{"id":130347,"date":"2025-12-06T09:28:21","date_gmt":"2025-12-06T09:28:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130347"},"modified":"2025-12-06T09:28:21","modified_gmt":"2025-12-06T09:28:21","slug":"termeti-dritehijet-e-rindertimit-banoret-ende-ne-pritje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/06\/termeti-dritehijet-e-rindertimit-banoret-ende-ne-pritje\/","title":{"rendered":"&#8220;T\u00ebrmeti&#8221;\/ Drit\u00ebhijet e Rind\u00ebrtimit: Banor\u00ebt ende n\u00eb pritje&#8230;"},"content":{"rendered":"<h3>Gjasht\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 n\u00ebntorit, qindra banor\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb banesave t\u00eb premtuara nga programi i Rind\u00ebrtimit, i cili sipas ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparenc\u00ebs dhe abuzimet.<\/h3>\n<p><strong>Nga Luljeta Progni, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Pas gjasht\u00eb vitesh pritje, nj\u00eb grup njer\u00ebzish u mblodh t\u00eb enjten para port\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs \u201cLasgush Poradeci\u201d n\u00eb Kombinat. Me duart q\u00eb shtr\u00ebngojn\u00eb letrat e aplikimeve, nervoz\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebrthyer nga ankthi, ata mbajn\u00eb syt\u00eb nga zyrtari q\u00eb lexon emrat nj\u00eb e nga nj\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i tij kumbon mes zhurm\u00ebs dhe trupave q\u00eb shtyhen p\u00ebr t\u2019u afruar sa m\u00eb pran\u00eb port\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lista vazhdon, banor\u00ebt e Kombinatit q\u00ebndrojn\u00eb pezull mes frik\u00ebs dhe shpres\u00ebs, midis asaj q\u00eb mund t\u00eb fitojn\u00eb dhe gjith\u00e7kaje q\u00eb kan\u00eb humbur gjat\u00eb viteve si t\u00eb pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 dhjetor u hodh shorti i rradh\u00ebs p\u00ebr 80 banor\u00ebt q\u00eb presin t\u00eb marrin nj\u00eb sht\u00ebpi nga programi i Rind\u00ebrtimit, gjasht\u00eb vjet pasi t\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit 2019 shkat\u00ebrroi banesat e tyre.<\/p>\n<p>Qeveria ka shpenzuar mbi 130 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr programin e Rind\u00ebrtimin dhe pretendon se mbi 90 p\u00ebr qind e projekteve kan\u00eb p\u00ebrfunduar, por qindra familje vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten ende mes kat\u00ebr rrug\u00ebve. Sipas ekspert\u00ebve, ky \u00ebsht\u00eb rezultati i nj\u00eb procesi t\u00eb dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparenc\u00ebs dhe abuzimet.<\/p>\n<p>Urbanistja Doriana Musai i lidh vonesat me planet e pastudiuara dhe parregullsit\u00eb q\u00eb shoq\u00ebruan programin e rind\u00ebrtimit. Sipas saj, fatkeq\u00ebsia natyrore u keqp\u00ebrdor gjithashtu p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cBrenda nj\u00eb periudh\u00eb 2-javore, ende pa kallur t\u00eb vdekurit, filluam t\u00eb mendojm\u00eb se si ta kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Reagimi aq i shpejt\u00eb, i pastudiuar solli prodhimin e shum\u00eb akteve, dokumenteve dhe VKM-ve, t\u00eb cilat me kalimin e koh\u00ebs tani pas gjasht\u00eb vitesh kan\u00eb rezultuar totalisht fiktive,\u201d tha Musai p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cKemi zona, t\u00eb cilat u shpall\u00ebn zona rind\u00ebrtimi pa pasur lidhje me d\u00ebmet e t\u00ebrmetit. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb lagja e Kombinatit dhe 5 Maji n\u00eb Tiran\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re q\u00eb rind\u00ebrtimi u p\u00ebrdor si justifikim p\u00ebr t\u00eb prishur nd\u00ebrtesa dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar objekte t\u00eb reja, t\u00eb cilat ende sot jan\u00eb ose t\u00eb pabanuara ose t\u00eb pand\u00ebrtuara,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb Kombinat, nj\u00eb grup banor\u00ebsh refuzuan vendimin e autoriteteve shtet\u00ebrore p\u00ebr prishjen e pallateve t\u00eb tyre dhe e \u00e7uan \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb. Nga 67 pallate t\u00eb shpallura t\u00eb pabanueshme nga institucionet, u shemb\u00ebn vet\u00ebm 35 prej tyre. N\u00eb 22 raste, qytetar\u00ebt e fituan betej\u00ebn me institucionet dhe nd\u00ebrtesat e tyre nuk u shemb\u00ebn, nd\u00ebrsa shumica e tyre ende k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Edmond \u00c7ata, banor i Kombinatit, thot\u00eb se t\u00eb dy kategorit\u00eb e banor\u00ebve po p\u00ebrballen tashm\u00eb me probleme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ti ke nj\u00eb pallat n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe q\u00ebndrove ose n\u00ebse ti pret t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb apartament t\u00eb ri, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe nuk ka transparenc\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si menaxhohen njer\u00ebzit e prekur nga t\u00ebrmeti. Sepse un\u00eb di p.sh., q\u00eb njer\u00ebz q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb pallatet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb q\u00eb nuk ka vendime p\u00ebr prishjen e tyre, jan\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe kan\u00eb marr\u00eb apartamente n\u00eb pallatet e reja,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7at\u00ebs, ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr mosprishjen e pallateve po p\u00ebrballen tashm\u00eb me munges\u00ebn e sh\u00ebrbimeve, me sip\u00ebrfaqe t\u00eb l\u00ebna n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs dhe me shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen fizike t\u00eb pallateve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks banesash n\u00eb Kombinat, shum\u00eb prej apartamenteve jan\u00eb t\u00eb pabanuara, sepse pallatet jan\u00eb ende t\u00eb pakolauduara dhe ka probleme me ujin energjin\u00eb dhe kanalizimet. Situata \u00ebsht\u00eb e ngjashme edhe tek lagja \u201c5 maji\u201d, ku disa prej banor\u00ebve nuk kan\u00eb pranuar t\u2019i n\u00ebnshtrohen kushteve t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr strehimin dhe kan\u00eb refuzuar sip\u00ebrfaqet e ofruara.<\/p>\n<p>\u201cMe kalimin e koh\u00ebs, disa prej banor\u00ebve arrit\u00ebn t\u00eb marrin nj\u00eb sip\u00ebrfaqe minimale, pjesa tjet\u00ebr v\u00ebrtiten edhe sot q\u00eb flasim n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb. Kjo sepse e para objektet nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar, e dyta sepse nuk ka pasur dakord\u00ebsi midis pushtetit lokal dhe vet\u00eb banor\u00ebve p\u00ebrsa i p\u00ebrket sip\u00ebrfaqes,\u201d theksoi Musai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve, sipas saj, jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me sip\u00ebrfaqet e marra, pasi kan\u00eb pasur godina 3-4 kat\u00ebshe ku jetonin s\u00eb bashku tre apo kat\u00ebr kurora.<\/p>\n<p>Eksperti Zef Pre\u00e7i, drejtor i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, kritikon munges\u00ebn e transparenc\u00ebs me programin e Rind\u00ebrtimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thekson se abuzimi me fondet ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb banor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs, kryesisht n\u00eb kontrata t\u00eb negociuara drejtp\u00ebrdrejt me p\u00ebrfshirjen e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, me nj\u00eb rol kordinues por pa nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Rind\u00ebrtimin, por q\u00eb n\u00eb thelb \u00e7on n\u00eb devijimin e fondeve publike apo n\u00eb c\u00ebnimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit,\u201d tha Pre\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cDisa nd\u00ebrtime ngjajn\u00eb me geto, ngjajn\u00eb me Gaz\u00ebn shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa me banesa t\u00eb nd\u00ebrtuara me para publike,\u201d shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Zvarritjet nuk gjendet vet\u00ebm n\u00eb Kombinat apo n\u00eb Lagjen 5 Maji, por edhe n\u00eb zonat e tjera t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti. N\u00eb Bashkin\u00eb e Vor\u00ebs, rreth 160 familje presin ende zgjidhje p\u00ebr banes\u00ebn e premtuar. Bashkia e Vor\u00ebs i tha BIRN se ishte n\u00eb pritje t\u00eb fondeve nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Marqinet, vet\u00ebm pak kilometra nga Tirana, 70 familje vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me qira, nd\u00ebrsa qeveria ka nd\u00ebrprer\u00eb bonusin prej dy vitesh. 50 familje t\u00eb tjera presin fondet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive private n\u00eb Vor\u00eb, Prez\u00eb dhe B\u00ebrxull\u00eb, si edhe 60 familje t\u00eb tjera q\u00eb duhet t\u00eb strehohen n\u00eb apartamente, por ato jan\u00eb ende t\u00eb pap\u00ebrfunduara.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e Durr\u00ebsit, qytetit m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, nj\u00eb grup pallatesh t\u00eb shpallura si t\u00eb pabanueshme vazhdojn\u00eb ende t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Banesat jan\u00eb t\u00eb braktisura ose jan\u00eb kthyer n\u00eb streh\u00eb p\u00ebr aktivitete t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00eb blloqet ku ka p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi, ekspert\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt dhe probleme t\u00eb tjera t\u00eb infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBlloqe t\u00eb vogla banimi n\u00eb miniature, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb duken si lagje provizore ku njer\u00ebzit jan\u00eb vendosur provizorisht, ku hap\u00ebsirat nuk kaloj\u00ebn 50 a 60 metra katror\u00eb. Duken m\u00eb shum\u00eb si kabina plazhi se sa si lagje t\u00eb p\u00ebrhershme,\u201d tha urbanistja Musai, nd\u00ebrsa theksoi se nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve nuk pranojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb aty p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrnguljes nga territori.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb procesin e rind\u00ebrtimit fondet u devijuan p\u00ebr pasurim t\u00eb paligjsh\u00ebm, t\u00eb dyshuar gjer\u00ebsisht, t\u00eb zyrtar\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtime me cil\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt dhe disa prej tyre t\u00eb pabanueshme. P\u00ebr nd\u00ebrtime q\u00eb nuk harmonizohen me infrastruktur\u00ebn, sidomos me rrjetin e kanalizimeve dhe furnizimet me uj\u00eb etj, si n\u00eb rastin e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs,\u201d tha Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vite pas t\u00ebrmetit, Ministria e Infrastruktur\u00ebs apo institucionet t\u00eb tjera nuk kan\u00eb ende nj\u00eb bilanc t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin, pavar\u00ebsisht miliarda lek\u00ebve t\u00eb shpenzuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjasht\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 n\u00ebntorit, qindra banor\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb banesave t\u00eb premtuara nga programi i Rind\u00ebrtimit, i cili sipas ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb dominuar nga zvarritjet, mungesa e transparenc\u00ebs dhe abuzimet. Nga Luljeta Progni, BIRN Pas gjasht\u00eb vitesh pritje, nj\u00eb grup njer\u00ebzish u mblodh t\u00eb enjten para port\u00ebs s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130347","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130348,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130347\/revisions\/130348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}