{"id":131258,"date":"2025-12-17T10:22:28","date_gmt":"2025-12-17T10:22:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131258"},"modified":"2025-12-17T21:48:05","modified_gmt":"2025-12-17T21:48:05","slug":"gjykata-kushtetuese-me-vendimin-per-ballukun-u-be-fole-e-krimit-dhe-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/17\/gjykata-kushtetuese-me-vendimin-per-ballukun-u-be-fole-e-krimit-dhe-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese me vendimin p\u00ebr Ballukun u b\u00eb fole e krimit dhe korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama i korruptuar iu drejtua Gjykat\u00ebs Kushtetuese si peng i z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij dhe megjith\u00ebse akuza ndaj t\u00eb dyve \u00ebsht\u00eb e gjitha e zbuluar n\u00eb \u201csyt\u00eb e bot\u00ebs\u201d gjykata mbylli syt\u00eb dhe dha drejt\u00ebsi n\u00eb hapin e dyt\u00eb t\u00eb t\u00eb procesit n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rruga e padrejt\u00ebsive dhe korrupsionit u b\u00eb m\u00eb e shtremb\u00ebr se nga \u00e7far\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb i hapi udh\u00eb ankimit t\u00eb kryeministrit p\u00ebr afer\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt Balluku.<\/p>\n<p>Viza nuk u hoq drejt sipas arsyes, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi atij i q\u00eb i takonte por u hoq shtremb\u00ebr p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr korrupsionit q\u00eb valon.<\/p>\n<p>P\u00ebrshtypja q\u00eb t\u00eb krijohet me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr vazhdimin e shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb kryeministrit \u00ebsht\u00eb se ka rr\u00ebnuar edhe vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel korruptimi. Nuk duhet t\u00eb kemi referenca tabush t\u00eb pa prekshme, kur themi fjal\u00ebn korruptim edhe p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila p\u00ebr ne duhej t\u00eb ishte maja e piramid\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Edhe ngr\u00ebnia e presionit nga nj\u00eb faktor jasht\u00ebgjyq\u00ebsor, aq m\u00eb shum\u00eb, kur n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb regjimi yn\u00eb edhe kjo quhet automatikisht korruptim.<\/p>\n<p>Dhe ka v\u00ebrtet\u00eb gjykim profesionist, formal, zyrtar, por ka edhe nj\u00eb gjykim publik. Gjithmon\u00eb gjykimi publik\u00eb t\u00eb shikon nga tej dhe me shqet\u00ebsimin e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb thell\u00eb, godet drejt dhe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb objektit p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh drejt\u00ebsi b\u00ebhesh fole e krimit. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Gjykata Kushtetuese u b\u00eb fole e krimit.<\/p>\n<p>Po jetojm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ku korrupsioni, mes halleve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb halli mbi t\u00eb gjitha hallet. \u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ku ai po sinkronizohet p\u00ebrdit\u00eb para syve dhe mendjes ton\u00eb. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb faktori m\u00eb kryesor q\u00eb e shton edhe m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin dhe pesimizmin e njer\u00ebzve dhe i detyron ata q\u00eb ti mbajn\u00eb syt\u00eb nga dera e rrug\u00ebs s\u00eb kurbetit.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm prej korrupsionit, por edhe prej derivatit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb q\u00eb po i b\u00ebn drejt\u00ebsia e reform\u00ebs Rama-Soros. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstatim edhe m\u00eb i dhimbsh\u00ebm nga \u00e7far\u00eb po prezanton shqet\u00ebsimi yn\u00eb. Nuk po jepet drejt\u00ebsi dhe n\u00eb t\u00eb gjitha ato procese penale ose gjyq\u00ebsore ku pushteti shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb pal\u00eb automatikisht q\u00eb gjyqet i fiton qeveria dhe qeveritar\u00ebt. Shikoni statistikat, se \u00e7far\u00eb tmerri \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr interesin publik, dhe q\u00eb na i thon\u00eb shifrat institucionale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi. Fjala drejt\u00ebsi sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim i fjal\u00ebs padrejt\u00ebsi dhe arbitraritet, nga t\u00eb gjith\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe arbritrat nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb monitorojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente.<\/p>\n<p>Mendoj se Gjykat\u00ebsit e Kushtetueses, mes shum\u00eb prej gjykimeve t\u00eb saj t\u00eb gabuara, me k\u00ebt\u00eb vendim kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabimin e karrier\u00ebs institucionale.<\/p>\n<p>Ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb valle p\u00ebr regjimin.<\/p>\n<p>Kurdoher\u00eb mund thuhet p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb gabuar se nuk t\u00eb shqet\u00ebsoi nd\u00ebrgjegjja. Kjo shkon jo thjesht tek nj\u00eb njeri, por edhe tek nj\u00eb institucion i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb me dy ose m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. Sidomos tek gjykat\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt shprehin nj\u00eb profesion, ku vendimet e tyre t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb japin, ndezin sentimente t\u00eb caktuara q\u00eb lidhen me interesa t\u00eb pa fundme.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb gjendet nj\u00eb histori tjet\u00ebr kaq specifike n\u00eb proceset e gjykimit, ku Gjykata Kushtetuese n\u00eb vend kishte promovuar dhe ngritur n\u00eb zenit rrug\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb goditjes s\u00eb korrupsionit shtet\u00ebror n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve me vendimin q\u00eb mori b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb bubullima n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr, atje ku nuk ka asnj\u00eb re. Jo, nuk k\u00ebrkohet kjo dhe q\u00eb nuk k\u00ebrkohet kjo \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb. Ret\u00eb kan\u00eb mbushur qiellin dhe kan\u00eb krijuar fenomene shp\u00ebrthyese n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Skandalet korruptive t\u00eb Ballukut, kur i akuzuari kryesor i k\u00ebsaj afere mbetet Rama jo Balluku e cila \u00ebsht\u00eb maninkini, kan\u00eb kronika t\u00eb gjata e t\u00eb pastra me gjurm\u00eb t\u00eb sinkronizuara , ku jan\u00eb paracaktuar klient\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qindra milion\u00ebt e taksapagueseve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo k\u00ebtu jemi p\u00ebrpara nj\u00eb paradoksi t\u00eb madh: Gjykata Kushtetuese q\u00eb gjykon ligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimit t\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb proces hetimi t\u00eb dyshuar\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe zv kryeministre, i hap rrug\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb kompromentuar, nj\u00eb zigzageje dhe shtyrje t\u00eb procesit, duke r\u00ebn\u00eb n\u00ebn trysnin e presionit t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Vendimi q\u00eb dha Gjykata Kushtetuese p\u00ebr pranimin e gjykimit n\u00eb seanc\u00eb plenare te gjyqtar\u00ebve t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb kryeministrit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kle\u00e7k\u00eb gjyq\u00ebsore nj\u00eb abuzim me ligjin, q\u00eb demonstron edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfundimin, se forca reale e presionit t\u00eb kryeministrit mund t\u00eb kthej mbrapsht \u00e7do vendim q\u00eb mund t\u00eb merret aktualisht nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb drejtin t\u00eb tij personalisht, apo t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt, q\u00eb i prishin balancat e korrupsionit n\u00eb vazhdim, p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet publikisht.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb u provua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pa justifikueshme se pretendimet e opinionit publik\u00eb, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe opozit\u00ebs p\u00ebr kapjen kapilare t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga dora e vet\u00eb kryetarit t\u00eb regjimit, nuk pask\u00ebshin qen\u00eb legjenda urbane, si\u00e7 i paraqit Drejtoria e Propagand\u00ebs s\u00eb regjimit, por fije t\u00eb pa dukshme institucionale, q\u00eb i japin gjak merimang\u00ebs s\u00eb krimit shtet\u00ebror\u00eb, me an\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, ai ka mb\u00ebrthyer gjith\u00e7ka brenda n\u00eb pushtetit e tij.<\/p>\n<p>Ky vendim q\u00eb dha Kushtetuesja \u00ebsht\u00eb vendim p\u00ebr Ram\u00ebn dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik dhe ushtrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb njolla m\u00eb e zez\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb disa gjykat\u00ebs t\u00eb ndersh\u00ebm atje, q\u00eb kan\u00eb per\u00ebndi peshoren e drejt\u00ebsis\u00eb viz\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb gjykimit dhe jo akrobacit\u00eb me pushtetin. U dha sigurisht, n\u00ebn nj\u00eb maraton\u00eb t\u00eb fort\u00eb presioni t\u00eb udh\u00ebhequr nga vet\u00eb dora dhe goja e \u00e7jerr\u00eb kryeministrore e Edi Ram\u00ebs. Nuk e di \u00e7far\u00eb p\u00ebrleshje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda mureve ku u mor ky vendim, sepse nuk ka asgj\u00eb publike mbi analet e k\u00ebtij vendimi, por q\u00eb p\u00ebrleshje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Dhe ka fituar zot\u00ebria e tij, fajtori.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb \u00e7liruar nga ankthi momental q\u00eb duhej t\u00eb akuzohet m\u00eb tej dhe i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb favor n\u00ebp\u00ebrmjet koh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb krijuar allishverishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb radh\u00ebs s\u00eb bashku me viktim\u00ebn e tij, e cila tashti e ka kthyer n\u00eb peng dhe i dikton kushtet shefit t\u00eb saj. I \u00ebsht\u00eb hapur rruga p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb hetimin normal t\u00eb veprimtaris\u00eb korruptive dhe me gjasa, p\u00ebr t\u00eb manipuluar provat duke shtyr\u00eb m\u00eb tej procesin e hetimit, se mbase gjendet nj\u00eb kapak i madh dhe i varros krimet e shumta t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb kjo ishte prova m\u00eb e mire p\u00ebr t\u00eb treguar edhe nj\u00ebher\u00eb, se edhe me Gjykat\u00ebn supreme, drejt\u00ebsia Soros-Rama po b\u00ebn balet n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb reforma. Kjo strukture \u00ebsht\u00eb struktura e zgjedhur. K\u00ebta njer\u00ebzit e p\u00ebrzgjedhur me dor\u00eb mes kalvareve t\u00eb vetingut t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Njer\u00ebz, q\u00eb shtr\u00ebngojn\u00eb fort portofolin dhe benefitet e m\u00ebdha t\u00eb postit.<\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb se njer\u00ebzit e thjesht\u00eb , t\u00eb cil\u00ebve kjo qeveri ju ka vjedhur dhe shp\u00ebrdoruar parat\u00eb, e din\u00eb prokuror\u00ebt, hetuesit, gjykat\u00ebsit dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e drejt\u00ebsis\u00eb se \u00e7far\u00eb fenomeni t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebson kryeministri i vendit ton\u00eb, sepse fillimisht skandalet dhe provat i shkojn\u00eb m\u00eb pare atyre p\u00ebr hetim dhe gjykim dhe profesioni iu jep mund\u00ebsin\u00eb e perceptimit t\u00eb rrezikut q\u00eb mbart ekzistenca e k\u00ebtij kryeministri n\u00eb drejtimin e vendit.<\/p>\n<p>Kishin shansin q\u00eb ta refuzonin dhe ti tregonin vendin kryeministrit hajdut dhe manipulator, i cili me ul\u00ebrimat e tij i trembi dhe i mbajti n\u00ebn thundrat e pushtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Edi Rama i korruptuar iu drejtua Gjykat\u00ebs Kushtetuese si peng i z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij dhe megjith\u00ebse akuza ndaj t\u00eb dyve \u00ebsht\u00eb e gjitha e zbuluar n\u00eb \u201csyt\u00eb e bot\u00ebs\u201d gjykata mbylli syt\u00eb dhe dha drejt\u00ebsi n\u00eb hapin e dyt\u00eb t\u00eb t\u00eb procesit n\u00eb favor t\u00eb tij. Rruga e padrejt\u00ebsive dhe korrupsionit u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129950,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-131258","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131258"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131258\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131259,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131258\/revisions\/131259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129950"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}