{"id":129484,"date":"2025-11-25T20:06:35","date_gmt":"2025-11-25T20:06:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129484"},"modified":"2025-11-25T20:06:35","modified_gmt":"2025-11-25T20:06:35","slug":"unaza-e-madhe-balluku-berberit-cdo-gje-ok-dhe-beja-te-qarte-qe-shkon-me-eut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/25\/unaza-e-madhe-balluku-berberit-cdo-gje-ok-dhe-beja-te-qarte-qe-shkon-me-eut\/","title":{"rendered":"Unaza e Madhe\/ Balluku-Berberit: \u00c7do gj\u00eb ok dhe b\u00ebja t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shkon me eut!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjime t\u00eb reja jan\u00eb publikuar nga hetimet p\u00ebr zv\/kryeministren dhe nj\u00ebher\u00ebsh ministre e Infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku, tashm\u00eb e pezulluar nga GJKKO dhe e marr\u00eb e pandehur nga SPAK p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjimet e zbardhura, mes Ballukut dhe vart\u00ebsit t\u00eb saj, ish-kreu t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, duket qart\u00eb se fituesi i gar\u00ebs p\u00ebr lotin 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe \u00ebsht\u00eb paracaktuar m\u00eb her\u00ebt nga zv\/kryeministrja.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201c\u00c7do gj\u00eb ok, Lenci me P\u00ebllumbin. Prite pak Ilir Shtufin e \u2018Nova\u2019 dhe b\u00ebja t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shkon me eut (EuroTeorema) dhe mos ta shoh n\u00eb vend tjet\u00ebr. Pun\u00ebt i ke me Gimin i thuaj jo me mua.\u201d,<\/em>\u00a0i shkruan Balluku, ish-kreut t\u00eb ARRSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij mesazhi, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, ku ky i fundit i d\u00ebrgon mesazhin.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje si t\u00eb kam. Ilir Shtufi i \u2018Nova\u2019 jam. T\u00eb t\u00eb takoj pak, kur mundesh<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Pas k\u00ebsaj bisede, Evis Berberi komunikon me Belinda Ballukun, ku i pohon se e takoi Ilir Shtufin.<\/span><\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa po paracaktojn\u00eb fituesin e gar\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, duket se nj\u00eb telash del n\u00eb pah p\u00ebr ministren dhe vart\u00ebsin e saj besnik.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">M\u00eb posht\u00eb pjes\u00eb nga dokumentari<\/strong><\/p>\n<p>Nga bisedat del se fituesi \u00ebsht\u00eb paracaktuar p\u00ebrpara se t\u00eb hapet gara dhe ai m\u00ebsohet se ka takime t\u00eb shpeshta n\u00eb zyr\u00ebn e Evis Berberit n\u00eb ARRSH.<\/p>\n<p>Biznesmeni Ilir Shtufi i kompanis\u00eb \u2018Nova\u2019 q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga kompanit\u00eb fituese, sipas porosis\u00eb s\u00eb Ballukut, pritet n\u00eb zyr\u00eb nga Evis Berberi.<\/p>\n<p>\u201cNga akti i ekspertimit t\u00eb aparatit celular \u2019Blackberry\u2019, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kan\u00eb rezultuar komunikime nd\u00ebrmjet tij, shtetases Belinda Balluku, dhe biznesmenit Ilir Shtufi.<\/p>\n<p>Konkretisht m\u00eb dat\u00eb 10 Shtator 2021, Belinda Balluku i d\u00ebrgon k\u00ebt\u00eb mesazh Evis Berberit\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u2018\u00c7do gj\u00eb ok, Lenci me P\u00ebllumbin. Prite pak Ilir Shtufin e \u2018Nova\u2019 dhe b\u00ebja t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shkon me eut (EuroTeorema) dhe mos ta shoh n\u00eb vend tjet\u00ebr. Pun\u00ebt i ke me Gimin i thuaj jo me mua.\u2019<\/em><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij mesazhi, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, ku ky i fundit i d\u00ebrgon mesazhin.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u2018P\u00ebrsh\u00ebndetje si t\u00eb kam. Ilir Shtufi i \u2018Nova\u2019 jam. T\u00eb t\u00eb takoj pak, kur mundesh.\u2019<\/em><\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj bisede, Evis Berberi komunikon me Belinda Ballukun, ku i pohon se e takoi Ilir Shtufin.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa po paracaktojn\u00eb fituesin e gar\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, duket se nj\u00eb telash del n\u00eb pah p\u00ebr ministren dhe vart\u00ebsin e saj besnik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nj\u00eb portal online publikohet lista e fituesve t\u00eb Unaz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7ka alarmon jo pak ministren Balluku, q\u00eb v\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt edhe kreun e ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ana e tij p\u00ebrpiqet ta qet\u00ebsoj\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb se kjo list\u00eb nuk ka dal\u00eb nga brenda tyre.<\/p>\n<p>Ministja Balluku q\u00eb urdh\u00ebron menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjendet tradhtari brenda radh\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke pasur edhe dyshime konkrete te emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm q\u00eb u \u00ebsht\u00eb besuar nga po ata vet\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Po nd\u00ebrsa po k\u00ebrkonin armikun brenda sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb i kishte shitur sipas tyre te portalet, vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb nga takimi n\u00eb zyr\u00eb me kreun e ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi, sipas edhe udh\u00ebzimeve t\u00eb qarta t\u00eb dh\u00ebna nga Belinda Balluku, \u2018Nova Construction 2012\u2019 bashkohet me kompanit\u00eb \u2018EuroTeorema\u2019 dhe \u2018PE-VLA-KU\u2019.<\/p>\n<p>Ku del se shoq\u00ebria \u2018Nova\u2019 me pronar biznesmenin Ilir Shtufi \u00ebsht\u00eb bashkuar me dy kompanit\u00eb e tjera q\u00eb m\u00eb pas dalin t\u00eb jen\u00eb fituese n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi rezulton se shoq\u00ebria \u2018Nova Construction 2012\u2019 sh.p.k me pronar shtetasin Ilir Shtufi, m\u00eb dat\u00eb 14 Shtator 2021, 4 dit\u00eb pas bisedave dhe takimit n\u00eb zyr\u00ebn e kreut t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, ka lidhur kontrat\u00eb bashk\u00ebpunimi me shoq\u00ebrit\u00eb \u2018EuroTeorema Peqin\u2019 sh.p.k dhe \u2018PE-VLA-KU\u2019 sh.p.k. p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit, me objekt \u2018Nd\u00ebrtim i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4\u2019, ku dhe jan\u00eb shpallur fitues t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb duket se e r\u00ebndon edhe m\u00eb shum\u00eb pozit\u00ebn e ministres Balluku dhe m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit t\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi, sipas SPAK \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dy kishin dijeni p\u00ebr fituesit. Pasi ishin po ata vet\u00eb q\u00eb u kishin dh\u00ebn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka nuk l\u00eb dyshime se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb afer\u00eb korruptive t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb dirigjuar nga vet\u00eb ministrja Balluku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Evis Berberi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb vendosur firm\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund planet e shefes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ku del se Evis Berberi ka shkuar edhe m\u00eb tej duke p\u00ebrcaktuar kritere p\u00ebrjashtuese, q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb ligj, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb favorizuar bashkimin e operator\u00ebve q\u00eb ata kishin p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb fituar projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Ende pa u mbyllur faza e dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave nga shoq\u00ebrit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse (afati i fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e ofertave ka qen\u00eb data 15 Shtator 2021), pra, pa u evidentuar shoq\u00ebrit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb procedurat e prokurimit,\u00a0 evidentohet fakti se Belinda Balluku dhe Evis Berberi kan\u00eb pasur dijeni p\u00ebr fituesin e paracaktuar t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, pasi u ishin dh\u00ebn\u00eb kriteret m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi \u201cNova Construction\u201d bashkohet me dy kompanit\u00eb e tjera q\u00eb m\u00eb pas do dalin fituese n\u00eb gar\u00eb, Autoriteti Rrugor Shqiptar, vendos t\u00eb hap\u00eb ofertat.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ku nga zb\u00ebrthimi i aparatit telefonik \u2018Blackberry\u2019 q\u00eb u gjet n\u00eb banes\u00ebn e Evis Berberit, \u00a0gjat\u00eb ndalimit t\u00eb tij nga agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, shihet edhe m\u00eb qart\u00eb roli i ministres Balluku n\u00eb p\u00ebrcaktimin e fituesit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij segmenti t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Ku nd\u00ebrlidhsja e tyre \u00ebsht\u00eb Miranda Shkurti e cila mban t\u00eb informuar p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, shefin e saj, Evis Berberi, mbi ecurin\u00eb e hapjes s\u00eb ofertave.<\/p>\n<p>Duke i d\u00ebrguar her\u00ebpashere foto t\u00eb hapjes s\u00eb zarfeve ku ndodhen ofertuesit dhe \u00e7mimet q\u00eb ata kan\u00eb ofruar.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Nga akti i ekspertimit t\u00eb aparatit celular \u2018Blackberry\u2019, t\u00eb sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga komunikimet midis tij, shtetases Belinda Balluku, si dhe Miranda Shkurti del se m\u00eb dat\u00eb 15 Shtator 2021,\u00a0q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb edhe data e hapjes s\u00eb ofertave, n\u00eb or\u00ebn 10:33, shtetasja Miranda Shkurti i d\u00ebrgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: \u2018N\u00eb 10.30 fillon i pari.\u2019<\/p>\n<p>Po n\u00eb dat\u00ebn 15 Shtator 2021, Miranda Shkurti i d\u00ebrgon Evis Berberit nj\u00eb fotografi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet nj\u00eb tabel\u00eb, me emrat e disa operator\u00ebve ekonomik\u00eb dhe p\u00ebrbri tyre \u00e7mimi i ofert\u00ebs n\u00eb lek\u00eb, ku nga hetimi rezulton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operator\u00ebve ekonomik\u00eb, q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u2018Nd\u00ebrtim i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4\u2019, ku fitues i saj \u00ebsht\u00eb shpallur BOE \u2018EuroTeorema Peqin\u2019 sh.p.k, \u2018Nova Construction Group\u2019 sh.p.k dhe \u2018PE-VLA-KU\u2019 sh.p.k. Ku nga kqyrja e k\u00ebsaj fotografie, v\u00ebrehet se kursori tregues i mausit gjendet te oferta e operatorit ekonomik \u2018EuroTeorema&amp; PE VLAKU &amp; Nova\u2019.<\/p>\n<p>Po kush jan\u00eb pronar\u00ebt e 3 kompanive q\u00eb u bashkuan n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme dhe fituan k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>\u2018Nova Construction Group\u2019 sh.p.k, zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 91 p\u00ebr qind nga Ilir Shtufi, dhe n\u00eb mas\u00ebn 9 p\u00ebrqind\u00a0 nga Kujtim Shtufi.<\/p>\n<p>Ilir Shtufi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuesi i kull\u00ebs dhjetrakat\u00ebshe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs e quajtur Mali i Tiran\u00ebs, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK.<\/p>\n<p>\u2018PE-VLA-KU\u2019 shpk zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 53 p\u00ebrqind nga Vladimir Pjet\u00ebrgjokaj, nd\u00ebrsa\u00a0 47 p\u00ebr qind nga Kujtim Arifaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u2018EuroTeorema\u2019 ka administrator Giovani Pascale.<\/p>\n<p>Kjo kompani zot\u00ebrohet nga nj\u00eb tjet\u00ebr kompani me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr \u2018EuroTeorema\u2019 SRL, e regjistruar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po paracaktohet tenderi, Evis Berberi nuk duket t\u00eb jet\u00eb i qet\u00eb nga ana e tij.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb e shpreh edhe n\u00eb nj\u00eb nga bisedat q\u00eb ai ka me Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>Ku duket se inatin e ka me nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e komisionit q\u00eb nuk ka hedhur ende n\u00eb sistem t\u00eb dh\u00ebnat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb e ngarkuar p\u00ebr kreun e ARRSH-s\u00eb dhe ministren Balluku, t\u00eb cil\u00ebt krahas Lotit 4, hapin edhe zarfat me oferta p\u00ebr Lotet e tjera t\u00eb tjera t\u00eb Unaz\u00ebs.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 15 Shtator 2021, n\u00eb or\u00ebn 12:42, Evis Berberi i d\u00ebrgon shtetases Belinda Balluku mesazhin:<\/p>\n<p>\u2018Qerosi \u00ebsht\u00eb idiot, nuk ka hedhur dokumentat dhe m\u00eb merr n\u00eb \u2018Signal\u2019 dhe thot\u00eb m\u00eb ndihmo se ka 20 min q\u00eb nuk punon app.\u2019<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 1 Tetor 2021, Belinda Balluku i d\u00ebrgon Evis Berberit mesazhin:<\/p>\n<p>\u2018B\u00ebhu gati p\u00ebr unazat t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>Evis Berberi: \u2018Njoftimin? Apo inspektim.\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku: \u2018Njoftimin more.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi: \u2018Jo sot n\u00eb dark\u00eb? S\u2019ka ndryshim?\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku: \u2018A do t\u2019i nxjerr\u00ebsh n\u00eb<\/p>\n<p>dark\u00eb sot?\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi: \u2018Ok po pres po m\u00eb duhen<\/p>\n<p>3 or\u00eb koh\u00eb n\u00ebse ka ndryshime.\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku: \u2018Asnj\u00eb ndryshim.\u2019<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa po vendosin fatet e Unaz\u00ebs, s\u00ebrish shqet\u00ebsimi i ministres Balluku \u00ebsht\u00eb tradhtari brenda radh\u00ebve.<\/p>\n<p>Dyshim t\u00eb cilin ajo ia shpreh s\u00ebrish Evis Berberit.<\/p>\n<p>Kreu i ARRSH-s\u00eb q\u00eb mban t\u00eb informuar ministren edhe p\u00ebr mediat q\u00eb i trokasin n\u00eb der\u00eb, t\u00eb interesuara p\u00ebr lote t\u00eb ndryshme n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Media t\u00eb cilat kan\u00eb filluar t\u00eb ken\u00eb dyshime mbi paracaktimin e gar\u00ebs dhe t\u00eb fituesit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ku del n\u00eb pah edhe gjuha e pasur e ministres me vart\u00ebsin e saj besnik.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Evis Berberi: \u2018Unazat nga ora 10 e dark\u00ebs.\u2019<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb vazhdojm\u00eb apo t\u00eb presim p\u00ebr nes\u00ebr?\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku: \u2018Jo, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Ikni shijoni fundjav\u00ebn. Merruni me pun\u00eb serioze. Ke nj\u00eb plehr\u00eb aty q\u00eb flet.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi: \u2018Ok t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. \u00c7far\u00eb ka dal\u00eb?\u2019<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 5 Tetor 2021, Evis Berberi i d\u00ebrgon mesazh Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>\u2018Ka ardhur S\u2026 dhe k\u00ebrkon informacion p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit Loti 1 (Shqiponja).\u00a0 K\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi, ka pasur ankesa. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb shpallur pse jo?\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku:\u2018T\u00eb plasi trapi ty. Kur t\u00eb t\u00eb vi ty afati i p\u00ebrgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nes\u00ebr publikoji t\u00eb gjitha n\u00eb dark\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera nga SPAK e nes\u00ebrmja p\u00ebrkon pik\u00ebrisht me p\u00ebrfundimin e vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave dhe hedhjen e tyre n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb prokurimit, p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u2018Nd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4\u2019.<\/p>\n<p>Ku n\u00eb nj\u00eb moment Belinda Balluku kujdeset edhe p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb konsulence, e cila del se \u00ebsht\u00eb n\u00eb vath\u00ebn e opozit\u00ebs, q\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb deputeti t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Firm\u00eb q\u00eb Balluku urdh\u00ebron kreun e ARRSH q\u00eb p\u00ebr momentin t\u00eb mos e ngacmoj\u00eb, por n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mos e shikoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pun\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 28 Tetor 2021, Belinda Balluku i p\u00ebrcjell n\u00ebp\u00ebrmjet \u00ebhatsapp Evis Berberit mesazhin:<\/p>\n<p>\u2018Ka dhe nj\u00eb firm\u00eb konsulence p\u00ebr projektim supervizim me K. A. Jan\u00eb supervizor tek Porto Romano.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi:\u2018Po jan\u00eb te Porto Romano.\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku:\u2018K\u00ebt\u00eb e ka Lefter G\u00ebshtenja, deputet i Librazhdit i PD.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi i shkruan n\u00eb \u2018Signal\u2019 Belinda Ballukut mesazhin:<\/p>\n<p>\u2018Urgjente apo n\u00eb t\u00eb ardhmen?\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku: \u2018Jo, jo, po mos ta shoh t\u00eb marr\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Data e hapjes s\u00eb zarfeve t\u00eb ofertave, q\u00eb po afron.<\/p>\n<p>Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ia b\u00ebn me dije vart\u00ebsit t\u00eb saj vet\u00eb ministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>E cila e urdh\u00ebron q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb ndryshim\u00a0 mesa duket n\u00eb fituesit e gar\u00ebs.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 1 Tetor 2021, Belinda Balluku i d\u00ebrgon Evis Berberit mesazhin:\u2018B\u00ebhu gati p\u00ebr unazat t\u00eb hen\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi:\u2018Njoftimin? Apo inspektim?\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku:\u2018Njoftimin more.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi:\u2018Jo sot n\u00eb dark\u00eb? S\u2019ka ndryshim?\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku:\u2018Asnj\u00eb ndryshim.\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku:\u2018Thjesht t\u00eb b\u00ebj k\u00ebng\u00ebn.Por jam n\u00eb Kuk\u00ebs.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi:\u2018Unazat nga ora 10 e dark\u00ebs.\u2019<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb vazhdojm\u00eb apo t\u00eb presim p\u00ebr nes\u00ebr.\u2019<\/p>\n<p>Belinda Balluku:\u2018Jo, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Ikni shijoni fundjav\u00ebn.Merruni me pun\u00eb serioze.Ke nj\u00eb plehr\u00eb aty q\u00eb flet.\u2019<\/p>\n<p>Evis Berberi:\u2018Ok t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.\u00c7far\u00eb ka dal\u00eb?\u2019<\/p>\n<p>Po p\u00ebr tju kthyer edhe nj\u00ebher\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb dhe ndershm\u00ebris\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si u p\u00ebcaktua fituesi n\u00eb Lotin 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, SPAK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se kompanit\u00eb fituese nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar disa kritere q\u00eb i p\u00ebrcakton ligji.<\/p>\n<p>Ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb mundsh\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb ARRSH, punime q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, apo autostradave.<\/p>\n<p>Por t\u00eb nd\u00ebrtesave t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rastin e kompanis\u00eb \u2018Nova Construction 2012\u2019.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se operatori ekonomik i shpallur fitues i k\u00ebsaj procedure prokurimi, nuk ka plot\u00ebsuar kriterin e vendosur n\u00eb dokumentacionin standard t\u00eb tenderit. Konkretisht at\u00eb t\u00eb \u2018pun\u00eb e ngjashme\u2019.<\/p>\n<p>Ku nga dokumentacioni i dor\u00ebzuar nga bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u2018EuroTeorema Peqin\u2019 sh.p.k, \u2018PE-VlA-KU\u2019 sh.p.k, dhe \u2018Nova Construction 2012\u2019 sh.p.k, operatori \u2018Nova Construction 2012\u2019 sh.p.k p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij kriteri ka dor\u00ebzuar kontrata ku objekti i tyre i paraqitur si \u2018pun\u00eb t\u00eb ngjashme\u2019 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i objekteve t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa objekti i kontrat\u00ebs s\u00eb prokurimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u2018punime nd\u00ebrtimi p\u00ebr autostrada, rrug\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tenderi p\u00ebr lotin 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe ku operator\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb gar\u00eb i d\u00ebrgoheshin Evis Berberit me foto nga nj\u00eb prej vart\u00ebseve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Berberi q\u00eb si besnik q\u00eb ishte, menj\u00ebher\u00eb ia kalonte shefes s\u00eb tij, Belinda Balluku, duke e mbajtur t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar me informacione t\u00eb fresk\u00ebta rreth ecuris\u00eb s\u00eb gar\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministres s\u00eb cil\u00ebs nuk duhet t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">\/Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjime t\u00eb reja jan\u00eb publikuar nga hetimet p\u00ebr zv\/kryeministren dhe nj\u00ebher\u00ebsh ministre e Infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku, tashm\u00eb e pezulluar nga GJKKO dhe e marr\u00eb e pandehur nga SPAK p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera. Nga p\u00ebrgjimet e zbardhura, mes Ballukut dhe vart\u00ebsit t\u00eb saj, ish-kreu t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, duket qart\u00eb se fituesi i gar\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129485,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129486,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129484\/revisions\/129486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}