{"id":129824,"date":"2025-12-01T10:43:06","date_gmt":"2025-12-01T10:43:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129824"},"modified":"2025-12-01T11:13:49","modified_gmt":"2025-12-01T11:13:49","slug":"skandali-rama-ben-kryetare-bashkie-manastirliun-pa-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/01\/skandali-rama-ben-kryetare-bashkie-manastirliun-pa-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Skandali\/ Rama b\u00ebn Kryetare Bashkie Manastirliun pa zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p><em>Kandidatja socialiste p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Ogerta Manastirliu, po udh\u00ebheq diskutimet p\u00ebr buxhetin e Tiran\u00ebs \u2013 nj\u00eb sjellje q\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb pushtetit vendor bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb mbushur me banor\u00eb t\u00eb Laprak\u00ebs dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit n\u00eb podium m\u00eb 24 n\u00ebntor dhe udh\u00ebhoqi diskutimet p\u00ebr buxhetin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E shpallur si kandidate p\u00ebr kryebashkiake q\u00eb prej shtatorit, Manastirliu foli sikur t\u00eb ishte nj\u00eb kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banor\u00ebt dhe iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit sh\u00ebrbyen si dekor p\u00ebrgjat\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Sjellja e saj si kryetare \u201cde facto\u201d gjat\u00eb diskutimeve p\u00ebr buxhetin e Tiran\u00ebs u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb par\u00eb tha se po e mb\u00ebshtesnin Bashkin\u00eb \u201cq\u00eb t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn\u201d me Manastirliun n\u00eb krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo sjellje ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr politizim t\u00eb buxhetit lokal dhe \u2018uzurpimin\u2019 politik nga partia n\u00eb pushtet t\u00eb drejtimit t\u00eb bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, legjislacionin vendor si dhe Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore.<\/p>\n<p>Manastirliu \u00ebsht\u00eb kandidatja e p\u00ebrzgjedhur e kryeministrit Edi Rama q\u00eb kur qeveria vendosi t\u00eb shkarkonte kryetarin e Bashkis\u00eb, Erion Veliaj, i cili ndodhet n\u00eb qeli prej shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti i akuzuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Veliaj e kund\u00ebrshtoi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e shkarkimit t\u00eb qeveris\u00eb, duke sjell\u00eb si rrjedhoj\u00eb pezullimin e dekretit t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqet\u00ebsim protagonizmin e Manastirliut n\u00eb prezantimin e buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb politizim t\u00eb buxhetit \u201cq\u00eb u p\u00ebrket qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cManastirliu nuk mund t\u00eb sillet si kryebashkiake \u2018de facto\u2019 e Tiran\u00ebs dhe kjo periudh\u00eb tranzicioni nuk duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr kapital dhe q\u00ebllime kontrolli t\u00eb qeveris\u00eb mbi bashkin\u00eb,\u201d tha Haxhimali p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr buxhetet e bashkive duhet t\u00eb jen\u00eb politikan\u00ebt lokal\u00eb q\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin konsultimet, pasi ata do t\u2019a zbatojn\u00eb buxhetin dhe ata kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para qytetar\u00ebve,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Zgjedhurve Vendor\u00eb, e d\u00ebnon uzurpimin e pushtetit vendor n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa e sheh k\u00ebt\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb presioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor.<\/p>\n<p>\u201cMbi k\u00ebt\u00eb deformim t\u00eb demokracis\u00eb vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetenca t\u00eb t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb, qoft\u00eb duke u shfaqur si ofruese e \u2018karot\u00ebs s\u00eb projekteve\u2019 pas dhun\u00ebs dhe arroganc\u00ebs s\u00eb larpermendur,\u201d tha Asllani.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb dhe t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb kryeqytetit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Manastirliu nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve se n\u00eb \u00e7far\u00eb atributesh ligjore ajo i drejton k\u00ebto takime dhe as kritikave t\u00eb ekspert\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrhyrje antiligjore n\u00eb kompetencat e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2018Uzurpimi\u2019 i funksioneve vendore<\/p>\n<p>Komandimi \u2018de facto\u2019 i Manastirliut n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar i nd\u00ebrhyrjes s\u00eb ekzekutivit n\u00eb pushtetin vendor. Vet\u00ebm pak jav\u00eb pas fitores s\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt qeveris\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nism\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u201creformuar\u201d administrat\u00ebn vendore t\u00eb bashkive, duke diktuar tek kryetar\u00ebt e bashkive shkarkimet e n\u00ebpun\u00ebsve vendor\u00eb.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi i shkarkimeve dhe em\u00ebrimeve t\u00eb reja u monitorua n\u00eb terren nga t\u00eb deleguar t\u00eb PS-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet grupeve t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra kryesisht nga drejtues politik\u00eb p\u00ebr qarqet dhe deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Fushata e \u201cdor\u00ebzimit\u201d t\u00eb bashkive n\u00eb duart e Partis\u00eb Socialiste vijoi gjat\u00eb gjith\u00eb korrikut, me dor\u00ebheqje t\u00eb drejtuesve vendor\u00eb pas k\u00ebrkesave publike t\u00eb Ram\u00ebs dhe shkarkime masive n\u00eb administrat\u00eb, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr shkelje t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb pushtetit vendor t\u00eb garantuar me Kushtetut\u00eb dhe personalizim i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb n\u00eb modelin e \u2018partis\u00eb-shtet\u2019.<\/p>\n<p>Duke iu referuar k\u00ebsaj situate, Ylli Asllani e sheh situat\u00ebn si alarmante dhe sugjeron q\u00eb sjellja dhe roli i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb antiligjor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe buxhetimin vendor.<\/p>\n<p>Sipas tij, qeverisja vendore ka \u2018parlamentin\u2019 e vet dhe \u00e7do diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjes\u00ebmarrje kryhet aty me pjes\u00ebmarrje dhe transparenc\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi \u00ebsht\u00eb finalizimi i nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb me administrat\u00ebn vendore, qytetar\u00ebt, specialist\u00ebt dhe kushdo tjet\u00ebr q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb kontribues.<\/p>\n<p>\u201cQeveria nuk d\u00ebshiron t\u00eb kuptoj\u00eb se n\u00eb Kushtet\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, projekt\/buxhetet vendore i hartojn\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore, i miratojn\u00eb K\u00ebshillat Vendor\u00eb dhe vet\u00ebm Parlamenti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i aprovoj\u00eb pa hallka politike t\u00eb nd\u00ebrmjetme,\u201d tha Asllani duke kritikuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr \u201cuzurpim\u201d t\u00eb dialogut lokal p\u00ebr buxhetet.<\/p>\n<p>Sipas tij, e gjith\u00eb kjo shfaqje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cfars\u00eb\u201d dhe p\u00ebrtej propagand\u00ebs, qeveria s\u00ebrish vijon t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel t\u00eb ul\u00ebt mb\u00ebshtetje buxhetore p\u00ebr pushtetin lokal.<\/p>\n<p>\u201cMe 1% t\u00eb PPB, buxheti i nj\u00ebsive vendore nuk mund t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr qytetar\u00ebt, apo t\u00eb realizoj\u00eb strategjit\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb zbus\u00eb varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka prekur 70% t\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive vendore,\u201d sugjeroi ai.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ndan dhe Haxhimali, nj\u00eb kritik i vazhduesh\u00ebm i nd\u00ebrhyrjeve politike n\u00eb autonomin\u00eb vendore, i cili apelon q\u00eb politika qendrore duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes sa i p\u00ebrket nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb pushtetin vendor.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet t\u00eb interferoj\u00eb p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb rrug\u00eb ligjore t\u00eb bashk\u00ebpunimit,\u201d thekson Haxhimali, duke k\u00ebrkuar nga ana tjet\u00ebr dhe nga vet\u00eb drejtuesit e bashkive q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs dhe \u201ct\u00eb mos lejojn\u00eb dhe l\u00ebshojn\u00eb autoritetin e tyre\u201d.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidatja socialiste p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Ogerta Manastirliu, po udh\u00ebheq diskutimet p\u00ebr buxhetin e Tiran\u00ebs \u2013 nj\u00eb sjellje q\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb pushtetit vendor bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore. N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb mbushur me banor\u00eb t\u00eb Laprak\u00ebs dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit n\u00eb podium &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":129826,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-129824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129824"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129827,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129824\/revisions\/129827"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}