{"id":130926,"date":"2025-12-12T17:35:47","date_gmt":"2025-12-12T17:35:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130926"},"modified":"2025-12-12T17:35:47","modified_gmt":"2025-12-12T17:35:47","slug":"ke-degjese-per-situaten-e-mediave-ne-shqiperi-vokshi-media-nen-kontroll-te-plote-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/12\/ke-degjese-per-situaten-e-mediave-ne-shqiperi-vokshi-media-nen-kontroll-te-plote-te-qeverise\/","title":{"rendered":"KE d\u00ebgjes\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e mediave n\u00eb Shqip\u00ebri, Vokshi: Media n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor 2025, n\u00eb Komisionin e Monitorimit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u zhvillua nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb me ekspert\u00eb nga organizata t\u00eb mediave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e medias n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebgjes\u00eb, deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Albana Vokshi, an\u00ebtare e komisionit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare p\u00ebr gjendjen e alarmante t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb vend. Ajo ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb dhe sistemik t\u00eb mjedisit mediatik, q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me standardet demokratike evropiane.<\/p>\n<p>Vokshi denoncoi kontrollin gjithansh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb mbi median, presionet, k\u00ebrc\u00ebnimet dhe mbylljet e detyruara t\u00eb mediave kritike, si dhe ndikimin e politik\u00ebs n\u00eb autonomin\u00eb editoriale dhe pluralizmin mediatik.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Zonja Kryetare, koleg\u00eb t\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>Neni 10 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut garanton lirin\u00eb e shprehjes dhe njeh rolin thelb\u00ebsor t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur si gur themeli i shoq\u00ebris\u00eb demokratike. Heshtja e medias p\u00ebrmes autocensur\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimeve, fushatave t\u00eb shpifjeve, ngacmimeve digjitale, sulmeve fizike kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe mbylljes s\u00eb detyruar t\u00eb televizioneve kritike \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto pothuajse me pand\u00ebshkueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb dalluese e regjimeve me prirje autoritare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti n\u00eb Shqip\u00ebri, kontrolli i gjithansh\u00ebm i qeveris\u00eb mbi median dhe erozioni sistematik i liris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb lexoni raportet e ODIHR p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, Raportin e Progresit t\u00eb Komisionit Evropian, raportet e Reporters Without Borders dhe raporte te tjera\u2026<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb d\u00ebgjoni raportimet e ekspert\u00ebve \u00eb ftuat n\u00eb komision\u2026 media n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb thell\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2013 Indeksi i liris\u00eb s\u00eb medias ka r\u00ebn\u00eb vazhdimisht.<\/p>\n<p>\u2013 Shpifja mbetet e kriminalizuar n\u00eb Kodin Penal, pavar\u00ebsisht rekomandimeve shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, ODIHR-it dhe Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>\u2013 Mbyllja e mediave kritike: N\u00ebse linja editoriale e nj\u00eb media \u00ebsht\u00eb kritike me Qeverin\u00eb \u2013 ajo media mbyllet. Tre kanale televizive jan\u00eb mbyllur vitet e fundit. Vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebrin prej tyre, Gjykata e Arbitrazhit ka dh\u00ebn\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar, duke detyruar qeverin\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb k\u00ebt\u00eb TV me 110 milion\u00eb euro p\u00ebr mbylljen e Agon Channel. E me siguri do t\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb miliona EURO t\u00eb tjera p\u00ebr mbylljen e mediave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u2013 Ngjarjet e fundit p\u00ebr mbylljen e medias s\u00eb tret\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb fundit jan\u00eb shqet\u00ebsuese. N\u00eb gusht, forcat e policis\u00eb rrethuan selin\u00eb e Focus Media Group (Ne\u00ebs24, Balkan\u00cbeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare), nd\u00ebrpren\u00eb energjin\u00eb elektrike dhe ndaluan hyrjen e rreth 200 gazetar\u00ebve. Forca t\u00eb armatosura sekuestruan kompjuter\u00eb dhe materiale investigative, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik serioz gazetar\u00ebt dhe burimet e tyre.<\/p>\n<p>Kjo pason mbylljet e detyruara m\u00eb her\u00ebt t\u00eb Agon Channel dhe Ora Ne\u00ebs-pjes\u00eb e nj\u00eb modeli shqet\u00ebsues t\u00eb presionit administrativ dhe t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb heshtur kritik\u00ebn.<\/p>\n<p>Raporti i Progresit i Komisionit Evropian thekson: \u00abJan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe respektimin e procesit t\u00eb rregullt lidhur me veprimet e autoriteteve p\u00ebr t\u00eb penguar hyrjen e gazetar\u00ebve nga kat\u00ebr media n\u00eb ambientet q\u00eb ata p\u00ebrdornin. N\u00eb gusht 2025, nj\u00eb gjykat\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb vler\u00ebsoi se masat kufizuese ndaj gazetar\u00ebve gjat\u00eb nxjerrjes s\u00eb nj\u00eb konsorciumi mediatik nga ambiente shtet\u00ebrore ishin joproporcionale dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet kushtetuese dhe me nenin 10 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb mbi lirin\u00eb e shprehjes. Gjykata nuk hyri n\u00eb themelin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, por urdh\u00ebroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve te gazetar\u00ebt\u00bb.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime konfirmojn\u00eb at\u00eb q\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb paralajm\u00ebruar vazhdimisht: mosrespektimin sistematik t\u00eb standardeve demokratike.<\/p>\n<p>Si misioni i v\u00ebzhgimit t\u00eb zgjedhjeve i OSBE\/ODIHR-it ashtu edhe Raporti i Progresit 2024\u20132025 i Komisionit Evropian arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe alarmues p\u00ebr mjedisin mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e p\u00ebrshkruar at\u00eb si: shum\u00eb t\u00eb kufizuar, t\u00eb karakterizuar nga p\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias, financime t\u00eb paqarta, ndikim dhe nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb autonomin\u00eb editoriale, autocensur\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur dhe dominimin e mediave t\u00eb af\u00ebrta me partin\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Sipas Media Pluralism Monitor 2024 t\u00eb Institutit Universitar Evropian, kat\u00ebr pronar\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb tregun audioviziv kontrollojn\u00eb 72% t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe 87% t\u00eb audienc\u00ebs. E vetmi televizion, q\u00eb perceptohet se \u00ebsht\u00eb af\u00ebr PD-s\u00eb, Syri TV, n\u00eb vitin 2023 \u2018zinte vet\u00ebm 1.7% t\u00eb t\u00eb ardhurave totale t\u00eb tregut t\u00eb televizioneve\u2019,.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto sa m\u00eb sip\u00ebr, minojn\u00eb pluralizmin e medias dhe privojn\u00eb qytetar\u00ebt nga informacion i pavarur dhe i larmish\u00ebm gjat\u00eb zgjedhjeve. ODIHR n\u00ebnvizon munges\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb transmetuesit publik RTSH dhe t\u00eb rregullatorit AMA, centralizimin e informacionit qeveritar p\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Mediave, si dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e dispozitave penale t\u00eb shpifjes, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrputhsh\u00ebm me standardet demokratike.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian konstaton se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar dhe nuk ka zbatuar asnj\u00eb nga rekomandimet kryesore p\u00ebr lirin\u00eb e medias, duke evidentuar: vazhdimin e intimidimit dhe rastet SLAPP kund\u00ebr gazetar\u00ebve; (shum\u00eb gazetar\u00eb p\u00ebrballen me procese gjyq\u00ebsore dhe hetime, nd\u00ebrsa nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb kontrolluar, ndaluar dhe i jan\u00eb sekuestruar pajisjet).<\/p>\n<p>T\u00eb marra s\u00eb bashku, t\u00eb dy raportet theksojn\u00eb: mjedisi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet strukturalisht i cenuesh\u00ebm ndaj kontrollit politik dhe larg standardeve demokratike evropiane.<\/p>\n<p>Shkelje t\u00eb Standardeve Evropiane dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se mjedisi i medias n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i kapur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strukturore\u2014politikisht, ekonomikisht dhe institucionalisht.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e papajtueshme me:<\/p>\n<ul>\n<li>Nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut;<\/li>\n<li>Dokumentin e Kopenhag\u00ebs t\u00eb OSBE-s\u00eb;<\/li>\n<li>Nenin 19 t\u00eb Paktit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile dhe Politike (I\u00c7PR) p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes;<\/li>\n<li>Standardet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe parimet e Komisionit t\u00eb Venecias;<\/li>\n<li>dhe angazhimet e OSBE-s\u00eb p\u00ebr zgjedhje demokratike, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb media dhe informacion t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr votuesit.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Prandaj, i b\u00ebj thirrje Komitetit t\u00eb Monitorimit t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim rigoroz situat\u00ebn e medias n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu i k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb zbatoj\u00eb plot\u00ebsisht dhe me mir\u00ebbesim rekomandimet shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb ODIHR-it, Komisionit t\u00eb Venecias, Komisionit Evropian dhe K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Liria e medias nuk \u00ebsht\u00eb opsionale. Ajo \u00ebsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb gjitha institucionet demokratike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor 2025, n\u00eb Komisionin e Monitorimit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u zhvillua nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb me ekspert\u00eb nga organizata t\u00eb mediave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e medias n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebgjes\u00eb, deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Albana Vokshi, an\u00ebtare e komisionit p\u00ebr t\u00eb drejtat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130926","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130926"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130926\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130929,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130926\/revisions\/130929"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}