{"id":129757,"date":"2025-11-30T18:58:05","date_gmt":"2025-11-30T18:58:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129757"},"modified":"2025-11-30T18:58:05","modified_gmt":"2025-11-30T18:58:05","slug":"veprimtari-model-per-28-nentorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/11\/30\/veprimtari-model-per-28-nentorin\/","title":{"rendered":"Veprimtari model p\u00ebr 28 N\u00ebntorin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Enver Memishaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-129759\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/memi-300x280.jpg\" alt=\"\" width=\"220\" height=\"205\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/memi-300x280.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/memi-1024x955.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/memi-768x716.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/memi.jpg 1176w\" sizes=\"auto, (max-width: 220px) 100vw, 220px\" \/><\/p>\n<p><strong>1. 28 N\u00ebntori \u2013 Dita simbol e kombit shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do 28 N\u00ebntor, dita kur flamuri komb\u00ebtar val\u00ebvitet m\u00eb krenar se kurr\u00eb, Vlora si krenaria e kombit shqiptar, aty ku u ngjiz liria, m\u00ebvet\u00ebsia dhe Pavar\u00ebsia, b\u00ebhet m\u00eb krenare se kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb dita e shenjt\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb nuk njeh koh\u00eb, ideologji apo p\u00ebrkat\u00ebsi politike, sepse u takon t\u00eb gjith\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb dita kur Ismail Qemal Vlora, n\u00eb vitin 1912, ngriti flamurin e kuq me shqiponj\u00ebn dykrenare, flamurin e Gjergj Kastriotit, n\u00eb Vlor\u00eb, duke vulosur lindjen e shtetit t\u00eb par\u00eb shqiptar. Pik\u00ebrisht kjo atmosfer\u00eb e drit\u00ebs, respektit dhe solemnitetit sh\u00ebnoi edhe k\u00ebt\u00eb vit 113-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb qytetin simbol t\u00eb historis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2. Forma e ve\u00e7ant\u00eb e kremtimit t\u00eb 113-vjetorit: Muzeu \u201cKosova\u201d, tradita e kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti i Vlor\u00ebs, Bujar Leskaj, e ka b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ta kremtoj\u00eb me pesh\u00ebn dhe madh\u00ebshtin\u00eb q\u00eb meriton. P\u00ebr t\u00eb, 28 N\u00ebntori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb p\u00ebrvjetor, por nj\u00eb amanet atdhetar q\u00eb k\u00ebrkon nderim, kujtes\u00eb dhe ringjallje t\u00eb vlerave komb\u00ebtare. Qysh prej kat\u00ebr vitesh, ai zgjedh ta zhvilloj\u00eb veprimtarin\u00eb kryesore t\u00eb kremtimit t\u00eb it\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis q\u00eb pasqyron simbolik\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare: Muzeun \u201cKosova\u201d. Ky muze, i nd\u00ebrtuar dhe i kuruar me investimin personal t\u00eb deputetit Leskaj, q\u00ebndron n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qytetit, pran\u00eb Sheshit t\u00eb Flamurit, aty ku historia shqiptare ka qen\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb dhe m\u00eb vendimtare.<\/p>\n<p>Muzeu \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr graviteti kulturor, ku bashkohen studiues, personalitete t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb rinj, intelektual\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs. Aty ku para nj\u00eb shekulli u vendos\u00ebn themelet e shtetit shqiptar, sot ngrihet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e re kujtese, q\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb 28 N\u00ebntor merr jet\u00eb me aktivitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb aktivitetet e organizuara me rastin e 28 N\u00ebntorit, \u201cDit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb dhe Flamurit\u201d, mor\u00ebn pjes\u00eb dhe nderuan me pranin\u00eb e tyre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personalitetesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Atmosfera festive dhe dometh\u00ebn\u00ebse e k\u00ebsaj dite u pasurua m\u00eb tej nga angazhimi dhe mesazhet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PDSH-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb vecant\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb historis\u00eb dhe simboleve komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, aktivitetet u nderuan nga pjes\u00ebmarrja e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb cil\u00ebt me pranin\u00eb dhe fjal\u00ebt e tyre theksuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb dhe vler\u00ebn e sakrificave t\u00eb rilindasve dhe patriot\u00ebve shqiptar\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb ftuarit e ve\u00e7ant\u00eb ishte n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Luciano Bo\u00e7i, i cili shprehu mir\u00ebnjohje p\u00ebr qytetar\u00ebt vlonjat\u00eb dhe vuri n\u00eb pah detyrimin moral q\u00eb politika ka ndaj idealeve t\u00eb 28 N\u00ebntorit.<\/p>\n<p>Aktiviteti u p\u00ebrsh\u00ebndet nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, z. Flamur Noka, i cili foli p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb vlerave komb\u00ebtare dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot vendi. Deputeti z. Luan Ba\u00e7i, me mesazhin e tij, theksoi q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb historike t\u00eb Vlor\u00ebs si djep i pavar\u00ebsis\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka bashkimi i qytetar\u00ebve n\u00eb mbrojtje t\u00eb identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Prania e tyre i dha aktiviteteve t\u00eb 28 N\u00ebntorit nj\u00eb dimension t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ceremonial dhe institucional, duke reflektuar respektin e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe kontributin e Vlor\u00ebs n\u00eb aktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetformimit shqiptar. Aktivitetet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb dinjitoze, me simbolik\u00eb t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtare dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb qytetare, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb planin politik dhe shoq\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>3. Tre aktivitete qendrore p\u00ebr 28 N\u00ebntorin:<\/strong><\/p>\n<p><strong>3.1. Hapja e ekspozit\u00ebs \u201cPersekutimi i firm\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb 1944\u20131990\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 113-vjetor, veprimtarit\u00eb nis\u00ebn me hapjen e ekspozit\u00ebs \u201cPersekutimi i firm\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre 1944\u20131990\u201d, nj\u00eb ekspozit\u00eb e p\u00ebrgatitur me mjaft profesionaliz\u00ebm nga Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit dhe autori i saj, Leka Ndoja. Ekspozita solli dokumente arkivore, fotografi dhe d\u00ebshmi t\u00eb panjohura gjer\u00ebsisht p\u00ebr publikun, duke treguar se si shum\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt e Pavar\u00ebsis\u00eb, ata q\u00eb nd\u00ebrtuan lirin\u00eb, u n\u00ebnshtruan, m\u00eb pas nd\u00ebshkimit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. N\u00eb hapje mbajt\u00ebn fjal\u00ebn:<\/p>\n<p>\u2022 Drejtori i ISKK, \u00c7elo Hoxha<br \/>\n\u2022 Autori i ekspozit\u00ebs, Leka Ndoja<br \/>\n\u2022 Deputeti Bujar Leskaj<br \/>\n\u2022 Avokati Kujtim Cakrani<br \/>\nKjo ekspozit\u00eb artikulonte nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb: historia duhet t\u00eb nderoj\u00eb jo vet\u00ebm arritjet, por edhe sakrificat e t\u00eb p\u00ebrndjekurve q\u00eb mbajt\u00ebn gjall\u00eb frym\u00ebn e liris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3.2. Dy kumtesa shkencore p\u00ebr figurat e m\u00ebdha t\u00eb kombi<\/strong>t<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn atmosfer\u00eb serioziteti dhe reflektimi, u mbajt\u00ebn dy kumtesa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme akademike. E para, e referuar nga Hysni Sharra, kryetar i PD Vlor\u00eb, iu kushtua figur\u00ebs s\u00eb Ismail Qemal Vlor\u00ebs. Kumtesa vuri n\u00eb dukje jo vet\u00ebm rolin e tij si themelues i shtetit, por edhe kultur\u00ebn e tij politike t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, men\u00e7urin\u00eb, largpam\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin ndaj idealit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb moderne. E dyta, e mbajtur nga z.Vilson Haxhiraj, i kushtohej patriotit t\u00eb shquar Osman Haxhiu dhe rolit vendimtar t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs 1920, luft\u00eb q\u00eb forcoi pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin e vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebto kumtesa, t\u00eb mbajtura n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ngroht\u00eb dhe t\u00eb ngarkuar emocionalisht, i dhan\u00eb aktivitetit nj\u00eb dimension akademik dhe edukues, duke treguar se historia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht fest\u00eb, por reflektim, analiz\u00eb dhe m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>3.3. Promovimi i vepr\u00ebs s\u00eb Uran Butk\u00ebs \u201cMusine Kokalari \u2013 nj\u00eb yll\u00ebsi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr moment me pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ishte promovimi i librit \u201cMusine Kokalari \u2013 nj\u00eb yll\u00ebsi\u201d t\u00eb studiuesit Uran Butka, birit t\u00eb familjes s\u00eb njohur atdhetare Butka dhe vet\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitar i persekutimit komunist. Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e thell\u00eb q\u00eb sjell portretin e Musine Kokalarit, e cila u kthye n\u00eb nj\u00eb simbol t\u00eb intelektualizmit, emancipimit dhe rezistenc\u00ebs kund\u00ebr diktatur\u00ebs. P\u00ebrmes k\u00ebtij botimi, studiuesi Uran Butka hedh drit\u00eb mbi dram\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb pagoi \u00e7mimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb bindjeve t\u00eb saj, por mbeti nj\u00eb yll mbi err\u00ebsir\u00ebn e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>4. Homazhet te varri i Ismail Qemal Vlor\u00ebs, Atit t\u00eb Kombit<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb veprimtarive, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb nderimi dhe qet\u00ebsie solemne, u zhvillua ceremonia tradicionale e vendosjes s\u00eb kurorave me lule pran\u00eb varrit t\u00eb Ismail Qemal Vlor\u00ebs. Ky rit, i pandar\u00eb nga aktivitetet e deputetit Leskaj, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb gjest respekti t\u00eb thell\u00eb ndaj figur\u00ebs q\u00eb i dha Shqip\u00ebris\u00eb identitetin shtet\u00ebror. Bujar Leskaj ka qen\u00eb prej vitesh nd\u00ebr z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr promovimin e vepr\u00ebs s\u00eb Ismail Qemalit; ai ka financuar botime, studime, promovime historike, dhe ka qen\u00eb iniciatori i vendosjes s\u00eb bustit t\u00eb Atit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, duke forcuar lidhjen shpirt\u00ebrore midis Kosov\u00ebs dhe Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>5.Ismail Qemal Vlora, figur\u00eb e shenjt\u00eb e deputetit Bujar Leskaj<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebt e vet\u00eb Leskajt, Ismail Qemali \u00ebsht\u00eb shembulli i politikanit idealist, i burrit t\u00eb shtetit q\u00eb vendosi interesin komb\u00ebtar p\u00ebrpara \u00e7do interesi personal. Ai \u00ebsht\u00eb politikani q\u00eb themeloi shtetin shqiptar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje materiale, por me p\u00ebrkushtimin moral dhe dinjitetin q\u00eb i jep jet\u00eb shtetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 shprehet shpesh Leskaj, politikani q\u00eb vuri mbi egoizmin Shqip\u00ebrin\u00eb, mbi keqkuptimet, toleranc\u00ebn, dhe mbi intrigat, dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Leskaj ka qen\u00eb iniciatori i vendosjes s\u00eb bustit t\u00eb Ismail Qemalit n\u00eb Prishtin\u00eb, si dhe ka themeluar Institutin e Studimeve Politike \u201cIsmail Qemal Vlora\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dhjet\u00ebra intelektual\u00eb e studiues.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, edhe k\u00ebt\u00eb vit, aktivitetet e 28 N\u00ebntorit, t\u00eb organizuara n\u00eb Muzeun \u201cKosova\u201d, nuk ishin thjesht nj\u00eb festim, por nj\u00eb p\u00ebrqafim i plot\u00eb i historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare. Ato d\u00ebshmuan se Vlora mbetet djepi i pavar\u00ebsis\u00eb dhe se p\u00ebrkushtimi personal ndaj vlerave komb\u00ebtare mund t\u00eb ruaj\u00eb gjall\u00eb identitetin, kujtes\u00ebn dhe krenarin\u00eb e nj\u00eb populli.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/589513895_1439013331558751_8653666212954236854_n.jpg?_nc_cat=100&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=ovH_YxY7oj4Q7kNvwGOR8-4&amp;_nc_oc=Adm0WKYw3Xn3Es27q1BbSRxBpLU3HvY9QCkksPn-1pLnWVHjH1oBCO8mO08rvij0igA&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=xg4VEBjfL4YjAC7Savb7zw&amp;oh=00_Afg2ndnTiCDCYKegIhsNkVtDjnKZh753HRZ9s9w-vkn4-w&amp;oe=69325B80\" alt=\"P\u00ebrshkrimi i fotografis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm.\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/588429851_1439013618225389_2960495056169710691_n.jpg?_nc_cat=110&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=fBBJtUZakTEQ7kNvwEo_RVm&amp;_nc_oc=AdmJsD5CKmYYLfbLxITOx6J4GnGIWJLsLQAfYxYtUpdSAXjbjbEYcI4fl1_5h0PgErA&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=TUkAX80geWeN3_LR8TXrwg&amp;oh=00_Afgn7a72cNk6zlSjLU_H9SHuXSrMdrQ4gN6GeTr5AFZRcw&amp;oe=69324B57\" alt=\"P\u00ebrshkrimi i fotografis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm.\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/589479193_1439013038225447_444023420095649933_n.jpg?_nc_cat=106&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=g3h6_CxgGOcQ7kNvwHlhzH_&amp;_nc_oc=AdnS9aNnqZpCSTKpq6dhO3_djsWWZWe_OvT2zddhMfxfph9hKXLIDunJeJbh6ASQjAY&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=Whrtt9MP48mxIyBSD_OUqg&amp;oh=00_AfguGq2_MsoWsyCxvFWsDcPynHtdI-z0JG_igVnVgE7oNQ&amp;oe=69325510\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i teksti\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Memishaj 1. 28 N\u00ebntori \u2013 Dita simbol e kombit shqiptar \u00c7do 28 N\u00ebntor, dita kur flamuri komb\u00ebtar val\u00ebvitet m\u00eb krenar se kurr\u00eb, Vlora si krenaria e kombit shqiptar, aty ku u ngjiz liria, m\u00ebvet\u00ebsia dhe Pavar\u00ebsia, b\u00ebhet m\u00eb krenare se kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb dita e shenjt\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb nuk njeh koh\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-129757","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129757"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129757\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129760,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129757\/revisions\/129760"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}