{"id":130924,"date":"2025-12-12T17:29:39","date_gmt":"2025-12-12T17:29:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130924"},"modified":"2025-12-12T17:29:39","modified_gmt":"2025-12-12T17:29:39","slug":"tashti-djalli-po-negocion-paktin-e-fatit-te-tij-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/12\/tashti-djalli-po-negocion-paktin-e-fatit-te-tij-2\/","title":{"rendered":"Tashti djalli po negocion paktin e fatit t\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<h1 class=\"name post-title entry-title\"><strong style=\"font-size: 16px;\">Nga<\/strong><span style=\"font-size: 16px;\">\u00a0<\/span><strong style=\"font-size: 16px;\">Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/h1>\n<div class=\"entry\">\n<p>T\u00eb korruptuarit \u201ckan\u00eb at\u00eb, di\u00e7kan\u00eb\u201d q\u00eb u lejon atyre t\u00eb\u00a0 k\u00ebrkojn\u00eb gjithmon\u00eb dhe\u00a0 t\u00eb marrin at\u00eb q\u00eb duan.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksiom\u00eb historike.<\/p>\n<p>Psikologu Jean Twenge, autor i librit \u201cGjenerata ime\u201d, thot\u00eb se nj\u00eb person i korruptuar \u00ebsht\u00eb i magjepsur nga vetvetja. K\u00ebta jan\u00eb individ\u00eb \u201ct\u00eb cil\u00ebt k\u00ebnaqen kur njihen me nj\u00ebri-tjetrin\u201d dhe q\u00eb p\u00ebrshtaten me situatat m\u00eb t\u00eb ndryshme fal\u00eb munges\u00ebs s\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Personi i korruptuar nuk gjen asnj\u00eb avantazh n\u00eb respektimin e t\u00eb tjer\u00ebve; e konsideron si penges\u00eb. As n\u00eb mendjen dhe as n\u00eb zemr\u00ebn e tij nuk ka vend p\u00ebr nj\u00eb person tjet\u00ebr. Ai d\u00ebshiron pushtet dhe para, sepse k\u00ebto e mashtrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kontroll mbi t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ai nuk pendohet q\u00eb ka lajkatar\u00eb dhe jo miq , aq m\u00eb pak q\u00eb ka objekte materiale n\u00eb vend t\u00eb kuptimit t\u00eb jet\u00ebs<\/p>\n<p>Ai argumenton se n\u00ebse na jepet mund\u00ebsia, ne do t\u2019i injoronim rregullat pa problem. Dhe se n\u00ebse do t\u00eb kishim pushtet, do ta p\u00ebrdornim p\u00ebr interesa personale.<\/p>\n<p>Sado e \u00e7uditshme t\u00eb duket, mendja e nj\u00eb personi t\u00eb korruptuar\u00a0mbetet\u00a0nj\u00eb vrim\u00eb e zez\u00eb e padeshifrueshme sepse err\u00ebsira \u00ebsht\u00eb abitati i jet\u00ebs\u00a0 s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuash \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimet e pa kontrolluara t\u00eb kryeministrit shqiptar q\u00eb e ka p\u00ebr detyr\u00eb ligjore t\u2019iu b\u00ebj transparenc\u00eb (por e ka p\u00ebrbuzur me arroganc\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb), qoft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb thjesht brenda vendit pa lere m\u00eb ti bjer\u00eb pash\u00eb m\u00eb pash rruzullit tok\u00ebsor. Ai ka imponuar standardin e diktatur\u00ebs q\u00eb ka instaluar dhe me k\u00ebt\u00eb standard kryen \u00e7do aktivitet publik\u00eb dhe privat kudo q\u00eb ia ka qejfi. Dhe q\u00eb gjith\u00eb po e shohim askush nuk e pyet dot m\u00eb, ku ishe zoti kryeminist\u00ebr, pse ishe, me \u00e7far\u00eb shpenzimesh ishe \u2026? Nuk e pyetet sepse nuk t\u00eb kthen p\u00ebrgjigje, sepse i t\u00ebr\u00eb shtypi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>P.sh. para disa dit\u00ebsh ai ka qen\u00eb tek pull\u00eb dhe pa protokoll t\u00eb detyruesh\u00ebm shtet\u00ebror n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Doha, kryeqytetin e Katarit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i pa njohur statusi i k\u00ebsaj vizite. Jo i qytetarit, por i kryeministrit Rama.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb folur asgj\u00eb, q\u00eb n\u00eb emiratin e Katarit t\u00eb ket\u00eb patur ndonj\u00eb synet apo davet mbret\u00ebror, ku si i zgjedhuri i posa\u00e7\u00ebm evropian t\u00eb jet\u00eb thirrur lideri global, ose si\u00e7 e njohin ndryshe,\u00a0shakaxhiu dhe arg\u00ebtuesi i tarafeve.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb\u00a0angushtie do ta\u00a0ket\u00eb mb\u00ebrthyer t\u00eb \u201cziun lider global\u201d, q\u00eb e ka detyruar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj agjend\u00eb t\u00eb pa shprehur drejt nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl mysliman, por t\u00eb pasur, q\u00eb tashm\u00eb po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb bum influence nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb s\u00ebk\u00eblldie e b\u00ebri kryetarin e regjimit ton\u00eb q\u00eb t\u2019ia hyp\u00eb avionit dhe t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb\u00a0 jo pak por 5000 km larg, sikur po b\u00ebn nj\u00eb vrap kali Fier -Berat?<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i njohur bot\u00ebrisht si manipulator i rangut t\u00eb larte, ku edhe nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb thjesht nga nj\u00eb forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb (edhe k\u00ebt\u00eb me siguri do ta\u00a0 ket\u00eb bler\u00eb me para),\u00a0 e vesh me shk\u00eblqim marramend\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb prespektiv\u00eb\u00a0 virtuale t\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrave q\u00eb ai i ka zhytur n\u00eb llumin e balt\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb k\u00ebto momente mund t\u00eb jet\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb askush nuk i shkon nd\u00ebrmend p\u00ebr t\u00eb fshehur m\u00ebkatet e tij publike. Por mbi t\u00eb gjitha ka dyshime t\u00eb arsyeshme, se ai tashti ka filluar q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb t\u00eb ardhmen e tij, duke pretenduar, ose duke lypur nj\u00eb pakt. Nj\u00eb pakt q\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb largimit t\u00eb plot\u00eb nga pushteti ndoshta, t\u00eb fitoj\u00eb amnisti p\u00ebr vete, p\u00ebr familjen dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij, \u00e7ka do ti krijonte nj\u00eb barr\u00eb dhe nj\u00eb kosto t\u00eb madhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me\u00a0 faktor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Tipari kryesor i t\u00eb gjitha diktaturave \u00ebsht\u00eb mungesa e transparenc\u00ebs. Mungesa e transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb kostumi q\u00eb diktaturat e mbajn\u00eb veshur p\u00ebrdit\u00eb dhe e shtr\u00ebngojn\u00eb\u00a0fort\u00eb pas trupit t\u00eb saj\u00a0 q\u00eb ti q\u00ebndroj i puthitur dhe t\u00eb duket gjithmon\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe i kapardisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mos duket p\u00ebrbrenda trupin t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00c7do fllad i leht\u00eb ndoshta mund t\u00eb ishte problematik\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar njollat e zeza t\u00eb trupit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Q\u00eb fatin Rama e ka mb\u00ebshtetur vet\u00ebm tek pakti i d\u00ebshp\u00ebruar, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb merret leht\u00ebsisht me m\u00ebnd.<\/p>\n<p>Por dyshoj, se pik\u00ebrisht tashti Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin e nj\u00eb lobimi t\u00eb\u00a0fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar paktin e siguris\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb tij n\u00eb hapin e par\u00eb dhe pastaj,\u00a0shpreson se edhe mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb ndonj\u00eb cop\u00eb nga karrier\u00ebn e tij politike.<\/p>\n<p>Timonin\u00a0\u00e7udit\u00ebrisht e ka kthyer nga vendet e Gjirit dhe Lindja e Mesme.<\/p>\n<p>Kur transparenca sot, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe me kultur\u00eb alla Rama\u00a0nj\u00eb moll\u00eb e ndaluar, ne jemi t\u00eb detyruar q\u00eb ta ndjekim m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm kryeministrin tone, q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb buxhetin e shtetit dhe parat e popullit i b\u00ebn rrush e kumbulla p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebr lobime dhe influenca.<\/p>\n<p>Po pse pik\u00ebrisht\u00a0Doha e Katarit sh\u00ebnon busull\u00ebn e re t\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Sepse Presidenti Tramp vendet e pasura me naft\u00eb t\u00eb Gjirit i ka future n\u00eb interesin e politik\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb jashtme amerikane.<\/p>\n<p>Atje ka filluar q\u00eb t\u00eb g\u00ebloj\u00eb diplomacia dhe biznesi si kurr\u00eb m\u00eb pare.<\/p>\n<p>Si qytetar, por edhe si nj\u00eb intelektual, m\u00eb lind dyshimi i arsyesh\u00ebm, se ka di\u00e7ka private dhe t\u00eb thell\u00eb n\u00eb k\u00ebto itinerare t\u00eb heshtura. Ka halle t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat e detyrojn\u00eb Sulltan Zgjebon t\u00eb shtr\u00ebngoj\u00eb kok\u00ebn fort\u00eb me dor\u00eb, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb instinktin e tij.<\/p>\n<p>Ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me historit\u00eb makbethiane t\u00eb McGonigal, nusen e Bilalit, afer\u00ebn e tunelit t\u00eb Llogoras\u00eb, afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, pronat e gjirit t\u00eb Gjipes\u00eb, Sarajet e Surrelit, Portin e Durr\u00ebsit, Portin e Vlor\u00ebs, Projektin e Eko Park, konfliktin e interesave, etj, etj, t\u00eb cilat i rrin\u00eb varur para syve si pranga burgu, ku tashti doemos q\u00eb ka filluar t\u00eb ndjej\u00eb edhe tring\u00ebllim\u00ebn e tyre, diku do q\u00eb t\u2019iu gjej nj\u00eb vend t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb ti l\u00ebshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Po ku?<\/p>\n<p>Lideri global ka miq\u00ebsi t\u00eb pa fundme korruptive, q\u00eb nga Bler, Kos, Von der Leyen dhe Soros mbi t\u00eb gjitha. Por problemet e m\u00ebdha q\u00eb ka personalisht me ligjin, \u00ebsht\u00eb e pa mundur q\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb\u00a0k\u00ebta\u00a0bashk\u00eb\u00a0t\u2019ia heqin lakun q\u00eb po i shtr\u00ebngohet n\u00eb fyt.<\/p>\n<p>I d\u00ebshp\u00ebruar si nj\u00eb kumarxhi i humbur q\u00eb t\u00eb sjell nd\u00ebrmend\u00a0personazhet tolstoliane n\u00eb loj\u00ebn e tij t\u00eb ndyr\u00eb, ka mbarsur veten, se vet\u00ebm Kushner dh\u00ebnd\u00ebri presidentit Trump mund dhe do ta shp\u00ebtoj\u00eb nga ankthi makbethian i nd\u00ebshkimit.<\/p>\n<p>Kushner sot \u00ebsht\u00eb rikthyer si\u00a0nj\u00eb aktor i diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb rajonin e Gjirit edhe atje mund gjendet vatra q\u00eb ai t\u00eb ujdis takimin dhe t\u2019ia zbrazi nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb me z\u00ebm\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebshtjellimet q\u00eb ka .<\/p>\n<p>Parat\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb thonjt\u00eb e urryer t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruesit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e tij t\u00eb paguar nga parat\u00eb e drog\u00ebs dhe parat\u00eb a taksapaguesve shqiptar\u00eb Kushneri mbetet shpresa, se do ta shp\u00ebtoj\u00eb yllin e tij t\u00eb mos p\u00ebrplaset p\u00ebr tok\u00eb. Kushneri dhe imazhi i tij q\u00eb ai ka p\u00ebrhapur dhe po p\u00ebrhap kudo.<\/p>\n<p>Ne si taksapagues kemi t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb ta paragjykojm\u00eb dhe ta denoncojm\u00eb publikisht \u00e7do afer\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb kryeministrit dallaveraxhi, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga e kaluara e tij e zez\u00eb.<\/p>\n<p>Po a \u00ebsht\u00eb vall\u00eb e mundur kjo? \u00a0\u2013 Lind pyetja duke v\u00ebzhguar\u00a0rrug\u00ebn e drit\u00ebhijeve dhe\u00a0prap\u00ebsive politike t\u00eb kryeministrit shqiptar?<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte p\u00ebrgjith\u00ebsisht k\u00ebshtu, nuk do kishte mbetur demokraci n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nuk do kishim as shtet ligjor, as prosperitet, madje as paqe sociale.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb presidenti Tramp, q\u00eb radikal\u00ebt e ekstremit t\u00eb majt\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe diktatorin shqiptar, s\u2019lan\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb, burgun dhe plumbat, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata e sotme amerikane dhe \u00e7do administrat\u00eb tjet\u00ebr amerikane (p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb qeverie t\u00eb mundshme sorosiane), nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhen kompromise korruptive me nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb me qeverisjen e tij t\u00eb b\u00ebhet problem sigurie edhe p\u00ebr vet\u00eb Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nga ata\u00a0gjeni t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb pa udh\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb krijuar natyra. Nj\u00eb eremit n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn kafsh\u00ebrore t\u00eb pushtetit, ku n\u00eb \u00e7far\u00ebdo meditim, syt\u00eb e mendjes i ka tek intriga.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk e b\u00ebn pak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta kuptuar leht\u00eb misterin e mbajtjes s\u00eb pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse guxon t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzosh, dije mir\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: se do t\u00eb nxjerr \u00e7do em\u00ebr, \u00e7do marr\u00ebveshje, \u00e7do hije q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ec\u00eb pas krah\u00ebve t\u00eb mi\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e k\u00ebrc\u00ebnon vart\u00ebsia e tij zv\/kryeministrja Belinda Balluku e paditur p\u00ebr korrupsion n\u00eb bashk\u00ebpunim me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb jan\u00eb marr\u00ebveshjet?<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb k\u00ebta emra?<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb k\u00ebto hije?<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe po d\u00ebshmohet m\u00eb s\u00eb miri aktualisht, brenda Tabil Sarajit ka koh\u00eb q\u00eb\u00a0 kan\u00eb filluar t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb konfliktet e mbarsura t\u00eb\u00a0 mb\u00ebshtjella me varakun e harmonis\u00eb dhe normalitetit n\u00ebn kujdesin e st\u00ebrmundimsh\u00ebm t\u00eb regjisorit kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Thikat q\u00eb i kan\u00eb nxjerr\u00eb njeri \u2013 tjetrit nuk mund t\u00eb kthehen m\u00eb n\u00eb k\u00ebll\u00ebf.<\/p>\n<p>Ka arsyet t\u00eb thella korruptive dhe kriminale q\u00eb nuk mund t\u00eb mbulohen m\u00eb. Prandaj\u00a0 Edi Rama tashti, po negocion fatin e tij dhe t\u00eb realitetit q\u00eb ka krijuar me mendjen dhe dor\u00ebn e tij djall\u00ebzore.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA T\u00eb korruptuarit \u201ckan\u00eb at\u00eb, di\u00e7kan\u00eb\u201d q\u00eb u lejon atyre t\u00eb\u00a0 k\u00ebrkojn\u00eb gjithmon\u00eb dhe\u00a0 t\u00eb marrin at\u00eb q\u00eb duan. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksiom\u00eb historike. Psikologu Jean Twenge, autor i librit \u201cGjenerata ime\u201d, thot\u00eb se nj\u00eb person i korruptuar \u00ebsht\u00eb i magjepsur nga vetvetja. K\u00ebta jan\u00eb individ\u00eb \u201ct\u00eb cil\u00ebt k\u00ebnaqen kur njihen me nj\u00ebri-tjetrin\u201d dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89005,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-130924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130924"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130924\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130925,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130924\/revisions\/130925"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89005"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}