{"id":130855,"date":"2025-12-12T09:19:16","date_gmt":"2025-12-12T09:19:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130855"},"modified":"2025-12-12T09:20:38","modified_gmt":"2025-12-12T09:20:38","slug":"ligji-i-ri-per-ppp-te-garanton-erresiren-financiare-te-ppp-ve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/12\/ligji-i-ri-per-ppp-te-garanton-erresiren-financiare-te-ppp-ve\/","title":{"rendered":"Ligji i ri p\u00ebr PPP-t\u00eb garanton \u201cerr\u00ebsir\u00ebn financiare\u201d t\u00eb PPP-ve!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektligji i ri \u201cP\u00ebr koncesionet dhe partneritetin publik-privat\u201d nuk duhet votuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh, nd\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb kryesoret jan\u00eb:<\/p>\n<p><strong>I. Nuk shmang kapjen e Shtetit dhe vler\u00ebson shum\u00eb dob\u00ebt riskun<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji i jep pushtet t\u00eb zgjeruar institucioneve qendrore, ve\u00e7an\u00ebrisht ministrive p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb vler\u00ebsimin, p\u00ebrzgjedhjen dhe miratimin e projekteve PPP. Rrritja e pushtetit diskrecional, pa forcim real t\u00eb mekanizmave t\u00eb transparenc\u00ebs, krijon risk p\u00ebr (i) vendimmarrje t\u00eb ngusht\u00eb politike, sikurse ka ndodhur gjithnj\u00eb 13 vitet e fundit, (ii) reduktim t\u00eb rolit t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura mbik\u00ebqyr\u00ebse, (iii) minimizim t\u00eb kontrollit parlamentar dhe (iv) dob\u00ebsim t\u00eb rolit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe medias n\u00eb proces.<br \/>\nModeli aktual nuk mban garanci t\u00eb mjaftueshme kund\u00ebr kapjes s\u00eb Shtetit nga grupe t\u00eb fuqishme ekonomike, oligark\u00ebt e Ram\u00ebs, p\u00ebrmes p\u00ebrzgjedhjes okulte t\u00eb koncesionar\u00ebve dhe kompanive q\u00eb fitojn\u00eb PPP-t\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb prej pikave ky\u00e7e t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb shum\u00eb PPP-ve ekzistuese tek ne, krahas kapjes s\u00eb Shtetit, ka qen\u00eb vler\u00ebsimi formal, i paplot\u00eb ose i manipuluar i riskut fiskal. Projektligji i ri nuk definon qart\u00eb metodologjin\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb riskut, nuk p\u00ebrcakton nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb detyruesh\u00ebm \u201cvalue for money\u201d, nuk parashikon auditim t\u00eb detyruesh\u00ebm ex-ante nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit dhe nuk vendos kufizime m\u00eb t\u00eb forta mbi projektet me pages\u00eb t\u00eb garantuar nga buxheti i shtetit.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre mekanizmave, rrezikohet t\u00eb vazhdohet me projekte t\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsuara ekonomikisht, nga t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb fuqishme private rreth Ram\u00ebs, nd\u00ebrsa rreziqet dhe humbjet i transferohen Buxhetit t\u00eb Shtetit dhe taksapaguesve.<br \/>\nVendet me praktika t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb PPP-t\u00eb kan\u00eb kufizime t\u00eb qarta fiskale p\u00ebr akordimin e tyre, si p.sh. Britania e Madhe, Portugalia, Kroacia, etj. Ky projektligj nuk parashikon nj\u00eb sistem t\u00eb qart\u00eb monitorimi t\u00eb detyrimeve t\u00eb kusht\u00ebzuara dhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm automatik n\u00eb rast rritjeje t\u00eb riskut (p.sh. k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishikim ose mbyllje projekti).<br \/>\nPa k\u00ebto garanci, portofoli i PPP-ve mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet s\u00ebrish n\u00eb detyrime t\u00eb fshehura q\u00eb rriten vit pas viti, sikurse ka ndodhur n\u00eb 8 vitet e fundit, duke rrezikuar r\u00ebnd\u00eb stabilitetin fiskal afatmes\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>II. Projektligji garanton \u201cerr\u00ebsir\u00ebn financiare\u201d t\u00eb PPP-ve!<\/strong><\/p>\n<p>Sipas parimeve t\u00eb mir\u00ebqeverisjes s\u00eb OECD-s\u00eb, n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb p\u00ebrdor partneritetet publik\u2013privat (PPP), transparenca mbi risqet fiskale dhe detyrimet kontingjente \u00ebsht\u00eb themeli i qeverisjes s\u00eb mir\u00eb financiare. OECD, FMN dhe Banka Bot\u00ebrore k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb \u00e7do vend q\u00eb p\u00ebrdor PPP (i) t\u00eb raportoj\u00eb risqet fiskale t\u00eb kontratave, (ii) t\u00eb publikoj\u00eb detyrimet kontingjente, (iii) t\u00eb evidentoj\u00eb ekspozimin total t\u00eb shtetit dhe t\u00eb buxhetit afatgjat\u00eb, si dhe (iv) t\u00eb raportoj\u00eb performanc\u00ebn e kontratave.<br \/>\nShqip\u00ebria n\u00eb let\u00ebr i ka t\u00eb p\u00ebrcaktuara k\u00ebto detyrime, por n\u00eb praktik\u00eb raportimi \u00ebsht\u00eb i pjessh\u00ebm, sporadik, mungon dokumenti i plot\u00eb vjetor i integruar, mungojn\u00eb detajet p\u00ebr secil\u00ebn kontrat\u00eb dhe mungon analiza e riskut afatgjat\u00eb.<br \/>\nKjo n\u00ebnkupton se vendi n\u00eb praktik\u00eb operon pa nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ekspozimit financiar t\u00eb shtetit.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, ku portofoli i PPP-ve ka arritur p\u00ebrmasa t\u00eb konsiderueshme dhe ku nj\u00eb pjes\u00eb e projekteve mbart risk t\u00eb lart\u00eb buxhetor, publikimi vjetor i raportit t\u00eb detyrimeve kontingjente \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm praktik\u00eb e mir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe detyrim ligjor. Megjithat\u00eb, Ministria e Financave p\u00ebr vite me radh\u00eb ka d\u00ebshtuar t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb strukturuar dhe t\u00eb aksesuesh\u00ebm mbi t\u00eb gjitha risqet fiskale q\u00eb burojn\u00eb nga kontratat koncesionare e PPP.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb raportimit vjetor, qeveria thjesht fsheh nga opinioni publik dhe nga vet\u00eb institucionet e pavarura kontrolluese nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh q\u00eb nuk shfaqen si borxh publik, por jan\u00eb borxh i fshehur dhe i kusht\u00ebzuar, i cili mund t\u00eb \u201ceksplodoj\u00eb\u201d n\u00eb \u00e7do kriz\u00eb apo ulje t\u00eb t\u00eb ardhurave.<br \/>\nKjo munges\u00eb transparence \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb qeverisjes fiskale n\u00eb Shqip\u00ebri, me pasoja serioze p\u00ebr buxhetin, politikat ekonomike dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb avancuara fiskale, k\u00ebto detyrime raportohen dhe llogariten si pjes\u00eb e rrezikut t\u00eb borxhit. N\u00eb Shqip\u00ebri, ato shpesh trajtohen sikur nuk ekzistojn\u00eb. Detyrimet kontingjente jan\u00eb pjes\u00eb integrale e borxhit t\u00eb kusht\u00ebzuar. FMN dhe Eurostat i konsiderojn\u00eb PPP-t\u00eb me pages\u00eb t\u00eb garantuar si detyrime t\u00eb ngjashme me borxhin publik.<br \/>\nMosraportimi i tyre tek ne shkakton (i) n\u00ebnvler\u00ebsim artificial t\u00eb borxhit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, (ii) krijim t\u00eb iluzionit t\u00eb stabilitetit financiar, (iii) mund\u00ebsi p\u00ebr keqadministrim t\u00eb politikave publike dhe (iv) risk q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb surprizohet nga skenar\u00eb financiar\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrruar (kriza t\u00eb likuiditetit, pagesa t\u00eb papritura, etj.).<br \/>\nPortofoli i PPP-ve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb fusha t\u00eb ndjeshme: n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, transport dhe infrastruktur\u00eb, energji, sh\u00ebrbime t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebve, etj. \u00c7do projekt ka mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm pagesash, riskesh dhe garancish. Pa raport t\u00eb plot\u00eb vjetor, nuk dihet ekspozimi total i shtetit, nuk ekziston nj\u00eb hart\u00eb e riskut fiskal, nuk ka mekaniz\u00ebm amortizimi t\u00eb riskut, nuk dihet sa prej PPP-ve jan\u00eb financiarisht t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe nuk monitorohet impakti afatgjat\u00eb n\u00eb buxhet. Kjo krijon nj\u00eb situat\u00eb ku sekti Rama ec\u00ebn \u201cn\u00eb err\u00ebsir\u00eb financiare\u201d, me rrezik t\u00eb akumuloj\u00eb papritur detyrime t\u00eb pap\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p><strong>III. Projektligji nuk garanton vler\u00ebsimin e PPP-ve sipas vler\u00ebs s\u00eb paras\u00eb publike t\u00eb harxhuar (value for money)<\/strong><\/p>\n<p>Partneritetet Publik\u2013Privat (PPP) jan\u00eb instrumente t\u00eb fuqishme t\u00eb zhvillimit ekonomik, por vet\u00ebm n\u00ebse projektohen dhe implementohen mbi nj\u00eb analiz\u00eb solide t\u00eb leverdishm\u00ebris\u00eb ekonomike dhe financiare \u2013 t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Value for Money.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vler\u00ebsimi, PPP-t\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb angazhime t\u00eb shtrenjta, joefikase dhe me kosto afatgjata t\u00eb larta p\u00ebr taksapaguesit, sikurse ka ndodhur k\u00ebto tet\u00eb vitet e fundit. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb qeverisjes fiskale dhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb investimeve publike n\u00eb Shqip\u00ebri: shumica e PPP-ve nuk kan\u00eb kaluar p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb plot\u00eb, transparent dhe t\u00eb standardizuar t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb Value for Money.<br \/>\nProjektligji nuk e parashikon k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb. Ky boshll\u00ebk metodologjik nuk \u00ebsht\u00eb teknik, por thell\u00ebsisht politik, sepse pa Value for Money nuk ka kritere objektive q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb n\u00ebse projekti i sh\u00ebrben interesit publik apo interesave t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb caktuar.<br \/>\nDeri tani, sekti Rama n\u00eb qeverisje ka miratuar PPP mbi baza t\u00eb dob\u00ebta teknike ose me studime t\u00eb pjesshme. \u00c7far\u00eb u ka munguar pjes\u00ebrisht ose totalisht, jan\u00eb (i) analiza kosto\u2013p\u00ebrfitime, (ii) analiza e skenar\u00ebve alternativ\u00eb, (iii) krahasimi me investimin tradicional buxhetor, (iv) vler\u00ebsimi i impaktit afatgjat\u00eb socio-ekonomik dhe (v) analiza e k\u00ebrkes\u00ebs reale t\u00eb tregut.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb tyre, projektet PPP n\u00eb shumic\u00ebn e tyre kan\u00eb dal\u00eb teknikisht t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, financiarisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm dhe ekonomikisht t\u00eb panevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>xxx<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb projektligj i ri duhet t\u00eb fuqizoj\u00eb barrierat mbrojt\u00ebse t\u00eb interesit qytetar ndaj abuzimit dhe korrupsionit me PPP-t\u00eb e vjetra dhe t\u00eb reja, e jo t\u2019i zbus\u00eb ato. N\u00ebse projektligji aktual miratohet, vendi do t\u00eb vazhdoj\u00eb ciklin e njohur: PPP t\u00eb kapura, t\u00eb shtrenjta, t\u00eb paefektshme, me risk t\u00eb lart\u00eb fiskal dhe me fitime t\u00eb garantuara p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar oligark\u00ebsh rreth Ram\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Projektligji i ri \u201cP\u00ebr koncesionet dhe partneritetin publik-privat\u201d nuk duhet votuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh, nd\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb kryesoret jan\u00eb: I. Nuk shmang kapjen e Shtetit dhe vler\u00ebson shum\u00eb dob\u00ebt riskun Projektligji i jep pushtet t\u00eb zgjeruar institucioneve qendrore, ve\u00e7an\u00ebrisht ministrive p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb vler\u00ebsimin, p\u00ebrzgjedhjen dhe miratimin e projekteve PPP. Rrritja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127384,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130856,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130855\/revisions\/130856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}