{"id":130143,"date":"2025-12-04T08:59:58","date_gmt":"2025-12-04T08:59:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130143"},"modified":"2025-12-04T08:59:58","modified_gmt":"2025-12-04T08:59:58","slug":"parku-fotovoltaik-i-xhafajt-dhe-sakos-ne-toke-te-vjedhur-shkeljet-e-subashit-qe-zbuloi-klsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/04\/parku-fotovoltaik-i-xhafajt-dhe-sakos-ne-toke-te-vjedhur-shkeljet-e-subashit-qe-zbuloi-klsh\/","title":{"rendered":"Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos n\u00eb tok\u00eb t\u00eb vjedhur! Shkeljet e Subashit q\u00eb zbuloi KLSH"},"content":{"rendered":"<p>Familjar\u00eb t\u00eb Fatmir Xhafajt, pa asnj\u00eb lidhje me sektorin e energjis\u00eb, blejn\u00eb nj\u00eb kompani pa asnj\u00eb lloj aktiviteti, q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb quhen biznese aktive. Aplikojn\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb pa asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb prodhues energjie, n\u00eb fush\u00ebn e parqeve fotovoltaike n\u00eb Fier, q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb parkun e korrupsionit p\u00ebr prodhuesit e rinj t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pa kapital e pa asnj\u00eb eksperienc\u00eb, k\u00ebsaj kompanie p\u00ebr t\u00eb zhvilluar lejen i duhej edhe prona. Dhe k\u00ebtu do t\u2019ju tregojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skandal, se si kompanis\u00eb s\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Fatmir Xhafajt iu dhurua toka, q\u00eb n\u00eb fakt duhet t\u2019i p\u00ebrkiste banor\u00ebve t\u00eb asaj zone.<\/p>\n<p>E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, q\u00eb para interesit t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb, zgjodhi q\u00eb tok\u00ebn t\u2019ia fal\u00eb familjes Xhafa, veprim t\u00eb cilin KLSH e cil\u00ebson shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e deri n\u00eb grabitje t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr 70 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb q\u00eb iu mor\u00ebn banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs dhe iu dhan\u00eb dy kompanive Dion Energy dhe Amel Energy, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb audit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb vitin 2022 dhe ka konstatuar paligjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb, favorizim dhe deri n\u00eb kryerje veprash penale nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, q\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn ka p\u00ebrvet\u00ebsuar kompetencat e qeveris\u00eb dhe Ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Auditimi Financiar dhe i P\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb shtrihet n\u00eb periudh\u00ebn 01.01.2022 \u2013 31.12.2022, ku jan\u00eb kontrolluar edhe 15 kontrata qeraje p\u00ebr tokat publike t\u00eb lidhura nga Bashkia Fier me subjekte private p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Centraleve Fotovoltaike.<br \/>\nGjetjet jan\u00eb trondit\u00ebse.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha kontratat jan\u00eb lidhur n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin dhe VKM 54 e cila p\u00ebrcakton procedur\u00ebn e dh\u00ebnies me qera t\u00eb tokave, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrcakton edhe autoritetin q\u00eb mund t\u2019i lidh\u00eb k\u00ebto kontrata. N\u00eb k\u00ebt\u00eb emision do t\u00eb trajtojm\u00eb me detaje pasurit\u00eb 288\/7 dhe 288\/8 dhe kontratat e lidhura nga Bashkia Fier me Amel Energy dhe Dion Energji, objekt investigimi i k\u00ebtij emisioni.<\/p>\n<p>Kontrata e lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cDion Energji\u201d, ku pronar\u00eb jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e Fatmir Xhafajt, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb maj t\u00eb vitit 2022, ku p\u00ebrfshihet dh\u00ebnia me qera p\u00ebr 20 vjet e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 35,245 m2 ose 3,5 ha ranishte, n\u00eb pron\u00ebsi shtet. Nga auditimi i KLSH konstatohet se dh\u00ebnia me qira e pasuris\u00eb me nr. 288\/7 \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa miratuar nga K\u00ebshilli Bashkiak Fier.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur penges\u00ebn e marrjes s\u00eb nj\u00eb vendimi nga K\u00ebshilli Bashkiak, Armando Subashi dhe Kompania Dion Energji kan\u00eb p\u00ebrdorur si referenc\u00eb nj\u00eb prej vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak nr. 101 dat\u00eb 19.12.2017 \u201cP\u00ebr miratimin e fillimit t\u00eb procedurave t\u00eb dh\u00ebnies me qira t\u00eb sip\u00ebrfaqeve tok\u00eb pa frut n\u00eb Fshatin Sheq Marinas, Nj\u00ebsia Administrative Topoj\u00eb, Bashkia Fier\u201d.<\/p>\n<p>Por nga verifikimet, konstatohet se sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qera k\u00ebsaj kompanie, as nuk rezulton si pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat K\u00ebshilli vendosi q\u00eb t\u00eb jepen me qera.<\/p>\n<p>Si\u00e7 citohet n\u00eb Raportin e KLSH, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se K\u00ebshilli Bashkiak nuk ka miratuar dh\u00ebnien me qera t\u00eb pasuris\u00eb 288\/7 dhe Kryetari i Bashkis\u00eb Armando Subashi ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore. Por shkeljet nuk p\u00ebrfundojn\u00eb me kaq. Raporti vijon me gjetje edhe m\u00eb skandaloze t\u00eb cilat duhet ta \u00e7onin n\u00eb pranga kryetarin e Bashkis\u00eb e jo m\u00eb n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb 3-t\u00eb.<\/p>\n<p>KLSH relaton:<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb ngritur grupe pune nga titullari p\u00ebr vler\u00ebsimin e dokumentacionit p\u00ebr dh\u00ebnie me qira t\u00eb pron\u00ebs sipas z\u00ebrave, veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me udh\u00ebzimin nr. 12 dat\u00eb 30.07.2018 n\u00eb zbatim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk ka relacione p\u00ebr miratimin e dh\u00ebnies me qira, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7mimi\/lek\u00eb n\u00eb vit. N\u00eb zbatim t\u00eb VKM nr. 54\/2014, sipas Kreu III, pika (c), p\u00ebr tokat e pafrytshme, sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb ligjit nr. 8752, dat\u00eb 26.3.2001, \u201cP\u00ebr krijimin dhe funksionimin e strukturave p\u00ebr administrimin dhe mbrojtjen e tok\u00ebs\u201d, t\u00eb ndryshuar, tarifat dysheme t\u00eb qiras\u00eb mujore duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato p\u00ebr tokat bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb sip\u00ebrcituara, me shkres\u00ebn nr. 9444\/1, dt. 18.12.2020, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb Akt-Marr\u00ebveshje midis Bashkis\u00eb Fier, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kryetari i Bashkis\u00eb z. Armando Subashi dhe z. Spartak Isakaj, administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cDion Energji\u201d Sh.P.K. N\u00ebnshkrimi i k\u00ebsaj Akt-Marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me VKM nr. 54, q\u00eb p\u00ebrcakton se t\u00eb drejt\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb afateve t\u00eb dh\u00ebnies me qira e ka ministria p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj VKM-je, Bashkia Fier dhe Armando Subashi kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit p\u00ebr gjendjen e tok\u00ebs q\u00eb do t\u00eb jepet me qera dhe pas k\u00ebsaj i adresohen Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organi q\u00eb ushtron t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb pronarit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore. Por e gjith\u00eb kjo procedur\u00eb ligjore \u00ebsht\u00eb shmangur dhe ka vijuar me mbylljen e procedurave dhe firmosjen e kontrat\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebn shtet\u00ebrore kompanis\u00eb Dion Energji.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga Bashkia nuk jan\u00eb respektuar k\u00ebrkesat e Udh\u00ebzimit t\u00eb Ministrit t\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb nr. 13, dat\u00eb 26.4.2018 \u201cP\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 54, dat\u00eb 05.02.2014 \u2018P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve, t\u00eb procedur\u00ebs dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb dh\u00ebnies me qira, enfiteoz\u00eb apo kontrata t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb shtet\u00ebrore\u2019, t\u00eb ndryshuar\u201d, pika 17, ku p\u00ebrcaktohet:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zbatim t\u00eb pik\u00ebs 6-c t\u00eb kreut I t\u00eb VKM-s\u00eb, institucioni q\u00eb p\u00ebrgatit dokumentacionin merr konfirmimin se pasuria \u00ebsht\u00eb \u2018tok\u00eb e pafrytshme\u2019 nga Drejtoria e Administrimit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Qarkun p\u00ebrkat\u00ebs. Tokat e pafrytshme lejohet t\u00eb jepen me qira p\u00ebr q\u00ebllime blegtorale, bujq\u00ebsore, kulturore, industriale etj., sipas objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb subjektit qiramarr\u00ebs. T\u00eb drejt\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb \u2018tok\u00eb e pafrytshme\u2019 e ka ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por ligjet dhe vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb shkelura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast duket se jan\u00eb t\u00eb pafundme. Sipas Raportit t\u00eb KLSH-s\u00eb, kompania Dion Energji, q\u00eb mori 35 mij\u00eb metra katror\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb shtet\u00ebrore, as nuk kishte plot\u00ebsuar dokumentacionin e nevojsh\u00ebm. E kjo v\u00ebrtetohet edhe nga leja e marr\u00eb nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, q\u00eb i dha lejen me kusht q\u00eb p\u00ebr 6 muaj duhet t\u00eb plot\u00ebsonte kushtet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u201cDion Energji\u201d Sh.P.K ka marr\u00eb Miratimin Paraprak nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb me nr. 3095\/3 dt. 30.12.2021 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit gjenerues t\u00eb energjis\u00eb elektrike fotovoltaike me kapacitet t\u00eb instaluar 2 MW dhe vepra ndihm\u00ebse. P\u00ebr vazhdimin e procedurave t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr pajisjen me autorizim dhe lejet p\u00ebrkat\u00ebse, duhet q\u00eb brenda 6 (gjasht\u00eb) muajve t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dokumentacionin si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>1. a) studimin e plot\u00eb t\u00eb fizibilitetit teknik, ekonomik, financiar, mjedisor e social, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe matje reale t\u00eb kryera n\u00eb zonat e zbatimit t\u00eb projektit;<\/p>\n<p>b) planin e biznesit t\u00eb projektit;<\/p>\n<p>c) grafikun e zbatimit t\u00eb projektit;<\/p>\n<p>\u00e7) miratimin e OST-s\u00eb ose OSSH-s\u00eb p\u00ebr pik\u00ebn e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose t\u00eb shp\u00ebrndarjes;<\/p>\n<p>d) lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore;<\/p>\n<p>dh) dokumentacionin ligjor, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin Civil, q\u00eb provon marr\u00ebdh\u00ebnien afatgjat\u00eb mbi pasurin\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nd\u00ebrtimin e burimit gjenerues.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto kritere t\u00eb vendosura nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs, me VKM t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, jan\u00eb gjithashtu kusht q\u00eb kjo kompani t\u00eb konsiderohej si pretendente p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar tok\u00ebn me qera. KLSH konstaton se kontrata mes Armando Subashit dhe Dion Energji \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 30.05.2022 e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka plot\u00ebsuar pik\u00ebrisht kushtet q\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs i kishte kusht\u00ebzuar lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Parkut Fotovoltaik.<\/p>\n<p>Shihet qart\u00eb se Armando Subashi nuk ka pyetur jo vet\u00ebm p\u00ebr procedur\u00ebn ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb VKM 54 dhe Udh\u00ebzimin e Ministrit t\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb nr. 13, por mbi t\u00eb gjitha ka marr\u00eb kompetencat e Ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Ekonomin\u00eb, pasi sipas VKM \u00ebsht\u00eb i vetmi AUTORITET q\u00eb mund t\u00eb lidh\u00eb kontratat p\u00ebr tokat PAFRYT, ku hyjn\u00eb edhe tokat e p\u00ebrcaktuara si RANISHTE. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur kompania Dion Energji nuk kishte plot\u00ebsuar ende kushtet e nevojshme p\u00ebr ta p\u00ebrfituar at\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe me pasurin\u00eb tjet\u00ebr 288\/8 dhe kontrat\u00ebn e lidhur me Amel Energy t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Artan Sakos. E p\u00ebr habi ton\u00ebn, por q\u00eb do duhet t\u00eb hetohet mir\u00eb nga SPAK, kontrata e \u201cDion Energji\u201d ku ortak jan\u00eb Artan Sako dhe familjar\u00ebt e Fatmir Xhafaj, \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb dat\u00ebn 30.05.2022, kurse kontrata e komshiut \u201cAmel Energy\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gruas s\u00eb Artan Sakos \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb dat\u00ebn 31.05.2022. \u00c7ka p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se k\u00ebto dy impiante jan\u00eb miratuar p\u00ebr t\u00eb funksionuar si t\u00eb ndar\u00eb, por realisht do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb impiant i vet\u00ebm dhe e gjith\u00eb kjo piruet\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto kontrata t\u00eb lidhen me firm\u00ebn e Belind\u00ebs, pa pasur nevoj\u00ebn p\u00ebr procedura shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Por vijojm\u00eb me gjetjet e KLSH p\u00ebr kontrat\u00ebn e lidhur nga Armando Subashi me \u201cAmel Energy\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sip\u00ebrfaqja e pron\u00ebs shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb \u2014 35 mij\u00eb metra katror\u00eb apo 3.5 hektar\u00eb \u2014 dhe jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qera p\u00ebr 20 vite. Nga auditimi i KLSH konstatohet se dh\u00ebnia me qira \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu pa miratuar nga K\u00ebshilli Bashkiak Fier. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, s\u00ebrish ka falsifikim t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, pasi n\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb vendim K\u00ebshilli p\u00ebr dh\u00ebnie tokash me qera q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqen n\u00eb objekt investigimi.<\/p>\n<p>Sipas KLSH-s\u00eb, kontrata e lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAmel Energy\u201d Sh.P.K dt. 31.05.2022 me afat 20 vjet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 54 pika e, t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d ku citohet: \u201cMiraton tjet\u00ebrsimin ose dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb pronave t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Pra edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Armando Subashi ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb qeraje p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb publike pa marr\u00eb miratimin e K\u00ebshillit Bashkiak.<\/p>\n<p>KLSH:<\/p>\n<p>\u2013 Nuk jan\u00eb ngritur grupe pune nga titullari p\u00ebr vler\u00ebsimin e dokumentacionit p\u00ebr dh\u00ebnie me qira t\u00eb pron\u00ebs sipas z\u00ebrave, veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me udh\u00ebzimin nr. 12, dat\u00eb 30.07.2018.<\/p>\n<p>\u2013 Nuk ka relacione p\u00ebr miratimin e dh\u00ebnies me qira p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit \/ lek\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb procedurave ligjore, me shkres\u00ebn nr. 9526\/1, dt. 18.12.2020, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb Akt-Marr\u00ebveshje midis Bashkis\u00eb Fier, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kryetari i Bashkis\u00eb z. Armando Subashi, dhe z. Elian Shena, administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAmel Energy\u201d Sh.P.K.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkrimi i k\u00ebsaj Akt-Marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me VKM nr. 54, dat\u00eb 05.02.2014, Kreu I, pika 6, ku p\u00ebrcaktohet se \u201cT\u00eb drejt\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb afateve t\u00eb dh\u00ebnies me qira e ka Ministria p\u00ebr Ekonomin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Si edhe n\u00eb rastin e kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur me kompanin\u00eb \u201cDion Energji\u201d, edhe kompania \u201cAmel Energy\u201d nuk kishte plot\u00ebsuar ende dokumentacionin e nevojsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb procedur\u00ebn e marrjes s\u00eb tok\u00ebs me qera. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Armando Subashi duket se ka mbyllur t\u00eb dy syt\u00eb dhe ka firmosur kontrat\u00ebn, pa menduar se ky veprim e b\u00ebn at\u00eb subjekt t\u00eb SPAK. Por duket se interesi financiar dhe politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb vendosur mbi interesin apo fatin e nj\u00eb individi, qoft\u00eb ky edhe kryebashkiaku i Fierit.<\/p>\n<p>Duket qart\u00eb se jo vet\u00ebm Armando Subashi ka miratuar kontratat e qerave brenda 24 or\u00ebve p\u00ebr k\u00ebto dy kompani. Miratimet e Belind\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, si dhe lejet e nd\u00ebrtimit jan\u00eb miratuar po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. \u00c7ka konfirmon se jan\u00eb nj\u00eb projekt i vet\u00ebm, pas t\u00eb cilit q\u00ebndrojn\u00eb interesat financiare por edhe politike t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb ka pasur fuqin\u00eb e marrjes s\u00eb dy vendimeve p\u00ebr dy kompani t\u00eb ndryshme brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb.<\/p>\n<p>I takon SPAK t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb opinionin publik se cili \u00ebsht\u00eb ky individ, q\u00eb p\u00ebr emisionin PLUG dyshimet jan\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Iu treguam se si l\u00ebvizin influencat brenda Partis\u00eb Socialiste. Ku Fatmir Xhafaj, nj\u00eb xhaket\u00eb e vjet\u00ebr e selis\u00eb roz\u00eb, ka mb\u00ebshtetur e l\u00ebshuar thuajse \u00e7do kryetar me radh\u00eb e \u00e7do yll n\u00eb ngjitje t\u00eb k\u00ebsaj force. Por pas k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve, duket se asgj\u00eb nuk ka qen\u00eb as rast\u00ebsore por as politico-ideologjike, por thjesht blerje influencash n\u00ebp\u00ebrmjet miliona eurove.<\/p>\n<p>Por Fatmir Xhafaj nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e deputet\u00ebve apo personazheve brenda s\u00eb majt\u00ebs kan\u00eb hyr\u00eb sa n\u00eb nj\u00eb der\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, ve\u00e7 p\u00ebr k\u00ebto benefite ekonomike, n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb. Dikur k\u00ebto influenca i bleu Edi Rama kund\u00ebr Fatos Nanos, deri para pak koh\u00ebs Erion Veliaj p\u00ebr rrug\u00ebn e tij drejt kreut, e s\u00eb fundmi Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Por cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i blerjes s\u00eb influencave? A \u00ebsht\u00eb vrasja e \u201cbabait politik\u201d? Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb\u2026\/EMISIONI PLUG<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familjar\u00eb t\u00eb Fatmir Xhafajt, pa asnj\u00eb lidhje me sektorin e energjis\u00eb, blejn\u00eb nj\u00eb kompani pa asnj\u00eb lloj aktiviteti, q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb quhen biznese aktive. Aplikojn\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb pa asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb prodhues energjie, n\u00eb fush\u00ebn e parqeve fotovoltaike n\u00eb Fier, q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb parkun e korrupsionit p\u00ebr prodhuesit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130144,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130143","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130143"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130143\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130145,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130143\/revisions\/130145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}