{"id":131533,"date":"2025-12-19T17:19:36","date_gmt":"2025-12-19T17:19:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131533"},"modified":"2025-12-19T17:19:36","modified_gmt":"2025-12-19T17:19:36","slug":"bardhi-po-i-japin-kohe-ballukut-te-prishe-provat-te-intimidoje-deshmitaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/19\/bardhi-po-i-japin-kohe-ballukut-te-prishe-provat-te-intimidoje-deshmitaret\/","title":{"rendered":"Bardhi: Po i japin koh\u00eb Ballukut t\u00eb prish\u00eb provat, t\u00eb intimidoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb\u00a0PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhoranc\u00ebn socialiste se po zbaton nj\u00eb skenar t\u00eb urdh\u00ebruar nga kryeministri Edi Rama p\u00ebr t\u00eb zvarritur dhe penguar drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj ish-ministres Belinda Balluku. Pas mbledhjes s\u00eb tensionuar t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Bardhi deklaroi se shtyrja e mbledhjes pa afat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Ballukut t\u00eb prish\u00eb provat dhe t\u00eb intimidoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Bardhit, strategjia nisi me fshehjen e nj\u00eb pjese t\u00eb dosjes hetimore. &#8220;Kryetarja e Kuvendit e kishte ky\u00e7ur n\u00eb nj\u00eb kasafort\u00eb USB-n\u00eb e famshme me materiale. Ky\u00e7ja ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb alibin\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shtyrjen e mbledhjes, me pretendimin se nuk ishte e p\u00ebrgatitur&#8221;, theksoi ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) konfirmoi n\u00eb mbledhje t\u00eb drejt\u00ebn e deputet\u00ebve p\u00ebr akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dosje dhe theksoi se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb urgjente, pasi \u00e7do vones\u00eb rrezikon hetimin. Prokuror\u00ebt, sipas Bardhit, kan\u00eb argumentuar se Balluku tashm\u00eb po intimidon vart\u00ebsit e saj q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij zhvillimi, Bardhi njoftoi se pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshill do t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb drejt\u00ebn e tyre ligjore p\u00ebr t\u00eb thirrur mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ose t\u00eb mart\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs nj\u00eb afat t\u00eb arsyesh\u00ebm 72-or\u00ebsh p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgatitur, nj\u00eb standard i ndjekur n\u00eb raste t\u00eb m\u00ebparshme si ai i Arben Ahmetajt.<\/p>\n<p><strong>Gazment Bardhi:<\/strong>\u00a0Gjat\u00eb gjith\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme, ku n\u00ebse do ishte respektuar q\u00ebndrimi jon\u00eb, ju do ishit n\u00eb dijeni nj\u00eb lloj me ne, se kur \u00ebsht\u00eb caktuar mbledhja tjet\u00ebr. S\u00eb pari kemi k\u00ebrkuar sipas rregullores s\u00eb Kuvendit, Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb mbledhja e sotme t\u00eb ishte transparente p\u00ebr qytetar\u00ebt, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit dhe e hapur p\u00ebr opinionin publik. Sigurisht, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm opsionin q\u00eb sa her\u00eb prokuroria t\u00eb \u00e7monte q\u00eb do t\u00eb informonte an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb rregullores p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e \u00e7mojn\u00eb si sekret hetimor, ne t\u00eb nd\u00ebrprisnim mbledhjen dhe t\u00eb largonim median nga mbledhja. Ky ka qen\u00eb diskutimi i par\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, e para p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do keqkuptim mbi q\u00ebndrimet e secilit an\u00ebtar n\u00eb mbledhje dhe s\u00eb dyti, si pasoj\u00eb e llogaridh\u00ebnies q\u00eb deputet\u00ebt do duhet t&#8217;i japin qytetar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre. Kjo k\u00ebrkes\u00eb pa votim nga K\u00ebshilli nuk u mor n\u00eb konsiderat\u00eb dhe un\u00eb dua t&#8217;ju informoj q\u00eb ne sot nuk kemi diskutuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn sekret hetimor. Jemi marr\u00eb vet\u00ebm me procedur\u00eb. Procedura e par\u00eb ishte ajo q\u00eb ka 48 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju jeni n\u00eb dijeni, n\u00ebse deputet\u00ebt kishin apo jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kishin t\u00eb plot\u00eb dosjen e sjell\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Dhe ajo q\u00eb deputet\u00ebt, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Rregullores kishin th\u00ebn\u00eb prej t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, u konfirmua edhe nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Po, sipas ligjit, secili deputet, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve, do t\u00eb duhet ta ket\u00eb t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb USB-n\u00eb e famshme q\u00eb kryetari i Kuvendit e kishte ky\u00e7ur n\u00eb nj\u00eb kasafort\u00eb q\u00eb nuk e dim\u00eb ku ndodhet gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre or\u00ebve, dhe sot u zbulua edhe skenari pse e kishte ky\u00e7ur USB-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ky\u00e7ja e USB-s\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb alibin\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shtyrjen e mbledhjes me pretendimin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur se nuk ka lexuar t\u00eb plot\u00eb materialin. Dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur, sigurisht edhe t\u00eb deputet\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u njohur me materialet e plota, pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Komisionin e Mandateve k\u00ebrkuan q\u00eb mbledhja t\u00eb nd\u00ebrpritej, deputet\u00ebt t\u00eb pajiseshin me materialin e plot\u00eb dhe t\u00eb rimbildheshim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar prokurorin\u00eb dhe t\u00eb pandehur\u00ebn Balluku t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, u zbulua skenari q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr k\u00ebdo merret me politik\u00eb, q\u00eb Edi Rama nuk e ka vendosur akoma se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Belinda Ballukun dhe po i jep koh\u00eb vetes. Po i jep koh\u00eb vetes t\u00eb njihet me materialin e prov\u00eb, me provat e plota, deri ku shkon p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij dhe sa t\u00eb dh\u00ebna ka p\u00ebr t\u00eb n\u00eb at\u00eb dosje dhe s\u00eb dyti, se deri n\u00eb \u00e7&#8217;nivel mund t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi apo rreziku q\u00eb ja sjell l\u00ebshimi i Belinda Ballukut. Dhe u b\u00ebn\u00eb aq qesharak\u00eb sa k\u00ebrkuan q\u00eb mbledhja e radh\u00ebs t\u00eb jet\u00eb pas nj\u00eb muaji. Pra rreth dat\u00ebs 20 janar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr, prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm, tre prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb dua t&#8217;i falenderoj p\u00ebr profesionalizmin e treguar gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme, por dhe p\u00ebr durimin q\u00eb pat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na d\u00ebgjuar n\u00eb diskutimet tona t\u00eb procedur\u00ebs se si kryetari i Kuvendit do duhet t\u00eb respektonte ligjin. B\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb \u00e7do vones\u00eb, pra kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ngutshme u shpreh prokuroria dhe se \u00e7do vones\u00eb mund t\u00eb na rrezikoj\u00eb provat apo intimidimin e d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb paarsyeshme, edhe pse k\u00ebrkuan 20 minuta pushim p\u00ebr t&#8217;u konsultuar p\u00ebr dat\u00ebn e mbledhjes s\u00eb ardhshme, kryetari i Kuvendit u rikthye n\u00eb mbledhje dhe tha e mbyll mbledhjen, p\u00ebr dat\u00ebn do t&#8217;ju njoftoj n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr. Me sa kuptova, n\u00eb 20 minuta pushim Edi Rama nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe t&#8217;i jap\u00eb koh\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku q\u00eb t\u00eb prish\u00eb prova, t\u00eb njihet me d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarata, sepse tashm\u00eb do t\u00eb marri t\u00eb plot\u00eb edhe USB-n\u00eb, t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb intimiduar d\u00ebshmitar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr opozit\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve. Dua t&#8217;ju informoj q\u00eb sipas rregullores ka dy forma se si mblidhet K\u00ebshilli i Rregullores dhe Mandateve.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra form\u00eb klasike, kur ke nj\u00eb kryetar Kuvendi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb q\u00eb e th\u00ebrret kryetari i Kuvendit. Forma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb e th\u00ebrras, e th\u00ebrret 1\/2 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit dhe dua t&#8217;ju informoj q\u00eb pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshill do t\u00eb th\u00ebrrasin mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Rregullores dhe Mandateve t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, maksimumi t\u00eb mart\u00ebn e fillim jav\u00ebs q\u00eb vjen. P\u00ebr t\u00eb mos krijuar asnj\u00eb vones\u00eb, sigurisht p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb pandehur\u00ebs q\u00eb t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb veten, sepse e ka t\u00eb drejt\u00eb ligjore, por nuk \u00ebsht\u00eb detyrimi i Kuvendit, n\u00ebse nuk do t\u00eb mbrohet, ne nuk e detyrojm\u00eb dot. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e saj q\u00eb t\u00eb vij\u00eb ta ushtroj\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, ju jeni gazetar\u00eb q\u00eb keni ndjekur zhvillimet e Kuvendit prej vitesh tashm\u00eb. Nuk ka ndodhur kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb mblidhet K\u00ebshilli i Mandateve dhe t\u00eb mbyllim mbledhjen p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb pa caktuar nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe gjithmon\u00eb koha ka qen\u00eb minimumi 48 or\u00eb, maksimumi 72 or\u00eb. Ne vler\u00ebsuam, duke qen\u00eb se s&#8217;na ishin v\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve materialet e plota, q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb prej 72 or\u00ebsh ishte e mjaftueshme q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb mblidhej, e pandehura Balluku t\u00eb kishte koh\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur, prokuror\u00ebt t\u00eb kishin koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantuar k\u00ebrkes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: E mor\u00ebt ju at\u00eb USB-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gazment Bardhi:<\/strong>\u00a0K\u00ebshilli ka marr\u00eb vendimin q\u00eb do i shp\u00ebrndahet cilitdo deputet q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t&#8217;i marri provat. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 10 an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit. Pra sepse jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Pra an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit kan\u00eb k\u00ebrkuar, pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, se ndodhi edhe nj\u00eb absurd tjet\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sekret ta themi, s&#8217;kishte asgj\u00eb sekrete n\u00eb seanc\u00eb. Tre or\u00ebt e para t\u00eb mbledhjes, koleg\u00ebt e mazhoranc\u00ebs ishin me q\u00ebndrimin q\u00eb ne nuk do t&#8217;i merrnim provat se nuk kemi \u00e7far\u00eb i duam provat, se nuk duam t&#8217;i shqyrtojm\u00eb provat. Kur prokuroria konfirmoi q\u00eb p\u00ebr ne nuk ka asnj\u00eb problem, sepse \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ligjore dhe detyrimi jon\u00eb ligjor q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb njihen me provat, e di \u00e7far\u00eb b\u00ebn? Than\u00eb jan\u00eb shum\u00eb faqe, na duhet nj\u00eb muaj koh\u00eb t&#8217;i shqyrtojm\u00eb. Pra, nga nuk i duam t&#8217;i shqyrtojm\u00eb, tek na duhet nj\u00eb muaj t&#8217;i shqyrtojm\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb tallje me k\u00ebt\u00eb proces. Kan\u00eb vendosur t\u00eb mbrojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehur, kan\u00eb vendosur t&#8217;i japin koh\u00eb asaj dhe Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prishur provat, p\u00ebr t\u00eb intimiduar d\u00ebshmitar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb prishur procesin hetimor q\u00eb ka nisur n\u00eb ngarkim t\u00eb saj, po q\u00eb do duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me urdh\u00ebruesin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb aferave korruptive p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet Belinda Balluku, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Ju that\u00eb q\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores, ju lejon q\u00eb ju pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkoni mbledhjen e K\u00ebshillit. Po nga ana tjet\u00ebr that\u00eb q\u00eb zonja Balluku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbrohet. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj ligjor\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar tre jav\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gazmen Bardhi:\u00a0<\/strong>Po ai mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe tre muaj q\u00eb i djegja afatin e rregullores. Ne, detyrimi i K\u00ebshillit t\u00eb Rregullores \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. Procesi i rregullt ligjor n\u00ebnkupton q\u00eb t&#8217;i lejosh personit t\u00eb akuzuar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgatitur. Dhe tradita parlamentare, ve\u00e7an\u00ebrisht e pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, ku kemi trajtuar disa raste, q\u00eb nga krijimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e arsyeshme 48 or\u00eb deri n\u00eb maksimumin 72 or\u00eb. Kaq koh\u00eb i kemi l\u00ebn\u00eb Arben Ahmetaj, deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb akuzuar, s&#8217;kujtoj, disa deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, pra kjo ka qen\u00eb koha e arsyeshme q\u00eb K\u00ebshilli ka gjykuar p\u00ebr t&#8217;u ushtruar e drejta e mbrojtjes. Nuk ka patur asnj\u00eb pretendim nga askush. Dhe po ju them at\u00eb q\u00eb thash\u00eb n\u00eb mbledhje. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb Belinda Balluku m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jan\u00eb ulur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn karrige p\u00ebrpara saj\u2026<\/p>\n<p>\u2026Arben Ahmetaj ka patur 15.000 faqe e nderuar. E kam un\u00eb USB-n\u00eb akoma n\u00eb zyr\u00ebn time. Kush donte ta merrte e mori pa asnj\u00eb penges\u00eb. K\u00ebsaj here e b\u00ebm\u00eb se kur nuk e kuptonim ligjin, dhe pse ligji ishte i qart\u00eb. Dhe i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 48 or\u00eb koh\u00eb. Sepse, e p\u00ebrs\u00ebris, prokuroria k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ngutshme. Prokuroria n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ka argumentuar q\u00eb Belinda Balluku po intimidon var\u00ebsit e saj q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi. Personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb intimiduar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ka shkuar n\u00eb prokurori dhe ka treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn sipas akteve t\u00eb prokuroris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb intimiduar nga e pandehura. Tani ajo do marri d\u00ebshmit\u00eb e \u00e7do personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur nga SPAK-u dhe ne do t&#8217;i japim nj\u00eb muaj derisa t&#8217;i intimidoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb t\u00eb prish\u00ebsh hetimet. Dhe e p\u00ebrs\u00ebris, nuk ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se \u00e7do deputet tjet\u00ebr Belinda Balluku. Po, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rrezik m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn se mund t&#8217;i ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb k\u00ebto krime, por nuk ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se asnj\u00eb deputet tjet\u00ebr. Kan\u00eb marr\u00eb 48 or\u00eb deri n\u00eb 72 or\u00eb n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit q\u00eb nga krijimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Dhe ne do t\u00eb ruajm\u00eb nj\u00eb standard. Pastaj e pandehura mund t\u00eb thot\u00eb un\u00eb dua edhe t\u00eb ha bakllavan\u00eb, edhe t\u00eb ha gjelin e detit, edhe t\u00eb kem koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb intimiduar d\u00ebshmitar\u00ebt, edhe t\u00eb kem koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb grisur dokumentat. Por ne prandaj jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces normal brenda t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj kushtetuese\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb\u00a0PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhoranc\u00ebn socialiste se po zbaton nj\u00eb skenar t\u00eb urdh\u00ebruar nga kryeministri Edi Rama p\u00ebr t\u00eb zvarritur dhe penguar drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj ish-ministres Belinda Balluku. Pas mbledhjes s\u00eb tensionuar t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Bardhi deklaroi se shtyrja e mbledhjes pa afat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131527,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-131533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131534,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131533\/revisions\/131534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}