{"id":129947,"date":"2025-12-02T10:47:44","date_gmt":"2025-12-02T10:47:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129947"},"modified":"2025-12-02T10:47:44","modified_gmt":"2025-12-02T10:47:44","slug":"81-vjet-nga-lindja-dr-ibrahim-rugova-presidenti-historik-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/02\/81-vjet-nga-lindja-dr-ibrahim-rugova-presidenti-historik-i-kosoves\/","title":{"rendered":"81 vjet nga lindja\/ Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti Historik i Kosov\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Formula e presidentit Rugova:<br \/>\nNj\u00eb Kosov\u00eb e pavarur, demokratike, e integruar n\u00eb Bashkimin Evropian e n\u00eb NATO, n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme me SHBA-n\u00eb, do ta qet\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ( Ballkanin)t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs!<br \/>\n***<br \/>\nSot, n\u00eb 2 dhjetor do t\u00eb festonim 81 vjetorin e lindjes s\u00eb Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, i lindur n\u00eb Cerrc\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Istogut. N\u00eb 1945 komunist\u00ebt jugosllav\u00eb i pushkatojn\u00eb baban\u00eb dhe gjyshin, p\u00ebr shkak se ishin shquar si luft\u00ebtar\u00eb nacionalist\u00eb kund\u00ebr \u00e7etnik\u00ebve serb\u00eb.<br \/>\nDiplomohet n\u00eb Deg\u00ebn e Albanologjis\u00eb t\u00eb Fakultetit t\u00eb Filozofis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 1971.<br \/>\nIshte vet\u00ebn 24 vje\u00e7 kur Ibrahim Rugova do t\u00eb shkruante esen\u00eb e tij t\u00eb par\u00eb p\u00ebr themeluesin e shtetit shqiptar, Atin e Kombit ton\u00eb, Ismail Qemal Vlor\u00ebn.<br \/>\nM\u00eb 1984 mbrojti doktoratur\u00ebn n\u00eb let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb 1996 zgjidhet an\u00ebtar korrespondent i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb 1988 u zgjodh kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb 1989 u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), partis\u00eb s\u00eb par\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb sfidoi drejtp\u00ebrdrejt regjimin komunist t\u00eb Miloshevicit. N\u00eb zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale t\u00eb 24 majit 1992 u zgjodh Kryetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb mars t\u00eb vitit 1998 u rizgjodh President i Republik\u00ebs, kur partia e themeluar dhe drejtuar prej tij,LDK-ja, fitoi shumic\u00ebn e vendeve n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nKur NATO-ja nisi sulmet ajrore n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta detyruar Milloshevi\u00e7in t\u00eb t\u00ebrhiqte forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nga Kosova n\u00eb mars 1999, policia hyri n\u00eb banes\u00ebn e Rugov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e vendosi s\u00eb bashku me familjen e tij n\u00eb arrest sht\u00ebpie, por n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast nuk e gjunj\u00ebzoi dot presidentin-simbol.Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, fal\u00eb presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Rugova dhe familja e tij u lejuan t\u00eb largoheshin p\u00ebr n\u00eb Itali. Ai u kthye n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Kosov\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb korrik 1999. Kosova fitoi Lirin\u00eb dhe Pavar\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kur mendimit dhe aksionit politik t\u00eb presidentit Rugova iu shtua si uragan lufta e armatosur e U\u00c7K-s\u00eb e drejtuar nga Komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adem Jashari, drejtuesi politik Hashim Tha\u00e7i dhe luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb q\u00eb me ndihm\u00ebn thelb\u00ebsore dhe p\u00ebrcaktuese t\u00eb NATO-s dhe SHBA, i soll\u00ebn lirin\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Liri, ne shqiptar\u00ebt u jemi p\u00ebrjet\u00ebsisht si komb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe borxhlinj Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs!<br \/>\nN\u00ebn udh\u00ebheqjen e Rugov\u00ebs, LDK-ja fitoi bindsh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet lokale dhe parlamentare t\u00eb mb\u00ebshtetura nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2000. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 17 n\u00ebntorit 2001, LDK u shpall fituese.<br \/>\nDr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosov\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe m\u00eb 2004.<br \/>\nDr. Ibrahim Rugova \u00ebsht\u00eb nderuar si n\u00eb gjallje, ashtu edhe pas vdekjes me \u00e7mime t\u00eb shumta nga vende, universitete, akademi ,institucione e personalitetet m\u00eb t\u00eb larta politiken\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nI quajtur \u201cbabai i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d,<br \/>\n\u201cGandi shqiptar\u201d,rilindasi i fundit,Rugova nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb janar 2006 kur ishte n\u00eb mandatin e tij t\u00eb dyt\u00eb si president. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ai po finalizonte mendimin dhe veprimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb tij politik n\u00eb negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbin\u00eb rreth statusit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb shkurt 2008, me mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb ShBA-s\u00eb.<br \/>\nDr. Rugova ishte politikan vizionar. Trinomi i tij: Liri, Demokraci, Pavar\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn mb\u00ebshtetej n\u00eb tre parime dhe synime:<br \/>\n1. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pajtimin e brendsh\u00ebm (duke njohur m\u00ebrit\u00eb dhe ndasit\u00eb shqiptare),<br \/>\n2. N\u00eb Ballkan popujt jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb (n\u00eb num\u00ebr), (me k\u00ebt\u00eb theksonte barazpesh\u00ebn n\u00eb rajon- serb\u00ebt n\u00eb num\u00ebr t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me shqiptar\u00ebt),<br \/>\n3. Kosova e integruar n\u00eb BE e NATO, me miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme me SHBA, (duke theksuar k\u00ebt\u00eb vizion si domosdoshm\u00ebri dhe program politik t\u00eb Kosov\u00ebs).<br \/>\nProf.Dr.Ibrahim Berisha, politologu, sociologu, kulturologu i shquar, bashk\u00ebpuntor prej vitesh I Presidentit Rugova qysh nga themelimi I LDK-s\u00eb n\u00eb 1989 e n\u00eb \u00e7do pozicion e aksion politik deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb Presidentit Rugova, n\u00eb Konferenc\u00ebn Shkencore Jubilare \u201c Dr.Ibrahim Rugova dhe shtetformimi n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024 u shpreh :\u201cDiskursi politik i Ibrahim Rugov\u00ebs shquhej p\u00ebr tonin e tij, vizionin e qart\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb konsensus komb\u00ebtar.Ai p\u00ebrdorte nj\u00eb gjuh\u00eb diplomatike dhe bashkuese, duke apeluar p\u00ebr unitet komb\u00ebtar dhe duke shmangur retorik\u00ebn polarizuese. Rugova theksonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dialogut dhe mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke i vendosur interesat komb\u00ebtare mbi ato partiake. Diskursi i tij politik ishte i rr\u00ebnjosur n\u00eb vlerat e demokracis\u00eb, liris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, duke e portretizuar shiptar\u00ebt si nj\u00eb komb dhe Kosov\u00ebn si nj\u00eb shtet t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Pavar\u00ebsi\u201d.<br \/>\nKryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ne Konferenc\u00ebn Shkencore Jubilare \u201cDr. Ibrahim Rugova dhe shtetformimi n\u00eb Kosov\u00eb\u201d u shpreh se : \u201cn\u00ebqoft\u00ebse pushka dhe penda, penda dhe pushka jan\u00eb dy mjetet m\u00eb kryesore t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb, dhe n\u00eb rast se Sk\u00ebnderbeu e b\u00ebri me shpat\u00eb, Ibrahim Rugova e b\u00ebri me mendje, e b\u00ebri me pen\u00eb.Dr.Ibrahim Rugova ishte unik n\u00eb llojin e tij dhe se ishte v\u00ebshtir\u00eb ta ndaje, se cili Rugov\u00eb predominon. Predominon Rugova misionar, apo Rugova president, politikan.Rugova misionar ishte Rugova I pathyesh\u00ebm\u201d.<br \/>\nProf.Dr.Sali Berisha theksoi ne fjalen e tij se:\u201dIbrahim Rugova ishte nd\u00ebrtuesi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ishte ideatori i saj. ai ishte faktori kryesor i garancive p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb demokratike\u201d.<br \/>\nDr. Ibrahim Rugova ishte nj\u00eb njeri q\u00eb i bashkoi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs rreth ides\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe Pavar\u00ebsis\u00eb dhe krijoi ura t\u00eb forta miq\u00ebsie me shtetet europiane dhe mbi t\u00eb gjitha me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\nSi\u00e7 e cil\u00ebson ish- presidenti i Kosov\u00ebs Prof.Dr. Fatmir Sejdiu: \u201cSi studiues i thell\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare, dr. Ibrahim Rugova ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb rri n\u00eb themelet e dijeve tona. Rugova dijetar u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i rezistenc\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d<br \/>\nP\u00ebr dr. Ibrahim Rugov\u00ebn jan\u00eb shprehur me respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt e m\u00ebvonsh\u00ebn t\u00eb Kosov\u00ebs, dr. Fatmir Sejdiu, Hashim Tha\u00e7i, Vjosa Osmani, duke e vler\u00ebsuar si: \u201cBurr\u00ebshtetasin e par\u00eb shqiptar dhe presidentin Historik t\u00eb Kosov\u00ebs!\u201d<br \/>\nPresidenti Historik Ibrahim Rugova ishte profet i kombit shqiptar, arkitekt i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kolosi dhe atdhetari m\u00eb i devotsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb re, i cili me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij luftoi p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nSi\u00e7 e thekson studiuesi i njohur, akademik Sabri Hamiti n\u00eb \u201cMemento p\u00ebr Rugov\u00ebn\u201d, \u201cPo t\u00eb p\u00ebrdornim metod\u00ebn rugoviane p\u00ebr t\u00eb, do t\u00eb thonim q\u00eb n\u00eb fillim Rugova ishte Vetvetja. M\u00eb thell\u00eb b\u00ebhet i ngjash\u00ebm me Ismail Qemalin q\u00eb ngriti Flamurin. Edhe m\u00eb thell\u00eb me Naimin q\u00eb predikonte mir\u00ebsin\u00eb universale n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb eg\u00ebrsimit e i ngjash\u00ebm me Fisht\u00ebn n\u00eb p\u00ebrmbysjen e s\u00eb keqes p\u00ebr hir t\u00eb humanitetit e t\u00eb idealizmit komb\u00ebtar. E s\u00eb fundmi, me Bogdanin (autorin e personalitetin e tij t\u00eb preferuar) q\u00eb bashkonte predikimin e mir\u00ebsis\u00eb, rebelimin e p\u00ebrkushtimin p\u00ebr lirin\u00eb.\u201d<br \/>\nRugova e donte Kosov\u00ebn. E kishte n\u00eb shpirt, n\u00eb zem\u00ebr, n\u00eb \u00ebndrrat, n\u00eb lutjet e tij.<br \/>\nDhe se fundi po ricitoj nj\u00eb vler\u00ebsim personal t\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb promovimin e vepr\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Presidentit Rugova, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb Betishan\u00eb vitin 2005: \u201cPas Sk\u00ebnderbeut n\u00eb \u00e7et\u00ebn e profet\u00ebve t\u00eb kombit,Dr.Ibrahim Rugova dhe Ismail Qemal Vlora z\u00ebn\u00eb t\u00eb parin vend\u201d, si arkitekt t\u00eb dy shteteve t\u00eb pavarura shqiptare n\u00eb Ballkan ,t\u00eb lidhura shpirt\u00ebrisht dhe komb\u00ebtarisht n\u00ebn<br \/>\nidealin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kombit shqiptar!<br \/>\nN\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij shkrimi modest po p\u00ebrcjell lutjen e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb 12 qershor 1999:<br \/>\n\u201cT\u00eb lutemi o Zot<br \/>\nP\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb na fale<br \/>\nT\u00eb lutemi, o Zot<br \/>\nP\u00ebr kthimin ton\u00eb<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00ebn ton\u00eb<br \/>\nN\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb<br \/>\nT\u00eb falemi ty<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb mrekulli<br \/>\nO Zot!\u201d<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/593497322_1442110861248998_7630124876596508130_n.jpg?_nc_cat=108&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_eui2=AeETcW8-weu0CJPfYubf9w1BftvO4kNY4Cd-287iQ1jgJxRO71PfPEHs6hSkNKI-1TQ&amp;_nc_ohc=JRrGYCLDVyoQ7kNvwFgfCGw&amp;_nc_oc=Adl3Uy9Jl4sLKUnEi2DiwPpr8TdLjpVkGDXdKbSuYy3_UQ_PVVbWVZF-GWi9lfgj2Rk&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=VNCHl-Xj16OCybUTGvv9Vg&amp;oh=00_AflywVzacdRd1VFp_8Y0Kalb9wSY7p9VlnQLwdQ5dv5evg&amp;oe=6934A312\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb persona\" width=\"494\" height=\"658\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Formula e presidentit Rugova: Nj\u00eb Kosov\u00eb e pavarur, demokratike, e integruar n\u00eb Bashkimin Evropian e n\u00eb NATO, n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme me SHBA-n\u00eb, do ta qet\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ( Ballkanin)t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs! *** Sot, n\u00eb 2 dhjetor do t\u00eb festonim 81 vjetorin e lindjes s\u00eb Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, i lindur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-129947","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129947"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129947\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129948,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129947\/revisions\/129948"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}