{"id":130729,"date":"2025-12-11T11:21:41","date_gmt":"2025-12-11T11:21:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130729"},"modified":"2025-12-11T11:21:41","modified_gmt":"2025-12-11T11:21:41","slug":"edhe-be-kunder-paqes-fiskale-rrit-rrezikun-e-pastrimit-te-parave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/11\/edhe-be-kunder-paqes-fiskale-rrit-rrezikun-e-pastrimit-te-parave\/","title":{"rendered":"Edhe BE kund\u00ebr &#8220;Paqes Fiskale&#8221;: Rrit rrezikun e pastrimit t\u00eb parave!"},"content":{"rendered":"<p>Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb shpreh shqet\u00ebsime serioze mbi efektet e \u201cPaqes Fiskale\u201d. N\u00eb prag t\u00eb votimit n\u00eb parlament t\u00eb nism\u00ebs q\u00eb i hap rrug\u00ebn faljes masive t\u00eb borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr bizneset, BE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb mbi rreziqet e nism\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cKomisioni theksoi shqet\u00ebsime serioze q\u00eb lidhen me dekurajimin e p\u00ebrmbushjes tatimore dhe p\u00ebrs\u00ebriti nevoj\u00ebn p\u00ebr vendosjen e masave t\u00eb forta kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave brenda k\u00ebtij propozimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon angazhimin p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb madh t\u00eb p\u00ebrjashtimeve tatimore\u201d,<\/em>\u00a0tha p\u00ebr Faktoje.al, zyra e Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr BE-n\u00eb, k\u00ebto shqet\u00ebsime duhet t\u00eb adresohen p\u00ebrpara se nisma t\u00eb konsiderohet e q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se \u00e7do amnisti apo program vullnetar p\u00ebr p\u00ebrmbushjen tatimore duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mos cenuar luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><em>\u201cShqip\u00ebria t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb \u2018amnistit\u00eb e mundshme dhe programet vullnetare p\u00ebr p\u00ebrmbushjen tatimore t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me planet e vendit, t\u00eb avancojn\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me acquis-n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Moneyval dhe FATF\u201d,<\/em> p\u00ebrfundon reagimin zyra e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>Nisma pa dakord\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Qendrimi i Brukselit pak or\u00eb para se Parlamenti t\u00eb votoj\u00eb \u201cPaqen Fiskale\u201d sfidon edhe q\u00ebndrimin e Ministrit t\u00eb Financave, Petrit Malaj, i cili m\u00eb her\u00ebt ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nisma \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me Fondin Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb frym\u00ebn e transparenc\u00ebs ky projekt \u00ebsht\u00eb konsultuar me FMN, e cila \u00ebsht\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb projekt, nuk e ka kund\u00ebrshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar\u201d,\u00a0<\/em><em>deklaroi<\/em><em>\u00a0Malaj gjat\u00eb emisionit E Zone n\u00eb Vizion Plus.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar t\u00eb Delegacionit, sipas t\u00eb cilit shqet\u00ebsimet e BE-s\u00eb mbeten t\u00eb pazgjidhura. Nisma sipas tyre nuk ka p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me standardet europiane p\u00ebr administrimin fiskal dhe luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0konsultuar\u00a0me Brukselin p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d. N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb nj\u00eb reagim p\u00ebr Faktoje.al Komisioni Europian paralajm\u00ebronte qeverin\u00eb se nisma mund t\u00eb ndikonte n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNe nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim\u201d,<\/em>\u00a0tha\u00a0asokohe nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Europian p\u00ebr Faktoje.al.<\/p>\n<p>Madje, edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar u shpreh\u00a0kund\u00ebr\u00a0nism\u00ebs. N\u00eb vizit\u00ebn e fundit zyrtare, n\u00eb krah t\u00eb ministrit, shefja e misionit t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Anke Weber tha se \u201ckemi shqet\u00ebsimin se disa prej elementeve t\u00eb propozimit mund t\u00eb minojn\u00eb progresin e fundit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb administrimin e tatimeve dhe t\u00eb krijojn\u00eb disa rreziqe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen dhe drejt\u00ebsin\u00eb fiskale\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cLavatri\u00e7e p\u00ebr pastrimin e parave\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Plani p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar ashp\u00ebr edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nism\u00ebs pran\u00eb Komisionit dhe Parlamentit Europian.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo amnisti hap dyer p\u00ebr pastrim parash, dob\u00ebson sigurin\u00eb ekonomike dhe minon besimin q\u00eb investitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb tek Shqip\u00ebria. Q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb \u2013 asnj\u00eb l\u00ebshim p\u00ebr informalitetin\u201d,<\/em>\u00a0argumenton Tabaku.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201cPaqja Fiskale\u201d \u00ebsht\u00eb lavatri\u00e7e shtet\u00ebrore p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb krimit dhe korrupsionit, duke shp\u00ebrblyer mashtruesit dhe evazor\u00ebt, nd\u00ebrsa r\u00ebndon barr\u00ebn mbi bizneset e ndershme dhe qytetar\u00ebt q\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb taksat.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb. Bizneset amerikane kan\u00eb kritikuar qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e konsultimeve publike si dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs p\u00ebr dy projektligjet q\u00eb pritet t\u2019u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamat\u00ebvonesa.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb dhe financave e kan\u00eb cil\u00ebsuar nism\u00ebn si nj\u00eb sinjal t\u00eb gabuar dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive t\u00eb borxheve nj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr bizneset q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb korrekt\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa audituesi ligjor Julian Sara\u00e7i shkon m\u00eb tej, duke e p\u00ebrshkruar si nj\u00eb kapitullim t\u00eb shtetit p\u00ebrball\u00eb informalitetit t\u00eb toleruar. Sipas tij, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, por nj\u00eb shp\u00eblarje faji p\u00ebr d\u00ebshtimet institucionale n\u00eb mbledhjen e borxheve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7far\u00eb parashikon \u201cPaqja Fiskale\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria thot\u00eb se \u201cPaqja Fiskale\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb leht\u00ebsuese q\u00eb p\u00ebrfshin falje masive borxhesh dhe rishikim t\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Tre shtyllat kryesore t\u00eb Paqes Fiskale:<\/p>\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Tatim i Dakord\u00ebsuar mbi Fitimin<\/li>\n<li>Rishikim i Pasqyrave Financiare<\/li>\n<li>Falje e Detyrimeve dhe Kamat\u00eb Vonesave<\/li>\n<\/ul>\n<p>Nisma parashikon fshirjen e plot\u00eb t\u00eb borxheve tatimore m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vite, n\u00ebse jan\u00eb ende t\u00eb pashlyera. P\u00ebr detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, n\u00ebse biznesi e paguan menj\u00ebher\u00eb. Nd\u00ebrsa bizneset q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerje t\u00eb menj\u00ebhershme, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje 12 mujore dhe falja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 25%. Nuk p\u00ebrfshihen k\u00ebtu detyrimet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb tatim fitimit.<br \/>\nBizneseve u jepet e drejta q\u00eb t\u00eb rishikojn\u00eb deklaratat tatimore p\u00ebr 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon p\u00ebr 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% p\u00ebr \u00e7do diferenc\u00eb fitimi q\u00eb krijohet nga rishikimi.<\/p>\n<p>Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit\u00a0162.5 miliard\u00eb lek\u00eb, ose\u00a01.6 miliard\u00eb euro, borxhe t\u00eb papaguara n\u00eb tatime dhe dogana.\u00a0Tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH)\u00a0dhe\u00a0tatimi mbi fitimin\u00a0jan\u00eb taksat kryesore q\u00eb bizneset nuk kan\u00eb paguar nd\u00ebr vite. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se 84.7% e borxhit \u00ebsht\u00eb me vjet\u00ebrsi mbi 2 vite. Nd\u00ebrsa detyrimet e pashlyera n\u00eb koh\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 5 vitesh z\u00ebn\u00eb 64.4% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Plani p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d u prezantua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb n\u00eb kulmin e fushat\u00ebs elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili k\u00ebrkoi votat shqiptar\u00ebve me premtimin e \u201cpasaport\u00ebs europiane\u201d. Por nisma bie ndesh me k\u00ebrkesat e Brukselit. Pak or\u00eb para votimit n\u00eb Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqet\u00ebsime t\u00eb forta p\u00ebr nism\u00ebn, t\u00eb cilat rr\u00ebzojn\u00eb edhe deklaratat e Ministrit t\u00eb Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se \u201cPaqeja Fiskale\u201d kishte dakord\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian paralajm\u00ebron se nisma rrezikon t\u00eb dekurajoj\u00eb p\u00ebrmbushjen tatimore dhe mund t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr pastrim parash, duke shmangur standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-s\u00eb i konfirmoi Faktoje.al se shqet\u00ebsimet mbeten ende t\u00eb hapura dhe se nisma duhet p\u00ebrputhur me acquis t\u00eb BE-s\u00eb para se t\u00eb konsiderohet e pranueshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Ndaj nisur nga k\u00ebto informacione, deklarat\u00ebn e ministrit t\u00eb financave Petrit Malaj e kategorizojm\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb.\/ Esmeralda Topi, Faktoje.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb shpreh shqet\u00ebsime serioze mbi efektet e \u201cPaqes Fiskale\u201d. N\u00eb prag t\u00eb votimit n\u00eb parlament t\u00eb nism\u00ebs q\u00eb i hap rrug\u00ebn faljes masive t\u00eb borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr bizneset, BE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb mbi rreziqet e nism\u00ebs. \u201cKomisioni theksoi shqet\u00ebsime serioze q\u00eb lidhen me dekurajimin e p\u00ebrmbushjes tatimore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130730,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130729","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130729"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130731,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130729\/revisions\/130731"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}