{"id":130285,"date":"2025-12-05T12:00:30","date_gmt":"2025-12-05T12:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130285"},"modified":"2025-12-05T12:00:30","modified_gmt":"2025-12-05T12:00:30","slug":"vokshi-ne-epp-idu-lidhja-e-mazhorances-me-krimin-e-organizuar-po-e-kthen-shqiperine-ne-parajse-te-pastrimit-te-parave-dhe-rrezik-per-partneret-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/05\/vokshi-ne-epp-idu-lidhja-e-mazhorances-me-krimin-e-organizuar-po-e-kthen-shqiperine-ne-parajse-te-pastrimit-te-parave-dhe-rrezik-per-partneret-europiane\/","title":{"rendered":"Vokshi n\u00eb EPP-IDU: Lidhja e mazhoranc\u00ebs me krimin e organizuar po e kthen Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb parajs\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe rrezik p\u00ebr partner\u00ebt europian\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb mbajtur pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tryez\u00ebs s\u00eb diskutimit n\u00eb takimin e EPP-IDU, deputetja Albana Vokshi deklaroi se Shqip\u00ebria po cil\u00ebsohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb autokraci elektorale, ku zgjedhjet zhvillohen vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb, por pa standardet e demokracive funksionale. Ajo theksoi se raporti final i OSBE\/ODIHR evidenton munges\u00ebn e gar\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb, intimidimin e votuesve, blerjen e votave dhe ndikimin e grupeve kriminale n\u00eb procesin zgjedhor.<br \/>\nVokshi u ndal edhe te bllokimi i mekanizmave t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve, duke theksuar se parlamenti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jofunksional, pasi \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb e opozit\u00ebs, nga komisionet hetimore te interpelancat, refuzohet sistematikisht. Sipas saj, sfida m\u00eb serioze mbetet lidhja e mazhoranc\u00ebs dhe qeveris\u00eb me krimin e organizuar, e cila ka leht\u00ebsuar pastrimin e shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave p\u00ebrmes sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit.<br \/>\nDeputetja paralajm\u00ebroi se parat\u00eb e pastruara n\u00eb Shqip\u00ebri rrezikojn\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, duke deformuar ekonomit\u00eb dhe konkurrenc\u00ebn e ndershme, nd\u00ebrsa kartelet e drog\u00ebs po e shnd\u00ebrrojn\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Vokshi k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb rrezik para se t\u00eb eksportohet n\u00eb vendet e tyre, duke theksuar se nd\u00ebrhyrja e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb frenuar p\u00ebrhapjen e k\u00ebsaj dukurie.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb flas shum\u00eb shkurt, pasi kemi p\u00ebrgatitur edhe nj\u00eb material m\u00eb t\u00eb zgjeruar e t\u00eb detajuar; ndaj secili prej jush q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb dij\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, mund t\u2019i jap nj\u00eb kopje.<br \/>\nN\u00eb jav\u00ebt e fundit, n\u00eb takime t\u00eb ndryshme n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkufizuar si autokraci elektorale. Pra, ne kemi zgjedhje, por ato nuk jan\u00eb t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Kemi shum\u00eb parti q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, por partit\u00eb e opozit\u00ebs dhe lider\u00ebt e opozit\u00ebs persekutohen, arrestohen, burgosen n\u00eb vitin zgjedhor.<br \/>\nBazuar n\u00eb Raportin Final t\u00eb OSBE\/ODIHR, zgjedhjet nuk ishin t\u00eb lira, nuk kishte gar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb; kishte intimidim, blerje votash dhe ndikim t\u00eb grupeve kriminale n\u00eb zgjedhje.<br \/>\nE n\u00eb nj\u00eb autokraci elektorale, t\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb; nuk ka transparenc\u00eb, nuk ka llogaridh\u00ebnie.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri Parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb funksional. \u00c7do k\u00ebrkes\u00eb e opozit\u00ebs, komisionet hetimore, d\u00ebgjesat, interpelanca, \u00ebsht\u00eb refuzuar. Nuk ka balancim dhe kontroll t\u00eb pushteteve.<br \/>\nPor ajo \u00e7ka dua t\u00eb ndalem dhe t\u00eb ngre si shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb lidhja e maxhoranc\u00ebs dhe qeveris\u00eb me grupet kriminale.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb fluks t\u00eb parave t\u00eb paligjshme, q\u00eb po pastrohen n\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb bukura e moderne, gjysma e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb bosh. Kjo \u00ebsht\u00eb para q\u00eb kryesisht vjen nga kartelet e drog\u00ebs dhe krimi i organizuar. K\u00ebto nuk jan\u00eb para vet\u00ebm t\u00eb grupeve kriminale shqiptare, por edhe t\u00eb atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nPse po ndalem k\u00ebtu? Sepse parat\u00eb e pastruara n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb hyjn\u00eb t\u00eb pastruara n\u00eb vendet tuaja dhe do t\u00eb deformojn\u00eb ekonomit\u00eb tuaja dhe konkurrenc\u00ebn.<br \/>\nKartelet e drog\u00ebs dhe krimi i organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb influenc\u00ebs n\u00eb zgjedhje dhe n\u00eb qeveri, po e kthejn\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave dhe aktivitetin e krimit t\u00eb organizuar. E kjo po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb rrezik nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nNdaj na duhet ndihma juaj p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb rrezik tani, p\u00ebr ta ndalur n\u00eb Shqip\u00ebri, pa e eksportuar at\u00eb n\u00eb vendet tuaja.<br \/>\nFaleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb mbajtur pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tryez\u00ebs s\u00eb diskutimit n\u00eb takimin e EPP-IDU, deputetja Albana Vokshi deklaroi se Shqip\u00ebria po cil\u00ebsohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb autokraci elektorale, ku zgjedhjet zhvillohen vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb, por pa standardet e demokracive funksionale. Ajo theksoi se raporti final i OSBE\/ODIHR evidenton munges\u00ebn e gar\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":124757,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130285","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130285"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130285\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130286,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130285\/revisions\/130286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124757"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}