{"id":131423,"date":"2025-12-18T17:38:14","date_gmt":"2025-12-18T17:38:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131423"},"modified":"2025-12-18T21:04:13","modified_gmt":"2025-12-18T21:04:13","slug":"me-sektin-rama-inovacioni-ndershkohet-ndersa-biznesi-spekulativ-shperblehet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/18\/me-sektin-rama-inovacioni-ndershkohet-ndersa-biznesi-spekulativ-shperblehet\/","title":{"rendered":"Me sektin Rama inovacioni nd\u00ebrshkohet, nd\u00ebrsa biznesi spekulativ shp\u00ebrblehet!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektligji &#8220;P\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 25\/2022 \u201cP\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe zhvillimin e startup-eve&#8221;, t\u00eb ndryshuar, \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb synimet e tij, p\u00ebr arsyet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><strong>I. Politik\u00eb publike pa strategji dhe koherenc\u00eb p\u00ebr start-up-et dhe inovacionin<\/strong><\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, sekti Rama n\u00eb pushtet ka p\u00ebrdorur me k\u00ebmb\u00ebngulje terminologji si start-up, inovacion, ekonomi digjitale dhe sip\u00ebrmarrje kreative. Megjithat\u00eb, pas fasad\u00ebs gjuh\u00ebsore fshihet nj\u00eb realitet zhg\u00ebnjyes: munges\u00eb e plot\u00eb e ndikimit real n\u00eb struktur\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Start-up-et n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb kthyer as n\u00eb burim rritjeje ekonomike, as n\u00eb kanal pun\u00ebsimi cil\u00ebsor, as n\u00eb eksportues t\u00eb teknologjis\u00eb apo sh\u00ebrbimeve me vler\u00eb t\u00eb shtuar. Ato mbeten t\u00eb pakta, t\u00eb izoluara dhe kryesisht t\u00eb mb\u00ebshtetura nga iniciativa private apo donator\u00eb t\u00eb huaj, dhe jo nga shteti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb d\u00ebshtimit dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sektit \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr inovacionin. Dokumentet zyrtare jan\u00eb thejesht deklarative, pa objektiva t\u00eb matsh\u00ebm, pa buxhete t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe pa mekanizma vler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Programet qeveritare p\u00ebr start-up-et jan\u00eb t\u00eb fragmentuara dhe sporadike, ndryshojn\u00eb \u00e7do vit, sipas axhend\u00ebs politike dhe nuk lidhen organikisht me politikat arsimore, fiskale apo industriale. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb ekosistemi funksional, sekti Rama ka prodhuar vet\u00ebm evente butaforike, thirrje formale dhe ceremoni promovimi, por jo politika koherente. Praktikisht, e ka l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb hart\u00ebs evropiane t\u00eb inovacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb BE, inovacioni nuk trajtohet si slogan, por si boshti i zhvillimit ekonomik afatgjat\u00eb. Strategji si \u201cEU Innovation Agenda\u201d, \u201cHorizon Europe\u201d dhe \u201cDigital Europe\u201d jan\u00eb t\u00eb lidhura n\u00eb BE drejtp\u00ebrdrejt me buxhete shum\u00ebvje\u00e7are, objektiva t\u00eb matsh\u00ebm dhe institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rajonin ton\u00eb, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, megjith\u00ebse n\u00eb nivele m\u00eb modeste, vendet e tjera kan\u00eb nd\u00ebrtuar strategji koherente komb\u00ebtare. Serbia ka Strategjin\u00eb e Zhvillimit t\u00eb Ekonomis\u00eb Digjitale dhe Inovacionit, Maqedonia e Veriut ka korniz\u00eb t\u00eb integruar p\u00ebr start-up-et dhe ICT, nd\u00ebrsa Mali i Zi ka orientim t\u00eb qart\u00eb drejt sh\u00ebrbimeve digjitale dhe turizmit smart.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb strategji komb\u00ebtare funksionale p\u00ebr inovacionin dhe mungon lidhja mes programeve deklarative dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p><strong>II. Financim simbolik dhe i keqdrejtuar<\/strong><\/p>\n<p>Fondet publike p\u00ebr start-up-et dhe inovacionin jan\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb raport me nevojat reale, t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe t\u00eb shp\u00ebrndara shpesh mbi kritere jo-transparente. N\u00eb shum\u00eb raste, mb\u00ebshtetja financiare ka favorizuar subjekte t\u00eb lidhura politikisht me qeverin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebrrmuese struktura sip\u00ebrmarrjesh t\u00eb vogla t\u00eb krijuara enkas nga patronazhist\u00ebt. Fondet e taksapaguesve shqiptar\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr projekte pa potencial tregu, duke mos pasur monitorim pas financimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Bashkimin Evropian, fondet p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor arrijn\u00eb mesatarisht n\u00eb 2\u20133% t\u00eb PBB-s\u00eb, me shumic\u00ebn e Vendeve An\u00ebtare q\u00eb financojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt start-up-et dhe sip\u00ebrmarrjet fintech, nd\u00ebrsa ekzistojn\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb aktive fonde publike\u2013private p\u00ebr faz\u00ebn e shkall\u00ebzimit (scale-up). N\u00eb Ballkan, Serbia dhe Kroacia kan\u00eb fonde komb\u00ebtare p\u00ebr inovacionin,nd\u00ebrsa Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut p\u00ebrdorin fonde IPA dhe nga BERZH p\u00ebr start-up-et e tyre, me skema bashk\u00ebfinancimi dhe me grante konkurruese.<\/p>\n<p>Tek ne, financimi publik p\u00ebr inovacionin \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 0.1% t\u00eb PBB-s\u00eb. Fondet jan\u00eb t\u00eb vogla, t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe t\u00eb politizuara, nd\u00ebrsa mungojn\u00eb totalisht instrumentet financiare p\u00ebr faz\u00ebn e rritjes (scale-up).<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: pak start-up-e tek ne mbijetojn\u00eb pas faz\u00ebs fillestare, pothuajse asnj\u00eb nuk rritet, shkall\u00ebzohet dhe t\u00eb kthehet n\u00eb kompani komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Bashkimi Evropian ofron leht\u00ebsira fiskale p\u00ebr start-up-et inovative, mb\u00ebshtet skemat \u201cstock options\u201d p\u00ebr punonj\u00ebsit dhe garanton procedura t\u00eb shpejta falimentimi dhe rikthimi n\u00eb treg, kurse vendet t\u00eb tjera n\u00eb Ballkan, si Serbia dhe Kroacia kan\u00eb paketa fiskale t\u00eb dedikuara p\u00ebr start-up-et dhe fintech-et e tyre, Shqip\u00ebria ofron nj\u00eb sistem fiskal t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm, burokraci t\u00eb lart\u00eb dhe pasiguri ligjore dhe rregullatore.<\/p>\n<p>Start-up-et trajtohen nj\u00ebsoj si bizneset tradicionale, pa leht\u00ebsira reale tatimore, skema p\u00ebr aksionet e punonj\u00ebsve (stock options) dhe pa mbrojtje p\u00ebr d\u00ebshtimin sip\u00ebrmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, inovacioni nd\u00ebshkohet, nd\u00ebrsa biznesi spekulativ dhe informal shp\u00ebrblehet!<\/p>\n<p><strong>III. Arsimi dhe k\u00ebrkimi shkencor: hallka e munguar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ekonomit\u00eb moderne, start-up-et dhe inovacioni nuk lindin rast\u00ebsisht, as nga fushata propagandistike, por nga nj\u00eb zinxhir funksional q\u00eb nis me arsimin dhe k\u00ebrkimin shkencor. Universitetet, laborator\u00ebt k\u00ebrkimor\u00eb dhe qendrat e transferimit t\u00eb teknologjis\u00eb jan\u00eb burimi kryesor i ideve, talenteve dhe produkteve me vler\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ky zinxhir \u00ebsht\u00eb i k\u00ebputur q\u00eb n\u00eb hallk\u00ebn e par\u00eb. Arsimi i lart\u00eb dhe k\u00ebrkimi shkencor nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar si motor zhvillimi ekonomik, por si sektor\u00eb formal\u00eb, t\u00eb izoluar nga tregu dhe inovacioni.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka d\u00ebshtuar t\u00eb krijoj\u00eb lidhje funksionale midis universiteteve, qendrave t\u00eb k\u00ebrkimit dhe sektorit privat inovativ. Shqip\u00ebria ende nuk ka parqe teknologjike funksionale, qeveria nuk akordon ka fonde serioze p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor dhe nuk nxit komercializimin e ideve akademike. Si pasoj\u00eb, talenti i ri ose emigron, ose kanalizohet n\u00eb sektor\u00eb me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shtuar, ose mbetet i pap\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian po kalon drejt ekonomis\u00eb s\u00eb dijes, industris\u00eb 4.0 dhe teknologjive t\u00eb gjelbra dhe digjitale. Ballkani po p\u00ebrpiqet t\u00eb diversifikoj\u00eb ekonomit\u00eb drejt teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, sh\u00ebrbimeve t\u00eb eksportueshme dhe prodhimit inteligjent.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vendi yn\u00eb mbetet i mb\u00ebshtetur tek nd\u00ebrtimi, turizmi sezonal, konsumi dhe remitancat.<\/p>\n<p>Eksodi masiv i t\u00eb rinjve t\u00eb kualifikuar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e fort\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb politikave t\u00eb inovacionit. Nj\u00eb ekonomi q\u00eb nuk arrin t\u00eb mbaj\u00eb programues, inxhinier\u00eb, dizajner\u00eb dhe k\u00ebrkues shkencor\u00eb nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb ekosistem start-up-esh dhe nuk mund t\u00eb konkurroj\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e dijes.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb talentet shqiptare nga jasht\u00eb vendit, Shqip\u00ebria eksporton falas kapitalin e saj njer\u00ebzor!<\/p>\n<p>Sekti Rama e ka z\u00ebvend\u00ebsuar inovacionin me propagand\u00eb. Qeveria ka zgjedhur komunikimin mbi inovacionin, dhe jo nd\u00ebrtimin e tij, duke gjeneruar inkubator\u00eb \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d dhe nisma digjitale pa p\u00ebrdorues real\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka krijuar nj\u00eb iluzion modernizimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb struktura ekonomike e vendit mbetet e mb\u00ebshtetur n\u00eb nd\u00ebrtim, konsum, turiz\u00ebm sezonal dhe remitanca.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i sektit Rama n\u00eb nxitjen e start-up-eve dhe inovacionit nuk \u00ebsht\u00eb teknik, por politik dhe institucional. Pa ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb qeverisje, arsim, drejt\u00ebsi ekonomike dhe klim\u00eb biznesi,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb mbetet nj\u00eb ekonomi periferike, pa kapacitet p\u00ebr t\u00eb prodhuar vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe mir\u00ebqenie afatgjat\u00eb. Inovacioni nuk krijohet me slogane, por me institucione funksionale, liri ekonomike dhe besim tek e ardhmja. K\u00ebto dimensione ky sekt q\u00eb kemi sot n\u00eb qeverisje nuk mund t\u2019i siguroj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Projektligji &#8220;P\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 25\/2022 \u201cP\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe zhvillimin e startup-eve&#8221;, t\u00eb ndryshuar, \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb synimet e tij, p\u00ebr arsyet e m\u00ebposhtme: I. Politik\u00eb publike pa strategji dhe koherenc\u00eb p\u00ebr start-up-et dhe inovacionin Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, sekti Rama n\u00eb pushtet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-131423","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131423"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131423\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131424,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131423\/revisions\/131424"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}