{"id":129748,"date":"2025-11-29T18:11:34","date_gmt":"2025-11-29T18:11:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129748"},"modified":"2025-11-29T18:11:34","modified_gmt":"2025-11-29T18:11:34","slug":"28-nentori-1944-shqiperia-nga-nje-pushtim-i-vjeter-ne-nje-pushtim-te-ri-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/29\/28-nentori-1944-shqiperia-nga-nje-pushtim-i-vjeter-ne-nje-pushtim-te-ri-3\/","title":{"rendered":"28 n\u00ebntori 1944, Shqip\u00ebria &#8211; nga nj\u00eb pushtim i vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Data 28 n\u00ebntor 1944 \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm dita e Pavar\u00ebsis\u00eb, por mbahet edhe si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjith\u00ebse edhe sot pasardh\u00ebsit e diktatorit stalinist vazhdojn\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb dit\u00ebn e \u00e7lirimit sipas ritit enveristo-serb me dat\u00eb 29 n\u00ebntor, pra me dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdh\u00ebr t\u00eb Beogradit, madje edhe pasi festoi dy vitet e para k\u00ebt\u00eb fest\u00eb me dat\u00ebn 28 n\u00ebntor. R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij q\u00ebndrimi q\u00ebndron n\u00eb faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe k\u00ebt\u00eb dat\u00eb p\u00ebr ta nj\u00ebhsuar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb jo me dit\u00ebn e \u00e7lirimit, por me fest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, me dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb saj n\u00eb Jajc\u00eb, m\u00eb 29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1943. Pra ai falsifikoi dat\u00ebn e \u00e7lirimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pas bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Republika e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb t\u00eb festonin edhe shqiptar\u00ebt me 29 n\u00ebntor s\u00eb bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajc\u00ebn, se aty nuk kishin qen\u00eb, por \u00e7lirimin e vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr diktatori doli me tez\u00ebn se Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb e shpalli n\u00eb Vlor\u00eb Ismail Bej Vlora p\u00ebr interesa t\u00eb bejler\u00ebve shqiptar\u00eb, ndaj dhe ajo nuk vlente. N\u00eb fakt kjo tez\u00eb u p\u00ebrdor edhe m\u00eb von\u00eb deri n\u00eb fillimin e viteve \u201960, por jo m\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar bashkimin si republik\u00eb e 7-t\u00eb me Jugosllavin\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb spastruar historin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbetur pas Sk\u00ebnderbeut vet\u00ebm ai si protagonist kryesor i saj.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Mir\u00ebpo, mjerisht, ende sot e k\u00ebsaj dite ka shqipfol\u00ebs q\u00eb n\u00eb shembullin e Edi Ram\u00ebs, argatit t\u00eb Beogradit apo Pashiqit t\u00eb Tiran\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb si Mek\u00eb Beogradin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim un\u00eb do t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr themelor t\u00eb k\u00ebsaj date, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamohueshme historike: se 28 n\u00ebntori i vitit 1944 sh\u00ebnoi jo vet\u00ebm \u00e7lirimin nga nj\u00eb pushtim i huaj, por edhe z\u00ebvend\u00ebsimin e atij pushtimi me nj\u00eb pushtim t\u00eb dyfisht\u00eb \u2013 nj\u00eb tjet\u00ebr pushtim t\u00eb huaj dhe nj\u00eb pushtim t\u00eb brendsh\u00ebm si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kjo pasi n\u00eb fronin e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb u ul nj\u00eb klik\u00eb shqiptaro-serbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Sot historian\u00eb dhe studiues vendas e t\u00eb huaj, me botimet e tyre serioze dhe t\u00eb shumta t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumenta t\u00eb arkivave t\u00eb vendit, t\u00eb atyre t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera, kan\u00eb rishkruar historin\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtetave historike t\u00eb pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kan\u00eb shkrir\u00eb si rrezet e diellit brym\u00ebn, malin e lart\u00eb t\u00eb falsifikimeve t\u00eb historiografis\u00eb hoxhiste. Prandaj sot, bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat historike shkencore, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr reflektim t\u00eb thell\u00eb nga \u00e7do shqiptar kudo q\u00eb jeton p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si dhe n\u00eb rastin konkret edhe rreth k\u00ebsaj kohe dhe date n\u00eb ve\u00e7anti.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Studimet dhe botimet themelore t\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli, t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumenta dhe raporte t\u00eb koh\u00ebs, kan\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese se J. B. Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr interesa t\u00eb serbomadhis\u00eb dhe me dy q\u00ebllime kryesore, themeluan me t\u00eb d\u00ebrguarit e tyre n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1941 n\u00eb Tiran\u00eb Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si deg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Popovi\u00e7-Mugo\u0161a.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00ebllimi i par\u00eb dhe m\u00eb kryesor ishte krijimi i Kalit t\u00eb Troj\u00ebs, pra i nj\u00eb partie dhe l\u00ebvizjeje jugosllave n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb drejtuar, urdh\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur prej tyre kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00ebllimi i dyt\u00eb ishte q\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb porosive t\u00eb Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo forc\u00eb dhe kjo l\u00ebvizje shqiptaro-e udh\u00ebhequr nga serb\u00ebt t\u00eb mobilizonte shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst komunist\u00ebt serbo-malazez\u00eb shkruan programin e PKSH, pa iu referuar as edhe nj\u00eb her\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, vun\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj Miladin Popovi\u00e7in dhe em\u00ebruan rreth tij Enver Hoxh\u00ebn dhe vasal\u00ebt e tjer\u00eb. Pra p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serbo-malazez\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb (PKJ), si\u00e7 pohon edhe vet\u00eb Tito, themeluan, udh\u00ebhoq\u00ebn dhe urdh\u00ebruan Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (PKSH) dhe nj\u00ebsit\u00eb e saj partizane gjat\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebs si parti dhe l\u00ebvizje jugosllave, dhe m\u00eb konkretisht serbe.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb (PKJ), me Kalin e saj t\u00eb Troj\u00ebs \u2013 PKSH-n\u00eb \u2013 arriti me sukses t\u00eb bllokoj\u00eb bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trojet e tjera, pra bashkimin e mbar\u00eb kombit shqiptar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve. Ata, me ndihm\u00ebn direkte t\u00eb PKSH dhe Enver Hoxh\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve me origjin\u00eb nga Kosova, si Fadil Hoxha etj., q\u00eb u d\u00ebrguan aty me mision, arrit\u00ebn t\u00eb vendosin Kosov\u00ebn, organizat\u00ebn e partis\u00eb komuniste dhe nj\u00ebsit\u00eb e saj guerile n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e PKJ, pavar\u00ebsisht se tashm\u00eb mbret\u00ebria e sllav\u00ebve t\u00eb jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin. Tito dhe PKJ, n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvizjes s\u00eb tyre jugosllave q\u00eb themeluan n\u00eb Tiran\u00eb, realizuan sa m\u00eb sip\u00ebr duke p\u00ebrjashtuar t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare nga programi i PKSH.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ata urdh\u00ebruan vasalin e tyre Enver Hoxha p\u00ebr anulimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u vendos q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb vendet ku jetonin t\u00eb krijonin nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt lufte, si dhe injoruan edhe Marr\u00ebveshjen e Bujanit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebs sanksionohej e drejta e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar me vot\u00eb pas \u00e7lirimit fatin e saj. Ata gjithashtu urdh\u00ebruan d\u00ebrgimin e brigadave dhe divizioneve partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb pretekstin e \u00e7lirimit nga gjerman\u00ebt, por n\u00eb fakt si pararoj\u00eb e pushtimit t\u00eb saj nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes s\u00eb saj n\u00eb administrim ushtarak nga Tito.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Krahas k\u00ebtyre, historian\u00ebt dhe studiuesit kan\u00eb faktuar me dokumenta t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se udh\u00ebheq\u00ebsit jugosllav\u00eb dhe vegla e tyre Enver Hoxha, pas shtatorit 1943, luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve e degraduan n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kryesisht v\u00ebllavras\u00ebse civile dhe se PKSH, si\u00e7 pranon unanimisht vet\u00eb Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja tjet\u00ebr e k\u00ebsaj partie n\u00eb Plenumin e Dyt\u00eb t\u00eb Beratit, zbatoi gjat\u00eb luft\u00ebs nj\u00eb vij\u00eb politike terroriste, pra veproi si nj\u00eb organizat\u00eb terroriste duke kryer n\u00eb dhjet\u00ebra e qindra raste akte t\u00eb mir\u00ebfillta terroriste.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Studimet e dekadave t\u00eb fundit, t\u00eb bazuara n\u00eb dokumenta t\u00eb panum\u00ebrta, kan\u00eb provuar se serb\u00ebt dhe Enver Hoxha dhe vasal\u00ebt e tyre t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb ushtris\u00eb partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryen gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve gjenocid dhe krime t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj shqiptar\u00ebve. Kjo klik\u00eb terroriste dhunoi n\u00eb qindra e qindra raste konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gjenev\u00ebs, Hag\u00ebs, p\u00ebr mbrojtjen e popullat\u00ebs civile, rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb plagosurve t\u00eb luft\u00ebs, etj., etj.<\/div>\n<div dir=\"auto\">E v\u00ebrteta t\u00eb detyron, prandaj sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7do shqiptari, t\u00eb raportit t\u00eb tij me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb kombit, t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: A u \u00e7liruam v\u00ebrtet ne shqiptar\u00ebt, m\u00eb dat\u00eb 28 n\u00ebntor 1944?<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje objektive t\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje do t\u00eb gjejm\u00eb se e v\u00ebrteta e \u00e7lirimit ton\u00eb, dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr dat\u00ebn 28 apo 29, por p\u00ebr \u00e7lirimin si t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medalje me dy faqe.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se, n\u00eb raport me pushtimin gjerman, ne u \u00e7liruam, mbasi gjerman\u00ebt, n\u00eb humbje e sip\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs, u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Shqip\u00ebria dhe ne dol\u00ebm nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb renditur n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve fitimtar\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Enver Hoxha u instalua n\u00eb Tiran\u00eb me qeverin\u00eb e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjat\u00eb t\u00eb fitores. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt historik, flijuan jet\u00ebn dhe rinin\u00eb e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs mij\u00ebra djem dhe vajza, burra e gra t\u00eb kombit ton\u00eb, dhe dhjetra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb luftuan me guxim e vendosm\u00ebri pushtuesit nazifashist\u00eb dhe rendit\u00ebn k\u00ebshtu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb. Nderimi p\u00ebr ata q\u00eb flijuan jet\u00ebn p\u00ebr idealet e liris\u00eb do t\u00eb mbetet i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Gjaku dhe sakrifica e tyre q\u00ebndron n\u00eb themelet e liris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare. Sikund\u00ebr i till\u00eb do t\u00eb mbetet nderimi edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luftuan kund\u00ebr pushtuesve p\u00ebr lirin\u00eb komb\u00ebtare dhe nuk u soll\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs si &#8220;kain\u00eb&#8221; ndaj v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, nuk kryen akte terroriste, gjenocid dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb fundit, p\u00ebr krimet e tyre, kan\u00eb p\u00ebrfunduar aty ku e kan\u00eb vendin, si xhelat\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb tyre, n\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta historike nuk mund t\u00eb mohohen, pavar\u00ebsisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze t\u00eb luft\u00ebs nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, si: rritja banale shum\u00ebfish e numrit t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, shpikja e betejave edhe t\u00eb paqena, st\u00ebrfryrja e humbjeve t\u00eb shkaktuara armikut, etj., etj. K\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr luft\u00ebn partizane nuk mund t\u00eb mohohen, sikund\u00ebr nuk mund t\u00eb mohohen gjenocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja komuniste-shqiptaro-sllave, me falangat e veta terroriste, kreu sistematikisht gjat\u00eb luft\u00ebs, gjenocid dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, p\u00ebr t\u00eb cilat meritojn\u00eb \u00e7do d\u00ebnim. Madje nuk mund t\u00eb mohohen as karakteri v\u00ebllavras\u00ebs dhe civil q\u00eb dominoi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb pasi Enver Hoxha dhe klika e tij, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb pushtetit personal dhe t\u00eb urdh\u00ebruar nga padron\u00ebt e tij serb\u00eb, i dhan\u00eb asaj k\u00ebt\u00eb karakter pas shkelmimit nga ai t\u00eb Marr\u00ebveshjes historike t\u00eb Mukjes n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1943.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb iden\u00eb e saj, lufta kund\u00ebr pushtuesve ishte nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aleat\u00ebt anglo-amerikan\u00eb kishin njohur, vler\u00ebsuar, mb\u00ebshtetur, financuar dhe furnizuar me arm\u00eb, uniforma, ushqime, specialist\u00eb ushtrin\u00eb partizane. Qeverit\u00eb e tyre kishin p\u00ebrsh\u00ebndetur q\u00eb n\u00eb fillim luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme, forcat partizane komuniste ishin dhe nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuara dhe m\u00eb numerike n\u00eb teatrin e luft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe kjo jo p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb popull, i cili nuk pajtohej me pushtimin e huaj. Por duhet pranuar se mb\u00ebshtetja e aleat\u00ebve p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb partizane diktohej para s\u00eb gjithash nga dob\u00ebsit\u00eb e pamohueshme t\u00eb nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb. \u00cbsht\u00eb i drejt\u00eb dhe plot\u00ebsisht i justifikuar, dhe mendoj un\u00eb i detyruesh\u00ebm, d\u00ebnimi me ashp\u00ebrsi i t\u00eb gjitha q\u00ebndrimeve \u00e7njer\u00ebzore antikomb\u00ebtare t\u00eb klik\u00ebs serbo-shqiptare q\u00eb udh\u00ebhoqi luft\u00ebn partizane. Por \u00ebsht\u00eb tejet i gabuar mohimi i luft\u00ebs, i gjakut t\u00eb derdhur dhe sakrificave q\u00eb partizan\u00ebt, me ndihm\u00ebn e aleat\u00ebve, b\u00ebn\u00eb p\u00ebr liri.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb se renditja n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr dinjitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe p\u00ebr faktin se, megjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb aleat\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb luft\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr pushtuesve, ata q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs mjerisht kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur \u2013 dhe k\u00ebtu me sa duket n\u00ebn ndikimin e Greqis\u00eb \u2013 \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tyre, kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb caktoheshin pas luft\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duhet pranuar se megjith\u00ebse luftoi n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve, kombi shqiptar u trajtua de facto si i humbur dhe mbeti padrejt\u00ebsisht i cop\u00ebtuar si\u00e7 ishte para luft\u00ebs, dhe akoma m\u00eb keq: aleat\u00ebt, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, lan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs italo-greke t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e trajtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si pal\u00eb e humbur. K\u00ebtu q\u00ebndron, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do drejtim tjet\u00ebr, edhe r\u00ebnd\u00ebsia e pamohueshme e renditjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve, pasi renditja n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt edhe mund t\u00eb shoq\u00ebrohej me nd\u00ebshkime t\u00eb r\u00ebnda si pal\u00eb e humbur.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por nuk duhet mohuar se \u00e7\u00ebshtja e vendosjes s\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes mbartte n\u00eb vetvete edhe mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs nga pala shqiptare t\u00eb bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trojeve t\u00eb tjera shqiptare me Shqip\u00ebrin\u00eb, natyrisht kjo n\u00eb rast se shqiptar\u00ebt do t\u00eb luftonin t\u00eb bashkuar kund\u00ebr pushtuesve nazifashist\u00eb si\u00e7 vendos\u00ebn edhe me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e aleat\u00ebve britanik\u00eb n\u00eb Mukje.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por ana tjet\u00ebr, ana e zez\u00eb e medaljes s\u00eb 28 n\u00ebntorit 1944, pra dat\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit, \u00ebsht\u00eb se kjo dat\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk do t\u00eb sh\u00ebnonte \u00e7lirimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; ajo dit\u00eb do t\u00eb sillte z\u00ebvend\u00ebsimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin e ri serb-jugosllav, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e kombit shqiptar, si dhe vendosjen si pushtim i brendsh\u00ebm t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste 46-vje\u00e7are, m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, m\u00eb moniste, m\u00eb barbare q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb kjo dit\u00eb e n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1944, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte dita e mrekullis\u00eb komb\u00ebtare dhe viti 1944 t\u00eb ishte annus mirabilis, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb dita e vendosjes s\u00eb nj\u00eb pushtimi t\u00eb zi dhe nj\u00eb annus horribilis p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb ndalem shkurtimisht n\u00eb vendosjen e pushtimit serb-jugosllav pas 28 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1944 n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Z\u00ebvend\u00ebsimi i pushtimeve ndodhi sepse, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pushtet do t\u00eb vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udh\u00ebhequr nga serb\u00ebt e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt pasi shit\u00ebn e lan\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn pushtimin serb, kishin vendosur dhe punonin s\u00eb bashku me Beogradin p\u00ebr projektin ogurzi e antikomb\u00ebtar t\u00eb aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Republika e 7-t\u00eb e Jugosllavis\u00eb. Pra, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb, duke brohoritur p\u00ebr nj\u00eb klik\u00eb terroriste shqiptaro-serbe q\u00eb u instalua n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb dhe ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri t\u00eb dyfisht\u00eb: pushtimin serbo-jugosllav dhe pushtimin komunist.<\/div>\n<div dir=\"auto\">At Zef P\u00ebllumbi, d\u00ebshmitar i \u00e7lirimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, shkruan n\u00eb kryevepr\u00ebn e tij \u201cRrno vet\u00ebm me tregue\u201d se: \u201cMe dat\u00ebn 29 n\u00ebntor Shkodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllav\u00eb dhe se n\u00eb kambanoren e Katedrales s\u00eb qytetit, flamuri shqiptar pa yll u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb partizan me flamurin jugosllav.\u201d Pra, n\u00eb qytetin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve val\u00ebvitej flamuri i pushtuesve t\u00eb rinj si d\u00ebshmi tragjike e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb pushtuesve. Flamuri i pushtuesit q\u00eb iku u z\u00ebvend\u00ebsua jo me flamurin komb\u00ebtar, por me flamurin e pushtuesit t\u00eb ri.<\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebshtu, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944 shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin e lirin\u00eb, t\u00eb mashtruar si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre dhe duke mos e kuptuar ndoshta shumica prej tyre se pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ata hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri. M\u00eb sakt\u00eb, ata brohorit\u00ebn at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb klik\u00eb shqiptaro-jugosllave me n\u00eb krye Enver Hoxh\u00ebn, q\u00eb u instalua n\u00eb pushtet me projektin makab\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aneksimin e saj si republik\u00eb e 7-t\u00eb n\u00eb federat\u00ebn e sllav\u00ebve t\u00eb jugut t\u00eb dominuar nga serb\u00ebt, armiqt\u00eb shekullor\u00eb t\u00eb kombit shqiptar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas k\u00ebsaj dite, pra 28 n\u00ebntorit 1944, instalimit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb klik\u00ebs shqiptaro-serbe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, vendosjes s\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas edhe Kosov\u00ebs nga Tito n\u00eb pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb merrnin dhjetra e mij\u00ebra jet\u00eb t\u00eb pafajshme ose do t\u00eb largonin nga vendi mbi qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb dhe terror t\u00eb eg\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrit\u00eb e tyre partizane, do t\u00eb vazhdonin t\u00eb ecnin me vendosm\u00ebri n\u00eb zbatimin e doktrin\u00ebs s\u00eb \u00c7ubrillovi\u00e7it n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe n\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe manu militari do t\u00eb zhduknin \u00e7do penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e aneksimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs si krahin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe asgj\u00ebsimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e saj me Federat\u00ebn e Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut, si republik\u00eb e shtat\u00eb e saj.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga Federata Jugosllave ishte akti i fundit i tragjedis\u00eb s\u00eb madhe shqiptare q\u00eb Josif Broz Tito dhe PKSH me Enver Hoxh\u00ebn po realizonin ndaj shqiptar\u00ebve. Ky akt vinte si kuror\u00ebzim i instalimit t\u00eb Kalit t\u00eb Troj\u00ebs serb n\u00eb Tiran\u00eb, injorimit total gjat\u00eb luft\u00ebs nga Enver Hoxha t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, vendosjes s\u00eb tyre n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb PKJ dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pushtimit serb t\u00eb k\u00ebtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb si republik\u00eb e 7-t\u00eb e ish-Jugosllavis\u00eb ishte nj\u00eb projekt i Titos dhe udh\u00ebheqjes jugosllave q\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs. Me p\u00ebrfshirjen e Shqip\u00ebris\u00eb si republik\u00eb e 7-t\u00eb e Federat\u00ebs Jugosllave, p\u00ebrve\u00e7 \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb, daljes s\u00eb saj n\u00eb Adriatik, Durr\u00ebs, sipas tyre do t\u00eb merrte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare edhe problemi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuadrin e Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Madje duket se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ata kishin bindur edhe vet\u00eb Stalinin, i cili, n\u00eb takimin me Titon dhe delegacionin e tij n\u00eb Mosk\u00eb, sipas Milovan Gjilas, i kishte porositur q\u00eb t\u00eb \u201cgllab\u00ebronin Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb dokumentin e AVNOJ-it, n\u00eb n\u00ebntor 1943, udh\u00ebheqja komuniste jugosllave nuk ftoi fare p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs dhe, n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb kishte premtuar, Kosov\u00ebn e la si krahin\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb Tito shpalli n\u00eb let\u00ebr Republik\u00ebn Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe nj\u00ebsit\u00eb apo republikat e saj. Ai, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e pranimit n\u00eb federat\u00eb t\u00eb republikave t\u00eb tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqip\u00ebrin\u00eb, por duke n\u00ebnkuptuar para s\u00eb gjithash at\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebshtu q\u00eb pas dat\u00ebs 28 n\u00ebntor 1944, jo rast\u00ebsisht, por n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb projektit t\u00eb aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga federata e Titos, n\u00eb zyrat e pushtetit t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e tij, n\u00eb parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, nd\u00ebrtim, miniera etj., do t\u00eb v\u00ebrshonin mijra k\u00ebshilltar\u00eb jugosllav\u00eb, vendimmarr\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit. Jugosllavizimi me shpejt\u00ebsi dhe n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb i shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ishte misioni i tyre kryesor. Madje, autoritetet jugosllave, me lejen e Hoxh\u00ebs, do t\u00eb instalonin n\u00eb Shkod\u00ebr legalisht nj\u00eb seksion t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre fam\u00ebkeq OZNA, q\u00eb vepronte e ushtronte terror nj\u00eblloj si n\u00eb Kosov\u00eb, i pavarur dhe me autoritet t\u00eb plot\u00eb mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb mbar\u00eb veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rr\u00ebmbente e paketonte p\u00ebr n\u00eb ish-Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb qindra e qindra shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ky sh\u00ebrbim i konsideronte anti-jugosllav\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebshilltar\u00ebt e Titos, dhe me zell e entuziaz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, udh\u00ebheqja komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonte dhe do t\u00eb firmoste me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme, q\u00eb n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 1944, Traktatin e Bashk\u00ebpunimit dhe Ndihm\u00ebs s\u00eb Dyanshme midis Tiran\u00ebs dhe Beogradit, si paradhom\u00eb ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufesh\u00ebm e firmosi vet\u00eb Marshalli Tito.<\/div>\n<div dir=\"auto\">T\u00eb dy qeverit\u00eb, po n\u00eb procesin e bashkimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dy vendeve, firmos\u00ebn nj\u00eb seri marr\u00ebveshjesh t\u00eb tjera p\u00ebr bashkimin ekonomik, doganor dhe monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej m\u00eb von\u00eb nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, E. Hoxha firmosi dhe pranoi q\u00eb t\u00eb dislokoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri divizione t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave dhe, pas k\u00ebsaj, ai i propozon Titos bashkimin e ushtrive me nj\u00eb komand\u00eb dhe shtatmadh\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pra unifikimin e komand\u00ebs ushtarake t\u00eb t\u00eb dy ushtrive.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb sistemin arsimor t\u00eb vendit, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, serbishtja do t\u00eb b\u00ebhej gjuh\u00eb e detyruar. T\u00eb gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre bu\u00e7isnin nga k\u00ebng\u00ebt dhe brohoritjet p\u00ebr Marshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave do t\u00eb mbushnin boshll\u00ebkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare-artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb nuk kishin mb\u00ebshtetur apo kishin kund\u00ebrshtuar vendosjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Enver Hoxha do t\u00eb mbante fjalime n\u00eb Ku\u00e7 e gjetiu kund\u00ebr Fisht\u00ebs, do t\u00eb krahasonte gjeniun e epik\u00ebs s\u00eb letrave tona me Vladan Gjorgjevi\u00e7in, ish-kryeministrin serb n\u00eb vitin 1913, q\u00eb kishte kryer masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj shqiptar\u00ebve dhe ishte shprehur se \u201cshqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz primitiv\u00eb\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ekonomia shqiptare u vendos e t\u00ebra n\u00eb duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra nd\u00ebrmarrjeve jugosllave q\u00eb u krijuan me shpejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha shk\u00ebmbimet tregtare b\u00ebheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto shk\u00ebmbime, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Beogradi grabiste nga Shqip\u00ebria sasin\u00eb kolosale prej mbi 200 ton\u00ebsh flori dhe mijra ton\u00ebsh mallra t\u00eb tjera, t\u00eb cilat pushtetar\u00ebt komunist\u00eb ua konfiskuan me gjak e hekur tregtar\u00ebve, sip\u00ebrmarr\u00ebsve e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe mor\u00ebn nga Jugosllavia si kund\u00ebrvler\u00eb punishte, vagona e hekurishte pa vler\u00eb. P\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn dhe suit\u00ebn e tij serbofile antishqiptare, zhdukja nga harta e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, bashkimi i saj me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb si republik\u00eb e 7-t\u00eb e saj, ishte e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e sigurt p\u00ebr kombin shqiptar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb kontekstin e aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, asgj\u00ebsimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike t\u00eb dat\u00ebs 8 janar 1945, Enver Hoxha, si promotor kryesor i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb, propozon \u201cbashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PKSH Marshallin Tito, si kusht i domosdosh\u00ebm i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave\u201d. Vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr zhdukjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e saj si republik\u00eb e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave, Enver Hoxha do ta d\u00ebshmonte edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Enver Hoxha shkruan: \u201cnga shoku Savo na \u00ebsht\u00eb sugjeruar &#8230; nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebrpara n\u00eb lidhje me formimin e shteteve tona, <span class=\"html-span xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl x1hl2dhg x16tdsg8 x1vvkbs\"><a class=\"x1i10hfl xjbqb8w x1ejq31n x18oe1m7 x1sy0etr xstzfhl x972fbf x10w94by x1qhh985 x14e42zd x9f619 x1ypdohk xt0psk2 x3ct3a4 xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak xexx8yu xyri2b x18d9i69 x1c1uobl x16tdsg8 x1hl2dhg xggy1nq x1a2a7pz xkrqix3 x1sur9pj x1fey0fg x1s688f\" tabindex=\"0\" role=\"link\" href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=http%3A%2F%2Fd.m.th%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAYnJpZBExQzlEdmhJQjhuTVhsSlAzcHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR7wZWTzgUeyHD0Lpdc3xma5zvzSH2rhEjAw1lEYk7flY7-KQmE9RQoexuC60w_aem_R_hDbV8Ag7BoZCwvi_1UsA&amp;h=AT2kUMNzOZNSX_vRmr_sT6WBFPMYf1tYrDkvQgOB3RowTEHCPY55FQjBzNjG6DsJRPv85ki5UhZvf5WZx9yjm2k__QYOkMSAh3xb1iU3wyL34xZtxLFsnH9cak-PrhSS-cBKKwDxI150gQ&amp;__tn__=-UK-R&amp;c[0]=AT36HmpzaMJvyRc-XLyMNMkDjcakWPY7A9dmlBuZAIGKjBYFQD6a99Mx-qYzI5J2bsYb2hedFrhwfeIpYS8S6hUkztQzZ25dtDp9gfEgu__yeKWU8JTcBWRKgUiUw2rr0Jj4PIw8k3skEUCH8SBCDMMbs2skWLR-gunnYyBK2vIBxb_kyVNFDHFhG1hso2vqP4DobZBhbeVGhKKYYj6JBMUeZQ\" target=\"_blank\" rel=\"nofollow noopener noreferrer\">d.m.th.<\/a><\/span> n\u00eb rast se shkohet sa m\u00eb shpejt n\u00eb bashkimin e dy popujve tan\u00eb\u201d, dhe se \u201cky bashkim s\u2019ka asgj\u00eb formale por ndihet thell\u00eb n\u00eb zemrat e popullit ton\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb konkretisht p\u00ebr federat\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb punohet me t\u00eb gjitha format\u201d, dhe vazhdon: \u201cpor \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ne duhet t\u00eb marrim iniciativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sikund\u00ebr na \u00ebsht\u00eb sugjeruar nga shok\u00ebt jugosllav\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u201d, dhe lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Hoxha vazhdon: \u201cne kemi nevoj\u00eb t\u00eb na thuhet nga ju n\u00ebse ka ardhur momenti kur ne duhet t\u00eb marrim n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen e bashkimit dhe t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb konkluzione\u201d, dhe s\u00eb fundi: \u201cne kemi bindjen se, sikund\u00ebr Komiteti Central i Jugosllavis\u00eb do t\u00eb na sqaroj\u00eb dhe do t\u00eb na k\u00ebshilloj\u00eb hapat dhe shoq\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dy vendet tona\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe deklarata e Titos, dh\u00ebn\u00eb agjencis\u00eb AP n\u00eb vitin 1946, se \u201cKosova dhe territoret e tjera shqiptare do t\u2019i aneksohen Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm me projektin e \u201cgllab\u00ebrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike\u201d, pra Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe territoreve t\u00eb tjera shqiptare, si dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb Republik\u00ebn e 7-t\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ky projekt ogurzi, n\u00eb t\u00eb cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar dhe ecte me or\u00ebn e Beogradit, q\u00eb po shkonte i sigurt dhe pa ndalur drejt realizimit t\u00eb tij, do t\u00eb d\u00ebshtonte vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb keq\u00ebsimit dhe prishjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb apo marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave, por q\u00eb, sigurisht, tani Stalini nuk do t\u00eb pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se ajo q\u00eb quhet dat\u00eb \u00e7lirimi dhe q\u00eb e majta shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, q\u00eb nga Enver Hoxha deri te neobllokmen\u00ebt e sot\u00ebm e Edvin Kristaq Rama, e mbajn\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb mir\u00ebfillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojn\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do fest\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr kombin shqiptar nj\u00eb dit\u00eb me hipotek\u00eb t\u00eb zez\u00eb, madje m\u00eb e zeza n\u00eb kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo dit\u00eb sh\u00ebnon largimin, t\u00ebrheqjen e gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe vendosjen e pushtimit t\u00eb ri dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga serb\u00ebt, armiqt\u00eb e tyre shekullor\u00eb. Shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt n\u00eb shekuj ishin p\u00ebrballur dhjetra e qindra her\u00eb. Nga mesi i viteve 1800 e k\u00ebtej serb\u00ebt i kishin fituar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjitha luft\u00ebrat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kishin dal\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe pushtuar shumic\u00ebn e territoreve t\u00eb tyre, kishin kryer genocidet dhe masakrat m\u00eb t\u00eb tmerrshme ndaj tyre. Por n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto luft\u00ebra serb\u00ebt kishin pasur ndihm\u00ebn politike, ushtarake e financiare t\u00eb perandorive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Austro-Hungaris\u00eb. Nd\u00ebrsa fitoren e tyre m\u00eb t\u00eb madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 n\u00ebntorit 1944, serb\u00ebt e arrit\u00ebn jo me mb\u00ebshtetjen dhe nd\u00ebrhyrjen direkte n\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, por e realizuan n\u00ebp\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve, l\u00ebvizjes jugosllave q\u00eb themeluan dhe udh\u00ebhoq\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn dhe veglat e tyre. Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot, pas 80 vitesh, e majta shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri, me n\u00eb krye argatin e Beogradit Edi Ram\u00ebn, megjith\u00ebse ish-pushtuesit e asaj kohe jan\u00eb miqt\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, mban si kryefeste t\u00eb saj dit\u00ebn e largimit t\u00eb gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pushtimit serb, dhe kjo vet\u00ebm si trash\u00ebgimi t\u00eb et\u00ebrve barbar\u00eb e tradhtar\u00eb. Edvin Kristaq Rama, pas 8 dekadash, deklaron para shqiptar\u00ebve se ai ka mik dhe \u00ebsht\u00eb krenar me miq\u00ebsin\u00eb me presidentin serbomadh Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, ish-Goebbels-i i Milloshevi\u00e7it, i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs do t\u00eb betohej se Serbia do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe, vet\u00ebkuptohet duke marr\u00eb dhe spastruar territore t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ky serbomadh do t\u00eb deklaronte se q\u00ebllimi i udh\u00ebheqjes shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cshkat\u00ebrrimi i shtetit ton\u00eb\u201d, dmth ai k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb shtetin e Serbis\u00eb n\u00eb republik\u00ebn e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas dy dekadave t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, argati i Beogradit n\u00eb Tiran\u00eb, apo Pashiqi i Tiran\u00ebs, nj\u00eblloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet, Dushanet, Fadil\u00ebt e Hoxh\u00ebt, mban n\u00eb duar dhe tund flamurin e zi t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. N\u00eb projektin e ndarjes dhe cop\u00ebtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Edvin Kristaq Rama, n\u00eb akt tradhtie t\u00eb hapur komb\u00ebtare, lidhi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb trilaterale Beograd-Shkup-Tiran\u00eb dhe vendosi Kosov\u00ebn n\u00eb dar\u00ebn e klikave armiq\u00ebsore serbo-shqiptaro-maqedonase n\u00eb nism\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn, s\u00eb bashku me patronin e tij, iu kund\u00ebrvun\u00eb haptas nism\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb, Procesit t\u00eb Berlinit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas agresionit barbar t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Vladimir Putinit ndaj Ukrain\u00ebs dhe vendosjes s\u00eb sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe NATO ndaj Rusis\u00eb, Putini i vog\u00ebl i Ballkanit, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, refuzoi zbatimin e k\u00ebtyre sanksioneve. Edi Rama, si vasal i Vu\u00e7i\u00e7it, kalonte nga samiti n\u00eb samit duke b\u00ebr\u00eb haptas thirrje q\u00eb t\u00eb mos i k\u00ebrkohet Serbis\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb sanksionet dhe duke mbrojtur drejtp\u00ebrdrejt padronin e tij dhe shnd\u00ebrrimin e Serbis\u00eb n\u00eb nj\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Rusis\u00eb, de facto m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb \u201cRusi t\u00eb vog\u00ebl\u201d n\u00eb Ballkan. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ky armik i eg\u00ebr i kombit shqiptar do t\u00eb ishte i pari n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb turpsh\u00ebm dhe armiq\u00ebsor, vendosi sanksione ndaj Kosov\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Edi Rama, si vasal i Beogradit, po zbaton n\u00eb Shqip\u00ebri politik\u00ebn e Vaso \u00c7ubrillovi\u00e7it, shpopullimit dhe shkomb\u00ebtarizimit komb\u00ebtar. Me dhun\u00ebn, terrorin, vjedhjen e vot\u00ebs, grabitjen e miliarda e miliardave eurove nga fondet dhe pasurit\u00eb publike t\u00eb shqiptar\u00ebve, m\u00eb keq se \u00e7do pushtues tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tij, ai shnd\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin ku krimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb vot\u00eb dhe vota shnd\u00ebrrohet n\u00eb krim, dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb popullin e gomoneve e t\u00eb braktisjes s\u00eb vendit t\u00eb tyre. Me arm\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb dhe vrasjen e shpres\u00ebs, n\u00eb 10 vite vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Shengenit emigruan 1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb, apo 38% e popullat\u00ebs, dmth m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do luft\u00eb civile t\u00eb ndonj\u00eb kombi tjet\u00ebr.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ramaduro, si\u00e7 e quajn\u00eb sot mediat amerikane, ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij, ka krijuar narko-shtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve. Ndaj sot, p\u00ebr \u00e7do shqiptar, thirrja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr betej\u00eb pa kthim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin e tij.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">P.S. Ky artikull ribotohet \u00e7do vit k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, por me ndryshime p\u00ebr shkak t\u00eb aktualitetit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shtoj gjithashtu se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim un\u00eb u ndala vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin aspekt tragjik q\u00eb mbart n\u00eb vete ajo q\u00eb festohet si dit\u00eb \u00e7lirimi dhe jo n\u00eb aspektin e saj m\u00eb katastrofal, si dita e par\u00eb e vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb barbare t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb Shqip\u00ebr, diktatur\u00ebs hoxhiste.<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA Data 28 n\u00ebntor 1944 \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm dita e Pavar\u00ebsis\u00eb, por mbahet edhe si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjith\u00ebse edhe sot pasardh\u00ebsit e diktatorit stalinist vazhdojn\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb dit\u00ebn e \u00e7lirimit sipas ritit enveristo-serb me dat\u00eb 29 n\u00ebntor, pra me dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdh\u00ebr t\u00eb Beogradit, madje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129748"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129748\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129749,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129748\/revisions\/129749"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}