{"id":131752,"date":"2025-12-22T14:15:12","date_gmt":"2025-12-22T14:15:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131752"},"modified":"2025-12-22T22:28:40","modified_gmt":"2025-12-22T22:28:40","slug":"rama-po-fundoset-brenda-makuterise-dhe-sektit-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/22\/rama-po-fundoset-brenda-makuterise-dhe-sektit-te-tij\/","title":{"rendered":"Rama po fundoset br\u00ebnda makut\u00ebris\u00eb dhe sektit t\u00eb tij!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sot problemi kryesor p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb korrupsioni i thell\u00eb dhe galopant, q\u00eb Rama e ngriti n\u00eb sistem. Esht\u00eb nj\u00eb korrupsion endemik, q\u00eb ka shkat\u00ebrruar institucionet dhe Shtetin.<\/p>\n<p>Problemi i tij sot \u00ebsht\u00eb <strong>makuteria e brendshme, nga <\/strong>sekti q\u00eb drejton dhe e ka nd\u00ebrtuar vet\u00eb: nj\u00eb rreth i mbyllur pushteti, nj\u00eb sekt politik dhe ekonomik q\u00eb ushqehet nga privilegjet, arroganca dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria.<\/p>\n<p>Drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sekti, sot ose jan\u00eb prapa hekurave, ose n\u00eb arrati, ose po i shohin hekurat e burgut shum\u00eb pran\u00eb vetes.<\/p>\n<p><strong><em>I. Nga parti politike n\u00eb sekt pushteti<\/em><\/strong><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>Partia Socialiste nuk ekziston m\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngrehin\u00eb q\u00eb i jan\u00eb hequr t\u00eb gjitha tullat dhe ka ngelur nj\u00eb skelet i err\u00ebt. Ka ngelur Rilindja, e cila nuk funksionon si parti politike me debat, ide dhe korrigjim t\u00eb gabimeve. PS \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb sekt besnik\u00ebrie personale ndaj Ram\u00ebs, ku kriteri kryesor nuk \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia apo p\u00ebrgjegj\u00ebsia publike, por bindja absolute ndaj liderit dhe aksesit n\u00eb burime. Ky model prodhon vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: izolim nga realiteti dhe p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb gabimeve.<\/p>\n<p>Flasim p\u00ebr PS p\u00ebrpara Ram\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit. Se p\u00ebrpara viteve 90-t\u00eb, nga 1944- 1990, nena e Partis\u00eb Socialiste, Partia e Punes, me diktator\u00ebt Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, i ka borxhe t\u00eb pafundme Shqip\u00ebris\u00eb dhe popullit shqiptar, me krimet e kryera ndaj Shqip\u00ebris\u00eb (por kjo nuk \u00ebsht\u00eb tem\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim).<\/p>\n<p>Me sektin Rama q\u00eb e ka mb\u00ebrthyer p\u00ebr gryke, Partia Socialiste ka kaluar n\u00eb k\u00ebto 13 vite nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb, i cili nuk lidhet m\u00eb me ideologjin\u00eb, programin apo debatet e brendshme politike, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si e ushtron dhe e riprodhon pushtetin. Nga nj\u00eb parti politike klasike, me struktura, mendim kritik dhe identitet ideor, PS \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar gradualisht n\u00eb nj\u00eb <strong>sekt pushteti<\/strong>, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi besnik\u00ebri personale, kontroll vertikal dhe p\u00ebrfitim nga burimet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Ka kaluar nga pluraliz\u00ebm i brendsh\u00ebm partiak, n\u00eb bindje absolute. <\/strong>N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, PS ka qen\u00eb nj\u00eb parti me rryma, me debate dhe me figura q\u00eb artikulonin mendime t\u00eb ndryshme. Sot, \u00e7do form\u00eb mendimi kritik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar ose neutralizuar. Vendimmarrja nuk kalon m\u00eb p\u00ebrmes forumeve partiake, por p\u00ebrqendrohet n\u00eb nj\u00eb rreth shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb drejtues. Kush nuk p\u00ebrshtatet me vij\u00ebn zyrtare, etiketohet si problematik, tradhtar ose i panevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb klasike e shnd\u00ebrrimit nga parti n\u00eb sekt. N\u00eb sekt, <strong>besnik\u00ebria vlen m\u00eb shum\u00eb se ideja<\/strong>. <strong>Pushteti shihet v et\u00ebm si identitet politik.<\/strong><\/p>\n<p>PS nuk e p\u00ebrkufizon m\u00eb veten p\u00ebrmes s\u00eb majt\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb sociale apo shtetit social. Identiteti i saj kryesor sot \u00ebsht\u00eb pushteti vet\u00eb. Q\u00ebndrimi n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb q\u00ebllim absolut, nd\u00ebrsa \u00e7do mjet p\u00ebr ta ruajtur at\u00eb justifikohet politikisht, moralisht dhe propagandistikisht.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb parti jeton vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin, ajo humb lidhjen me shoq\u00ebrin\u00eb dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb mekaniz\u00ebm administrimi interesash ekonomike.<\/p>\n<p><strong><em>II. Rama po fundoset nga sekti q\u00eb krijoi vet\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pushteti i gjat\u00eb 13 vje\u00e7ar ka krijuar nj\u00eb simbioz\u00eb t\u00eb fort\u00eb mes partis\u00eb, shtetit dhe nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb interesash ekonomike, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga oligark\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Koncesionet, PPP-t\u00eb, tender\u00ebt dhe em\u00ebrimet nuk funksionojn\u00eb m\u00eb si politika publike, por si instrumente p\u00ebr t\u00eb ushqyer besnik\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb bashkuar \u201csektin\u201d e pushtetit. Ky rreth nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00eb reale, transparenc\u00eb apo meritokraci. Ai funksionon mbi p\u00ebrjashtimin dhe privilegjin.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb debatit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe ideve t\u00eb reja, sekti Rama ka z\u00ebvend\u00ebsuar politik\u00ebn me propagand\u00ebn. Komunikimi publik \u00ebsht\u00eb i centralizuar, i kontrolluar dhe shpesh cinik. Kritika nuk trajtohet si sinjal korrigjimi, por si sulm armiq\u00ebsor ndaj sektit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb model, qytetari nuk shihet si votues i lir\u00eb, por si objekt manipulimi, p\u00ebrmes komunikimit.<\/p>\n<p>Sektet e pushtetit kan\u00eb histori t\u00eb ngjashme. Ato gjithmon\u00eb konsumohen nga brenda. Mungesa e kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm, e frik\u00ebs nga humbja e pushtetit dhe e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, prodhon arroganc\u00eb, abuzim dhe shk\u00ebputje nga realiteti. Institucionet dob\u00ebsohen, ligji relativizohet dhe shteti kthehet n\u00eb veg\u00ebl t\u00eb interesave t\u00eb sektit dhe, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Shnd\u00ebrrimi i PS n\u00eb sekt pushteti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem i k\u00ebsaj force politike. \u00cbsht\u00eb problem i demokracis\u00eb shqiptare dhe i vet\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Vendi po boshatiset friksh\u00ebm. Sekti n\u00eb pushtet ka mbytur konkurrenc\u00ebn politike dhe ekonomike, ka demoralizuar shoq\u00ebrin\u00eb dhe e ka b\u00ebr\u00eb rotacionin politik gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Historia politike tregon se partit\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb sekte pushteti nuk reformohen dot. Ato nuk ndryshojn\u00eb nga brenda, por konsumohen gradualisht nga lakmia, frika dhe izolimi. Kjo gj\u00eb po i ndodh Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij sot. N\u00eb politik\u00eb, pushteti pa ide dhe pa korrigjim nuk forcon partin\u00eb, por e shkat\u00ebrron at\u00eb nga brenda.<\/p>\n<p><strong><em>III. Makuteria si m\u00ebnyr\u00eb qeverisjeje<\/em><\/strong><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>Pushteti i gjat\u00eb ka krijuar nj\u00eb kultur\u00eb grabitjeje t\u00eb sofistikuar: koncesione, PPP, klienteliz\u00ebm, shp\u00ebrndarje privilegjesh p\u00ebr nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb lidhur drejtp\u00ebrdrejt me Ram\u00ebn dhe sektin e tij.<\/p>\n<p>Ky sistem nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillim ekonomik real apo mir\u00ebqenie qytetare; ai jeton nga rishp\u00ebrndarja e paras\u00eb publike brenda rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Por makuteria ka nj\u00eb ligj t\u00eb hekurt: <strong>ha veten nga brenda<\/strong>. Sa m\u00eb shum\u00eb pushtet dhe para p\u00ebrqendrohen n\u00eb pak duar, aq m\u00eb shum\u00eb shtohet konflikti, frika dhe lufta e brendshme p\u00ebr mbijetes\u00eb politike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Edi Rama sot duket gjithnj\u00eb e m\u00eb i shk\u00ebputur nga realiteti social. Flet me ironi, me sarkaz\u00ebm, me ciniz\u00ebm, sepse nuk ka m\u00eb p\u00ebrgjigje politike. Kur pushteti nuk ka m\u00eb ide, p\u00ebrdor talljen; kur nuk ka m\u00eb argumente, p\u00ebrdor propagand\u00ebn; kur nuk ka m\u00eb besim, p\u00ebrdor frik\u00ebn.<\/p>\n<p>Por propaganda nuk mbulon dot rritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs, lodhjen qytetare, ikjen masive t\u00eb t\u00eb rinjve dhe ndjesin\u00eb e thell\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Sektet bien s\u00eb pari nga brenda<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohen k\u00ebto lloj sekte nga pushteti, duhet q\u00eb Opozita t\u00eb vazhdoj\u00eb fort denoncimin , paraqitjen e alternativ\u00ebs s\u00eb saj dhe t\u2019i prij\u00eb, nga organizimi e deri n\u00eb fund protest\u00ebs, revolt\u00ebs popullore.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, Kryetari Berisha, grupi parlamentar dhe forumet e PD-s\u00eb po p\u00ebrpiqen maksimalisht ta realizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mision historik p\u00ebr vendin: rr\u00ebzimi i kast\u00ebs, sektit n\u00eb fuqi. Ky aksion duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb pa nd\u00ebrprerje, pa pushim, deri n\u00eb largimin e sektit grabit\u00ebs Rama nga pushteti. Sado i kalbur q\u00eb \u00ebsht\u00eb, ky sekt nuk rr\u00ebzohet vet\u00eb. Kjo k\u00ebrkon protesta t\u00eb fuqishme dhe revolt\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb drejtuar nga opozita.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb faza ku ndodhet sot pushteti i Ram\u00ebs: i fort\u00eb n\u00eb dukje, por i brisht\u00eb nga brenda; arrogant n\u00eb retorik\u00eb, por i pasigurt n\u00eb substanc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fundi i Ram\u00ebs po vjen me konsumim. <\/strong>Makuteria nuk prodhon stabilitet afatgjat\u00eb. Ajo prodhon vet\u00ebm konsumim moral, politik dhe institucional. Dhe kur ky konsumim arrin kulmin, pushteti nuk bie me spektak\u00ebl, por me rr\u00ebshqitje t\u00eb ngadalt\u00eb, me humbje legjitimiteti dhe me largim t\u00eb heshtur t\u00eb mb\u00ebshtetjes shoq\u00ebrore. Edi Ram\u00ebn sot nuk po e z\u00eb brenda <strong>makuteria q\u00eb krijoi vet\u00eb<\/strong> dhe <strong>sekti i pushtetit<\/strong> q\u00eb ushqeu p\u00ebr 13 vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Protesta e sotme komb\u00ebtare e thirrur nga Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb sinjali m\u00eb i qart\u00eb i fundit t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs. Sot nuk do t\u00eb jet\u00eb thjesht protest\u00eb. Sot do t\u00eb jet\u00eb revolt\u00eb popullore. Ky pushtet sekti sot praktikisht ka r\u00ebn\u00eb, i fundosur dhe i konsumuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebto 13 vite nga makut\u00ebria, korrupsioni, abuzimet, vjedhjet dhe shp\u00ebrdorimet pa fre me taksat dhe pasurin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sot problemi kryesor p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb korrupsioni i thell\u00eb dhe galopant, q\u00eb Rama e ngriti n\u00eb sistem. Esht\u00eb nj\u00eb korrupsion endemik, q\u00eb ka shkat\u00ebrruar institucionet dhe Shtetin. Problemi i tij sot \u00ebsht\u00eb makuteria e brendshme, nga sekti q\u00eb drejton dhe e ka nd\u00ebrtuar vet\u00eb: nj\u00eb rreth i mbyllur pushteti, nj\u00eb sekt politik &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-131752","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131752"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131753,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131752\/revisions\/131753"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}