{"id":130799,"date":"2025-12-11T18:48:34","date_gmt":"2025-12-11T18:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130799"},"modified":"2025-12-11T18:48:34","modified_gmt":"2025-12-11T18:48:34","slug":"arjan-starova-shqiperia-ne-nato-arritja-qe-i-dha-fund-copezimit-te-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/11\/arjan-starova-shqiperia-ne-nato-arritja-qe-i-dha-fund-copezimit-te-kombit\/","title":{"rendered":"Arjan Starova: Shqip\u00ebria n\u00eb NATO, arritja q\u00eb i dha fund cop\u00ebzimit t\u00eb kombit"},"content":{"rendered":"<p><em>Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve. Doktor Berisha, urime dhe g\u00ebzuar 35 vjetorin e Partis\u00eb Demokratike. Zonja e zot\u00ebrinj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim jo vet\u00ebm p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju, por ne p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ata shqiptar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ndjer\u00eb v\u00ebrtet se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Partia Demokratike p\u00ebr lirin\u00eb. Liria ka qen\u00eb margaritari apo xhevahiri i kuror\u00ebs, po kjo liri dha produkte dhe b\u00ebri mrekulli nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Nj\u00eb nga mrekullit\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe futja n\u00eb NATO.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr faktin q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, p\u00ebrkrah doktor Berish\u00ebs, p\u00ebrkrah shum\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe zyrtar\u00eb, derisa u an\u00ebtar\u00ebsuam, por dhe m\u00eb pas. E tani vazhdoj t\u00eb jem i angazhuar n\u00eb problemet e siguris\u00eb dhe t\u00eb gjitha. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb arritje, v\u00ebrtet nj\u00eb nga mrekullit\u00eb dhe m\u00eb duhet ta them haptas, shum\u00eb njer\u00ebzve u duket di\u00e7ka e zakonshme se na than\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ashtu.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb k\u00ebrkonte guxim, k\u00ebrkonte largpam\u00ebsi dhe natyrisht k\u00ebrkonte, k\u00ebrkonte men\u00e7uri. Me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, t\u00eb dashur miq, t\u00eb dashur koleg\u00eb, ne kemi kap\u00ebrcyer tre fakte t\u00eb dhimbshme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. E para, kap\u00ebrcyem nj\u00eb periudh\u00eb kur Shqip\u00ebria kalonte nga nj\u00eb pushtim n\u00eb tjetrin.<\/em><\/p>\n<p><em>E dyta, kemi kaluar p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe kemi siguruar vendin ton\u00eb si nj\u00eb demokraci, regjimin e fundit komunist nga m\u00eb t\u00eb ashprit e Evrop\u00ebs Lindore. E treta, q\u00eb lidhet me Shqip\u00ebrin\u00eb, por dhe me shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Duke futur vendin n\u00eb NATO, Shqip\u00ebria i dha fund cop\u00ebzimit para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb vazhdimisht kur kam raste q\u00eb flas e them q\u00eb ai ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i politik\u00ebs europiane.<\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u2019i vij\u00eb mir\u00eb apo keq kujt t\u00eb doj\u00eb, un\u00eb respektoj mendjen time dhe arsyetimin tim dhe nuk m\u00eb interesojn\u00eb komentet. K\u00ebshtu ka qen\u00eb. Pra ky vendim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Un\u00eb mund t\u00eb flas shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra sot, po nuk \u00ebsht\u00eb momenti me i zgjatur. Letrat i lash\u00eb n\u00eb xhep q\u00eb u p\u00ebrgatita, nuk ka vend as p\u00ebr to.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria me an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb NATO, duhet t\u00eb mos harrojm\u00eb ose duhet t\u00eb kujtojm\u00eb di\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe Jugore, vendet ish-komuniste, p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb NATO. Ka qen\u00eb korrik 1992. Takimet e para jan\u00eb b\u00ebr\u00eb po k\u00ebt\u00eb vit, disa muaj m\u00eb par\u00eb. Takimi i par\u00eb, pak a shum\u00eb jo zyrtar, ka qen\u00eb me zyrtar\u00ebt e NATO-s nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e e Shqip\u00ebris\u00eb, zyrtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Prag\u00eb. M\u00eb pas ka vazhduar ardhja e grupit t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri pa shum\u00eb buj\u00eb, pa shum\u00eb gj\u00eb, takuan me presidentin Berish\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe me ne t\u00eb tjer\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht, dhe plot emocione, plot gj\u00ebra t\u00eb mrekullueshme kemi nga ajo koh\u00eb. Por thash\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vendi t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb holl\u00ebsira t\u00eb shumta, po e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb themi ato q\u00eb jan\u00eb kryesoret. Pra, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monument q\u00eb e ka konsoliduar p\u00ebrgjithmon\u00eb lirin\u00eb, lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe demokracin\u00eb e saj. Pra jo thjesht p\u00ebr ne interesohen dhe luftojn\u00eb apo na mbrojn\u00eb, apo jemi t\u00eb siguruar nga 34 shtete sot an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s, po jan\u00eb vlerat demokratike, pra thelbi, liria, margaritari i kuror\u00ebs, ai q\u00eb mbrohet nga k\u00ebto vende. Si\u00e7 ruan nj\u00ebri-tjetrin, ruajn\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb arritje e madhe. Dhe shum\u00eb e bukur se nj\u00ebher\u00eb po ju them di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb qeshur, po ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe. Rastisa n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb dy njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt natyrisht q\u00eb nuk ishin aq t\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe flisnin. E \u00e7\u2019na duhet NATO-ja, thoshte nj\u00ebri. Hyjm\u00eb n\u00eb NATO. Ai tjetri, si \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu duhet t\u00eb. Kur hidhet nj\u00eb i tret\u00eb aty. Po si s\u2019duhet NATO-ja, tha. Ti dje u k\u00ebnaqe q\u00eb sigurove makin\u00ebn, tha. Mos k\u00ebnaqesh q\u00eb sigurove vendin, atdheun? Pra, \u00eb, t\u00eb tilla gj\u00ebra ka pasur.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrug\u00ebtimi ka qen\u00eb i gjat\u00eb, plot sfida, shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe dy blloqe kryesore kan\u00eb qen\u00eb. E para reformat ushtarake, ne e dim\u00eb, ne jemi nj\u00eb vend modest ushtarak. Sado t\u00eb p\u00ebrpiqemi, sado propagand\u00eb apo demagogji b\u00ebhet sot p\u00ebr armatime e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb kot, ne ngelem me nj\u00eb vend modest. Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne b\u00ebm\u00eb reforma q\u00eb ngrit\u00ebm institucionet demokratike, pra ato q\u00eb rrethojn\u00eb dhe garantojn\u00eb lirin\u00eb. Tani po e mbyll me di\u00e7ka t\u00eb dhimbshme pak, po duhet ta themi sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jemi k\u00ebtu. Sot p\u00ebr fat t\u00eb keq ajo shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb na b\u00ebri ne si shqiptar\u00eb ose si Shqip\u00ebri t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb NATO, \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Vlerat demokratike, un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb, prap\u00eb e vazhdoj, pavar\u00ebsisht se pak vesh ka q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, por vet\u00ebm k\u00ebtu jan\u00eb ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb. Vlerat demokratike, liria e tregut, liria e medias, pavar\u00ebsia gjyq\u00ebsore, qeverisja e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb mbytur nga korrupsioni. Pra, nj\u00eb nga ato shtylla me t\u00eb cilat me krenari ne, po edhe NATO na pranoi, kjo \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb qenit n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i pambaruar. N\u00eb \u00e7\u2019kuptim? Siguria ndryshon vazhdimisht. Dalin lloj-lloj gj\u00ebrash, prandaj dhe samiti i fundit i Holland\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb samit i cili vuri detyra shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sepse siguria \u00ebsht\u00eb e paparashikueshme, duan arm\u00eb t\u00eb reja, koordinim i ri e t\u00eb tjer\u00eb. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim \u00ebsht\u00eb mision i pambaruar. Por \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Doktor Berisha, ju keni b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebr futjen n\u00eb NATO, por k\u00ebt\u00eb mision ende s\u2019e kemi mbaruar. Dhe si\u00e7 keni qen\u00eb arkitekt ju dhe Partia Demokratike p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, p\u00ebr vendimin p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb NATO e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjerat q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb, edhe tani \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb q\u00eb krahas t\u00eb tjerave, p\u00ebr t\u2019i kthyer lirin\u00eb k\u00ebtij vendi, ta kthejm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend dinjitoz t\u00eb NATO-s.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse p\u00ebr fat t\u00eb keq tashm\u00eb nuk jemi si\u00e7 duhet. Jemi nj\u00eb vend i NATO-s dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht komentohemi nga ekspert\u00eb, nga gazetar\u00eb, nga njoh\u00ebs politikan\u00eb si narkoshteti i par\u00eb dhe shpresojm\u00eb i fundit n\u00eb Evrop\u00eb. Sepse Partia Demokratike e gjith\u00eb opozita shqiptare do b\u00ebj\u00eb \u00e7mos p\u00ebr ta hedhur atje ku e ka vendin, n\u00eb koshin e plehrave, me gjith\u00eb kryeministrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. Edhe nj\u00ebher\u00eb nuk po e zgjas m\u00eb, sepse ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, po dua ta mbyll me kaq.<\/em><\/p>\n<p><em>I uroj Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb gjith\u00eb opozitar\u00ebve, jo vet\u00ebm nj\u00eb 35 vjetor t\u00eb bukur, t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm e t\u00eb tjer\u00eb, por dhe nj\u00eb rrug\u00ebtim pa mbarim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve. Doktor Berisha, urime dhe g\u00ebzuar 35 vjetorin e Partis\u00eb Demokratike. Zonja e zot\u00ebrinj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim jo vet\u00ebm p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju, por ne p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ata shqiptar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ndjer\u00eb v\u00ebrtet se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Partia Demokratike p\u00ebr lirin\u00eb. Liria ka qen\u00eb margaritari &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130800,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130799"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130799\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130801,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130799\/revisions\/130801"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}