{"id":129753,"date":"2025-11-29T19:29:16","date_gmt":"2025-11-29T19:29:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129753"},"modified":"2025-11-29T19:29:16","modified_gmt":"2025-11-29T19:29:16","slug":"vlera-e-fjales-se-disa-ofiqareve-dhe-vlera-e-veprimit-te-shume-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/29\/vlera-e-fjales-se-disa-ofiqareve-dhe-vlera-e-veprimit-te-shume-qytetareve\/","title":{"rendered":"Vlera e fjal\u00ebs s\u00eb disa ofiqar\u00ebve dhe vlera e veprimit t\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p><strong>1-E k\u00ebnaqura znj. Kos.<\/strong><\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb deklarata e znj. Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin e Bashkimit Europian se \u201czgjedhjet (parlamenare t\u00eb 11 majit ) ishin t\u00eb lira e t\u00eb ndershme por ne mir\u00ebpresim sugjerime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre\u201d shkaktoi habi e irritim dhe u d\u00ebnua nga opozita. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn fatmir\u00ebsisht \u00a0z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Europian e korrigjoi Komisioneren duke ju referuar progres-raportit mbi Shqip\u00ebrin\u00eb: n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst p\u00ebrmenden pothuaj t\u00eb t\u00ebra shkeljet e v\u00ebrejtura n\u00eb raportin e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb; t\u00eb tilla q\u00eb\u00a0 asnj\u00eb m\u00ebndje, qoft\u00eb edhe gjys\u00ebm e sh\u00ebndosh\u00eb, nuk mund t\u2019i asocionte me konceptin \u201cfree and fair\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr deklarat\u00eb e znj. Kos, sa problematike aq edhe d\u00ebftuese, t\u00ebrhoqi m\u00eb pak v\u00ebmendje: e pyetur p\u00ebr rastin Balluku Komisionerja i tha A2 CNN se raste korrupsioni ka edhe n\u00eb Europ\u00eb por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb \u00a0se si reagon gjyq\u00ebsori dhe politikan\u00ebt. \u201cDhe un\u00eb jam e k\u00ebnaqur t\u00eb d\u00ebgjoja sot se qeveria do t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e gjyq\u00ebsorit (will follow the decisions from the judiciary)\u201d. Znj. Kos e dha k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb mbas konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit me KM Rama ku ky i fundit shprehu pak\u00ebnaqsin\u00eb e mosdakord\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr vendimin e GjKKO q\u00eb pezulloi ministren Balluku, por dhe njoftoi se do i k\u00ebrkonte Gjykat\u00ebs Kushtetuese anullimin e k\u00ebtij vendimi q\u00eb ishte tashm\u00eb efektiv. \u00a0Kushdo q\u00eb njeh kontekstin dhe q\u00eb supozon se edhe znj. Kos e njeh kontekstin do t\u00eb konkludonte se Komisionerja:<\/p>\n<p>a- ishte e k\u00ebnaqur q\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr q\u00ebndron n\u00eb post tre jav\u00eb mbasi \u00ebsht\u00eb e marr\u00eb e pandehur dhe mbasi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh pasazhe trondit\u00ebse nga dosja penale;<\/p>\n<p>b- ishte e k\u00ebnaqur q\u00eb ministri nuk jep dor\u00ebheqjen as kur Gjykata e pezullon nga posti p\u00ebr disa shkaqe p\u00ebrfshi recidivizmin e mundsh\u00ebm me tenderat(!).<\/p>\n<p>c- ishte e k\u00ebnaqur q\u00eb kryeministri nuk e shkarkoi ministrin as para tre jav\u00ebsh (marrje e pandehur) e as para tre dit\u00ebsh (pezullim nga posti) por p\u00ebrkundrazi e kthen veten n\u00eb avokat personal t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs dhe i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese me arsyetimin interesant e d\u00ebftues se pezullimi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, pengonte integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Me dashamir\u00ebsi mund t\u00eb thonim se deklarata e Marta Kosit mund t\u00eb ishte nj\u00eb formulim spontan i pazhd\u00ebrvjell\u00ebt; po ashtu mund t\u00eb shtonim pa sarkaz\u00ebm se respektimi nga Rama i pezullimit t\u00eb ministres nga gjykata \u00ebsht\u00eb progres krahasuar me injorimin dy vjet m\u00eb her\u00ebt t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb rastin Xha\u00e7ka. Por dashamir\u00ebsia kufizohet kur zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Komisionit Europian, jo vet\u00ebm nuk e korrigjojn\u00eb \u201clapsusin\u201d e Komisioneres, por e thellojn\u00eb at\u00eb. K\u00ebshtu Ambasadori i BE n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Top Channel nj\u00eb jav\u00eb para vizit\u00ebs s\u00eb znj. Kos i pyetur p\u00ebr rastin Balluku reagoi duke p\u00ebrm\u00ebndur vet\u00ebm parimin e \u201cprezumimit t\u00eb pafajsis\u00eb\u201d. \u00a0Edhe p\u00ebr t\u00eb, si p\u00ebr shefen e tij, parimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00eb shtet\u00ebrore, i llogaridh\u00ebnies s\u00eb pushtetit, i qeverisjes s\u00eb mir\u00eb dhe i besimit t\u00eb publikut nuk vlenin t\u00eb p\u00ebrm\u00ebndeshin n\u00eb rastin e ministres Balluku e KM Rama. As nuk e pan\u00eb me vend t\u00eb shprehnin konkretisht p\u00ebrkrahje p\u00ebr magjistrat\u00ebt e k\u00ebsaj dosjeje, t\u00eb cil\u00ebt ndryshe nga ata t\u00eb dosjes Veliaj, nuk jan\u00eb p\u00ebrballur vet\u00ebm me logore verbale, por me k\u00ebrc\u00ebnime fizike personale e familjare.<\/p>\n<p>Znj. Kos e ambasadori mund t\u00eb ishin p\u00ebrgjigjur me frazat standarte t\u00eb progres-raporteve si \u201cLuftimi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht madhor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d ose \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb parandalim t\u00eb korrupsionit dhe jo vet\u00ebm ndjekje penale\u201d. Mund t\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb edhe se nuk komentojn\u00eb rastet individuale e ta linin me kaq. Por ata fatkeq\u00ebsisht dhan\u00eb p\u00ebrshtypjen se ishin n\u00eb krah t\u00eb Ballukut dhe t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb mbron Ballukun. Nj\u00eb sjellje e till\u00eb p\u00ebrforcon perceptimin se p\u00ebr nj\u00eb kategori burokrat\u00ebsh t\u00eb Brukselit vlerat si ligjshm\u00ebria e demokracia jan\u00eb variabla n\u00eb ekuacionet e oportunizmit.<\/p>\n<p><strong>2-Si u kthye n\u00eb Serbi k\u00ebnaq\u00ebsia n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebjm\u00eb thirrje ofiqar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb deklaratave t\u00eb pabaza q\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb procesin e reformave n\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>Kush mendon \u00a0se perceptimi i m\u00ebsip\u00ebrm p\u00ebr burokrat\u00ebt e Brukselit \u00ebsht\u00eb ekzagjerim kafeneje i shqiptar\u00ebve t\u00eb painformuar, duhet t\u00eb dij\u00eb se fjalia m\u00eb lart nuk \u00ebsht\u00eb e opozitar\u00ebve serb\u00eb apo kritik\u00ebve vendas t\u00eb regjimit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it. Kjo fjali \u00e7el pik\u00ebn 27 t\u00eb rezolut\u00ebs mbi Serbin\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian t\u00eb miratuar pothuaj me konsensus (vet\u00ebm 16% kundra) para nj\u00eb muaji (n\u00eb 22.10.2025).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kund\u00ebrshtar\u00ebt e Vu\u00e7i\u00e7it prej vitesh binin dakord se qasja ndaj Serbis\u00eb nga ana e Komisionit Europian dhe e ndonj\u00eb shteti an\u00ebtar ishte zhveshur nga vlerat europiane si demokracia e shteti ligjor; por ata debatonin p\u00ebr shkaqet e mundshme t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje: nevoja e Brukselit p\u00ebr nj\u00eb rast suksesi? Nevoja p\u00ebr stabilitet? Blerjet e armatimeve franceze, Oferta e Gjermanis\u00eb p\u00ebr litium apo d\u00ebrgimi i municionit n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo qasje arriti kulmin me vizit\u00ebn n\u00eb Beograd t\u00eb znj. von der Leyen, Presidentes s\u00eb Komisionit Europian, n\u00eb tetor 2024 ku ajo n\u00eb prani t\u00eb mikprit\u00ebsit Vu\u00e7i\u00e7 lavd\u00ebroi me pathos reformat e qeveris\u00eb q\u00eb e b\u00ebnin vendin nj\u00eb \u201ckandidat nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb avancuarit p\u00ebr n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb q\u00ebndrimi i BE ndaj Serbis\u00eb ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht: mbas \u00a0kritikave t\u00eb hershme t\u00eb Parlamentit Europian tanim\u00eb edhe Komisioni e disa shtete an\u00ebtare flasin me pathos p\u00ebr regres demokratik. N\u00eb Serbi vazhdon debati rreth motiveve t\u00eb k\u00ebsaj kthese: disa shohin mbushjen e kup\u00ebs nga orientimi gjeopolitik jo europian i Vu\u00e7i\u00e7it, t\u00eb tjer\u00eb shohin protestat masive e t\u00eb vazhdueshme t\u00eb student\u00ebve. Ajo q\u00eb konstatohet me siguri ishte se lavd\u00ebrimet shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb ofiqar\u00ebve europian\u00eb p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in sot jan\u00eb hedhur n\u00eb kosh.<\/p>\n<p>A do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat edhe lavd\u00ebrimet e ngjashme p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe n\u00ebse po kur? P\u00ebrgjigja e sakt\u00eb ndaj k\u00ebsaj\u00a0pyetje nuk \u00ebsht\u00eb e kollajshme edhe pse asgj\u00eb nuk p\u00ebrjashtohet. Ajo q\u00eb m\u00ebson \u201ckthesa ndaj Serbis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb se llafet e bukura, sidomos kur jan\u00eb n\u00eb kontrast me realitetin, shkrihen si akulli n\u00eb diell.<\/p>\n<p><strong>3-M\u00eb mir\u00eb n\u00eb bulevardin e ftoht\u00eb e me shi se derr i k\u00ebnaqur n\u00eb sht\u00ebpi<\/strong><\/p>\n<p>Mbrojtja q\u00eb Rama po i b\u00ebn Ballukut \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet pa precedent. Deri tashti Rama \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb akuzuarit, nga Tahiri, Koka, \u00c7yrbja tek Beqja, t\u00eb jepnin dor\u00ebheqjen nga posti (minist\u00ebr ose deputet)<\/p>\n<p>Kurse Ballukun nga 30 tetori nuk e shkarkon (dot) ose nuk e detyron (dot) t\u00eb dor\u00ebhiqet (\u00e7ka detyron gjykat\u00ebn t\u00eb pezulloj\u00eb ministren). N\u00eb vijim Rama \u00a0po e mbron Ballukun duke paditur \u00a0Gjykat\u00ebn e Pos\u00e7me n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese duke shkelur mbi qendrimin e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm se zyrtar\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb pandehur duhet t\u00eb marrin privatisht nj\u00eb avokat. Cilido mund t\u00eb konkludoj\u00eb se Rama p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po tregohet i pafuqish\u00ebm, madje i kapur e i shantazhuar. P\u00ebr heshtjen fatkeqe t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb parlamentare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste nuk ja vlen t\u00eb flitet.<\/p>\n<p>Por konkluzioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje pa precedent p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr publikun. Dhe m\u00eb t\u00eb dobishme se analizimet smart me lloj lloj shpjegimesh objektive e fantaziste jan\u00eb reagimet q\u00eb e refuzojn\u00eb \u201cnormalitetin e ri\u201d t\u00eb Ballukut ende n\u00eb post apo t\u00eb Ballukut me avokat Ram\u00ebn. Opozita n\u00eb Kuvend lipset t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mocion me debat \u00a0p\u00ebr rastin Balluku; dhe t\u2019a rik\u00ebrkoj\u00eb at\u00eb sapo miniballuk\u00ebt parlamentar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kundra.<\/p>\n<p>Ashtu si dhe p\u00ebr Veliajn le t\u00eb mbahet tubim proteste periodik para Kryeministris\u00eb. Dhe nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se pse opozita e madhe mbledh 400 vet\u00eb dhe ajo e vog\u00ebl vet\u00ebm 14 vet\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb provohet se ka ende qytetar\u00eb me dinjitet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO 1-E k\u00ebnaqura znj. Kos. Me t\u00eb drejt\u00eb deklarata e znj. Marta Kos, Komisionere p\u00ebr Zgjerimin e Bashkimit Europian se \u201czgjedhjet (parlamenare t\u00eb 11 majit ) ishin t\u00eb lira e t\u00eb ndershme por ne mir\u00ebpresim sugjerime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre\u201d shkaktoi habi e irritim dhe u d\u00ebnua nga opozita. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn fatmir\u00ebsisht \u00a0z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129753","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129753"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129753\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129754,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129753\/revisions\/129754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}