{"id":129889,"date":"2025-12-01T18:28:36","date_gmt":"2025-12-01T18:28:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129889"},"modified":"2025-12-01T19:28:10","modified_gmt":"2025-12-01T19:28:10","slug":"ivi-kaso-edi-rama-e-di-se-me-arrestimin-e-ballukut-do-te-kerkohet-koka-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/01\/ivi-kaso-edi-rama-e-di-se-me-arrestimin-e-ballukut-do-te-kerkohet-koka-e-tij\/","title":{"rendered":"Ivi Kaso: Edi Rama e di se me arrestimin e Ballukut do t\u00eb k\u00ebrkohet koka e tij!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti Ivi Kaso, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb protest\u00ebn e organizuar nga opozita, iu drejtua qytetar\u00ebve duke deklaruar se qeverisja aktuale \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr vendin dhe n\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje shembuj nga vende t\u00eb ndryshme europiane ku, sipas tij, ministrat jan\u00eb pezulluar ose shkarkuar kur jan\u00eb n\u00ebn hetim, duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb pretendimin e kryeministrit se raste t\u00eb tilla nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kaso akuzoi kryeministrin p\u00ebr mbrojtje t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje korruptive dhe theksoi se, n\u00ebse drejt\u00ebsia vepron, p\u00ebrgjegj\u00ebsia do t\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ivi Kaso:\u00a0<\/strong>T\u00eb nderuar q\u00ebndrestar\u00eb, i nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr demokrat\u00eb, mir\u00eb se vini sot n\u00eb takimin e tret\u00eb t\u00eb parlamentit t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb parlamentit tuaj. N\u00eb janarin e vitit 81, presidenti i sapozgjedhur Regan, n\u00eb ceremonin\u00eb e inaugurimit, do t\u00eb deklaronte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb sotme, qeveria nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja, qeveria \u00ebsht\u00eb problemi. Dhe n\u00eb rast se presidenti Regan e thoshte k\u00ebt\u00eb shprehje epike n\u00eb nj\u00eb vend ku funksionon demokracia dhe ligji, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe. K\u00ebtu, qeverisja sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb hallin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi nj\u00eb qeveri t\u00eb popullit, prej popullit dhe p\u00ebr popullin, po ne kemi nj\u00eb band\u00eb ka\u00e7ak\u00ebsh t\u00eb veshur mir\u00eb q\u00eb ndjekin qorrazi urdhrat e kryeka\u00e7akut, i cili ka nj\u00eb synim t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb vjedh\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb Zoti ja ka falur pa kursim k\u00ebtij vendi, t\u00eb p\u00ebrz\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb tall\u00eb fermer\u00ebt, t\u00eb katandis\u00eb arsimtar\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb dit\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ai ka synim t\u00eb shuaj\u00eb \u00e7do z\u00eb dinjitoz n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb \u00e7do kritik\u00eb, ka synim q\u00eb opozit\u00ebn ta kthej\u00eb n\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Sot, kryeministri i vendit mashtron publikisht kur thot\u00eb se nuk ka ndodhur n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb pezulloj\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr nga detyra. Krejt e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. E para, se n\u00eb Evrop\u00eb nuk ndodh q\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministri t\u00eb jet\u00eb i pandehur dhe t\u00eb merret n\u00eb mbrojtje nga shefi kryeminist\u00ebr. Ai ose jep dor\u00ebheqjen, ose shkarkohet. N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, ligjet parashikojn\u00eb q\u00eb kur shteti d\u00ebmtohet nga ndonj\u00eb bashibozuk, si ky k\u00ebtu n\u00eb godin\u00ebn k\u00ebtu mbrapa, at\u00ebher\u00eb ja se \u00e7far\u00eb ndodh. N\u00eb Rumani jan\u00eb pezulluar nga gjykata tre ministra nj\u00ebher\u00ebsh pasi ishin n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion. Dhe kjo pasi ish-kryeministri socialist Viktor Ponta refuzonte t&#8217;i shkarkonte.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, ish-ministrja e bujq\u00ebsis\u00eb u pezullua nga detyra dhe humbi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr funksione publike. N\u00eb Franc\u00eb jan\u00eb dy ministra t\u00eb shkarkuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, nj\u00ebri prej tyre minist\u00ebr i brendsh\u00ebm. Po ashtu n\u00eb Belgjik\u00eb, Kroaci, Spanj\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr arrestimin e ish-kryeministrit t\u00eb Bosnj\u00ebs n\u00eb rastin e respirator\u00ebve p\u00ebr pandemin\u00eb Covid-19, t\u00eb cilit prokuroria i vuri prangat n\u00eb zyr\u00ebn e tij gjat\u00eb hetimeve. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Por duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb se me refuzimin e tij p\u00ebr t\u00eb shkarkuar Ballukun, Edi Rama po mbron vet\u00ebm veten e tij. Ai k\u00ebrkon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm i cili rreket t\u00eb mbroj\u00eb jo vet\u00ebm at\u00eb, por \u00e7do hajdut dhe zullumqar\u00eb pushteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Komisioni i Venecias e ka shprehur qart\u00eb q\u00ebndrimin e tij se askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin kur bie fjala p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Por Edi Rama e di fort mir\u00eb se me arrestimin e Ballukut, sado e cunguar t\u00eb jet\u00eb drejt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, m\u00eb pas do t\u00eb k\u00ebrkohet koka e tij.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb rast se futet n\u00eb mors\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, ky njeri q\u00eb ka uzurpuar k\u00ebt\u00eb godin\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet edhe p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb krime t\u00eb tjera. Edi Rama \u00ebsht\u00eb shefi i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb sot n\u00ebn hetim apo pas hekurave dhe duhet ta ndajm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Shefi ose di dhe \u00ebsht\u00eb i korruptuar, ose nuk di dhe \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt nga mend e kok\u00ebs dhe nuk b\u00ebn p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast ai duhet t\u00eb iki. Edi Rama do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr vjedhjen me incenerator\u00ebt q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, p\u00ebr tenderat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb i jep miqve t\u00eb vet\u00eb oligark\u00eb, p\u00ebr tigrat e Vlor\u00ebs, p\u00ebr pastrimin e parave q\u00eb b\u00ebhen me firm\u00ebn e tij me lejet e nd\u00ebrtimit. Do t&#8217;i duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet edhe p\u00ebr skandalin me rrug\u00ebn Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb q\u00eb ka kushtuar 260 milion\u00eb euro t\u00eb pakt\u00ebn dhe q\u00eb u shemb nga shiu i par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, si\u00e7 ishte qeveria e Partis\u00eb Demokratike, e cila e ideoi at\u00eb rrug\u00eb, ato 43 km nuk do t\u00eb kushtonin asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 milion\u00eb euro t\u00eb cilat ishin parashikuar. Edi Ram\u00ebs, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb vihet para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet edhe p\u00ebr grabitjen e pronave publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti Ivi Kaso, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb protest\u00ebn e organizuar nga opozita, iu drejtua qytetar\u00ebve duke deklaruar se qeverisja aktuale \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr vendin dhe n\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje shembuj nga vende t\u00eb ndryshme europiane ku, sipas tij, ministrat jan\u00eb pezulluar ose shkarkuar kur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129913,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129889"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129889\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129891,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129889\/revisions\/129891"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}