{"id":130105,"date":"2025-12-03T17:15:16","date_gmt":"2025-12-03T17:15:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130105"},"modified":"2025-12-03T17:15:16","modified_gmt":"2025-12-03T17:15:16","slug":"permbytjet-deshtim-i-plote-moral-politik-dhe-administrativ-i-sektit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/03\/permbytjet-deshtim-i-plote-moral-politik-dhe-administrativ-i-sektit-rama\/","title":{"rendered":"P\u00ebrmbytjet: d\u00ebshtim i plot\u00eb moral, politik dhe administrativ i sektit Rama"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sikurse e kam denoncuar edhe jav\u00ebn e kaluar, gjat\u00eb monitorimit n\u00eb terren t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Novosel\u00ebs, ne konstatuam nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e hidhur po p\u00ebrs\u00ebritet vit pas viti. Sa her\u00eb ka reshje, Vlora dhe nj\u00ebsit\u00eb e saj administrative, nga Novosela, Mifoli, Akernia, Bishani, Poro e deri tek Fitorja dhe D\u00ebllenja zhyten mes fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore dhe korrupsionit institucional.<\/p>\n<p>I.Vlora e p\u00ebmbytur- pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e r\u00ebnd\u00eb si n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrmbytur<\/p>\n<p>Vlora \u00ebsht\u00eb pasqyra e \u00e7far\u00eb ndodhi me t\u00eb gjitha qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb. Situata e p\u00ebrmbytjeve d\u00ebshmoi se rrjeti i kanalizimeve \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebruar, jo i mir\u00ebmbajtur dhe n\u00eb shum\u00eb zona i bllokuar prej vitesh. Investimet me miliona euro, n\u00eb fakt jan\u00eb abuzime me miliona euro, jan\u00eb kryer pa studime t\u00eb mir\u00ebfillta, pa standarde dhe pa kontroll teknik.<\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb Hidrovori i Vlor\u00ebs, i cili ka gjithsej 4 pompa, 2 t\u00eb vogla dhe 2 t\u00eb m\u00ebdha. Dy t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb funksionit, t\u00eb djegura dhe q\u00ebndrojn\u00eb ashtu prej gati 1 viti, nd\u00ebrsa dy pompat e vogla bllokohen \u00e7do 5 minuta nga mbeturinat, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe mos pastrimit t\u00eb kanaleve. Si rezultat, lagje t\u00eb t\u00ebra , nga Uji i Ftoht\u00eb tek nj\u00ebsit\u00eb administrative, Skela, Narta dhe deri n\u00eb zonat periferike p\u00ebrmbyten n\u00eb \u00e7do reshje.<\/p>\n<p>Pra, qyteti i Vlor\u00ebs, q\u00eb varet nga hidrovori, po \u201cmbrohet\u201d nga dy pompat e vogla t\u00eb Hidrovorit.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt shohin sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00ebn uj\u00eb, Bashkia, Prefektura,Emergjencat Civile vazhdojn\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb se \u201ckan\u00eb marr\u00eb masat\u201d. Por dokumentet zyrtare flasin ndryshe:<br \/>\nvet\u00ebm m\u00eb 25 gusht u dhan\u00eb 38 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e Hidrovorit, pa llogaritur qindra milionat e m\u00ebparshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, vet\u00eb ministria deklaron se jan\u00eb planifikuar 3 miliard\u00eb lek\u00eb investime p\u00ebr sistemin kullues.<\/p>\n<p>I.1 Tenderime t\u00eb vit pas vitshme, pa eficense, efikasitet dhe ekonomicitet:<\/p>\n<p>Dy tenderime t\u00eb reja, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej afro 4 milion\u00eb eurosh, jan\u00eb shpallur \u201cp\u00ebr marrje masash ndaj p\u00ebrmbytjeve\u201d:<\/p>\n<p>2.33 milion\u00eb euro p\u00ebr kanalizimet,<\/p>\n<p>1.54 milion\u00eb euro p\u00ebr Hidrovorin.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto tenderime nuk shoq\u00ebrohen me asnj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb teknike, asnj\u00eb plan funksional dhe asnj\u00eb studim q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se si do t\u00eb zgjidhen problemet q\u00eb prej vitesh po fundosin qytetin. P\u00ebrkundrazi, ato futen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn spirale t\u00eb njohur: harxhim parash pa kriter, pa eficenc\u00eb, pa efikasitet dhe pa asnj\u00eb lloj ekonomiciteti.<\/p>\n<p>Jan\u00eb harxhime korruptive!<\/p>\n<p>Pra, \u00e7do vit qytetar\u00ebt shohin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori: qindra milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb hedhura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb rrjetit t\u00eb kanalizimeve, por kanalet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bllokuara; miliona euro t\u00eb hedhura p\u00ebr hidrovorin, por pompat q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb djegura; tendera t\u00eb bujsh\u00ebm n\u00eb letra, por zero ndryshim n\u00eb terren.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbytjet e k\u00ebtij n\u00ebntori, si t\u00eb gjitha p\u00ebrmbytjet e tjera k\u00ebto 13 vjet, kujtoj dhe ato t\u00eb tetorit 2024, ishin pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe e neglizhenc\u00ebs s\u00eb pushtetit vendor dhe qendror, sado t\u00eb flisni ju k\u00ebtu me fjal\u00eb t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>Me qindra familje humb\u00ebn sip\u00ebrfaqe t\u00eb t\u00ebra tokash bujq\u00ebsore, me dhjetra e dhjetra biznese p\u00ebsuan d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrsa trafiku n\u00eb akset kryesore t\u00eb qytetit u paralizua dit\u00ebt e shirave p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. P\u00ebr nj\u00eb qytet bregdetar dhe turistik, kjo \u00ebsht\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb ekonomike, q\u00eb prish ritmin e jet\u00ebs, cenon imazhin e nj\u00eb qyteti t\u00eb sigurt\u00eb dhe largon investitor\u00ebt e mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>As qeveria qendrore dhe as Bashkia e qytetit Vlor\u00eb nuk japin llogari p\u00ebr p\u00ebrmbytjet. Nuk ka nj\u00eb raport teknik, nj\u00eb plan emergjence, nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb defekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe nj\u00eb p\u00ebrllogaritje reale t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb shkaktuan p\u00ebrmbytjet, dhe cfar\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb dhe si duhet zgjidhur n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bashkia Vlor\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb mbuloj\u00eb d\u00ebshtimet e saj me deklarata e shifra n\u00eb let\u00ebr, realiteti n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb brutal: qytetar\u00ebt e p\u00ebrmbytur nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim real.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb p\u00ebrmbytjet e vitit t\u00eb kaluar ( 4 tetor 2024) ku Bashkia Vlor\u00eb alokoi nj\u00eb fond prej 613 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb, n\u00eb janar 2025, dhe i dekretuar nga Prefektura, p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb \u201c354 familjeve t\u00eb prekura\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb praktik\u00eb: fondet ishin t\u00eb pamjaftueshme, qesharake p\u00ebrball\u00eb d\u00ebmeve reale; procesi i d\u00ebmshp\u00ebrblimit \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb me pikatore; dhe qytetar\u00ebt u lan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, t\u00eb p\u00ebrmbytur, t\u00eb varf\u00ebruar, t\u00eb harruar.<\/p>\n<p>Qindra qytetar\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs q\u00eb humb\u00ebn mobilje, pajisje sht\u00ebpiake, prodhim bujq\u00ebsor, makineri pune dhe q\u00eb pan\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00ebn uj\u00eb p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja?<\/p>\n<p>Sorollatja e q\u00ebllimshme e Bashkis\u00eb, burokracia, komisione fiktive, vler\u00ebsime t\u00eb manipuluara dhe munges\u00eb totale transparence.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb moment Bashkia Vlor\u00eb nuk ka kryer:<\/p>\n<p>nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb thelluar teknike,<\/p>\n<p>nj\u00eb inventarizim real t\u00eb d\u00ebmeve,<\/p>\n<p>nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb<\/p>\n<p>p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar humbjet q\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebsuan pas p\u00ebrmbytjeve t\u00eb 4 tetorit 2024 apo pas \u00e7do p\u00ebrmbytjeje tjet\u00ebr t\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk ka p\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Juve ju duken si fjal\u00eb t\u00eb huaja p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria, duket sikur ju provokon. Kjo munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie e ka futur jo vet\u00ebm qytetin e Vlor\u00ebs, por t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ciklin e mbyllur t\u00eb p\u00ebrmbytjeve t\u00eb p\u00ebrvitshme: t\u00eb nj\u00ebjtat probleme, t\u00eb nj\u00ebjtat justifikime dhe t\u00eb nj\u00ebjtat d\u00ebshtime.<\/p>\n<p>Dhe problemi m\u00eb i madh, mbas cdo p\u00ebrmbytje, \u00ebsht\u00eb mungesa e d\u00ebmshperblimeve ndaj blegtor\u00ebve dhe bujq\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt mbas cdo p\u00ebrmbytje jan\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit.<\/p>\n<p>Munges\u00eb totale parandalimi, reagimi dhe kujdesi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyturit<\/p>\n<p>Mungesa e investimeve n\u00eb argjinatura dhe n\u00eb sisteme kullimi n\u00eb zonat rurale dhe abuzimet e korrupsioni n\u00eb ato pak investime t\u00eb kryera, kan\u00eb shtuar mas\u00ebn e rrezikut p\u00ebr p\u00ebrmbytje edhe m\u00eb masive n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kaloi nj\u00eb jav\u00eb pas p\u00ebrmbytjeve dhe ende nuk ka nisur procesi i d\u00ebmshp\u00ebrblimeve t\u00eb domosdoshme n\u00eb k\u00ebto raste dhe i rehabilitimit t\u00eb pasuris\u00eb bujq\u00ebsore dhe blegtorale t\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb qindra dhe mij\u00ebra familjeve n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ende edhe sot ka d\u00ebmshp\u00ebrblime t\u00eb parealizuara, t\u00eb konfirmuara nga vete drejtuesi i Emergjencave Civile zoti Haki \u00c7ako n\u00eb Kuvend, sekti n\u00eb pushtet shpenzon fonde p\u00ebr nd\u00ebrtime ekstravagante si Parku i Edenit n\u00eb kryeministri, apo pista 11 milion\u00eb euro e garave t\u00eb shpejta me makina n\u00eb Elbasan!<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky absurditet, p\u00ebrmes filozofis\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb fasad\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr t\u00eb qyteteve tona, duke injoruar dhe snobuar me pashpirt\u00ebsi investimet e domosdoshme strukturore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetarin, qytetet dhe zonat tona rurale nga t\u00ebrbimi i motit.<\/p>\n<p>Nuk mjaftoi v\u00ebrshimi i ujrave nga lumenjt\u00eb e dal\u00eb nga shtrati n\u00eb qindra sht\u00ebpi, por indiferenca qeveris\u00ebse dhe mosmarrja e masave n\u00eb koh\u00eb soll\u00ebn me mij\u00ebra hektar\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrmbytura, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr, N\u00ebn-Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Lushnj\u00eb, Fier, Fush\u00eb-Kruj\u00eb, Sarand\u00eb, Novosel\u00eb e Gjirokast\u00ebr, duke shkat\u00ebrruar prodhime vjeshte dhe duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb ciklin e mbjelljeve t\u00eb dhjetorit.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra gjedh\u00eb u mbyt\u00ebn dhe qindra e qindra hektar\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore e mbjell\u00eb, n\u00eb sera dhe fusha u p\u00ebrmbyt\u00ebn, duke i l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit dhjetra mij\u00ebra fermer\u00eb t\u00eb Beratit, Korc\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs, Sarand\u00ebs, Vlor\u00ebs, Lezh\u00ebs etj., q\u00eb kursimet e nj\u00eb vitit t\u00eb t\u00ebr\u00eb pune i kishin investuar n\u00eb sera dhe n\u00eb fushat e mbjella. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, me dhjetra mij\u00ebra fermer\u00eb u gjend\u00ebn dhe gjenden edhe sot n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit!<\/p>\n<p>Emergjencat lokale u lan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, nd\u00ebrsa forcat zjarrfik\u00ebse nuk kishin mjete, karburant apo pajisje lundruese. Strukturat e qeveris\u00eb qendrore nuk nd\u00ebrhyn\u00eb, deri sa situata degradoi. Komunikimet publike ishin t\u00eb vak\u00ebta, kontradiktore dhe shpesh t\u00eb pasakta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt luftonin me ujin n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb bag\u00ebti e n\u00eb parcela, sekti Rama merrej me deklarata politike dhe me shfajesime.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb k\u00ebrkuan ndihm\u00eb, por nuk mor\u00ebn p\u00ebrgjigje n\u00eb koh\u00eb. Prefekturat nuk funksionuan si qendra t\u00eb nd\u00ebrlidhjes, duke humbur or\u00eb t\u00eb \u00e7muara n\u00eb mbledhje formale. Agjencia e Mbrojtjes Civile nuk pati kapacitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm njer\u00ebzor dhe logjistik dhe veproi e fragmentuar, nd\u00ebrsa forcat e armatosura dhe policia u angazhuan me vones\u00eb, pa koordinim n\u00eb terren dhe pa strategji t\u00eb unifikuar nd\u00ebrhyrjeje.<\/p>\n<p>Kjo munges\u00eb e plot\u00eb korrdinimi solli nd\u00ebrhyrje t\u00eb ngadalta, t\u00eb shp\u00ebrndara, t\u00eb pakoordinuara dhe t\u00eb pasuksesshme n\u00eb zonat m\u00eb kritike.<\/p>\n<p>Qeveria e sotme tregoi me p\u00ebrmbytjet e n\u00ebntorit, si dhe n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb m\u00ebparshme k\u00ebto 13 vjet, munges\u00eb totale t\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr d\u00ebmet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Asnj\u00eb inventar i qart\u00eb nuk u publikua n\u00eb koh\u00eb reale. Asnj\u00eb institucion nuk k\u00ebrkoi ndjes\u00eb. Asnj\u00eb zyrtar nuk u shkarkua.<\/p>\n<p>Tek sekti n\u00eb qeverisje sundoi e nj\u00ebjta (anti)logjik\u00eb e pandryshuar: p\u00ebrmbytjet si fenomen natyror, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb, sesa p\u00ebr reforma thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00ebn Ram\u00ebn, Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytet \u00e7do vit, nd\u00ebrsa qeveria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb justifikohet, duke shp\u00eblar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motit!<\/p>\n<p>I k\u00ebrkoj Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe pushtetar\u00ebve vendor\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogarisin sa m\u00eb par\u00eb d\u00ebmin e shkaktuar \u00e7do fermeri dhe \u00e7do biznesi n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb p\u00ebrmbytur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe i k\u00ebrkoj Ministrit t\u00eb Financave t\u00eb alokoj\u00eb fondin p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin 100% t\u00eb \u00e7do d\u00ebmi t\u00eb krijuar nga p\u00ebrmbytjet, pasi \u00ebsht\u00eb kryesisht pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria qeveritare dhe jo moti, q\u00eb e solli\u00a0k\u00ebt\u00eb\u00a0situat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sikurse e kam denoncuar edhe jav\u00ebn e kaluar, gjat\u00eb monitorimit n\u00eb terren t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Novosel\u00ebs, ne konstatuam nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e hidhur po p\u00ebrs\u00ebritet vit pas viti. Sa her\u00eb ka reshje, Vlora dhe nj\u00ebsit\u00eb e saj administrative, nga Novosela, Mifoli, Akernia, Bishani, Poro e deri tek Fitorja dhe D\u00ebllenja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130105"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130106,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130105\/revisions\/130106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}