{"id":130616,"date":"2025-12-10T10:50:37","date_gmt":"2025-12-10T10:50:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130616"},"modified":"2025-12-10T11:08:28","modified_gmt":"2025-12-10T11:08:28","slug":"si-i-shpetuan-sekuestrimit-pasurite-e-shefit-te-policise-me-miratimin-e-gjkko-dhe-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/10\/si-i-shpetuan-sekuestrimit-pasurite-e-shefit-te-policise-me-miratimin-e-gjkko-dhe-spak\/","title":{"rendered":"Si Irena Gjoka dhe SPAK hoq\u00ebn sekuestrimin e pasurive t\u00eb shefit t\u00eb Policis\u00eb"},"content":{"rendered":"<h2>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas arrestimit t\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb, \u201cArlis Nd\u00ebrtim\u201d rimori n\u00eb pron\u00ebsi pes\u00eb apartamentet e sekuestruara duke paguar vet\u00ebm vler\u00ebn historike, p\u00ebrmes nj\u00eb serie aktesh revokimi q\u00eb u legjitimuan nga SPAK dhe Gjykata e Posa\u00e7me, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt ligjor\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo manov\u00ebr bie ndesh me frym\u00ebn e ligjit Antimafia dhe duhej t\u00eb ishte hetuar si pastrim parash.<\/h2>\n<p><strong>Nga Vladimir Karaj, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Mes vap\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb gushtit, vet\u00ebm pak jav\u00eb pas arrestimit t\u00eb bujsh\u00ebm t\u00eb ish-shefit t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale Oltion Bistri n\u00eb operacionin \u201cMetamorfoza\u201d, familjar\u00ebt e tij dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb \u201cArlis-Nd\u00ebrtim\u201d u ul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb noteriale n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb firmosur nj\u00eb seri aktesh q\u00eb zgjidhnin kontratat e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr pes\u00eb apartamente dhe nj\u00ebsi tregtare n\u00eb nj\u00eb kompleks luksoz.<\/p>\n<p>Asokohe, l\u00ebvizja dukej thjesht si nj\u00eb manov\u00ebr procedurale; por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, kur k\u00ebto pasuri u sekuestruan si pjes\u00eb e hetimeve p\u00ebr korrupsion, lidhje me grup t\u00eb strukturuar kriminal dhe pastrim parash, revokimet rezultuan vendimtare.<\/p>\n<p>Me dokumentet n\u00eb dor\u00eb, kompania i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me z\u00ebvend\u00ebsimin e sekuestrimit me bllokimin e nj\u00eb shume prej rreth 1 milion eurosh \u2013 shum\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vlera e tregut t\u00eb apartamenteve. M\u00eb 9 tetor 2024, me dakord\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtarja Irena Gjoka miratoi k\u00ebrkes\u00ebn e \u201cArlis-Nd\u00ebrtim\u201d, duke i kthyer kompanis\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme dhe duke vendosur n\u00eb sekuestro vet\u00ebm vler\u00ebn historike t\u00eb kontratave.<\/p>\n<p>Vendimi, i mbajtur fillimisht i fsheht\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb publik vet\u00ebm pas dy k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion t\u00eb BIRN, ka ngjallur shqet\u00ebsimin e ekspert\u00ebve ligjor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se legjitimimi i k\u00ebsaj manovre bie ndesh me frym\u00ebn e ligjit Antimafia dhe rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr shmangien e sekuestrimeve.<\/p>\n<p>Sipas tyre, transaksionet e kryera menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit duhej t\u00eb ngjallnin dyshime t\u00eb forta p\u00ebr fiktivitet dhe t\u00eb hetoheshin si pastrim parash.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb Bistrit dhe t\u00eb kompanis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00ebn hetim,\u201d tha nj\u00eb prokuror n\u00eb kushtet e anonimatit. \u201cN\u00ebse do t\u00eb isha un\u00eb, do t\u00eb kisha nisur hetimet p\u00ebr pastrim parash.\u201d<\/p>\n<p>Edhe avokatja dhe pedagogia Lirime \u00c7ukaj e sheh k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje si t\u00eb papajtueshme me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cRevokimi i kontratave menj\u00ebher\u00eb pasi merret dijeni p\u00ebr arrestin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin antimafia dhe nuk g\u00ebzon mbrojtje ligjore,\u201d tha ajo, duke theksuar se gjykata duhej t\u00eb kishte vler\u00ebsuar rrezikun e shmangies s\u00eb pasurive nga sekuestroja.<\/p>\n<p>Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Arben Kraja, dhe kompania \u201cArlis-Nd\u00ebrtim\u201d nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi dhe procedimi pasuror<\/strong><\/p>\n<p>Ish-shefi i Forc\u00ebs Operacionale, Oltion Bistri, u arrestua s\u00eb bashku me biznesmenin P\u00ebllumb Gjoka, ish-zyrtarin tjet\u00ebr t\u00eb policis\u00eb Ardit Hasanbega dhe prokurorin e Kuk\u00ebsit, Xhevahir Lita, n\u00eb korrik 2023, n\u00eb nj\u00eb operacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar bazuar n\u00eb dekriptimin s\u00eb bisedave n\u00eb rrjetin e njohur si Sky ECC. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin operacion, i cili u zbatua me bashk\u00ebpunim nga Europol, Eurojust, Autoritetet Gjyq\u00ebsore Franceze dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, u arrestuan edhe 13 persona t\u00eb tjer\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb organizate kriminale me an\u00ebtar\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Bajri nga Shkodra.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e grupit akuzohen p\u00ebr 12 vepra penale, mes t\u00eb cilave vrasje, heqje e paligjshme e liris\u00eb, trafikim narkotik\u00ebsh, pastrim parash, t\u00eb kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal. Nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt e arrestuar u akuzuan p\u00ebr korrupsion, shp\u00ebrdorim detyre, nxjerrje t\u00eb sekretit, ekspertime t\u00eb rreme dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Por akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Bistrin ran\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. N\u00eb n\u00ebntor 2025, Gjykata e Posa\u00e7me e shpalli at\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. Megjithat\u00eb Bistri u gjet fajtor dhe u d\u00ebnua me 2 vjet burg p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor, d\u00ebnim q\u00eb u konsiderua i shlyer me koh\u00ebn e paraburgimit. Nj\u00eb burim pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me tha se \u00e7\u00ebshtja do t\u00eb apelohej.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, procedimi pasuror ndaj Oltian Bistrit dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, i cili u regjistrua zyrtarisht n\u00eb prill 2024 bazuar n\u00eb ligjin antimafia, vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Pronat e Bistrit dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, t\u00eb dyshuara si t\u00eb fituara nga veprimtaria e paligjshme, u sekuestruan m\u00eb 3 maj 2024 me vendim t\u00eb GJKKO. N\u00eb total, Bistrit dhe t\u00eb af\u00ebrmve iu sekuestruan 4752 metra katror\u00eb nd\u00ebrtim, apartamente e nj\u00ebsi tregtare dhe 572 metra truall; mes k\u00ebtyre pasurive ishin edhe pes\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb p\u00ebrfituara me kontratat e sip\u00ebrmarrjes me \u201cArlis-Nd\u00ebrtim\u201d, rreth 1120 metra katror\u00eb apartamente dhe nj\u00ebsi tregtare.<\/p>\n<p><strong>Vendimi p\u00ebr pes\u00eb pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por n\u00eb momentin kur gjykata vendosi mas\u00ebn e sekuestros, realiteti juridik i pes\u00eb pasurive kishte ndryshuar. Menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb Oltion Bistrit, t\u00eb af\u00ebrmit e tij i k\u00ebrkuan kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb revokonte kontratat e shit-blerjes \u2013 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb, sipas vendimit gjyq\u00ebsor, u pranua pa kund\u00ebrshtime. Dosja nuk tregon se revokuesit kishin nevoj\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr para t\u00eb gatshme; p\u00ebrkundrazi, \u201cArlis-Nd\u00ebrtim\u201d mori afat deri n\u00eb dhjetor 2024 p\u00ebr t\u00eb kthyer shumat e paguara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit 2024, aktet e revokimit t\u00eb kontratave t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, t\u00eb n\u00ebnshkruara m\u00eb 18 dhe 21 gusht 2023, paraprin\u00eb mas\u00ebn e sekuestros dhe ndryshuan statusin juridik t\u00eb apartamenteve. Me k\u00ebto akte, familjar\u00ebt e Bistrit hoq\u00ebn dor\u00eb nga t\u00eb drejtat e tyre si porosit\u00ebs, pranuan zgjidhjen e kontratave dhe ran\u00eb dakord q\u00eb pron\u00ebsia e plot\u00eb t\u2019i rikthehej kompanis\u00eb, duke u pozicionuar vet\u00eb si kreditor\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn e paguar.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime i hap\u00ebn rrug\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkonte gjykat\u00ebs heqjen e sekuestros mbi pasurit\u00eb fizike, duke ofruar n\u00eb k\u00ebmbim depozitimin e 1 milion e 30 mij\u00eb eurove n\u00eb llogarit\u00eb e Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontratat e revokimit \u2013 ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vlera e tregut. Megjith\u00ebse revokimet ishin kryer menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb Bistrit, prokuroria nuk ngriti dyshime dhe mb\u00ebshteti k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e saj, gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se aktet e revokimit nuk ishin fiktive dhe se ishin kryer \u201ckonform parashikimeve ligjore, bazuar n\u00eb vullnetin e lir\u00eb t\u00eb pal\u00ebve\u201d. Sipas gjykat\u00ebs, n\u00eb momentin e sekuestrimit, familja Bistri nuk kishte m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pasurore mbi apartamentet \u2013 nj\u00eb interpretim q\u00eb i hapi rrug\u00eb aplikimit t\u00eb nenit 12\/b t\u00eb ligjit Antimafia, q\u00eb lejon z\u00ebvend\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb sekuestruar me \u201cpasuri t\u00eb barazvlershme\u201d, kur pal\u00ebt bien dakord dhe gjykata e konsideron t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, kompania depozitoi shum\u00ebn q\u00eb i detyrohej familjes Bistri, nd\u00ebrsa pes\u00eb pasurit\u00eb fizike iu kthyen asaj. Formalisht, shteti ka n\u00eb dispozicion nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb, e cila mund t\u00eb konfiskohet n\u00ebse procedimi p\u00ebrfundon me faj\u00ebsi. Por, ekspert\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs i than\u00eb BIRN se kjo skem\u00eb krijon precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm, pasi shteti humbet vler\u00ebn reale t\u00eb pasurive t\u00eb sekuestruara, nd\u00ebrsa hapen rrug\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr shmangien e goditjes s\u00eb ligjit Antimafia.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb keqbesim<\/strong><\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e Oltin Bistrit nuk jan\u00eb rasti i par\u00eb ku investimet n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebi p\u00ebrdoren p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjime t\u00eb dala nga hetimet e antimafias s\u00eb Catanzaros dhe t\u00eb b\u00ebra publike n\u00eb vitin 2021, treguan nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb organizatave t\u00eb njohura kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Ndrangheta p\u00ebr sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb p\u00ebrgjuarit e shihnin investimin n\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb kryeqytet si mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb.<\/p>\n<p>Raportet vjetore t\u00eb SPAK n\u00eb vitin 2023 dhe 2024, q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me koh\u00ebn e arrestimit dhe gjykimit t\u00eb Bistrit, v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se nd\u00ebrtimi mbetet nj\u00eb nga sektor\u00ebt e preferuar p\u00ebr pastrimin e parave. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb qarkullimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paras\u00eb cash dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar vler\u00ebn e transaksioneve.<\/p>\n<p>Raporti vjetor i Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Pastrimin e Parave v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrtimi mbetet nj\u00eb prej sektor\u00ebve t\u00eb preferuar.<\/p>\n<p>\u201cKriminel\u00ebt i riciklojn\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre kryesisht p\u00ebrmes blerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, projekteve t\u00eb nd\u00ebrtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit t\u00eb bizneseve, duke i integruar gradualisht parat\u00eb e pista n\u00eb ekonomin\u00eb formale\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Kostot e nd\u00ebrtimit n\u00eb kryeqytet luhaten mes 500-600 eurove p\u00ebr met\u00ebr katror, por \u00e7mimet e shitjes, pavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave modeste t\u00eb qytetar\u00ebve, jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Marzhi i lart\u00eb i fitimit n\u00eb nd\u00ebrtim krijon nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb p\u00ebr pastrim parash, si\u00e7 del e provuar thuajse pas \u00e7do operacioni t\u00eb SPAK kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb sekuestron qindra e shpesh mij\u00ebra metra katror\u00eb nd\u00ebrtimesh.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky marzh fitimi dhe koha e kryerjes s\u00eb veprimeve ngre, sipas ekspert\u00ebve, pik\u00ebpyetje mbi vendimin e GJKKO p\u00ebr t\u00eb hequr sekuestron mbi 5 pasurit\u00eb e lidhura me Bistrin.<\/p>\n<p>Dokumentet e gjykat\u00ebs tregojn\u00eb, p\u00ebr shembull, se dy apartamente me sip\u00ebrfaqe rreth 400 m\u00b2 secili, t\u00eb porositura nga E.B. dhe D.B., kishin nj\u00eb vler\u00eb kontraktuale prej vet\u00ebm 200 000 eurosh p\u00ebr secilin. Kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb rreth 500 euro\/m\u00b2 p\u00ebr nd\u00ebrtim \u2013 n\u00eb nj\u00eb nga zonat e Tiran\u00ebs me \u00e7mime n\u00eb treg mes 1 500 dhe 2 500 eurosh p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>\u00c7ukaj i tha BIRN se q\u00ebllimi i k\u00ebtyre veprimeve b\u00ebhet pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohej vlera e shtuar e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i k\u00ebtyre veprimeve \u00ebsht\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohet pasuria e cila tashm\u00eb ka nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se momenti kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb transaksioni m\u00eb par\u00eb\u201d, tha \u00c7ukaj.<\/p>\n<p>Sipas saj, veprimet e kryera menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit jan\u00eb t\u00eb dyshuara dhe jan\u00eb veprime n\u00eb keqbesim.<\/p>\n<p>\u201cPersonat n\u00eb keqbesim nuk g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje, prokuroria duhet t\u00eb sekuestroj\u00eb pasurin\u00eb, jo kund\u00ebrvleft\u00ebn e tyre, pasi konfiskimi drejtohet ndaj pasuris\u00eb, kudo q\u00eb ajo gjendet\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Por diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb kontratave dhe vler\u00ebs s\u00eb tregut nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm statistik\u00eb, ligji Antimafia e parashikon qart\u00eb si fiktive kategorin\u00eb e transaksioneve \u201cduksh\u00ebm n\u00ebn vler\u00ebn e tregut\u201d dhe n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb shkon pas n\u00eb koh\u00eb deri n\u00eb dy vjet nga k\u00ebrkesa p\u00ebr sekuestrim n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 22, pika 5\/b i ligjit parashikon se gjykata konstaton pavlefshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve juridike kur v\u00ebrtetohet se pasurit\u00eb jan\u00eb transferuar apo regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve \u201cme titull falas apo duksh\u00ebm n\u00ebn vler\u00ebn e tregut, t\u00eb kryera brenda dy viteve p\u00ebrpara paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs parandaluese\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vendimin q\u00eb liroi pasurit\u00eb citohet vet\u00ebm pika 5\/a e k\u00ebsaj pjese t\u00eb ligjit dhe referenca ligjore nd\u00ebrpritet aty.<\/p>\n<p>Moscitimi i plot\u00eb i dispozit\u00ebs ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb n\u00eb vendim gjykata ka referuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht nenin 22 t\u00eb ligjit, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb germ\u00ebn b t\u00eb pik\u00ebs 5,\u201d i tha BIRN nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas arrestimit t\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb, \u201cArlis Nd\u00ebrtim\u201d rimori n\u00eb pron\u00ebsi pes\u00eb apartamentet e sekuestruara duke paguar vet\u00ebm vler\u00ebn historike, p\u00ebrmes nj\u00eb serie aktesh revokimi q\u00eb u legjitimuan nga SPAK dhe Gjykata e Posa\u00e7me, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt ligjor\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo manov\u00ebr bie ndesh me frym\u00ebn e ligjit Antimafia dhe duhej t\u00eb ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130617,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130616"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130619,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130616\/revisions\/130619"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}