>\nShpreh solidaritet me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe forcat demokratike q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr rikthimin e pluralizmit, llogaridh\u00ebnies dhe vlerave evropiane.<\/p>\n<p>IV. Konkluzione<br \/>\nRikonfirmon se konsolidimi i nj\u00eb regjimi narko\u2013autoritar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebn jo vet\u00ebm nj\u00eb tragjedi t\u00eb brendshme, por edhe nj\u00eb sfid\u00eb strategjike p\u00ebr sigurin\u00eb demokratike t\u00eb Evrop\u00ebs.<br \/>\nThekson se, pa veprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebrmir\u00ebsues, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr krimin e organizuar, kapitalin e paligjsh\u00ebm dhe qeverisjen autoritare brenda kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ka b\u00ebr\u00eb publike rezolut\u00ebn e miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Unionit Demokratik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e cila p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jep nj\u00eb panoram\u00eb tejet kritike mbi gjendjen e demokracis\u00eb, sundimin e ligjit dhe ndikimin e krimit t\u00eb organizuar. N\u00eb dokumentin e gjat\u00eb, CDI e cil\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-regjim\u201d q\u00eb paraqet rrezik p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129428,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129427","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129427"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129429,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129427\/revisions\/129429"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}