{"id":131108,"date":"2025-12-15T17:21:28","date_gmt":"2025-12-15T17:21:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131108"},"modified":"2025-12-15T17:21:28","modified_gmt":"2025-12-15T17:21:28","slug":"berisha-edi-rama-qendron-ne-pushtet-sepse-ne-nuk-jemi-ne-rruge-ne-22-dhjetor-ora-1800-fillimi-i-protestes-tone-pa-ndalim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/15\/berisha-edi-rama-qendron-ne-pushtet-sepse-ne-nuk-jemi-ne-rruge-ne-22-dhjetor-ora-1800-fillimi-i-protestes-tone-pa-ndalim\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama q\u00ebndron n\u00eb pushtet sepse ne nuk jemi n\u00eb rrug\u00eb! N\u00eb 22 dhjetor ora 18:00 fillimi i protest\u00ebs ton\u00eb pa ndalim"},"content":{"rendered":"<p><em>Duke folur n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ky moment sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr veprimin opozitar, duke theksuar se iluzioni i bashk\u00ebpunimit minimal me mazhoranc\u00ebn \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrfundimisht nga sjellja e Edi Ram\u00ebs dhe shumic\u00ebs socialiste. \u00a0\u2018Kjo mbledhje sh\u00ebnon kthes\u00ebn historike q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb grupi parlamentar i PD-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me narkoregjimin\u2019, deklaron Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati sqaroi edhe nj\u00ebher\u00eb se firmat q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr Avokatin e Popullit ishin nj\u00eb gabim, por u t\u00ebrhoq\u00ebn, veprim q\u00eb nuk u njoh nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij. \u2018E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb: u t\u00ebrhoq \u00e7do firm\u00eb, dit\u00eb para se kandidatura t\u00eb vinte n\u00eb parlament. Dhe ajo kandidatur\u00eb kurr\u00eb nuk mund t\u00eb vinte n\u00eb parlament. E paraqiti Edi Rama, i cili donte ta merrte me \u00e7do kusht. Edi Rama faktoi dhe provoi se \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb gjith\u00e7ka qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqindje minimale pushteti q\u00eb duhej t\u00eb ndante\u2019. Berisha u shpreh se, Rama \u2018em\u00ebroi nj\u00eb kryetar partie q\u00eb dit\u00ebn paraqitej si opozit\u00ebs dhe nat\u00ebn flirtonte direkt me t\u00eb\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas kreut t\u00eb PD, pas k\u00ebtij akti t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kryesia e partis\u00eb vendosi nd\u00ebrprerjen e \u00e7do lloj bashk\u00ebpunimi me mazhoranc\u00ebn socialiste, si nj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb absolute t\u00eb \u00e7do bashk\u00ebpunimi me qeverin\u00eb. \u2018Me k\u00ebt\u00eb akt, Edi Rama i d\u00ebshmoi opozit\u00ebs dhe \u00e7do shqiptari se kurrfar\u00eb bashk\u00ebpunimi, qoft\u00eb edhe minimal me t\u00eb, nuk sh\u00ebrben dhe nuk vlen\u2019, thekson Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke komentuar vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr Belinda Ballukun, lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha tha se, kjo ishte nj\u00eb pik\u00eb kthese dramatike si nj\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr vjedhje publike nga Edi Rama. \u2018Edi Rama u tha shqiptar\u00ebve: tani do t\u2019ju vjedh publikisht, nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb fshihem m\u00eb\u2019, theksoi Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar, b\u00ebri thirrje p\u00ebr protesta t\u00eb vazhdueshme, duke u shpreh se n\u00eb 22 dhjetor ora 18:00 do t\u00eb nisin protestat pa ndalim t\u00eb opozit\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Asnj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr nuk ka, p\u00ebrve\u00e7 dor\u00ebzimit pa kushte, por ne s\u2019kemi pse dor\u00ebzohemi. Ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb q\u00ebndres\u00ebn dhe protestat tona, t\u00eb marrim fatin ton\u00eb n\u00eb dor\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb marrin fatin e tyre n\u00eb dor\u00eb. \u00a0Thirrja ime p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb secili t\u00eb t\u2019i shtroj\u00eb pyetjen vetes, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Dhe \u00e7donj\u00ebri prej neve mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. \u00a0Edi Rama q\u00ebndron n\u00eb pushtet sepse ne nuk jemi n\u00eb rrug\u00eb\u2019, theksoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha.<\/em><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-24471\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/8f73e0de-420f-4fc8-919f-1d7a3ce8b8d1-1-1024x682.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/8f73e0de-420f-4fc8-919f-1d7a3ce8b8d1-1-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/8f73e0de-420f-4fc8-919f-1d7a3ce8b8d1-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/8f73e0de-420f-4fc8-919f-1d7a3ce8b8d1-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/8f73e0de-420f-4fc8-919f-1d7a3ce8b8d1-1.jpg 1280w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" \/><\/figure>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>Kjo mbledhje grupi \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mbasi kjo mbledhje sh\u00ebnon, do t\u00eb thosha kthes\u00ebn historike q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb grupi parlamentar i PD-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me narkoregjimin.<\/p>\n<p>Zhvillimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit, faktojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebmashtrim t\u00eb mendosh se, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb themi bashk\u00ebpunim minimal mund t\u00eb realizohen q\u00ebllime q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse me nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb fars\u00ebn me t\u00eb sh\u00ebmtuar nga vitet 1990 e gjer sot, opozita nuk njohu zgjedhjet dhe kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mirrte \u00e7do vendim ndaj narkoregjimit, opozita, u angazhua n\u00eb nj\u00eb proces opozitar dhe n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim minimal me mazhoranc\u00ebn e krimit apo pseudomazhoranc\u00ebn n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e Avokatit t\u00eb Popullit q\u00eb ka dy vite q\u00eb mbahej pezull.<\/p>\n<p>Reform\u00ebn zgjedhore<\/p>\n<p>Dhe reform\u00ebn territoriale.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Edi Rama faktoi dhe provoi, zero toleranc\u00ebn e tij ndaj balanc\u00ebs dhe kontrollit t\u00eb pushteteve. Edi Rama faktoi dhe provoi se ai \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb gjith\u00e7ka qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqindje minimale pushteti q\u00eb duhej t\u00eb ndante, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>Jo n\u00eb interes t\u00eb opozit\u00ebs, por n\u00eb interes t\u00eb funksionimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni n\u00eb at\u00eb frym\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb atij institucioni para qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Prej dy vitesh mban peng k\u00ebt\u00eb proces dhe n\u00eb fund n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb vendosur, grabiti dhe em\u00ebroi njeriun e tij.<\/p>\n<p>Em\u00ebroi nj\u00eb kryetar partie q\u00eb dit\u00ebn paraqitej si opozit\u00ebs, dhe nat\u00ebn flirtonte direkt me t\u00eb.<\/p>\n<p>Por e em\u00ebroi duke shkelur \u00e7do procedur\u00eb, kushtetuese dhe ligjore, e em\u00ebroi pasi t\u00eb gjitha firmat e dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb, jo p\u00ebr tu zgjedhur, por p\u00ebr tu listuar n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve q\u00eb do shqyrtoheshin, q\u00eb do shqyrtonte Komisioni i Ligjeve. Firma t\u00eb cilat u hoq\u00ebn nj\u00eb e nga nj\u00eb nga firmatar\u00ebt, po me firm\u00eb q\u00eb kishin firmosur. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta e \u00e7do njeriu t\u00eb propozoj\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb propozimin e tij.<\/p>\n<p>U propozua me shkrim e firm\u00eb, u t\u00ebrhoq me firm\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Edi Rama zgjodhi pik\u00ebrisht at\u00eb, duke shkelmuar praktik\u00ebn e m\u00ebparshme, por t\u00eb themi edhe disa detyrime q\u00eb rrjedhin nga procesi i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, megjith\u00ebse ai si\u00e7 keni konstatuar vet\u00eb, kriteret dhe standardet europiane i p\u00ebrcakton vet\u00eb. Nuk pyet p\u00ebr ato q\u00eb vijn\u00eb nga Brukseli t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb dhe e them p\u00ebrs\u00ebri, ato firma ishin nj\u00eb gabim, ishin nj\u00eb nxitim i cili ndodhi n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb kur me k\u00ebt\u00eb parti u vendos nj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi apo koalicioni gjat\u00eb gar\u00ebs elektorale n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por prap \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndjes\u00eb publike dhe \u00ebsht\u00eb quajtur gabim.<\/p>\n<p>Tani dua tu kthej nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjith\u00eb altoparlant\u00ebve t\u00eb paguar dhe t\u00eb papaguar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb pretendojn\u00eb se fajin e ka opozita.<\/p>\n<p>Q\u00eb pretendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb allogjike, m\u00eb t\u00eb pafytyr\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb turpshme, se fajin e ka opozita e cila para zgjedhjes s\u00eb tij, kishte t\u00ebrhequr \u00e7do firm\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb urrejtje ndaj opozit\u00ebs, sipas shp\u00ebrblimit q\u00eb marrin nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Ka disa prej tyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gabuar, nuk kan\u00eb kuptuar drejt dhe shpjegimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm ndaj tyre.<\/p>\n<p>Por ata t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se me propagand\u00ebn e Edi Ram\u00ebs apo me mashtrimet e Edi Ram\u00ebs apo duke paraqitur si t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb pav\u00ebrtetat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante, nuk mundet kurr\u00eb t\u2019i imponojn\u00eb Partis\u00eb Demokratike asgj\u00eb. Asgj\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, u t\u00ebrhoq \u00e7do firm\u00eb, dit\u00eb para se sa kandidatura t\u00eb vinte n\u00eb parlament. Dhe ajo kandidatur\u00eb kurr\u00eb nuk mund t\u00eb vinte n\u00eb parlament, nuk mund t\u00eb paraqitej n\u00eb parlament. Jo. Dy, e paraqiti Edi Rama, i cili donte ta mirrte me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb damkosin aktin e tij \u00e7akej q\u00eb mbrojn\u00eb interesat e tyre kriminale, kontrata t\u00eb pista, interesa t\u00eb dyshimta, mashtrojn\u00eb qytetar\u00ebt me pretendimin se u zgjodh me votat e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por me k\u00ebt\u00eb akt Edi Rama i d\u00ebshmoi opozit\u00ebs dhe \u00e7do shqiptari se asnj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi ose se, kurrfar\u00eb bashk\u00ebpunimi, qoft\u00eb dhe minimal me t\u00eb, nuk sh\u00ebrben dhe nuk vlen. Nuk vlen.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb kryesia e Partis\u00eb Demokratike vendosi t\u00eb nd\u00ebrpritet \u00e7do lloj bashk\u00ebpunimi me narko parlamentar\u00ebt socialist\u00eb dhe me Edi Ram\u00ebn. Ndaj dhe ne nuk marrim pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb kandidatur\u00eb, em\u00ebr, do t\u00eb ishte qesharake.<\/p>\n<p>Edhe ky Avokati i Popullit q\u00eb nuk mund t\u00eb them se sa p\u00ebrqind do t\u2019i takonte n\u00eb p\u00ebrqindjen e pushtetit, ai takonin dy pika apo jo, e mori dhe at\u00eb dhe ne t\u00eb zhvillojm\u00eb beteja donkishoteske p\u00ebr ndarjen e pushteteve dhe ekuilibrin e tyre, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo \u00ebsht\u00eb varrosur edhe para k\u00ebtij. Nuk ekziston. I ka t\u00eb gjith\u00eb pushtetet n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, edhe nj\u00eb her\u00eb, si\u00e7 e ka t\u00eb qart\u00eb \u00e7do shqiptar, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebs licenc\u00ebn e vjedhjeve publike, q\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb publikisht, ishte goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit jo n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vendim, Edi Rama tregoi se \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u2019u diktoj\u00eb atyre gjykat\u00ebsve pa dinjitet dhe integritet, \u00e7do lloj vendimi q\u00eb d\u00ebshiron.<\/p>\n<p>I detyroi t\u00eb heqin mas\u00ebn e siguris\u00eb dhe t\u2019i japin mund\u00ebsi t\u00eb prish\u00eb \u00e7do prov\u00eb, t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb \u00e7do dokument. T\u00eb marrin pushtetin e sistemit gjyq\u00ebsor tjet\u00ebr, Apelit dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u2019ia rikthejn\u00eb Lubin\u00eb e tij n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs vet\u00ebm se kan\u00eb vjedhur s\u00eb bashku, kan\u00eb ndar\u00eb parat\u00eb e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt, \u00e7do iluzion se mund t\u00eb b\u00ebhet luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb i kapur gjer n\u00eb fyt nga Edi Rama, \u00ebsht\u00eb qesharak.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit nuk mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb. Kontrolli i tij mbi drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb total. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar u p\u00ebrqendrua n\u00eb zgjedhjen e kreut t\u00eb Skapit, sepse duket dhe aty i kishte gjith\u00eb tentakulat, por absolutisht, asgj\u00eb nuk ndryshon dhe nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Edi Rama u tha shqiptar\u00ebve, tani do t\u2019u vjedh publikisht.<\/p>\n<p>Tani nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb fshihem m\u00eb. Un\u00eb jam qeveri dhe b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb dua me fondet tuaja, me pasurit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb vija k\u00ebtu, t\u00eb dashur deputet\u00eb, lexova vendimin ku 20 prona q\u00eb shkonin qindra e qindra hektar\u00eb, u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb klaneve t\u00eb drog\u00ebs si paketa malesh n\u00eb lart\u00ebsi nga 10 metra nga niveli i detit, shumica 30, 40 metra dhe m\u00eb i larti 100 metra.<\/p>\n<p>Alpet e Maminasit, vargmalet e Rubjek\u00ebs, e Shetelit, po kjo sepse ka humbur \u00e7do form\u00eb vet\u00ebkontrolli apo vet\u00ebdije se ligjet duhet zbatuar.<\/p>\n<p>Pra tani narkotrafikant\u00ebt i than\u00eb atij jo jo, atje n\u00eb male nuk shkojm\u00eb se s\u2019kemi rrug\u00eb, s\u2019kemi k\u00ebto, i duam k\u00ebtu, rreth bregdetit dhe i mor\u00ebn t\u00eb gjitha. Me prestanome.<\/p>\n<p>Banka offshore e Bitcoinit q\u00eb ka p\u00ebr protagonist\u00eb kryesor\u00eb shqiptar\u00eb, Amant Josifin dhe Olsi Ram\u00ebn, u licencua pas nj\u00eb rezistence disa vje\u00e7are t\u00eb guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs, i cili ka kund\u00ebrshtuar dh\u00ebnien e k\u00ebsaj licence.<\/p>\n<p>Nuk po ndalem m\u00eb tej, por k\u00ebto zhvillime jan\u00eb nj\u00eb kushtrim.<\/p>\n<p>Jan\u00eb nj\u00eb kushtrim p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen politike t\u00eb \u00e7do politikani, t\u00eb \u00e7do demokrati, t\u00eb \u00e7do qytetari, se \u00e7do or\u00eb dhe dit\u00eb q\u00eb kalon konsolidon pushtetin e krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, dhe se krimet e tij shnd\u00ebrrohen n\u00eb represion ndaj qytetar\u00ebve dhe pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Krimet shnd\u00ebrrohen n\u00eb vot\u00eb, vota shnd\u00ebrrohet n\u00eb krim. 20 resorte prej t\u00eb cilave dhe 135 hektar\u00eb nj\u00ebra, n\u00eb vargmalet e Shetelit, Rubjek\u00ebs dhe t\u00eb Maminasit, jan\u00eb miliarda euro t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb Frank \u00c7opjave, Dritan Rexhep\u00ebve, e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu, lahen, por natyrisht ushtrojn\u00eb terror mbi shqiptar\u00ebt, ju grabisin votat dhe i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, mbetet rrug\u00eb e vetme protesta.<\/p>\n<p>Mbetet rrug\u00eb e vetme q\u00eb \u00e7do deputet, \u00e7do politikan t\u2019i shtroj\u00eb vetes pyetjen, \u00e7far\u00eb kontributi do jap\u00eb ai n\u00eb organizimin, n\u00eb konsolidimin e nj\u00eb l\u00ebvizje permanente protestuese.<\/p>\n<p>Absolutisht asnj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr nuk ka, p\u00ebrve\u00e7 dor\u00ebzimit ton\u00eb de facto pa kushte, por ne s\u2019kemi pse dor\u00ebzohemi. Jo.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb q\u00ebndres\u00ebn dhe protestat tona, t\u00eb marrim fatin ton\u00eb n\u00eb dor\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb marrin fatin e tyre n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Thirrja ime p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb secili t\u00eb t\u2019i shtroj\u00eb pyetjen vetes, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Dhe \u00e7donj\u00ebri prej neve mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Edi Rama q\u00ebndron n\u00eb pushtet sepse ne nuk jemi n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ne nuk jemi n\u00eb protesta p\u00ebr t\u2019i treguar vendin q\u00eb u tregohet diktaturave autoritare.<\/p>\n<p>Ne kemi tani \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb misionin ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb n\u00eb takimet tuaja me qytetar\u00ebt, t\u2019u b\u00ebhet thirrje guximtar\u00ebve, t\u2019u b\u00ebhet thirrje q\u00ebndrestar\u00ebve, t\u2019u b\u00ebhet thirrje qytetar\u00ebve, t\u00eb mos pranojm\u00eb verdiktin q\u00eb na ka diktuar Edi Rama.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb mos pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fat q\u00eb ai na ka diktuar. Nuk e meritojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb ngrihemi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr dita e h\u00ebn\u00eb 22 dhjetor, ora 18:00, \u00ebsht\u00eb fillimi i protest\u00ebs son\u00eb. Por duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: protesta, protesta, protesta gjer n\u00eb largimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe pa protesta t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb fuqishme, si\u00e7 kan\u00eb faktuar narkodiktaturat apo diktaturat, ato nuk largohen.<\/p>\n<p>Ne jemi shum\u00eb dhe do jemi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa vendimi i secilit prej nesh, \u00e7far\u00eb do b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke folur n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ky moment sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr veprimin opozitar, duke theksuar se iluzioni i bashk\u00ebpunimit minimal me mazhoranc\u00ebn \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrfundimisht nga sjellja e Edi Ram\u00ebs dhe shumic\u00ebs socialiste. \u00a0\u2018Kjo mbledhje sh\u00ebnon kthes\u00ebn historike q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb grupi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131109,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-131108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131110,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131108\/revisions\/131110"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}