{"id":130009,"date":"2025-12-02T18:26:58","date_gmt":"2025-12-02T18:26:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130009"},"modified":"2025-12-02T18:27:18","modified_gmt":"2025-12-02T18:27:18","slug":"pse-korruptuesi-i-mcgonigalit-dhe-nusja-e-bilalit-po-sulmon-me-histeri-ameriken-dhe-donald-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/02\/pse-korruptuesi-i-mcgonigalit-dhe-nusja-e-bilalit-po-sulmon-me-histeri-ameriken-dhe-donald-trump\/","title":{"rendered":"Pse korruptuesi i McGonigalit dhe &#8220;nusja e Bilalit&#8221; po sulmon me histeri Amerik\u00ebn dhe Donald Trump?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm, Edi Rama u b\u00ebri nj\u00eb provokim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, kur tha n\u00eb intervist\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn austriake \u201cDie Presse\u201d se \u201cata, pra amerikan\u00ebt, kan\u00eb filozofin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve me bomba ngaq\u00eb nuk kan\u00eb fuqi dhe durim\u201d. Por thelbi i deklarat\u00ebs m\u00eb heretike, n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, q\u00ebndron te akuza q\u00eb i b\u00ebn Amerik\u00ebs, se ajo kurr\u00eb nuk di t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet. Kush ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kap\u00eb fillin e k\u00ebsaj \u00e7ak\u00ebrdisjeje politike duhet t\u00eb kuptoj\u00eb edhe m\u00eb thell\u00eb qenien psikike t\u00eb kryeministrit shqiptar. Dhe pikturat e tij, t\u00eb cilat ai i konsideron si krijesa mij\u00ebvje\u00e7are, vlejn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar bot\u00ebn e tij t\u00eb devijuar psikologjike. Nuk e kuptoj kush e ftoi dhe pse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb provokim t\u00eb \u00e7uar \u201clideri global\u201d?! Por nuk kam si t\u00eb supozoj arsye t\u00eb tjera ve\u00e7 hall\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai duket qart\u00eb se iu fut politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbushur sadopak gropat e m\u00ebdha q\u00eb i krijoi d\u00ebshtimi fatal p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb artist gjenial, \u00ebnd\u00ebrr histerike q\u00eb nuk e preku dhe nuk e p\u00ebrjetoi kurr\u00eb as p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, por koha po provon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme edhe gjenio-politik\u00ebn e tij. Se cilat jan\u00eb ato halle q\u00eb e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebn q\u00eb shkum\u00ebzon helm dhe vrer p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb tradicionale t\u00eb gatuar n\u00eb shekuj mes shtetit dhe popullit shqiptar dhe atij amerikan, p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb me interesa t\u00eb pista p\u00ebr veten dhe pushtetin e tij t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, tashm\u00eb po e kupton edhe publiku i gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Korruptuesi emblematik, i cili sot drejton Shqip\u00ebrin\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb kudo t\u00eb njohur si fakt se marr\u00ebdh\u00ebniet me politik\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e pushtetsh\u00ebm i trajton si nj\u00eb fllusk\u00eb. Dhe flluska politike e liderit global, q\u00eb ndryshon sipas drejtimit t\u00eb interesave t\u00eb pushtetit t\u00eb tij, tashm\u00eb ka ndryshuar drejtim, por duket edhe m\u00eb i \u00e7akorduar se kurr\u00eb. Goja e tij ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb sulmeve, si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, partnerin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb madh strategjik, Amerik\u00ebn, e cila njihet m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn si fuqia m\u00eb e madhe demokratike, politike, diplomatike dhe ushtarake q\u00eb ka afro 100 vjet q\u00eb po ndihmon bot\u00ebn dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimin p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe ekuilibrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr prosperitet dhe p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Lodrat e t\u00eb uriturit p\u00ebr pushtet, i ulur n\u00eb divanin e interesave t\u00eb zot\u00ebris\u00eb q\u00eb e shtr\u00ebngon si rob dhe e godet me hostenin e pronarit ideologjik dhe politik sa her\u00eb q\u00eb ia lyp nevoja, po e b\u00ebjn\u00eb para publikut sa komik dhe aq tragjik. Tragjikomedia e liderit global duket kur b\u00ebn her\u00eb rolin e luanit, her\u00eb t\u00eb kllounit, her\u00eb t\u00eb miut dhe her\u00eb t\u00eb qenit t\u00eb rrahur dhe t\u00eb frik\u00ebsuar, q\u00eb tashm\u00eb i ka hipur frika edhe nga hija e vet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebs\u00ebpari duhet sqaruar se, si korruptuesi i McGonigalit, ashtu edhe \u201cnusja e Bilalit\u201d, jan\u00eb dy nga dosjet e nxehta q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me emrin e kryeministrit shqiptar, t\u00eb cilat radhiten mes dhjet\u00ebra dosjeve t\u00eb tjera brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb subkoshienc\u00ebn e tij t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, duke l\u00ebshuar bresh\u00ebri plumbash mbi objektivin e arsyes s\u00eb mundshme, nga mund t\u2019i vij\u00eb edhe nd\u00ebshkimi i merituar politik dhe juridik.<\/p>\n<p>Sulmi q\u00eb i b\u00ebri Edi Rama Amerik\u00ebs, pa asnj\u00eb shkak t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke mos qen\u00eb askush, pa fuqi reale, pa mund\u00ebsi diplomatike, kulturore, ekonomike dhe ushtarake, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrp\u00eblitje e hapur.<\/p>\n<p>Mendje t\u00eb ndritura t\u00eb kombit ton\u00eb, q\u00eb pat\u00ebn rastin ta njohin mir\u00eb Amerik\u00ebn, si Noli dhe Konica, krijuan nj\u00eb besim t\u00eb pakufish\u00ebm te ky vend i madh, se do t\u00eb ishte miku i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Faik Konica, n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb mbajtur n\u00eb Jamestown n\u00eb vitin 1923, dhe t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShqiptari i Amerik\u00ebs\u201d, n\u00eb koh\u00ebn kur SHBA ishte t\u00ebrhequr nga problemet e Evrop\u00ebs, b\u00ebri nj\u00eb parashikim q\u00eb u v\u00ebrtetua shtat\u00eb dekada m\u00eb von\u00eb me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cDhe sikur t\u00eb vij\u00eb prap\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Amerika t\u00eb ket\u00eb t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebr rregullimin e pun\u00ebve evropiane, dhe mund po t\u00eb doj\u00eb dhe ndonj\u00eb dit\u00eb mbase do t\u00eb doj\u00eb, besoj q\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Evrop\u00ebn e Lindjes dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, nuk mund t\u00eb gjendet gj\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se duke bindur kombet e Ballkanit t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb moderuar, t\u00eb heqin dor\u00eb nga gjith\u00eb z\u00ebnkat pa r\u00ebnd\u00ebsi dhe t\u00eb bashkojn\u00eb forcat e tyre q\u00eb t\u00eb zhvillohen me paqe dhe me rregull\u201d \u2013 thoshte Konica.<\/p>\n<p>Nga vinte ky besim i madh te Amerika i Nolit dhe Konic\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn kishte nisur t\u00eb krijohej nj\u00eb imazh antiwilsonian, si mbret\u00ebria e dollarit, ku mbi t\u00eb gjitha sundonte parimi i fitimit dhe k\u00ebt\u00eb frym\u00eb Amerika do ta p\u00ebrhapte dhe n\u00eb bot\u00eb? Sikur etja p\u00ebr fitime materiale nuk kishte ekzistuar n\u00eb bot\u00eb para se Amerika t\u00eb niste t\u00eb merrej me pun\u00ebt e bot\u00ebs q\u00eb nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore! Konica, kur i njohu amerikan\u00ebt nga af\u00ebr, pasi jetoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb atje, arriti t\u00eb kuptonte ve\u00e7an\u00ebsin\u00eb e shpirtit amerikan dhe t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb profeci t\u00eb pagabueshme. Konica kishte kuptuar p\u00ebr natyr\u00ebn e amerikan\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb kishte kuptuar Fan Noli, i cili ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb fjalimin e mbajtur n\u00eb parlamentin shqiptar n\u00eb shkurt 1924, me rastin e vdekjes s\u00eb Presidentit Wilson:<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb kujtojn\u00eb se Amerika \u00ebsht\u00eb vendi ku njer\u00ebzia kujdesen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar dollar\u00eb nuk e njohin Amerik\u00ebn aspak. Fakti q\u00eb nj\u00eb idealist si Wilsoni u zgjodh dy her\u00eb President arrin p\u00ebr t\u00eb provuar tez\u00ebn ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kam ndeshur n\u00eb kultur\u00ebn dhe dijet e mia agresivitet m\u00eb t\u00eb posht\u00ebr se retorika fyese pa fre p\u00ebr vendin e Statuj\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb, sa kjo q\u00eb Edi Rama b\u00ebri k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn austriake\u2026!<\/p>\n<p>Tigri i dikursh\u00ebm prej letre i maoist\u00ebve, sot p\u00ebr Edi Ram\u00ebn qenka b\u00ebr\u00eb m\u00eb hitlerian se Hitleri dhe, nd\u00ebrsa po sulmon me bomba bot\u00ebn, Evrop\u00ebn po e paskan mbushur me modele shtetesh zulluland! Imperializmi amerikan i Enver Hoxh\u00ebs sot po vret e pret dhe shfryt\u00ebzon gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur ishte n\u00eb rolin e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr pun\u00ebt e pista, p\u00ebr t\u00eb varrosur opozit\u00ebn shqiptare, Amerika e Blinkenit\u2013Sorosit ishte ylli i tij polar, nd\u00ebrsa sot, q\u00eb Amerika i ka th\u00ebn\u00eb \u201cndal\u201d k\u00ebtij p\u00ebrbind\u00ebshi t\u00eb inkriminuar q\u00eb drejton kartelet e drog\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vras\u00ebse dhe shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Me kultur\u00eb, me histori, me filozofi, me arsye, kuptohen m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb drejt se Amerika \u00ebsht\u00eb edhe sot ajo q\u00eb thoshte dikur Faiku dhe Noli. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtjella e pamposhtur e mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe pararoj\u00eb e shkenc\u00ebs dhe ndryshimit.<\/p>\n<p>Po cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb kjo rr\u00ebmuj\u00eb diplomatike q\u00eb zhvillohet n\u00eb kok\u00ebn e regjimtarit aktual shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb ndezur i t\u00ebri p\u00ebrbrenda dhe i paska shkuar nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb matet si miza me buallin?!<\/p>\n<p>Pse korruptuesi i McGonigalit dhe Nusja e Bilalit po sulmon me histeri Amerik\u00ebn dhe Donald Trump?!<\/p>\n<p>Ka dyzet e nj\u00eb arsye pse i p\u00ebrk\u00ebdheluri i ish-administrat\u00ebs Biden\u2013Blinken, q\u00eb ishte kthyer edhe n\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb non-gratave dhe persekutimeve t\u00eb tjera t\u00eb opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq nervoz dhe i \u00e7akorduar. Por n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtyre arsyeve pa fund q\u00ebndron fati tragjik i nj\u00eb personazhi makbethian. Ndoshta po b\u00ebhet m\u00eb realist nga dita n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr krim\u2013nd\u00ebshkimet e tij t\u00eb m\u00ebdha kriminale dhe korruptive dhe po mendon si t\u2019i p\u00ebrballoj\u00eb m\u00eb leht\u00eb ato duke sulmuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Pa asnj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm, Edi Rama u b\u00ebri nj\u00eb provokim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, kur tha n\u00eb intervist\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn austriake \u201cDie Presse\u201d se \u201cata, pra amerikan\u00ebt, kan\u00eb filozofin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve me bomba ngaq\u00eb nuk kan\u00eb fuqi dhe durim\u201d. Por thelbi i deklarat\u00ebs m\u00eb heretike, n\u00eb kuptimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":122652,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-130009","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130009"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130009\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130011,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130009\/revisions\/130011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}