{"id":12957,"date":"2022-05-20T09:49:57","date_gmt":"2022-05-20T09:49:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=12957"},"modified":"2022-05-20T09:49:57","modified_gmt":"2022-05-20T09:49:57","slug":"deshmia-e-dumanit-avokati-me-premtoi-120-mije-euro-per-vrasjen-e-gruas-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/20\/deshmia-e-dumanit-avokati-me-premtoi-120-mije-euro-per-vrasjen-e-gruas-se-tij\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e Dumanit\/ Avokati m\u00eb premtoi 120 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e gruas s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>Vras\u00ebsi me pages\u00eb Nuredin Dumani u ka treguar hetuesve t\u00eb SPAK se avokati Alban Bengasi, tashm\u00eb i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim i kishte premtuar 120 mij\u00eb euro n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjes s\u00eb ish-gruas s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin p\u00ebrpara prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, Dumani tregon se Bengasi nuk e donte m\u00eb gjall\u00eb ish-gruan e tij pasi sipas tij ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Dhunimi ndodhi nga dy djem q\u00eb kishte pun\u00ebsuar Dumani, por avokati nuk ishte i k\u00ebnaqur dhe k\u00ebtu i kishte b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn p\u00ebr ta eliminuar krejt\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb 120 mij\u00eb eurove. Por, Dumani thot\u00eb se nuk kishte pranuar, pasi ai nuk e b\u00ebnte dot nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb me nj\u00eb grua.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb vitit 2019 ose fillim t\u00eb vitit 2020 mesa mbaj mend, m\u00eb k\u00ebrkon Festim Qoli, por se mbaj mend me telefon ose me ndonj\u00eb person. Takimin e kemi b\u00ebr\u00eb tek sht\u00ebpia e Festimit. Kur kam shkuar tek sht\u00ebpia m\u00eb ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mikun e vet.<\/p>\n<p>Ishte avokat, ky avokat ka qen\u00eb edhe avokati im n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb kam pasur p\u00ebr heqje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb personit n\u00eb vitin 2013, mbaj mend q\u00eb ka pasur nj\u00eb Range Rover t\u00eb fundit me 444. Avokati \u00ebsht\u00eb qeros, i gjat\u00eb i dob\u00ebt me emrin Alban. E kam takuar dhe vet\u00eb mbrapa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb q\u00eb m\u00eb tha Festimi.<\/p>\n<p>Kam shkuar n\u00eb dark\u00eb tek Festimi, pasi ndenj\u00ebm m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb rrihnim nj\u00eb fem\u00ebr kundrejt pages\u00ebs. Kjo femra jetonte n\u00eb Tiran\u00eb tek Kodra e Diellit ja di dhe pallatin n\u00ebse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte nj\u00eb Fiat Punto ngjyr\u00eb vishnje me sa mbaj mend un\u00eb dhe targat mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb 020DI por s\u2019jam i sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Festimi m\u00eb tha sa lek\u00eb doja q\u00eb ta beja si pun\u00eb. Un\u00eb i thash q\u00eb nuk e kam me qef me e rraf, por do e diskutojm\u00eb q\u00eb t\u2019i \u00e7ojm\u00eb dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Festimi ma k\u00ebrkoi me ngulm k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pasi donte t`ja b\u00ebnte si nder mikut t\u00eb tij q\u00eb kishte avokat. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb Festimi donte shum\u00eb q\u00eb tju realizonte pasi kur ra t\u00ebrmeti n\u00eb n\u00ebntor, ju prish kompleksi dhe k\u00ebrkonte d\u00ebmshp\u00ebrblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte q\u00eb t\u00eb merrte 500.000 euro.<\/p>\n<p>Festimi m\u00eb \u00e7oi af\u00ebr te sht\u00ebpia e saj dhe m\u00eb tha se kush ishte objektivi. Un\u00eb e pash\u00eb at\u00eb dit\u00eb dhe e fiksova si pamje. Nga ajo dit\u00eb un\u00eb e ndoqa disa dit\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar intenerarin dhe m\u00eb pas e kam ndjekur nj\u00eb dit\u00eb me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lash\u00eb si pun\u00eb q\u00eb t\u00eb ma b\u00ebnte ai dhe m\u00eb pas i thash Eljo Bitrit dhe nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mir\u00eb.<\/p>\n<p>E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe at\u00eb djalin dhe i tregova ku rri \u00e7far\u00eb b\u00ebn. Mbaj mend q\u00eb ajo blinte byreqe n\u00eb drek\u00eb tek nj\u00eb byrektore nj\u00eb kiosk\u00eb nj\u00ebkat\u00ebshe af\u00ebr nj\u00eb shkolle, ajo rruge ka qen\u00eb mbrapa ish tregut elektrik mbaj mend q\u00eb nga ajo rrug\u00eb dilje te nj\u00eb spital dhe m\u00eb pas tek Tegu. Ajo merrte \u00e7do dit\u00eb byrek aty, ndonj\u00ebher\u00eb ajo pinte dhe kafe n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb katin e 2 me disa gra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua p\u00ebr personin dhe un\u00eb ika pastaj. Dua t\u00eb shtoj se Festimi donte patjet\u00ebr q\u00eb ti thyenim nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose nj\u00eb dor\u00eb. Eljo mbasi mbaroi pun\u00ebn m\u00eb ka shkruar mesazh dhe m\u00eb pas kemi pir\u00eb kafe duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb e kreva at\u00eb pun\u00eb. M\u00eb tregoi q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb me grushta fytyr\u00ebs derisa e kishte par\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb duke i dal\u00eb gjak nga fytyra.<\/p>\n<p>Goditja ka ndodhur brenda n\u00eb mjeti. Goditja ka ndodhur p\u00ebrball\u00eb byrektores. Un\u00eb e prisja gruan q\u00eb kur dilte nga sht\u00ebpia nuk e mbaj mend or\u00ebn, dhe e ndiqja deri tek byrektoret n\u00eb fakt e ndiqja kudo q\u00eb shkonte ajo, doja t\u00eb dija me imt\u00ebsi rrug\u00ebt q\u00eb b\u00ebnte ku shkonte q\u00eb ti jepja informacion t\u00eb plot\u00eb \u00e7unave.<\/p>\n<p>Shkova te Festimi i k\u00ebrkova lek\u00ebt por ai nuk ishte i k\u00ebnaqur sepse nuk kishim thyer as k\u00ebmb\u00eb as dor\u00eb por vet\u00ebm turinjt\u00eb. Festimi n\u00eb at\u00eb moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i k\u00ebnaqur sepse nuk ishte arrit k\u00ebrkesa e tij, ai donte q\u00eb gruaja e tij t\u00eb ishte sa m\u00eb e d\u00ebmtuar. Avokati pages\u00ebn ja dha Festimit dhe i kishte k\u00ebrkuar Festimit q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb takim t\u00eb 3 t\u00eb shkoja dhe un\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutonim q\u00eb ta eliminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte q\u00eb t\u00eb ishte m\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Mesa di un\u00eb avokati nuk donte q\u00eb gruaja e vet t\u00eb ishte gjall\u00eb pasi ajo e kishte tradhtuar me nj\u00eb shokun e vet t\u00eb ngusht\u00eb. Duke e ndjek gruan un\u00eb e pash n\u00eb fakt edhe t\u00eb dashurin q\u00eb vinte tek sht\u00ebpia e k\u00ebsaj gruaje n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit, e kam par\u00eb disa her\u00eb. Ishte nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 45 \u2013 50, trup i sh\u00ebndosh i madh.<\/p>\n<p>Takimin e b\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Tiran\u00eb, vendin nuk e mbaj mend se ishte nat\u00eb. Isha un\u00eb me Festimin dhe m\u00eb von\u00eb erdhi edhe avokati me nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb kishte dal\u00eb nga burgu pasi e kishte nxjerr\u00eb avokati. N\u00eb tavolin\u00eb avokati m\u00eb shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebn e pab\u00ebre si\u00e7 duhet dhe m\u00eb pas m\u00eb tha m\u00eb mir\u00eb q\u00eb shkoi k\u00ebshtu pasi m\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.<\/p>\n<p>M\u00eb ofroi \u00e7mimin e 120.000 eurove p\u00ebr ta mbaruar si pun\u00eb. I thash\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr. M\u00eb than\u00eb n\u00ebse nuk e b\u00ebn ti do ti them Gjegj Cukalit ta b\u00ebj\u00eb pasi m\u00eb ka borxh p\u00ebr nj\u00eb nder pasi e kam nxjerr\u00eb nga burgu. I thash\u00eb vazhdo me Gjergjin un\u00eb se marr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndenj\u00ebm dhe gjysm\u00eb ore tjet\u00ebr, por nuk e diskutuam m\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ai po na tregonte se p\u00ebr rrahjen mos u b\u00ebj merak ti as shok\u00ebt pasi po iku p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncim ajo un\u00eb shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe nd\u00ebrhyn ai q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb mos arrestohet kush. Pastaj ik\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb un\u00eb me Festimin n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rrug\u00ebs Festimi me tha pse se merr at\u00eb pun\u00eb pasi ai \u00ebsht\u00eb robi jon\u00eb dhe do na b\u00ebnte shum\u00eb ndere dhe pun\u00eb t\u00eb tjera se do e kishim n\u00eb dor\u00eb at\u00eb pasi ai ka lidhje me gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb. Edhe un\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb e mbaj af\u00ebr at\u00eb. Ai pinte shum\u00eb mall, kokain\u00eb. E mbyll\u00ebm si muhabet dhe se hap\u00ebm m\u00eb\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb Dumani.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vras\u00ebsi me pages\u00eb Nuredin Dumani u ka treguar hetuesve t\u00eb SPAK se avokati Alban Bengasi, tashm\u00eb i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim i kishte premtuar 120 mij\u00eb euro n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjes s\u00eb ish-gruas s\u00eb tij. N\u00eb rr\u00ebfimin p\u00ebrpara prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, Dumani tregon se Bengasi nuk e donte m\u00eb gjall\u00eb ish-gruan e tij pasi sipas tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":12958,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-12957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}