{"id":130186,"date":"2025-12-04T12:02:48","date_gmt":"2025-12-04T12:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130186"},"modified":"2025-12-04T12:23:35","modified_gmt":"2025-12-04T12:23:35","slug":"gjekmarkaj-e-gjithe-qeveria-e-pandehur-kembanat-po-bien-per-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/04\/gjekmarkaj-e-gjithe-qeveria-e-pandehur-kembanat-po-bien-per-ju\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Raporti i ODIHR tregoi se demokracia shqiptare u vra, atentator\u00ebt i kemi n\u00eb Kuvend!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga foltorja e Kuvendit, e cil\u00ebsoi situat\u00ebn aktuale n\u00eb vend si nj\u00eb atentat ndaj demokracis\u00eb shqiptare. Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, deputeti deklaroi se, e gjith\u00eb qeveria dhe mazhoranca jan\u00eb t\u00eb pandehur dhe nuk gjejn\u00eb fuqin\u00eb morale p\u00ebr t&#8217;u pastruar, duke paralajm\u00ebruar se k\u00ebmbanat po bien p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj pohoi se zgjedhjet e 11 Majit u zhvilluan n\u00ebn pesh\u00ebn e korrupsionit dhe diktatin e krimit t\u00eb organizuar. Ai iu referua raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR-it, t\u00eb cilin e quajti nj\u00eb akt zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar politik q\u00eb mazhoranca po tenton ta anashkaloj\u00eb, por ju rri mbi kok\u00eb si Xhebraili.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Gjekmarkajt<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, zonja dhe zot\u00ebrinj, miq t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb qendreses ,<\/p>\n<p>Sot jam para jush per ti dh\u00ebn\u00eb z\u00eb guximit tuaj moral, qart\u00ebsis\u00eb politike dhe pergjeq\u00ebsis\u00eb ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, per te mbeshtetur revolten tuaj ndaj qeverise Rama &#8211; Balluku.<\/p>\n<p>Sot e pandehur \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb qeveria , e pandehur \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb mazhoranca e cila nuk e gjen fuqin\u00eb morale per katarsis!<\/p>\n<p>Sot ju e spostuat nga kalenadri raportimin e Komisionerit per zgjedhjet po jo Raportin P\u00ebrfundimtar te OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit 2025 i cili ju rri mbi kok\u00eb si xhebraili!<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument teknik, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb justifikim opozitar \u2013 \u00ebsht\u00eb akti zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar politik i cili konfirmoi se demokracis\u00eb shqiptare ju b\u00eb atentat !<br \/>\nAtentatoret jan\u00eb k\u00ebtu pas e para meje!<\/p>\n<p>Zgjedhjet u zhvilluan n\u00ebn peshen e korrupsionit n\u00ebn diktatin e krimit te organizuar e t\u00eb pa organizuar, n\u00ebn koracen e hekurt t\u00eb frikes per ta l\u00ebn\u00eb pushtetin t\u00eb vetedijshem se \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Ju ecni mbi akull. Ne fytyra keni tmerr. Gjumi juaj eshte me gul\u00e7e , naten keni etje, fantazmat e grabitjeve publike ju trazojne me keq se njollat e gjakut Makbethin.<\/p>\n<p>E verteta e zgjedhjeve po del nga Tuneli i Llogarase dhe rri ketu kembekryq!<br \/>\nQeveria juaj ka r\u00ebn\u00eb dhe rri si kadaver ne mes te mexhlisit nga habia dhe apatia sociale.<\/p>\n<p>Pafuqia juaj per t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb ndershem sot \u00ebsht\u00eb kurthi m\u00eb i madh i shpresave shqiptare!<\/p>\n<p>Deshira juaj p\u00ebr t\u00eb r\u00ebndur si t\u00eb \u00e7mendur pas paras\u00eb duke zaptuar \u00e7do korsi t\u00eb jetes publike esht\u00eb virusi me vdekjeprures per \u00e7do vlere!<\/p>\n<p>Paaftesia juaj morale per tu perballur me krimin e ka kthyer Shqiperine n\u00eb nj\u00eb toke te askujt, ku jeta e nj\u00eb pule vlen me shume se jeta e nj\u00eb shqiptari, i cili del ne mengjes per pune e kthehesh n\u00eb darke n\u00eb arkivol !<\/p>\n<p>Nuk ka rendesi ne je gjykates i lart\u00eb, biznesmen, kalimtar me bi\u00e7iklete , ish i denuar apo femije ne shkolle, t\u00eb mberrin plumbi, te kap pistoleta, te perfshin autobuzi, te shpon thika, te buzeqesh vdekja dhe kthehesh n\u00eb statistike mediatike.<\/p>\n<p>Shteti i privatizuar shqiptar nuk q\u00ebndroi mbi pal\u00ebt, por u vesh me ngjyrat e partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb mbathen atletet e Kryeministrit dhe renden per te rrembyer vota , duke vene taksen e xhizese mbi dinjitetin e individit.<\/p>\n<p>Burimet publike, administrata, fondet, projektet dhe komunikimi institucional u p\u00ebrdor\u00ebn si instrument elektoral nga partia e Kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Nuk e them un\u00eb \u2013 e thot\u00eb ODIHR. Nuk e thon\u00eb PD \u2013 e thot\u00eb standardi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Mbi 4,500 aktivitete zyrtare u p\u00ebrdor\u00ebn si fushat\u00eb e maskuar.<\/p>\n<p>N\u00eb qarkun e Fierit, si\u00e7 e dokumenton raporti, u pa shkrirja totale e shtetit me partin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb modeli i nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk k\u00ebrkon m\u00eb legjitimitet, por, si\u00e7 do ta p\u00ebrkufizonte Hannah Arendt, k\u00ebrkon bindje p\u00ebrmes frik\u00ebs, heshtje permes blerjes. Nj\u00eb model q\u00eb vret besimin e instalon kontrollin.<\/p>\n<p>Raporti flet qart\u00eb p\u00ebr blerje votash, p\u00ebr presion ndaj qytetar\u00ebve, p\u00ebr ndikim t\u00eb grupeve kriminale n\u00eb disa qarqe t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sulm frontal ndaj liris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur vota blihet, qytetari varf\u00ebrohet.<\/p>\n<p>Kur vota k\u00ebrc\u00ebnohet, liria vdes.<\/p>\n<p>Na e la testament Vaclav Havel: \u201cAtje ku e v\u00ebrteta shitet, aty fillon totalitarizmi.\u201d Prandaj, kjo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb devijim i vog\u00ebl \u2013 \u00ebsht\u00eb deformim themelor i republik\u00ebs, letargjia e saj.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs u vun\u00eb n\u00ebn presion: detyrim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitete partiake, frik\u00ebsim p\u00ebr vendin e pun\u00ebs, p\u00ebrdorim i patronazhit si mekaniz\u00ebm kontrolli !<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e \u00e7do norme demokratike. Nj\u00eb shtet q\u00eb i p\u00ebrdor punonj\u00ebsit si militant\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shtet i qytetar\u00ebve, por shtet i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Dita e votimit, sipas ODIHR-it, solli c\u00ebnim t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs, prani t\u00eb paautorizuar t\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb pushtetit, votim familjar dhe raste t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb vendngjarje.<\/p>\n<p>John Stuart Mill e ka thene natyrisht jo per pasardhesit e Haxhi Qamilit e Haxhi Lleshit e Haxhi Kroit se : \u201cLiria e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb kufiri i fundit i njeriut t\u00eb lir\u00eb.\u201d Dhe kur ky kufi thyhet, zgjedhja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb akt lirie, por thjesht ritual formal.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ne nuk jemi vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>SHBa po na v\u00ebshtron dhe po flet. Si\u00e7 e tha k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb kongresmen amerikan, pluralizmi n\u00eb Shqip\u00ebri po shuhet.<\/p>\n<p>Dhe kur shuhet pluralizmi, nuk shuhet vet\u00ebm opozita \u2013 shuhet liria, shuhet debati, shuhet shpresa. Pa te hyme ne ujdhesat e tiranise.<\/p>\n<p>Ky paralajm\u00ebrim \u00ebsht\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb politik ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse vjen nga tempulli i demokracise m\u00eb t\u00eb konsoliduara t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Tramp dhe Sekretari i shtetit Rubio n\u00eb menyren me te pazakonte por edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb ne telegramet e urimit per Festen Kombetare cituan luften ndaj karteleve t\u00eb droges dhe bashk\u00ebpunetorve t\u00eb tyre ! Kembanat po bien per Ju!<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb nderuar, Republika nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb sistem administrativ apo nj\u00eb seri institucionesh; ajo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e p\u00ebrbashk\u00ebt e qytetar\u00ebve, ku ligjet nuk duhet t\u00eb jen\u00eb instrument i pushtetit, por garanci e dinjitetit t\u00eb secilit individ.<\/p>\n<p>Si\u00e7 theksojn\u00eb eterit e doktrinave politike , nga Montesquieu e deri te Tocqueville, fuqia politike q\u00eb nuk kontrollohet rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb autokraci dhe shteti t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb pron\u00eb private, shoqeria ne kope, ku bari ther e pret, shet e blen sipas qejfit.<\/p>\n<p>Sot, kjo \u00ebsht\u00eb realiteti yn\u00eb: Republika po p\u00ebrvet\u00ebsohet nga partia n\u00eb pushtet. Institucionet, zgjedhjet dhe mekanizmat e kontrollit publik po rr\u00ebmbehen n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i dokumentuar: shuarja e opozitarizmit, monopolizimi i pushtetit dhe kthimi i pluralizmit n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb formale, nj\u00eb iluzion p\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00eb sistem gjithnj\u00eb e m\u00eb autokratik.<\/p>\n<p>Kur Republika nuk i sh\u00ebrben m\u00eb qytetarit si sovran, por pushtetit si instrument, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb sht\u00ebpia e t\u00eb gjith\u00ebve, por arena e nj\u00eb pushteti q\u00eb e realizon kontrollin mbi \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb per te konsoliduar fronin e pushtetit.<\/p>\n<p>Institucionet publike jan\u00eb kapur nga nj\u00eb parti e vetme: Presidenca e Republikes, \u00e7do kinse institucion i pavarur apo Agjensi, KQZ n\u00ebn presion politik, AMA dhe RTSH e te tjera e te tjera q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb publikut, por Qeverise.<\/p>\n<p>N\u00eb media, mbi 90% e hap\u00ebsir\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb indirekt t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci funksionale; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autokraci , nj\u00eb kontroll i heshtur, i maskuar, real gjithnje e me i paturpshem.<\/p>\n<p>Do jua kujtoj gjithmone se viti elektoral u karakterizua nga klim\u00eb p\u00ebrndjekjeje politike: ndjekje penale t\u00eb liderve t\u00eb opozit\u00ebs, tension i q\u00ebllimsh\u00ebm, presion ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb trembet nga drejt\u00ebsia, nuk ka drejt\u00ebsi. Dhe kur nj\u00eb opozit\u00eb p\u00ebrndiqet politikisht, kjo shoq\u00ebri perseri rrezikon t\u00eb humbas\u00eb Republiken .<\/p>\n<p>Demokracia shqiptare mund ta ushqeheniluzion e vet vetem nese qytetar\u00ebt nuk dor\u00ebzohen.<\/p>\n<p>Fryma e liris\u00eb jeton tek \u00e7do shqiptar q\u00eb nuk e shet vot\u00ebn, tek \u00e7do i ri q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ardhme, tek \u00e7do punonj\u00ebs q\u00eb refuzon t\u00eb p\u00ebrkulet, tek \u00e7do njeri q\u00eb thot\u00eb: \u201cUn\u00eb dua Shqip\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka firmosur prej dekadash: respektimin e Dokumentit t\u00eb Kopenhag\u00ebs, t\u00eb ICCPR-s\u00eb, t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, zgjedhje t\u00eb ndershme, shtet neutral, institucione t\u00eb pavarura dhe nj\u00eb Republik\u00eb q\u00eb nuk i takon partis\u00eb, por popullit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb beteja jon\u00eb. Jo p\u00ebr karrige. Jo p\u00ebr poste. Jo p\u00ebr privilegje. Por p\u00ebr dinjitetin e popullit shqiptar. P\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e njeriut p\u00ebr t\u00eb votuar i lir\u00eb e pa frik\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush me shkruante para pak ne dialekt mirditor \u201co burra kapni hunjt se na vune horrrat perfujt\u201d\u2019 por une jam i fjales e jo i hurit ndaj do ta mbyll me ato qe Charles de Gaulle nu tha francezve te tij se \u201cDemokracia \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb vet\u00ebm kur qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb frik\u00eb.\u201d Ju do t\u2019ju coje ne marrezi frika juaj, qytetaret do te rigjejne vetedijen per t&#8217;u \u00e7liruar prej jush!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga foltorja e Kuvendit, e cil\u00ebsoi situat\u00ebn aktuale n\u00eb vend si nj\u00eb atentat ndaj demokracis\u00eb shqiptare. Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, deputeti deklaroi se, e gjith\u00eb qeveria dhe mazhoranca jan\u00eb t\u00eb pandehur dhe nuk gjejn\u00eb fuqin\u00eb morale p\u00ebr t&#8217;u pastruar, duke paralajm\u00ebruar se k\u00ebmbanat po bien p\u00ebr ju. Gjekmarkaj pohoi se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130188,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130186","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130186"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130198,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130186\/revisions\/130198"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}