{"id":130437,"date":"2025-12-08T11:04:32","date_gmt":"2025-12-08T11:04:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130437"},"modified":"2025-12-08T11:04:32","modified_gmt":"2025-12-08T11:04:32","slug":"stafa-8-dhjetori-eshte-histori-partia-demokratike-krenari-per-cdo-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/08\/stafa-8-dhjetori-eshte-histori-partia-demokratike-krenari-per-cdo-shqiptar\/","title":{"rendered":"Stafa: 8 Dhjetori \u00ebsht\u00eb histori, Partia Demokratike, krenari p\u00ebr \u00e7do shqiptar!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb takimin e mbajtur n\u00eb Qytetin Studenti, aktivisti Osman Stafa p\u00ebrkujtoi kontributin e qytetar\u00ebve dhe student\u00ebve n\u00eb 8 dhjetorin e vitit 1990, duke theksuar se ky moment historik sh\u00ebnoi lindjen e pluralizmit dhe krijimin e Partis\u00eb Demokratike. Ai n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb kujtes\u00ebs historike dhe krenaris\u00eb p\u00ebr arritjet 35-vje\u00e7are t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke kritikuar goditjet q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb p\u00ebsuar familja dhe shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb dekadat e fundit. Stafa theksoi gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrkushtim kolektiv n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe pastrimin e \u201csht\u00ebpis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe vendit.<\/p>\n<p><strong>Osman Stafa:<\/strong> P\u00ebrsh\u00ebndetje demokrat\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta familjes s\u00eb mikut tim, heroit t\u00eb demokracis\u00eb, njeriut q\u00eb guxoi dhe vrau frik\u00ebn, familjes Hajdari. I nderuar doktor Berisha, p\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr ju, p\u00ebr \u00e7do demokrat, p\u00ebr \u00e7do qytetar dhe p\u00ebr \u00e7do shqiptar. Un\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim me ju, do t\u00eb jem i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Disa miqt\u00eb e mi m\u00eb k\u00ebshilluan q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkruaj disa, t\u00eb hedh disa fjal\u00eb n\u00eb let\u00ebr. I thash\u00eb jo, sepse at\u00eb q\u00eb kam jetuar, nuk kam d\u00ebshir\u00eb ta shkruaj, sepse jam pjes\u00eb e historis\u00eb. Dhe historikun tim nuk e kam nisur sot, e kam nisur me 8 dhjetor 1990. Mir\u00ebnjohje e respekt p\u00ebr \u00e7do student dhe studente, pedagog dhe pedagoge dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr popullin e Tiran\u00ebs, qytetarin\u00eb e Tiran\u00ebs, e cila me nj\u00eb kuraje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mb\u00ebshteti at\u00eb l\u00ebvizje. Pse e cil\u00ebsova? Diktaturat nuk e japin shpirtin shpejt.<\/p>\n<p>\u00c7do moment kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb godasin. Ato ishin gati t\u00eb na godisnin. Por v\u00ebrshimi i popullit t\u00eb Tiran\u00ebs e frik\u00ebsoi diktatur\u00ebn. Mir\u00ebnjohje dhe respekt. 8 dhjetori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori. Pas 8 dhjetorit erdhi momenti i krijimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb, Osman, sot jemi mbledhur p\u00ebr 8 dhjetorin. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por 8 dhjetori prodhoi dhe krijimin e pluralizmit dhe krijimin e Partis\u00eb Demokratike. Ndaj do t\u00eb ndeshem pak k\u00ebtu edhe do t\u00eb ndalem. Partia Demokratike ka nj\u00eb histori t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb betej\u00ebn e saj 35-vje\u00e7are t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb momentet aktuale nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb bukurat e mundshme ku duhet ta gjenim Partin\u00eb Demokratike dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Por pluralizmi n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, me miq dhe armiq p\u00ebrreth, kuptohet, ishte normale q\u00eb do t\u00eb kalonte n\u00eb k\u00ebto lloj fazash. Historia e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb ne duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb dhe nuk duhet kurr\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi pesimist\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka prodhuar Partia Demokratike. \u00c7do p\u00ebrfaq\u00ebsim i Partis\u00eb Demokratike sot, n\u00eb \u00e7do instanc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb, edhe i Shqip\u00ebris\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb fal\u00eb Partis\u00eb Demokratike. M\u00eb thoni nj\u00eb moment ku sekti i Ram\u00ebs apo sekti i Rilindjes mund t&#8217;i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dinjitoz Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne nuk duhet t\u00eb mohojm\u00eb dhe duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb jemi gjithmon\u00eb, sepse kujtesa dhe kujdesi jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t&#8217;u shoq\u00ebruar \u00e7do subjekt politik, individ apo nj\u00eb shoq\u00ebri. Partia Demokratike n\u00eb koherenc\u00ebn e saj \u00ebsht\u00eb goditur gjithmon\u00eb nga ish-sigurimi i shtetit, i cili kishte koh\u00eb q\u00eb e planifikonte p\u00ebr t&#8217;u uzurpuar dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peng Partin\u00eb Demokratike. Ne k\u00ebtu sot v\u00ebrtetojm\u00eb q\u00eb s&#8217;jemi marr\u00eb peng. Jemi njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e duam demokracin\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Partin\u00eb Demokratike. Pas viteve &#8217;92, &#8217;93, &#8217;94, Fondacioni i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike e ka goditur Shqip\u00ebrin\u00eb. Dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Partin\u00eb Demokratike. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb merrte peng pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe t\u00eb gjith\u00eb ne sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb ku, n\u00eb \u00e7far\u00eb faze, n\u00eb \u00e7far\u00eb situate kritike \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria shqiptare. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sepse ka nj\u00eb di\u00e7ka. Dinamika e zhvillimit sjell zhvillim.<\/p>\n<p>Por sot Shqip\u00ebria, p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb goditur aty ku nuk, pra aty ku nj\u00eb shoq\u00ebri e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb. Familja. Shpeshher\u00eb edhe ne kemi heshtur. Dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb jemi koshient\u00eb. Heshtja jon\u00eb p\u00ebr situata t\u00eb caktuara na ka dh\u00ebn\u00eb dhe pasoja. Ne kemi heshtur edhe kur u godit familja. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb, si u godit familja? Mjafton t\u00eb shikojm\u00eb sot, mbi 40 e ca p\u00ebrqind e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria. \u00cbsht\u00eb larguar truri i shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb larguar rinia, energjia, forca.<\/p>\n<p>Jan\u00eb larguar zanat\u00e7injt\u00eb dhe profesionist\u00ebt. Kjo tregon q\u00eb ka patur nj\u00eb skenar t\u00eb detajuar p\u00ebr t\u00eb goditur shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Pastaj ligji i fundit i miratuar n\u00eb parlament, ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb tani kush \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e kush \u00ebsht\u00eb babai, k\u00ebto jan\u00eb goditje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. K\u00ebto jan\u00eb goditje t\u00eb familjes. Dhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb cilit i goditet familja, normalisht e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbijetes\u00ebs. Un\u00eb do t&#8217;i drejtohem miqve t\u00eb mi. Ej miq, ne jemi k\u00ebtu. Ne kemi mund\u00ebsi p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Doktor Berisha n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb para disa koh\u00ebsh tha q\u00eb duhet t\u00eb pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Sht\u00ebpia jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ndryshuar, doktor Berisha, dhe p\u00ebr t&#8217;u pastruar. K\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn dot nj\u00eb person i vet\u00ebm, k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb takimin e mbajtur n\u00eb Qytetin Studenti, aktivisti Osman Stafa p\u00ebrkujtoi kontributin e qytetar\u00ebve dhe student\u00ebve n\u00eb 8 dhjetorin e vitit 1990, duke theksuar se ky moment historik sh\u00ebnoi lindjen e pluralizmit dhe krijimin e Partis\u00eb Demokratike. Ai n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb kujtes\u00ebs historike dhe krenaris\u00eb p\u00ebr arritjet 35-vje\u00e7are t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130439,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130437\/revisions\/130439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}