{"id":130523,"date":"2025-12-09T09:04:11","date_gmt":"2025-12-09T09:04:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130523"},"modified":"2025-12-09T22:47:29","modified_gmt":"2025-12-09T22:47:29","slug":"pazari-i-turpshem-i-rames-me-qendrat-e-strehimit-te-refugjateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/09\/pazari-i-turpshem-i-rames-me-qendrat-e-strehimit-te-refugjateve\/","title":{"rendered":"Pazari i turpsh\u00ebm i Ram\u00ebs me qendrat e strehimit t\u00eb refugjat\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pas ngritjes s\u00eb dy qendrave t\u00eb pritjes n\u00eb Lezh\u00eb, p\u00ebr strehimin e refugjat\u00ebve afrikan\u00eb q\u00eb hynin ilegalisht n\u00eb Itali, sekti Rama n\u00eb pushtet po provon ta shtrij\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt aparteid (ndar\u00ebs racor) edhe n\u00eb Jug t\u00eb vendit. Projekti i turpsh\u00ebm p\u00ebr ngritjen e qendrave t\u00eb strehimit t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr po paraqitet n\u00eb let\u00ebr si nj\u00eb instrument i ri bashk\u00ebpunimi me vendet partnere t\u00eb Bashkimit Europian.<br \/>\nN\u00eb praktik\u00eb, ky projekt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb plan anti-komb\u00ebtar, me pasoja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme negative p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt tan\u00eb. Plani parashikon nd\u00ebrtimin e 20 qendrave t\u00eb pritjes n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr, me nj\u00eb kapacitet deri n\u00eb 8 mij\u00eb persona.<br \/>\nN\u00eb qarkun e Kor\u00e7\u00ebs jan\u00eb parashikuar 10 qendra akomodimi n\u00eb Bilisht (n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 11.500 m\u00b2), Kolonj\u00eb, Maliq, Pogradec dhe Pustec. N\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, qendrat do t\u00eb ngrihen n\u00eb qytet, n\u00eb konvikte, n\u00eb pallatin e sportit \u2018Flamurtari\u2019, n\u00eb shkoll\u00ebn e Marin\u00ebs dhe n\u00eb Novosel\u00eb, duke prekur edhe Himar\u00ebn, Delvin\u00ebn dhe Konispolin. N\u00eb bashkin\u00eb Gjirokast\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrdoret zona e qytetit ku kan\u00eb qen\u00eb Rezervat e Shtetit.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fermer\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs, si dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendit, po vuajn\u00eb munges\u00ebn e financimeve dhe pasojat e p\u00ebrmbytjeve t\u00eb n\u00ebntorit, Edi Rama planifikon t\u00eb shpenzoj\u00eb nga 7-10 milion\u00eb euro p\u00ebr ngritjen e qendrave t\u00eb pritjes s\u00eb emigrant\u00ebve nga vende t\u00eb treta!<br \/>\nI. Nj\u00eb projekt i ngjizur n\u00eb err\u00ebsis\u00eb<br \/>\nProjekt \u00ebsht\u00eb ngjizur n\u00eb ilegalitet t\u00eb plot\u00eb, nj\u00eblloj sikurse Rama veproi me dy qendrat n\u00eb Lezhe t\u00eb rastit Meloni. K\u00ebto l\u00ebvizje jan\u00eb veprime antikomb\u00ebtare, t\u00eb ngjashme me aksionet e qelizave komuniste dje dhe ato t\u00eb patronazhist\u00ebve sot, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion territore dhe nd\u00ebrtesa publike t\u00eb vendit, pa asnj\u00eb konsultim publik.<br \/>\nKy projekt u p\u00ebrgatit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence, pa komunikim publik, me procedura t\u00eb mbyllura dhe, mbi t\u00eb gjitha, me nj\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb debatit komb\u00ebtar, p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb ka pasoja t\u00eb pashmangshme demografike, sociale, sigurie dhe ekonomike.<br \/>\nSekti n\u00eb qeveri ka zgjedhur ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si nj\u00eb marr\u00ebveshje teknike, pothuajse sekrete, duke injoruar q\u00ebllimisht nj\u00eb parim themelor t\u00eb demokracis\u00eb: informimin dhe konsultimin publik. Asnj\u00eb dokument i plot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publikuar, asnj\u00eb studim ndikimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik dhe askush nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta p\u00ebr pyetjet bazike: Sa refugjat\u00eb do t\u00eb strehohen? P\u00ebr sa koh\u00eb? Me \u00e7far\u00eb statusi ligjor? Cilat jan\u00eb detyrimet financiare, policore dhe administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? dhe \u00c7far\u00eb rrezikon e \u00e7far\u00eb p\u00ebrfiton realisht vendi yn\u00eb?<br \/>\nAsnj\u00eb nga tre bashkit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar. Nuk ka pasur referendum lokal, madje as konsultime minimale me qytetar\u00ebt. Projekti u paraqit si i kryer, i mbyllur, i pakthyesh\u00ebm. Si t\u00eb mos mjaftonte, debateve publike u \u00ebsht\u00eb mbyllur dera q\u00eb n\u00eb nisje, duke krijuar p\u00ebrshtypjen se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk i njeh komunitetet si partner\u00eb, nuk vler\u00ebson pasojat reale n\u00eb terren, dhe nuk ka frik\u00eb nga kosto demokratike. Kjo qasje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem m\u00eb i madh se \u00e7do qend\u00ebr refugjat\u00ebsh.<br \/>\nKur nj\u00eb projekt i till\u00eb zhvillohet pa transparenc\u00eb, ai krijon automatikisht dyshime dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dyshimet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se p\u00ebrgjigjet q\u00eb ofrohen.<br \/>\nII. Kor\u00e7a, Vlora dhe Gjirokastra: pse k\u00ebto qytete?<br \/>\nZgjedhja e tre qarqeve jugore nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi gjeografike. N\u00ebse lexojm\u00eb hart\u00ebn e flukseve migratore, k\u00ebto jan\u00eb zona me dalje strategjike drejt kufijve tok\u00ebsor\u00eb dhe detar\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, ngritja e qendrave t\u00eb strehimit n\u00eb k\u00ebto pika ngre shqet\u00ebsime thelb\u00ebsore: A do t\u00eb mbeten k\u00ebto qendra \u201ct\u00eb mbyllura\u201d apo do t\u00eb krijojn\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pakontrolluara n\u00eb komunitet? A do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto zona pika kalimi p\u00ebr azilk\u00ebrkues q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rikthehen drejt BE-s\u00eb? A krijohet rreziku i transformimit t\u00eb jugut n\u00eb nj\u00eb \u201czon\u00eb tranziti\u201d afatgjat\u00eb t\u00eb emigracionit ilegal?<br \/>\nAsnj\u00eb shpjegim zyrtar nuk e sqaron logjik\u00ebn k\u00ebsaj p\u00ebrzgjedhjeje. Dhe pik\u00ebrisht ky boshll\u00ebk ngre alarmin e par\u00eb real p\u00ebr impaktin e r\u00ebnd\u00eb social dhe ekonomik. Sekti Rama po tenton ta shes\u00eb projektin si nj\u00eb pakt ekonomik, me fonde dhe investime t\u00eb reja.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00eb, realitetet e vendeve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb pranuar projekte t\u00eb tilla tregojn\u00eb se qendrat e refugjat\u00ebve shpesh shnd\u00ebrrohen n\u00eb (i) burim presioni mbi sh\u00ebrbimet publike (sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim, polici, etj.), (ii) n\u00eb kosto t\u00eb larta operative q\u00eb bien mbi buxhetin e Shtetit ton\u00eb, pasi fondet fillestare mbarojn\u00eb, n\u00eb (iii) tensione t\u00eb pashmangshme sociale, sidomos n\u00eb zona ku ekonomia lokale \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb, si dhe (iv) n\u00eb rritje t\u00eb kriminalitetit t\u00eb vog\u00ebl dhe informalitetit, \u00e7ka ka ndodhur n\u00eb shum\u00eb modele t\u00eb ngjashme n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Gjirokast\u00ebr, ku shpopullimi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb problem komb\u00ebtar, \u00e7do ndryshim demografik i imponuar nga lart krijon ndjesi pasigurie dhe perceptim rreziku. N\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb qytet n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje turistike, qendrat e m\u00ebdha t\u00eb refugjat\u00ebve sfidojn\u00eb dy identitete t\u00eb kund\u00ebrta: investimet strategjike dhe tranzitimin e emigracionit.<br \/>\nIII. Rreziku i precedentit politik dhe pazari personal i turpsh\u00ebm i Ram\u00ebs<br \/>\nMarr\u00ebveshjet e tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare tentojn\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. Ato kan\u00eb natyr\u00ebn e nj\u00eb precedenti politik, i cili m\u00eb pas mund t\u00eb zgjerohet, rip\u00ebrdoret apo ndryshohet n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb Shqip\u00ebria nuk i kontrollon dot. Historia e emigracionit global tregon se qendrat e strehimit tentojn\u00eb t\u00eb zgjerohen, afatet zgjaten dhe numrat e refugjat\u00ebve rriten. Qeverit\u00eb e huaja k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb transferojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi tek shteti prit\u00ebs.<br \/>\nShqip\u00ebria rrezikon t\u00eb vendoset n\u00eb epiqendr\u00ebn e nj\u00eb modeli t\u00eb ri menaxhimi migrator t\u00eb BE-s\u00eb, ku vendet e vogla periferike kthehen n\u00eb depot e m\u00ebdha t\u00eb refugjat\u00ebve. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme, sekti Rama duhet ta thot\u00eb hapur. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme, at\u00ebher\u00eb rreziku \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh, sepse vendi po hyn n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb nuk e kontrollon. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb humanitare, por shtet\u00ebrore. Qendrat e strehimit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb projekt administrativ. Ato jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e funksionimit t\u00eb shtetit. Dhe deri tani, shteti n\u00ebn thundr\u00ebn e Ram\u00ebs, po d\u00ebshton n\u00eb tre fronte. N\u00eb transparenc\u00eb, q\u00eb nuk ekziston, n\u00eb llogaridh\u00ebnie, q\u00eb nuk praktikohet dhe n\u00eb konsultim qytetar, i cili q\u00ebllimisht injorohet.<br \/>\nEdhe \u00e7\u00ebshtja e sovranitetit \u00ebsht\u00eb po ashtu e paqart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt: ku fillon Shqip\u00ebria dhe ku mbaron vendimmarrja e partner\u00ebve? N\u00ebse qendrat do t\u00eb menaxhohen me standarde europiane, mbetet pyetja: kush e ka kontrollin final? Shqip\u00ebria, apo partner\u00ebt e BE-s\u00eb?<br \/>\nN\u00ebse kontrollin e ka pala e huaj, at\u00ebher\u00eb krijohet nj\u00eb zon\u00eb e re juridike brenda territorit shqiptar. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat serioz, q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet me fraza t\u00eb tipit \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i p\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d.<br \/>\nN\u00ebse kontrollin e ka pala shqiptare, at\u00ebher\u00eb barr\u00ebn reale financiare dhe operative e merr Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb premtohet sot.<br \/>\nxxx<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, debati nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pro apo kund\u00ebr refugjat\u00ebve. Debati duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pro apo kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs se si po qeveriset vendi nga ky sekt i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<br \/>\nKy projekt vjen pas 13 vitesh t\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb zhytur n\u00eb korrupsion dhe hajdut\u00ebri. Ai nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb pazar i turpsh\u00ebm personal i tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebn po e humbet \u00e7do dit\u00eb e m\u00ebshum\u00eb, pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.<br \/>\nKrizat qeveris\u00ebse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri q\u00eb po p\u00ebrhap shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk p\u00ebrmir\u00ebsohen me makijazhe si gjoja humanist dhe globalist.\ud835\udde3\ud835\uddee\ud835\ude07\ud835\uddee\ud835\uddff\ud835\uddf6 \ud835\uddfd\ud835\uddf2\ud835\uddff\ud835\ude00\ud835\uddfc\ud835\uddfb\ud835\uddee\ud835\uddf9 \ud835\uddf6 \ud835\ude01\ud835\ude02\ud835\uddff\ud835\uddfd\ud835\ude00\ud835\uddf5\ud835\uddf2\ud835\uddfa \ud835\uddf6 \ud835\udde5\ud835\uddee\ud835\uddfa\ud835\uddf2\ud835\ude00 \ud835\uddfa\ud835\uddf2 \ud835\uddfe\ud835\uddf2\ud835\uddfb\ud835\uddf1\ud835\uddff\ud835\uddee\ud835\ude01 \ud835\uddf2 \ud835\ude00\ud835\ude01\ud835\uddff\ud835\uddf2\ud835\uddf5\ud835\uddf6\ud835\uddfa\ud835\uddf6\ud835\ude01 \ud835\ude01\ud835\uddf2 \ud835\uddff\ud835\uddf2\ud835\uddf3\ud835\ude02\ud835\uddf4\ud835\uddf7\ud835\uddee\ud835\ude01\ud835\uddf2\ud835\ude03\ud835\uddf2<br \/>\nPas ngritjes s\u00eb dy qendrave t\u00eb pritjes n\u00eb Lezh\u00eb, p\u00ebr strehimin e refugjat\u00ebve afrikan\u00eb q\u00eb hynin ilegalisht n\u00eb Itali, sekti Rama n\u00eb pushtet po provon ta shtrij\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt aparteid (ndar\u00ebs racor) edhe n\u00eb Jug t\u00eb vendit. Projekti i turpsh\u00ebm p\u00ebr ngritjen e qendrave t\u00eb strehimit t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr po paraqitet n\u00eb let\u00ebr si nj\u00eb instrument i ri bashk\u00ebpunimi me vendet partnere t\u00eb Bashkimit Europian.<br \/>\nN\u00eb praktik\u00eb, ky projekt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb plan anti-komb\u00ebtar, me pasoja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme negative p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt tan\u00eb. Plani parashikon nd\u00ebrtimin e 20 qendrave t\u00eb pritjes n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr, me nj\u00eb kapacitet deri n\u00eb 8 mij\u00eb persona.<br \/>\nN\u00eb qarkun e Kor\u00e7\u00ebs jan\u00eb parashikuar 10 qendra akomodimi n\u00eb Bilisht (n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 11.500 m\u00b2), Kolonj\u00eb, Maliq, Pogradec dhe Pustec. N\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, qendrat do t\u00eb ngrihen n\u00eb qytet, n\u00eb konvikte, n\u00eb pallatin e sportit \u2018Flamurtari\u2019, n\u00eb shkoll\u00ebn e Marin\u00ebs dhe n\u00eb Novosel\u00eb, duke prekur edhe Himar\u00ebn, Delvin\u00ebn dhe Konispolin. N\u00eb bashkin\u00eb Gjirokast\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrdoret zona e qytetit ku kan\u00eb qen\u00eb Rezervat e Shtetit.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fermer\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs, si dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendit, po vuajn\u00eb munges\u00ebn e financimeve dhe pasojat e p\u00ebrmbytjeve t\u00eb n\u00ebntorit, Edi Rama planifikon t\u00eb shpenzoj\u00eb nga 7-10 milion\u00eb euro p\u00ebr ngritjen e qendrave t\u00eb pritjes s\u00eb emigrant\u00ebve nga vende t\u00eb treta!<br \/>\nI. Nj\u00eb projekt i ngjizur n\u00eb err\u00ebsis\u00eb<br \/>\nProjekt \u00ebsht\u00eb ngjizur n\u00eb ilegalitet t\u00eb plot\u00eb, nj\u00eblloj sikurse Rama veproi me dy qendrat n\u00eb Lezhe t\u00eb rastit Meloni. K\u00ebto l\u00ebvizje jan\u00eb veprime antikomb\u00ebtare, t\u00eb ngjashme me aksionet e qelizave komuniste dje dhe ato t\u00eb patronazhist\u00ebve sot, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion territore dhe nd\u00ebrtesa publike t\u00eb vendit, pa asnj\u00eb konsultim publik.<br \/>\nKy projekt u p\u00ebrgatit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence, pa komunikim publik, me procedura t\u00eb mbyllura dhe, mbi t\u00eb gjitha, me nj\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb debatit komb\u00ebtar, p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb ka pasoja t\u00eb pashmangshme demografike, sociale, sigurie dhe ekonomike.<br \/>\nSekti n\u00eb qeveri ka zgjedhur ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si nj\u00eb marr\u00ebveshje teknike, pothuajse sekrete, duke injoruar q\u00ebllimisht nj\u00eb parim themelor t\u00eb demokracis\u00eb: informimin dhe konsultimin publik. Asnj\u00eb dokument i plot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publikuar, asnj\u00eb studim ndikimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik dhe askush nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta p\u00ebr pyetjet bazike: Sa refugjat\u00eb do t\u00eb strehohen? P\u00ebr sa koh\u00eb? Me \u00e7far\u00eb statusi ligjor? Cilat jan\u00eb detyrimet financiare, policore dhe administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? dhe \u00c7far\u00eb rrezikon e \u00e7far\u00eb p\u00ebrfiton realisht vendi yn\u00eb?<br \/>\nAsnj\u00eb nga tre bashkit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar. Nuk ka pasur referendum lokal, madje as konsultime minimale me qytetar\u00ebt. Projekti u paraqit si i kryer, i mbyllur, i pakthyesh\u00ebm. Si t\u00eb mos mjaftonte, debateve publike u \u00ebsht\u00eb mbyllur dera q\u00eb n\u00eb nisje, duke krijuar p\u00ebrshtypjen se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk i njeh komunitetet si partner\u00eb, nuk vler\u00ebson pasojat reale n\u00eb terren, dhe nuk ka frik\u00eb nga kosto demokratike. Kjo qasje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem m\u00eb i madh se \u00e7do qend\u00ebr refugjat\u00ebsh.<br \/>\nKur nj\u00eb projekt i till\u00eb zhvillohet pa transparenc\u00eb, ai krijon automatikisht dyshime dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dyshimet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se p\u00ebrgjigjet q\u00eb ofrohen.<br \/>\nII. Kor\u00e7a, Vlora dhe Gjirokastra: pse k\u00ebto qytete?<br \/>\nZgjedhja e tre qarqeve jugore nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi gjeografike. N\u00ebse lexojm\u00eb hart\u00ebn e flukseve migratore, k\u00ebto jan\u00eb zona me dalje strategjike drejt kufijve tok\u00ebsor\u00eb dhe detar\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, ngritja e qendrave t\u00eb strehimit n\u00eb k\u00ebto pika ngre shqet\u00ebsime thelb\u00ebsore: A do t\u00eb mbeten k\u00ebto qendra \u201ct\u00eb mbyllura\u201d apo do t\u00eb krijojn\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pakontrolluara n\u00eb komunitet? A do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto zona pika kalimi p\u00ebr azilk\u00ebrkues q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rikthehen drejt BE-s\u00eb? A krijohet rreziku i transformimit t\u00eb jugut n\u00eb nj\u00eb \u201czon\u00eb tranziti\u201d afatgjat\u00eb t\u00eb emigracionit ilegal?<br \/>\nAsnj\u00eb shpjegim zyrtar nuk e sqaron logjik\u00ebn k\u00ebsaj p\u00ebrzgjedhjeje. Dhe pik\u00ebrisht ky boshll\u00ebk ngre alarmin e par\u00eb real p\u00ebr impaktin e r\u00ebnd\u00eb social dhe ekonomik. Sekti Rama po tenton ta shes\u00eb projektin si nj\u00eb pakt ekonomik, me fonde dhe investime t\u00eb reja.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00eb, realitetet e vendeve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb pranuar projekte t\u00eb tilla tregojn\u00eb se qendrat e refugjat\u00ebve shpesh shnd\u00ebrrohen n\u00eb (i) burim presioni mbi sh\u00ebrbimet publike (sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim, polici, etj.), (ii) n\u00eb kosto t\u00eb larta operative q\u00eb bien mbi buxhetin e Shtetit ton\u00eb, pasi fondet fillestare mbarojn\u00eb, n\u00eb (iii) tensione t\u00eb pashmangshme sociale, sidomos n\u00eb zona ku ekonomia lokale \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb, si dhe (iv) n\u00eb rritje t\u00eb kriminalitetit t\u00eb vog\u00ebl dhe informalitetit, \u00e7ka ka ndodhur n\u00eb shum\u00eb modele t\u00eb ngjashme n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Gjirokast\u00ebr, ku shpopullimi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb problem komb\u00ebtar, \u00e7do ndryshim demografik i imponuar nga lart krijon ndjesi pasigurie dhe perceptim rreziku. N\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb qytet n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje turistike, qendrat e m\u00ebdha t\u00eb refugjat\u00ebve sfidojn\u00eb dy identitete t\u00eb kund\u00ebrta: investimet strategjike dhe tranzitimin e emigracionit.<br \/>\nIII. Rreziku i precedentit politik dhe pazari personal i turpsh\u00ebm i Ram\u00ebs<br \/>\nMarr\u00ebveshjet e tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare tentojn\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. Ato kan\u00eb natyr\u00ebn e nj\u00eb precedenti politik, i cili m\u00eb pas mund t\u00eb zgjerohet, rip\u00ebrdoret apo ndryshohet n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb Shqip\u00ebria nuk i kontrollon dot. Historia e emigracionit global tregon se qendrat e strehimit tentojn\u00eb t\u00eb zgjerohen, afatet zgjaten dhe numrat e refugjat\u00ebve rriten. Qeverit\u00eb e huaja k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb transferojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi tek shteti prit\u00ebs.<br \/>\nShqip\u00ebria rrezikon t\u00eb vendoset n\u00eb epiqendr\u00ebn e nj\u00eb modeli t\u00eb ri menaxhimi migrator t\u00eb BE-s\u00eb, ku vendet e vogla periferike kthehen n\u00eb depot e m\u00ebdha t\u00eb refugjat\u00ebve. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme, sekti Rama duhet ta thot\u00eb hapur. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme, at\u00ebher\u00eb rreziku \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh, sepse vendi po hyn n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb nuk e kontrollon. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb humanitare, por shtet\u00ebrore. Qendrat e strehimit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb projekt administrativ. Ato jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e funksionimit t\u00eb shtetit. Dhe deri tani, shteti n\u00ebn thundr\u00ebn e Ram\u00ebs, po d\u00ebshton n\u00eb tre fronte. N\u00eb transparenc\u00eb, q\u00eb nuk ekziston, n\u00eb llogaridh\u00ebnie, q\u00eb nuk praktikohet dhe n\u00eb konsultim qytetar, i cili q\u00ebllimisht injorohet.<br \/>\nEdhe \u00e7\u00ebshtja e sovranitetit \u00ebsht\u00eb po ashtu e paqart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt: ku fillon Shqip\u00ebria dhe ku mbaron vendimmarrja e partner\u00ebve? N\u00ebse qendrat do t\u00eb menaxhohen me standarde europiane, mbetet pyetja: kush e ka kontrollin final? Shqip\u00ebria, apo partner\u00ebt e BE-s\u00eb?<br \/>\nN\u00ebse kontrollin e ka pala e huaj, at\u00ebher\u00eb krijohet nj\u00eb zon\u00eb e re juridike brenda territorit shqiptar. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat serioz, q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet me fraza t\u00eb tipit \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i p\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d.<br \/>\nN\u00ebse kontrollin e ka pala shqiptare, at\u00ebher\u00eb barr\u00ebn reale financiare dhe operative e merr Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb premtohet sot.<br \/>\nxxx<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, debati nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pro apo kund\u00ebr refugjat\u00ebve. Debati duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pro apo kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs se si po qeveriset vendi nga ky sekt i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<br \/>\nKy projekt vjen pas 13 vitesh t\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb zhytur n\u00eb korrupsion dhe hajdut\u00ebri. Ai nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb pazar i turpsh\u00ebm personal i tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebn po e humbet \u00e7do dit\u00eb e m\u00ebshum\u00eb, pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.<br \/>\nKrizat qeveris\u00ebse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri q\u00eb po p\u00ebrhap shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk p\u00ebrmir\u00ebsohen me makijazhe si gjoja humanist dhe globalist.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Pas ngritjes s\u00eb dy qendrave t\u00eb pritjes n\u00eb Lezh\u00eb, p\u00ebr strehimin e refugjat\u00ebve afrikan\u00eb q\u00eb hynin ilegalisht n\u00eb Itali, sekti Rama n\u00eb pushtet po provon ta shtrij\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt aparteid (ndar\u00ebs racor) edhe n\u00eb Jug t\u00eb vendit. Projekti i turpsh\u00ebm p\u00ebr ngritjen e qendrave t\u00eb strehimit t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-130523","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130523","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130523"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130523\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130524,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130523\/revisions\/130524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}