{"id":130939,"date":"2025-12-12T17:53:32","date_gmt":"2025-12-12T17:53:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=130939"},"modified":"2025-12-12T17:54:25","modified_gmt":"2025-12-12T17:54:25","slug":"berisha-ne-shqiperi-u-zhvilluan-zgjedhje-njelloj-sic-zhvilloheshin-ne-diktature-autoritare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/12\/berisha-ne-shqiperi-u-zhvilluan-zgjedhje-njelloj-sic-zhvilloheshin-ne-diktature-autoritare\/","title":{"rendered":"Berisha: N\u00eb Shqip\u00ebri u zhvilluan zgjedhje nj\u00eblloj si\u00e7 zhvilloheshin n\u00eb diktatur\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha n\u00eb Elbasan se Edi Rama kurr\u00eb nuk fitoi zgjedhjet por i rr\u00ebmbeu me dhun\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e shtetit e me t\u00eb gjitha mjetet e ligjshme dhe t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Berisha tha se, n\u00eb Shqip\u00ebri u zhvilluan zgjedhje, nj\u00eblloj si\u00e7 zhvilloheshin n\u00eb diktatur\u00eb autoritare. Edhe raporti i OSBE\/ODIHR tregoi se zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Po bisedoja para dy muajsh, erdhi nj\u00eb delegacion parlamentar europian. Tet\u00eb deputet\u00eb t\u00eb parlamentit europian. Nj\u00ebri prej tyre, socialist, italian, gazetar i shquar, sepse e njihja.<\/p>\n<p>Dhe natyrisht si i majt\u00eb, kjo nuk ishte muzika q\u00eb i p\u00eblqente shum\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb moment, i them, zot\u00ebri; droga i them \u00ebsht\u00eb fuqi e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pa dhe shtangu. Po m\u00eb thuaj ti pak, i them, nj\u00eb njeri anonim q\u00eb un\u00eb ja kam m\u00ebsuar emrin para tre muajsh dhe ti s&#8217;ia ke d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb, me 6 miliard\u00eb euro n\u00ebp\u00ebr banka, a mund ta imagjinosh ti fuqin\u00eb e verb\u00ebr t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Ngeli, shtangu. Pra, pse u ndal\u00ebn k\u00ebto?<\/p>\n<p>Demokrat\u00eb e demokrat\u00eb, Edi Rama kurr\u00eb nuk fitoi zgjedhjet. Kurr\u00eb! N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, i rr\u00ebmbeu me dhun\u00eb, me forc\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e shtetit, me t\u00eb gjitha mjetet e ligjshme dhe t\u00eb paligjshme. A ka gj\u00eb t\u00eb re k\u00ebtu? Jo, p\u00ebr mua nuk ka.<\/p>\n<p>Un\u00eb kisha deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se me k\u00ebt\u00eb nuk b\u00ebn zgjedhje, s&#8217;kemi zgjedhje. Por kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zotim tjet\u00ebr; Do mbroj vot\u00ebn tuaj. E kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb un\u00eb k\u00ebt\u00eb, mbrojtjen e vot\u00ebs n\u00eb 2001-shin. Ju kujtohet ju. Nj\u00eb betej\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo. E njihja si \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb 2021-shin i mori zgjedhjet, ndon\u00ebse as nuk arrestoi drejtuesit e opozit\u00ebs, nuk b\u00ebri amnisti me 2 miliard\u00eb euro e t\u00eb tjera, po prap\u00eb me aq sa dha, i grabiti zgjedhjet.<\/p>\n<p>Dhe shkruajta t\u00eb pasnes\u00ebrmen artikullin; Vota vdiq pa hyr\u00eb n\u00eb kuti.<\/p>\n<p>Dhe i k\u00ebrkova kryetarit t\u00eb asaj kohe, tani thash\u00eb, t\u00eb mbrojm\u00eb vot\u00ebn. T\u00eb mbledhim \u00e7do fakt, dokument, dhe i tregova t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb do ndiqnim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai u mor me gj\u00ebra t\u00eb tjera dhe iku ajo.<\/p>\n<p>Tani, po. Ishim zotuar se do mbrojm\u00eb vot\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebm\u00eb. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. E b\u00ebm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Elbasan dhe un\u00eb ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs shum\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb Elbasanit, drejtuesve, deputet\u00ebve, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebn\u00eb, p\u00ebr dokumentet q\u00eb soll\u00ebn, p\u00ebr dokumentimet q\u00eb i b\u00ebn\u00eb dhunimit masiv t\u00eb vot\u00ebs. Dhe kjo ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb, kjo platform\u00eb, ky p\u00ebrkushtim b\u00ebri q\u00eb me dat\u00ebn 12 n\u00ebntor, raporti i v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR-it, K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Parlamentit Europian, t\u00eb ishte m\u00eb i keqi q\u00eb ishte shkrojtur dhe publikuar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi? Q\u00eb duhet t&#8217;i dini k\u00ebto, se jemi n\u00eb nj\u00eb prag, moment shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si parti. Edi Rama th\u00ebrret n\u00eb zyr\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnon si bandit drejtuesin e v\u00ebzhguesve. Do mi faktosh ti ato thot\u00eb, se p\u00ebrndryshe k\u00ebto e k\u00ebto e k\u00ebto. Burr\u00eb fisnik, njeri me integritet t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sigurisht, mbeti, t\u00eb themi i tronditur dhe i habitur se si mundet nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb sillet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Por, natyrisht, e mor\u00ebm vesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i tij i Jasht\u00ebm merr v\u00ebzhguesin n\u00eb telefon thot\u00eb, do t&#8217;ju p\u00ebrz\u00ebm\u00eb, do t&#8217;ju heqim akreditimin p\u00ebr ato q\u00eb keni shkrojtur.<\/p>\n<p>O do i faktoni, o k\u00ebto e k\u00ebto pasoja.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ashprat, nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat, gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs, \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb jan\u00eb paraqitur dokumentet m\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme para shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb faktonin dhunimin e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama p\u00ebrdori dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, p\u00ebrdori t\u00eb gjitha lidhjet e tij, t\u00eb gjitha lobimet e tij t\u00eb ndryshonte raportin, t\u00eb mos botohej raporti. Raporti u vonua si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb muaj e gjys\u00ebm. Nd\u00ebrhyrje nga m\u00eb t\u00eb fuqishmet.<\/p>\n<p>Mogherin\u00ebra st\u00ebr Mogherinera e t\u00eb tjer\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb. Por raporti u publikua. Raporti doli.<\/p>\n<p>Raporti tregoi se zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Do t&#8217;ju jap vet\u00ebm nj\u00eb fjali.<\/p>\n<p>N\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, deputet\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs ishte n\u00eb Shqip\u00ebri, u redaktua, u redaktua, u redaktua, por ai q\u00eb e redaktoi, e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri njeri me karakter, ai n\u00eb fund b\u00ebn nj\u00eb rekomandim: N\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb ndahet partia nga shteti.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri s&#8217;kishte zgjedhje midis partive, po shteti ishte n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe pastaj partit\u00eb e tjera n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb Shqip\u00ebri u zhvilluan zgjedhje nj\u00eblloj si\u00e7 zhvilloheshin n\u00eb diktatur\u00eb autoritare, se n\u00eb totalitar nuk ka parti, ku shteti p\u00ebrdor gjith\u00e7ka kundra atyre partive q\u00eb dalin n\u00eb fush\u00eb n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Ose, nj\u00eb citim tjet\u00ebr, n\u00eb Parlamentin Europian, n\u00eb tempullin e demokracis\u00eb, nj\u00eb nga deputet\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb atij parlamenti, do t\u00eb deklaronte se n\u00eb Shqip\u00ebri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha n\u00eb Elbasan se Edi Rama kurr\u00eb nuk fitoi zgjedhjet por i rr\u00ebmbeu me dhun\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e shtetit e me t\u00eb gjitha mjetet e ligjshme dhe t\u00eb paligjshme. Berisha tha se, n\u00eb Shqip\u00ebri u zhvilluan zgjedhje, nj\u00eblloj si\u00e7 zhvilloheshin n\u00eb diktatur\u00eb autoritare. Edhe raporti i OSBE\/ODIHR tregoi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-130939","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130939"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130939\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130942,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130939\/revisions\/130942"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}