{"id":129930,"date":"2025-12-02T09:02:21","date_gmt":"2025-12-02T09:02:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129930"},"modified":"2025-12-02T11:24:48","modified_gmt":"2025-12-02T11:24:48","slug":"presioni-per-voten-birn-si-u-eksportua-sistemi-i-patronazhimit-drejt-diaspores-ne-perendim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/02\/presioni-per-voten-birn-si-u-eksportua-sistemi-i-patronazhimit-drejt-diaspores-ne-perendim\/","title":{"rendered":"Si Rama patronazhoi vot\u00ebn e diaspor\u00ebs\/ BIRN: Nuk ushtruan t\u00eb lire t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h4 class=\"jeg_post_subtitle\">N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit, shum\u00eb prej shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs nuk arrit\u00ebn q\u00eb ta ushtrojn\u00eb lirisht t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb administrat\u00eb apo rrethi i tyre shoq\u00ebror<\/h4>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, Leonardi* mori nj\u00eb mesazh t\u00eb papritur nga Shqip\u00ebria, por p\u00ebrgjigja ishte gati instiktive.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen keq, nuk i votoj ata njer\u00ebz. Mos ma k\u00ebrko\u201d!<\/p>\n<p>Mesazhi mb\u00ebrriti n\u00eb telefonin e tij bashk\u00eb me lutjen p\u00ebr t\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste nga kush\u00ebriri i tij me origjin\u00eb nga Tropoja, punonj\u00ebs i administrat\u00ebs publike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr 50-vje\u00e7arin e larguar prej gati 30 vitesh nga Shqip\u00ebria, i cili foli n\u00eb kushtet e anonimatit p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebnduar nj\u00eb konflikt brenda fisit, vota p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb histori t\u00eb dhimshme familjare q\u00eb prek tre breza.<\/p>\n<p>Me gjyshin e arratisur pas ngjitjes n\u00eb pushtet t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb mesin e viteve \u201940 dhe baban\u00eb e rritur si \u201carmik i popullit\u201d, Leonardi u largua drejt Belgjik\u00ebs kur ishte ende i ri, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb pas. Ndryshe nga ai, djali i xhaxhait t\u00eb tij mbeti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb karrier\u00eb si n\u00ebpun\u00ebs pubik n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebria mund\u00ebsoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vot\u00ebn e diaspor\u00ebs n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025, shum\u00eb emigrant\u00eb nuk arrit\u00ebn q\u00eb ta ushtrojn\u00eb lirisht t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes, pavar\u00ebsisht se ndodheshin mij\u00ebra kilometra larg vendit t\u00eb tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb pyet\u00ebsori t\u00eb publikuar online, dhjet\u00ebra votues t\u00eb diaspor\u00ebs i than\u00eb BIRN se kishin marr\u00eb telefonata dhe mesazhe intimiduese nga prind\u00ebrit, t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb administrat\u00eb apo rrethi i tyre shoq\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb votuar kryesisht n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb votues n\u00eb diaspor\u00eb pohuan ekzistenc\u00ebn e formave t\u00eb t\u00ebrthorta t\u00eb ndikimit; nga aplikacionet jozyrtare q\u00eb i ftonin ata t\u00eb regjistroheshin n\u00eb zgjedhje tek telefonatat bezdis\u00ebse nga shtabet elektorale, t\u00eb cil\u00ebt keqp\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb dh\u00ebnat e tyre personale.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb e mbledhura nga BIRN sugjerojn\u00eb se sistemi fam\u00ebkeq i patronazhimit u zgjerua p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vendit n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti, duke shfryt\u00ebzuar kryesisht punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs publike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe lidhjet e tyre t\u00eb gjakut n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat reale t\u00eb ndikimit nuk jan\u00eb t\u00eb qarta, por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara p\u00ebrmes pyet\u00ebsorit online sugjerojn\u00eb se mbi 38 p\u00ebr qind e votuesve u p\u00ebrball\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn me nj\u00eb form\u00eb presioni q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim orientimin e vot\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Mekanizmat e presionit mbi vot\u00ebn jan\u00eb gjer\u00ebsisht t\u00eb njohura n\u00eb Shqip\u00ebri, por zgjatimi i tyre drejt votuesve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim shqet\u00ebsues p\u00ebr v\u00ebzhguesit e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Sipas Afrim Krasniqit, drejtues i Institutit p\u00ebr Studime Politike, vota e diaspor\u00ebs eksportoi ndryshe nga pritshm\u00ebrit\u00eb, modelin shqiptar t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>\u201cSistemi patronazhist pati t\u00eb nj\u00ebjtin efekt si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebrsa koh\u00eb p\u00ebrfituesi ishte i nj\u00ebjt\u00eb dhe fokusi dhe oferta ishin t\u00eb nj\u00ebjtat; vendi i pun\u00ebs, karriera, aksesi n\u00eb sh\u00ebrbime shtet\u00ebrore apo statusi social i familjes,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cSi konkluzion mund t\u00eb thuhet se me p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, vota e diaspor\u00ebs nuk e zgjeroi dhe as e forcoi praktik\u00ebn e zgjedhjeve demokratike, por legjitimoi status quo-n,\u201d shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave dhe drejtuesi politik i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr Diaspor\u00ebn, Taulant Balla nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Efekti domino \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pas shum\u00eb vitesh diskutime, shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve e fituan t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025. Mes shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs u regjistruan p\u00ebr t\u00eb votuar rreth 246 mij\u00eb persona dhe votuan gati 200 mij\u00eb prej tyre p\u00ebrmes sistemit postar.<\/p>\n<p>Edhe pse u konsiderua si risia kryesore e zgjedhjeve, vota e diaspor\u00ebs ndoqi t\u00eb nj\u00ebjtin trend si vota brenda vendit, madje me nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb favor t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs dhe v\u00ebzhgues t\u00eb sistemit zgjedhor e shpjegojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat me taktik\u00ebn e ndjekur nga mazhoranca p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb sistem patronazhimi edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tyre, kjo u b\u00eb e mundur p\u00ebrmes presionit t\u00eb ushtruar ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb garantuar pes\u00eb, dhjet\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb vota mes rrethit t\u00eb tyre familjar apo shoq\u00ebror n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Ted Kopliku, koordinator i diaspor\u00ebs p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs, i tha BIRN se shum\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs i ishin ankuar gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale se ishin v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb siguruar vota n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, sipas Koplikut, Partia Socialiste kishte krijuar edhe nj\u00eb aplikacion t\u00eb quajtur \u201cVendi im\u201d, ku n\u00ebpun\u00ebsit publik\u00eb vendosnin emrat e personave q\u00eb u kishin premtuar vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kopliku thot\u00eb se e kishte testuar vet\u00eb aplikacionin dhe ishte bindur se ai ushqehej automatikisht nga sete t\u00eb dh\u00ebnash personale n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr t\u2019u siguruar se emrat e patronazhuar ishin t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy aplikacion ishte i aksesuesh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb merrnin linkun nga Partia Socialiste dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari, secili nga punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs detyrohej q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte list\u00ebn e tij,\u201d tha Kopliku.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb flagrant ku PS ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe SPAK do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nisur tashm\u00eb nj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim elektoral,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe bashk\u00ebdrejtuesi i l\u00ebvizjes \u201cDiaspora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb\u201d, Florian Ha\u00e7kaj, i tha BIRN se presioni ka qen\u00eb i gjith\u00ebp\u00ebrhapur dhe pati nj\u00eb efekt domino nga punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs tek t\u00eb af\u00ebrmit e tyre q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Por Ha\u00e7kaj shtoi se marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tilla ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u denoncuar.<\/p>\n<p>\u201dNj\u00ebrit prej nesh, djali i xhaxhait i k\u00ebrkoi konfirmimin e vot\u00ebs pasi ishte n\u00eb presion p\u00ebr ta hequr nga puna. Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb ndeshur me k\u00ebrkesa t\u00eb tilla nga familjar\u00eb, por edhe nga miq, shok\u00eb, apo komshinj,\u201d tha Ha\u00e7kaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkuar t\u2019i denoncojm\u00eb publikisht\u2026 por n\u00eb raste t\u00eb tilla vjen ajo p\u00ebrgjigja: Po jo se nuk dua t\u2019i vij\u00eb e keqja nga un\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, \u201cDiaspora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb\u201d denoncoi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me nj\u00eb list\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Lushnjes, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs njer\u00ebz brenda administrat\u00ebs detyroheshin q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar personash t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste nga diaspora.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb, l\u00ebvizja denoncoi nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb Vermoshit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave nga diaspora.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mendimin tim ky \u00ebsht\u00eb korrupsion i past\u00ebr dhe drejt\u00ebsia duhet t\u00eb kishte vepruar,\u201d thot\u00eb Ha\u00e7kaj i zhg\u00ebnjyer nga hetimet.<\/p>\n<p>Rrjete t\u00eb tilla i shemb\u00ebn kufijt\u00eb dhe e zgjeruan praktik\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb porositur edhe jasht\u00eb vendit, duke zhg\u00ebnjyer pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur nga diaspora.<\/p>\n<p>Ermal Hasimja, pedagog dhe studiues i shkencave politike i tha BIRN se n\u00eb zgjedhjet e 11 majit munguan gjithashtu garancit\u00eb e plota p\u00ebr num\u00ebrimin e sakt\u00eb t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe aq sa kam v\u00ebn\u00eb re, ka patur nj\u00eb angazhim t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb patronazhist\u00ebve edhe n\u00eb diaspor\u00eb,\u201d tha Hasimja.<\/p>\n<p>\u201cAngazhimi i tyre p\u00ebr t\u00eb ndikuar vot\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm, por shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe presioni i familjar\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Presioni p\u00ebr vot\u00ebn \u00a0<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_112706\" class=\"wp-caption aligncenter\" aria-describedby=\"caption-attachment-112706\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-112706\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-scaled.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 2560px) 100vw, 2560px\" srcset=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-scaled.jpg 2560w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-600x400.jpg 600w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-2048x1365.jpg 2048w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-1320x880.jpg 1320w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-750x500.jpg 750w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Parku-Olimpik-LSA-1-1-1140x760.jpg 1140w\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1706\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-112706\" class=\"wp-caption-text\"><em>Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi n\u00eb Parkun Olimpik, ku po num\u00ebrohen votat e diaspor\u00ebs. Foto: LSA.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb trazicionit, qeverit\u00eb e majta dhe t\u00eb djathta n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb d\u00ebshtuar me pak p\u00ebrjashtime q\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 11 majit, misioni v\u00ebzhgues i OSBE-ODIHR v\u00ebrejti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish, t\u00eb cilat kryesohen me p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs publike p\u00ebr t\u00eb mbledhur vota n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cPartia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve administrative gjat\u00eb fushat\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb pushtetit. U raportuan gjithashtu shum\u00eb raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonj\u00ebsve publik\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb raport, ku v\u00ebrehet gjithashtu se zgjedhjet u mbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb polarizuar politike.<\/p>\n<p>Shijen e hidhur t\u00eb presionit e provuan edhe shum\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb lidhje t\u00eb ngushta me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Xhenis Shehu po studionte fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Rumani, vendin ku jeton prej dhjet\u00eb vitesh, kur mori nj\u00eb mesazh intimidues p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb vendin e saj t\u00eb origjin\u00ebs. Studiuese dhe eksperte e shkencave politike, Shehu u targetua si nj\u00eb votuese potenciale nga diaspora p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes mesazhit, nj\u00eb i njohur i saj i k\u00ebrkonte nj\u00eb nder; t\u00eb votonte Partin\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij miq\u00ebsore me nj\u00eb kandidat. Shehu i tha BIRN se u ndje e fyer dhe e zem\u00ebruar.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb ndjeva irritim t\u00eb madh,\u201d kujton ajo p\u00ebr BIRN disa muaj m\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cPretendoja t\u00eb tregohej m\u00eb tep\u00ebr respekt p\u00ebr pun\u00ebn time dhe t\u00eb kuptohej q\u00eb vota ime ishte e pamanipulueshme, pik\u00ebrisht p\u00ebr faktin se e di sa e vlefshme \u00ebsht\u00eb shprehja e lir\u00eb e vot\u00ebs,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Mbi 1500 kilometra n\u00eb Per\u00ebndim t\u00eb Rumanis\u00eb, Sokoli* u ndje gjithashtu i frustruar n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit, kur nisi t\u00eb merrte telefonata gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta nga prind\u00ebrit e tij \u2013 pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb biznesi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb n\u00eb qarkun e Fierit.<\/p>\n<p>Emigrant prej 10 vitesh n\u00eb Gjermani, Sokoli i tha BIRN se gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore prind\u00ebrit e tij ishin kontaktuar nga persona t\u00eb njohur, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin me ngulm q\u00eb djali i tyre emigrant t\u00eb regjistrohej n\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb votonte n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Ai theksoi me keqardhje se prind\u00ebrit dhe ai vet\u00eb iu n\u00ebnshtruan presionit nga frika e ndonj\u00eb hakmarrjeje t\u00eb mundshme ndaj biznesit.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb shkonin te dyqani i prind\u00ebrve k\u00ebrkonin vot\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pacip\u00eb. Ne ndjem\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb votuar k\u00eb donin ata, pasi dihet q\u00eb votuesit monitorohen dhe dihet kush pritet te votoj\u00eb k\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vogel jasht\u00eb Tiran\u00ebs,\u201d tha Sokoli p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNdjesia ishte nj\u00eb acarim i brendsh\u00ebm dhe frustrim, se qeverisja e padrejt\u00eb ishte po ashtu nj\u00eb arsye pse e lash\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nga Britania e Madhe, Besa ndjeu nj\u00eb presion t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Besa i tha BIRN se ishte larguar e zhg\u00ebnjyer nga Shqip\u00ebria pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes, n\u00eb Gramsh. N\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, ajo nisi t\u00eb merrte telefonata dhe mesazhe nga persona t\u00eb panjohur n\u00eb numrin e saj privat.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej mesazheve vinte nga nj\u00eb num\u00ebr i panjohur, por n\u00eb foton e profilit kishte logon e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cU kontaktova n\u00eb WhatsApp nga nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb pretendonte t\u00eb ishte Partia Socialiste, dega Elbasan. M\u00eb pyet\u00ebn n\u00ebse e kisha dor\u00ebzuar vot\u00ebn dhe kur i p\u00ebrgjigja q\u00eb e kisha dor\u00ebzuar m\u00eb uruan dit\u00ebn e mir\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebrjetuar telefonat\u00ebn si intimidim, Besa tha se e kishte pyetur personin p\u00ebrtej telefonat\u00ebs se nga e kishte gjetur numrin e saj, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se p\u00ebrdorimi i numrit t\u00eb telefonit pa lejen e saj p\u00ebrb\u00ebnte shkelje.<\/p>\n<p>Ajo shkoi edhe m\u00eb tej, duke dor\u00ebzuar nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale, por p\u00ebrgjigja q\u00eb mori ishte gjithashtu zhg\u00ebnjyese.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkonin m\u00eb shum\u00eb informacion brenda 24 or\u00ebve, informacion q\u00eb un\u00eb e kisha dor\u00ebzuar nj\u00ebher\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb nuk e ndoqa m\u00eb tej,\u201d shtoi ajo p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Mes shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt BIRN komunikoi, jo t\u00eb gjith\u00eb kishin p\u00ebrshtypje negative nga procesi i votimeve.<\/p>\n<p>Kelvin Zifla, resident n\u00eb Austri tha se kishte votuar i lir\u00eb dhe i pandikuar nga ndonj\u00eb parti apo kandidat p\u00ebr orientimin e vot\u00ebs, ndon\u00ebse kishte d\u00ebgjuar nga shum\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb ishin ndeshur me presione.<\/p>\n<p>Edhe Luan Zyka, i cili jeton prej 20 vitesh n\u00eb Greqi, thot\u00eb se nuk e ka kontaktuar askush para zgjedhjeve, pasi si\u00e7 thot\u00eb ai, \u201cnjer\u00ebzit dhe miqt\u00eb i din\u00eb idet\u00eb e mia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam emigrant. Ikja ime \u00ebsht\u00eb protest\u00eb ndaj politik\u00ebs dhe mentalitetit otoman shqiptar,\u201d tha Zyka me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb zhg\u00ebnjyese si nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i administrat\u00ebs shqiptare n\u00eb vitet 2002-2004.<\/p>\n<p>\u201cMua askush nuk m\u00eb ka kontaktuar, por d\u00ebgjova nga t\u00eb njohur t\u00eb mit\u00eb se ndodhte ky fenomen,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>\u2018Partia ka punuar p\u00ebr ty\u201d \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pa filluar ende fushata p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit, qindra punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb role t\u00eb larta drejtuese udh\u00ebtuan drejt diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb angazhuar mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>Por fushata e Partis\u00eb Socialiste u p\u00ebrqendrua kryesisht n\u00eb Greqi dhe Itali, dy vendet fqinje q\u00eb kan\u00eb strehuar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb hezitim p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit dhe etik\u00ebs s\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit civil, nj\u00eb pjes\u00eb e drejtuesve t\u00eb administrat\u00ebs u shfaq\u00ebn me foto dhe video n\u00eb rrjetet sociale nd\u00ebrsa b\u00ebnin fushat\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre, zyrtar n\u00eb Bashkin\u00eb e Matit i tha BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se gjat\u00eb nj\u00eb periudhe tre mujore p\u00ebrpara zgjedhjeve parlamentare kishte udh\u00ebtuar \u00e7do fundjav\u00eb drejt Athin\u00ebs n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb mobilizuar komunitetit matjan q\u00eb jetonte atje.<\/p>\n<p>Zyrtari i tha BIRN se angazhimi i tij kishte filluar pas nj\u00eb urdhri t\u00eb eprorit, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cPartia ka punuar p\u00ebr ty, tani \u00ebsht\u00eb radha t\u2019ia kthesh me vota\u201d.<\/p>\n<p>Me shpenzimet e tij, ai udh\u00ebtoi shpesh drejt Greqis\u00eb, ku ngriti nj\u00eb shtab elektoral edhe me ndihm\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij q\u00eb jetonin n\u00eb vendin fqinj.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam ndikuar n\u00eb orientimin e vot\u00ebs, vet\u00ebm se kam ndihmuar qindra emigrant\u00eb q\u00eb t\u00eb regjistrohen p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit,\u201d i tha zyrtari BIRN.<\/p>\n<p>\u201cAngazhova edhe familjar\u00ebt e mi n\u00eb Greqi, duke krijuar nj\u00eb shtab elektoral n\u00eb funksion t\u00eb kandidatit t\u00eb mazhoranc\u00ebs,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><em>*Emrat e zgjedh\u00ebsve u ndryshuan me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur anonimatin.\/ BIRN<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit, shum\u00eb prej shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs nuk arrit\u00ebn q\u00eb ta ushtrojn\u00eb lirisht t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb administrat\u00eb apo rrethi i tyre shoq\u00ebror N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, Leonardi* mori nj\u00eb mesazh t\u00eb papritur nga Shqip\u00ebria, por p\u00ebrgjigja ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129931,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129930"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129958,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129930\/revisions\/129958"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}