{"id":129967,"date":"2025-12-02T12:07:34","date_gmt":"2025-12-02T12:07:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=129967"},"modified":"2025-12-02T12:07:34","modified_gmt":"2025-12-02T12:07:34","slug":"pezullimi-i-ballukut-berisha-ceshtja-kaloi-per-gjykim-pas-presioneve-te-rames-kushtetuesja-te-zhvilloje-seance-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/02\/pezullimi-i-ballukut-berisha-ceshtja-kaloi-per-gjykim-pas-presioneve-te-rames-kushtetuesja-te-zhvilloje-seance-publike\/","title":{"rendered":"Pezullimi i Ballukut\/ Berisha: \u00c7\u00ebshtja kaloi p\u00ebr gjykim pas presioneve t\u00eb Ram\u00ebs, Kushtetuesja t\u00eb zhvilloj\u00eb seanc\u00eb publike"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb konferenc\u00ebs me gazetar\u00ebt u shpreh se, \u00e7\u00ebshtja e pezullimit t\u00eb Ballukut kaloi p\u00ebr gjykim pas presioneve t\u00eb kryeministrit Edi Rama, duke k\u00ebrkuar nga Gjykata Kushtetuese zhvillimin e nj\u00eb seance publike.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se, nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk ka shkuar kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kushtetueses p\u00ebr t\u00eb mbrojtur masat e marra nga gjykatat e tjera, nd\u00ebrsa shtoi se akti i Ram\u00ebs lidhet me implikimin e tij n\u00eb aferat korruptive dhe vler\u00ebsoi se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndjekin drejtp\u00ebrdrejt gjykimin.<\/p>\n<p>&#8220;Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb vendit zhvillohet nj\u00eb betej\u00eb e pashembullt n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi, midis institucionit t\u00eb dor\u00ebheqjes dhe institucionit t\u00eb vjedhjes, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga qeveria, m\u00ebsohet se gjykata n\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb tmerrsh\u00ebm vendosi t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama.<\/p>\n<p>Duke mos komentuar m\u00eb tej, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, i b\u00ebj thirrje Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb parashikoj\u00eb seanc\u00eb publike n\u00eb gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje pasi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e nxir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e jurisprudenc\u00ebs evropiane dhe bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb kryetar qeverie, nj\u00eb kryeminist\u00ebr, shef ekzekutivi, president qoft\u00eb ai, nuk ka shkuar n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb mbrojtur masat q\u00eb gjykatat e tjera kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr vjedhje klamoroze t\u00eb dokumentuara n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<\/p>\n<p>Ky akt i Edi Ram\u00ebs lidhet absolutisht vet\u00ebm me implikimin e tij gjer n\u00eb vesh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb dhe n\u00eb afera t\u00eb tjera q\u00eb vijn\u00eb pas.<\/p>\n<p>Edi Rrma kund\u00ebrmon sot n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb si kampion i vjedhjeve t\u00eb popullit t\u00eb vet dhe kund\u00ebrmon si Ramaduro apo Noriega e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqet i mbyturi t\u00eb kapet n\u00eb fije bari, t\u00eb b\u00ebj\u00eb presione nga m\u00eb absurdet ndaj sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb absolutisht i pashpres\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i organizatave kriminale dhe karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe ky \u00ebsht\u00eb kualifikimi bot\u00ebror sot p\u00ebr Edvin Kristaq Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Pa dyshim hyn n\u00eb Gines.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb regjistruar n\u00eb Gines si kryeministri i par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb dor\u00ebheqjes ndaj ministres s\u00eb tij, b\u00ebhet avokat n\u00eb gjykata dhe k\u00ebrkon ta mbroj\u00eb duke i d\u00ebshmuar popullit t\u00eb vet se \u00e7far\u00eb fatkeq\u00ebsie dhe mjerimi u ka sjell\u00eb ai gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>I k\u00ebrkoj parlamentit t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha demarshet q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb zhvilloj\u00eb seanc\u00eb plenare t\u00eb hapur p\u00ebr publikun, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt t\u00eb shohin me syt\u00eb e tyre, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb me vesh\u00ebt e tyre se si Edi Rama ka z\u00ebvend\u00ebsuar institucionin e dor\u00ebheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare.<\/p>\n<p>U b\u00ebj thirrje gjykat\u00ebsve t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb format q\u00eb i gjykojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme \u00e7do lloj nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre dhe t\u00eb hedhin n\u00eb kosh mashtrimet dyditore t\u00eb Edi Ram\u00ebs, duke cituar Komisionin e Venecias p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb ai nuk i ka th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb, nuk i ka shkruar kurr\u00eb.<br \/>\nPra, Edi Rama rishkruan edhe dokumentet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur e vet.<\/p>\n<p>Rishkruan edhe dokumentet e Komisionit t\u00eb Venecias dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Rishkruan Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten e tij, se sa p\u00ebr Lubin\u00eb, e kishte hedhur 10 her\u00eb n\u00eb Lan\u00eb deri tani&#8221;, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb konferenc\u00ebs me gazetar\u00ebt u shpreh se, \u00e7\u00ebshtja e pezullimit t\u00eb Ballukut kaloi p\u00ebr gjykim pas presioneve t\u00eb kryeministrit Edi Rama, duke k\u00ebrkuar nga Gjykata Kushtetuese zhvillimin e nj\u00eb seance publike. Berisha theksoi se, nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk ka shkuar kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kushtetueses p\u00ebr t\u00eb mbrojtur masat e marra &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-129967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":129969,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129967\/revisions\/129969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}