{"id":131599,"date":"2025-12-20T11:23:20","date_gmt":"2025-12-20T11:23:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131599"},"modified":"2025-12-20T11:23:20","modified_gmt":"2025-12-20T11:23:20","slug":"cfare-zbuloi-kastriot-myftaraj-per-belinda-ballukun-para-se-te-vritej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/20\/cfare-zbuloi-kastriot-myftaraj-per-belinda-ballukun-para-se-te-vritej\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb zbuloi Kastriot Myftaraj p\u00ebr Belinda Ballukun para se t\u00eb vritej"},"content":{"rendered":"<p>,Kastriot MYFTARAJ<\/p>\n<p>\u201cMinistrja Belinda Balluku ka shkelur ligjin p\u00ebr dekriminalizimin, duke dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb falsifikuara p\u00ebr k\u00ebrkesat q\u00eb ka ky ligj n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit. Kur jepen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb falsifikuara, t\u00eb rreme, personi d\u00ebnohet sipas nenit 190 t\u00eb Kodit Penal nga gjasht\u00eb muaj n\u00eb kat\u00ebr vjet. Dhe pastaj, kur vepra b\u00ebhet nga personi q\u00eb duhet t\u00eb hartoj\u00eb formularin, d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i lart\u00eb. Gjithsesi, ministrja n\u00eb CV-n\u00eb e saj zyrtare ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka kryer studime. Formulari k\u00ebrkon nga subjekti, nga personi q\u00eb do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr deputet, q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjes n\u00ebse ka q\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ku ka qen\u00eb vendi sakt\u00eb, arsyeja dhe adresa.<\/p>\n<p>Zonja Balluku thot\u00eb se ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb jasht\u00eb territorit shqiptar, jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, n\u00eb Korrik-Gusht 2011, n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebr pushime. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb CV-n\u00eb e saj zyrtare si ministre thot\u00eb q\u00eb ka kryer studime n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ka qen\u00eb dy her\u00eb n\u00eb Harvard dhe n\u00eb Majami, dhe q\u00eb ka studiuar n\u00eb Greqi. Ka kryer pra universitetin, shkollimin e lart\u00eb n\u00eb Greqi, p\u00ebr administrim biznes, dhe \u00ebsht\u00eb minimumi tre vjet, megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb kat\u00ebr vjet, por mjafton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj. Zonja Balluku pra ka b\u00ebr\u00eb falsifikim dhe duhet t\u00eb procedohet penalisht dhe t\u00eb d\u00ebnohet.<\/p>\n<p><strong>Shkollimi i Ballukut<\/strong><\/p>\n<p>Tani pyetja shtrohet se p\u00ebrse nuk i ka deklaruar k\u00ebto gj\u00ebra. Ato t\u00eb Amerik\u00ebs mund t\u2019i deklaronte leht\u00eb, por duhet t\u00eb deklaronte edhe k\u00ebto t\u00eb Greqis\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb Greqis\u00eb nuk i dilte mir\u00eb llogaria t\u2019i deklaronte. Megjith\u00ebse, edhe p\u00ebr ato t\u00eb Amerik\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb dyshime. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb problemi, a ka qen\u00eb zonja Balluku n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb apo n\u00eb Greqi? Problemi \u00ebsht\u00eb se formulari nuk t\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb tregosh diplom\u00ebn. Formulari k\u00ebrkon t\u00eb tregosh koh\u00ebn e q\u00ebndrimit jasht\u00eb shtetit, dhe zonja Balluku ka fshehur pik\u00ebrisht koh\u00ebn e q\u00ebndrimit jasht\u00eb shtetit, periudh\u00ebn dhe koh\u00ebzgjatjen.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, ka nj\u00eb arsye pse e ka b\u00ebr\u00eb. Zonja Balluku nj\u00eb far\u00eb t\u00eb drejte ka kur thot\u00eb q\u00eb ka jetuar, dometh\u00ebn\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka qen\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra, por problemi \u00ebsht\u00eb s\u2019di ta thot\u00eb as vet\u00eb se ku ka qen\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, halli ishte se mund t\u00eb thoshte lirsh\u00ebm: \u201cKam qen\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr-pes\u00eb vjet.\u201d N\u00eb fakt, n\u00eb Greqi ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ajo ka qen\u00eb emigrante n\u00eb Greqi p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb viteve \u201990 dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000. Kishte hallin si t\u00eb thoshte ku ka qen\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por nuk ka qen\u00eb tamam vet\u00ebm n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Zonja Balluku ka qen\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto anijet, kro\u00e7era (cruiser), ka punuar n\u00ebp\u00ebr to. Si i ka marr\u00eb ato diplomat, pastaj duhet verifikuar. Po kush i hyn atij verifikimi? Diploma sot nxirren kollaj si letra. Ajo ka punuar n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto anijet dhe ka sh\u00ebtitur n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe ka hyr\u00eb n\u00eb territorin grek anija, kur ka vajtur n\u00eb ndonj\u00eb port. Ka punuar n\u00eb anije t\u00eb ndryshme. Jan\u00eb k\u00ebto vajzat q\u00eb punojn\u00eb si eskorta, k\u00ebshtu rrin\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto kro\u00e7erat, dhe k\u00ebta klient\u00ebt e vetmuar, t\u00eb pasur i marrin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre si shoq\u00ebruese gjat\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p><strong>Misteret<\/strong><\/p>\n<p>Ndodhin edhe ato gj\u00ebrat e tjera pastaj: shoq\u00ebrimi n\u00eb drek\u00eb bashk\u00eb, dark\u00eb, b\u00ebjn\u00eb plazh bashk\u00eb. Anijet kro\u00e7era jan\u00eb si qytete, i kan\u00eb brenda t\u00eb gjitha: me restorante, klube nate, vende p\u00ebr relaks etj. Tani do t\u00eb thoni, pse po i thua k\u00ebto gj\u00ebra? Po, sepse ka nj\u00eb rregull n\u00eb media, n\u00eb gazetarin\u00eb hulumtuese apo investiguese si\u00e7 themi ne. Ky rregull \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur nj\u00eb person i veshur me pushtet, nj\u00eb pushtetar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si zonja Balluku, fsheh ato fakte, ato t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb e ka detyrim ligjor t\u2019i b\u00ebj\u00eb publike, at\u00ebher\u00eb gazetar\u00ebve hulumtues u lind e drejta q\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut t\u2019i gjejn\u00eb ato. Dhe ata do t\u2019i gjejn\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00ebse ti fsheh, un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb them ato q\u00eb do m\u00ebsoj. Ti thuaj t\u00eb dh\u00ebnat, dhe pastaj ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00eb thuash ti si pushtetar q\u00eb po shpif.<\/p>\n<p><strong>Pse Balluku nuk tregon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse zonja Balluku do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cKam qen\u00eb jasht\u00eb shtetit n\u00eb Greqi, k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb,\u201d p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb dhe k\u00ebto pushime mund t\u00eb quhen nga m\u00ebnyra si ka kaluar e si \u00ebsht\u00eb paguar, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb shikojn\u00eb e m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb thoshin: \u201cTi po shpif,\u201d sepse ajo i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e saj. Kur ministrja thot\u00eb n\u00eb CV-n\u00eb e vet\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Greqi, jam shkolluar p\u00ebr administrim biznes\u2014minimumi tre vjet duhen p\u00ebr studime, se at\u00ebher\u00eb s\u2019kishte dhe studime online.<\/p>\n<p>S\u2019ka dh\u00ebn\u00eb as datat e sakta kur i ka b\u00ebr\u00eb studimet, q\u00eb t\u00eb thot\u00eb: \u201cE kam filluar k\u00ebt\u00eb vit, e kam mbaruar k\u00ebt\u00eb vit,\u201d kur ka qen\u00eb n\u00eb Majami apo kur ka qen\u00eb n\u00eb Harvard. K\u00ebto kro\u00e7erat shkojn\u00eb nga Greqia n\u00eb Mesdhe, dalin n\u00eb Atlantik, shkojn\u00eb n\u00eb Majami, shkojn\u00eb n\u00eb portet e tjera amerikane. P\u00ebr shembull, kur shkonte anija n\u00eb Pire, zonja Balluku d\u00ebgjonte q\u00eb aty, n\u00eb Athin\u00eb, ka nj\u00eb universitet dhe ky universitet ka nj\u00eb fakultet t\u00eb Administrim Biznesit, dhe ajo e pandehte veten t\u00eb diplomuar atje.<\/p>\n<p>Pastaj shkonte kro\u00e7era n\u00eb Atlantik, shkonte n\u00eb Majami, aty ajo m\u00ebsonte q\u00eb ka nj\u00eb shkoll\u00eb dhe e shpallte veten t\u00eb diplomuar atje. Edhe m\u00eb n\u00eb veri, pastaj n\u00eb Boston, n\u00eb New York, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Harvardit. P\u00ebrtej humorit: Tani, \u00e7far\u00eb t\u2019i themi k\u00ebsaj q\u00eb b\u00ebn kjo ministrja, q\u00eb n\u00eb CV-n\u00eb e saj jep t\u00eb dh\u00ebna shkollimi, p\u00ebr t\u00eb cilat ai q\u00eb e ka kryer shkollimin duhet t\u00eb ket\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj n\u00eb vendin p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb Greqi e n\u00eb Amerik\u00eb? N\u00eb formular thot\u00eb: \u201cKam qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb jasht\u00eb shtetit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, Korrik-Gusht 2011, n\u00eb Britani\u201d. Pra, Balluku e fsheh t\u00eb kaluar\u00ebn e saj dhe mir\u00eb b\u00ebn q\u00eb e fsheh, sepse po t\u00eb deklaronte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u2014dometh\u00ebn\u00eb, q\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebrit edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Thelbi \u00ebsht\u00eb ky: Nuk \u00ebsht\u00eb problemi me zonj\u00ebn Balluku q\u00eb ka qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk thot\u00eb dot: \u201cKam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend,\u201d sepse ka qen\u00eb n\u00eb uj\u00ebra nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dometh\u00ebn\u00eb, ajo thot\u00eb: \u201cKam qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po s\u2019kam qen\u00eb n\u00eb Greqi. Kam qen\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Mesdheut, n\u00eb uj\u00ebrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Atlantikut\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb, ajo ka dal\u00eb nga Shqip\u00ebria, por nuk ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar, ose ka qen\u00eb n\u00eb Greqi, n\u00eb Amerik\u00eb, por ka qen\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj, p\u00ebr aq sa anija ndalonte andej. Pra, nj\u00eb njeri me k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna \u00ebsht\u00eb ministre sot, edhe b\u00ebn tenderat e infrastruktur\u00ebs. Ka n\u00eb dor\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb parave publike. \u00c7far\u00eb t\u00eb them un\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>,Kastriot MYFTARAJ \u201cMinistrja Belinda Balluku ka shkelur ligjin p\u00ebr dekriminalizimin, duke dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb falsifikuara p\u00ebr k\u00ebrkesat q\u00eb ka ky ligj n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit. Kur jepen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb falsifikuara, t\u00eb rreme, personi d\u00ebnohet sipas nenit 190 t\u00eb Kodit Penal nga gjasht\u00eb muaj n\u00eb kat\u00ebr vjet. Dhe pastaj, kur vepra b\u00ebhet nga personi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":131601,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-131599","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131599"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131599\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131602,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131599\/revisions\/131602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}