{"id":131770,"date":"2025-12-22T18:05:40","date_gmt":"2025-12-22T18:05:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131770"},"modified":"2025-12-22T18:26:03","modified_gmt":"2025-12-22T18:26:03","slug":"kellici-rama-jep-doreheqjen-ky-shesh-nuk-po-kerkon-por-po-vendos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/22\/kellici-rama-jep-doreheqjen-ky-shesh-nuk-po-kerkon-por-po-vendos\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Zija ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb pallatin e korrupsionit, fundi i Ram\u00ebs ka nisur!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti Belind K\u00eblli\u00e7i \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb po mban fjalimin n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs para kryeministris\u00eb. K\u00eblli\u00e7i tha se Rama duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen si emergjenc\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku do ta b\u00ebjm\u00eb dhe aktin e fundit pa na u dridhur qerpiku. Ne do ta largojm\u00eb edhe Edi Ram\u00ebn. K\u00ebmbanat q\u00eb po bien, po u kujtojn\u00eb se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ky shesh sot nuk po k\u00ebrkon, por po vendos.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pyetje, ku \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike dhe opozita, ndizni dritat e telefonave! Ta shohin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ku \u00ebsht\u00eb populli opozitar! Ku \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ne sot nuk jemi mbledhur p\u00ebr nj\u00eb ritual politik, as p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb radh\u00ebs. Sot jemi k\u00ebtu si misionar\u00eb. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb histori dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ky pushtet ka mbaruar! Edi Rama duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen tani, jo nes\u00ebr, jo pas zgjedhjeve, jo kur t&#8217;i leverdis\u00eb atij. Tani! K\u00ebtu, krah nesh, n\u00eb hijen e pushtetit q\u00eb mish\u00ebron kjo godin\u00eb, ka disa koh\u00eb q\u00eb luhet nj\u00eb dram\u00eb e madhe. Frik\u00eb, dhun\u00eb, shantazh, thika pas shpine dhe tradhti mes ortak\u00ebsh. Zija ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre \u00ebsht\u00eb prishur p\u00ebrfundimisht. Ata hyjn\u00eb e dalin nga kjo godin\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb qeverisur, por p\u00ebr dy arsye: p\u00ebr t\u00eb zhdukur provat e krimeve dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur prova kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, nd\u00ebrsa Gysi i ka filmuar t\u00eb gjith\u00eb. Kamera t\u00eb fshehta, telefonata t\u00eb regjistruara, USB t\u00eb ruajtura, p\u00ebrgjime n\u00eb kasaforta, t\u00eb gjitha mes band\u00ebs kriminale q\u00eb ende guxon dhe e quan veten qeveri. Nd\u00ebrsa kreu i organizat\u00ebs, Edi Rama, nuk di m\u00eb as k\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb dhe as k\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Miliarda euro t\u00eb grabitura n\u00eb \u00e7do tender, n\u00eb \u00e7do kantier dhe n\u00eb \u00e7do pasuri publike e private, sot nuk i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb derman. Sepse t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ju e dini tashm\u00eb se mekanizmi p\u00ebrbind\u00ebsh ka r\u00ebn\u00eb. Me parat\u00eb dhe pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve, kjo band\u00eb siguroi p\u00ebr 13 vite me radh\u00eb: vota, aleanca, mb\u00ebshtetje, lobim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, media t\u00eb kontrolluara, krim dhe luks t\u00eb shfrenuar personal. E gjith\u00eb kjo makineri u mbajt gjall\u00eb mbi frik\u00ebn, presionin, dhun\u00ebn ndaj qytetar\u00ebve, mbi shpopullimin masiv dhe p\u00ebrpjekjen e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb likuiduar opozit\u00ebn. Miliarda euro t\u00eb zhdukura nga xhepat tan\u00eb, bashk\u00eb me sh\u00ebndetin, edukimin, sigurin\u00eb rrugore, at\u00eb ushqimore dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs. Kjo band\u00eb detyroi t\u00eb ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt plot 1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ama sot, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, historia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur. Ata q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb, ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb arratisen, ata q\u00eb fshihen, ata q\u00eb nuk dalin m\u00eb para njer\u00ebzve, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta q\u00eb qeverisnin kriminalisht p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. Ndaj sot, dua t&#8217;u drejtohem t\u00eb gjith\u00eb juve dhe mbi t\u00eb gjitha, kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. I drejtohemi t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb nuk u p\u00ebrkul\u00ebn, qytetar\u00ebve q\u00eb nuk e shit\u00ebn dinjitetin, gazetar\u00ebve dhe njer\u00ebzve publik\u00eb q\u00eb nuk u blen\u00eb. Ju q\u00eb denoncuat, ju q\u00eb q\u00ebndruat, q\u00eb fol\u00ebt at\u00ebher\u00eb kur ishte shum\u00eb e rrezikshme q\u00eb t\u00eb flisje. Ja ku jemi dhe sa shum\u00eb q\u00eb jemi.<\/p>\n<p>Sot jemi k\u00ebtu edhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim final politik, m\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb vyer q\u00eb nj\u00eb popull mund t&#8217;i jap\u00eb mandatar\u00ebve t\u00eb vet. Mandati nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur. Kush merr mandat \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbytor i qytetar\u00ebve, e jo pronar i shtetit. N\u00ebse vjedh, largohesh. N\u00ebse shkel besimin, mandati mbaron. N\u00ebse e trajton shtetin si pla\u00e7k\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh para ligjit. Dhe miq, o sot o kurr\u00eb! Sepse ajo q\u00eb do t\u00eb vendosim sot do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb precedent p\u00ebr t\u00eb ardhmen, nj\u00eb precedent q\u00eb nuk do ta arrij\u00eb m\u00eb askush ta p\u00ebrmbys\u00eb. Askush nuk ka imunitet nga zem\u00ebrimi qytetar. Askush nuk mund t\u00eb ushqej\u00eb iluzionin se kur qeveris kund\u00ebr popullit, t\u00eb pret qet\u00ebsia. Edi Rama duhet ta jap\u00eb dor\u00ebheqjen tani, edhe si nj\u00eb akt i nj\u00eb emergjence komb\u00ebtare. Sepse Edi Rama ka koh\u00eb, dashur miq, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb kapobanda i nj\u00eb sistemi abuzues, grabit\u00ebs, shkat\u00ebrrues dhe shpopullues.<\/p>\n<p>Por, kur reziston, kur nuk i n\u00ebnshtrohesh as edhe nj\u00eb pazari, ja ku vjen dhe p\u00ebrmbysja finale, ajo m\u00eb e paimagjinueshmja. Ata q\u00eb na mbanin ne n\u00ebn frik\u00eb, sot jetojn\u00eb me frik\u00eb. Ata q\u00eb na shantazhonin, sot shantazhohen mes tyre. Ata q\u00eb predikonin stabilitet, sot nuk kontrollojn\u00eb m\u00eb as hijen e vet. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por edhe buz\u00eb nj\u00eb shprese t\u00eb re, sepse zgjidhjet, kapacitetet dhe njer\u00ebzit jan\u00eb k\u00ebtu. Ky vend nuk ka marr\u00eb fund. Fundi po u vjen atyre q\u00eb investuan q\u00eb kjo t\u00eb ndodhte. Demokracia, miq, nuk vdes n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, vdes vet\u00ebm kur njer\u00ebzit binden se nuk ka alternativ\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mashtrim t\u00eb ndyr\u00eb u investua ky pushtet me karlo mediat e tij. Alternativ\u00eb ka.<\/p>\n<p>E nis\u00ebm betej\u00ebn kund\u00ebr grupit t\u00eb strukturuar kriminal 5D dhe ishim shum\u00eb pak. Thoshin se nuk keni p\u00ebr t&#8217;ia dal\u00eb, se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, kan\u00eb miliarda dhe jan\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm. Q\u00ebndruam, protestuam p\u00ebr 44 jav\u00eb rresht, denoncuam \u00e7do dit\u00eb dhe depozituam dosje pafund. Ku jan\u00eb sot ata? T\u00eb gjith\u00ebpushtetshmit q\u00eb blenin votat e Tiran\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb burg bashk\u00eb me Erionin e tyre, me kryetarin e tyre. E nj\u00ebjta histori me Ballukun. Na u turr\u00ebn se e kemi t\u00eb kot\u00eb. Bela-mafia nuk preket, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se Rama. Denoncuam tunelin, denoncuam lotet e rrug\u00ebve, Tigrin 1 dhe Tigrin 3, kishin ARRSH-n\u00eb, dhe ja ku po i vjen ora dhe Ballukut, me gjith\u00eb band\u00ebn e saj, n\u00ebp\u00ebr burgje, arreste dhe ndjekje penale.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb dashur miq, ne t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku do ta b\u00ebjm\u00eb dhe aktin e fundit pa na u dridhur qerpiku. Ne do ta largojm\u00eb edhe Edi Ram\u00ebn. K\u00ebmbanat q\u00eb po bien, po u kujtojn\u00eb se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ky shesh sot nuk po k\u00ebrkon, por po vendos. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi, ky \u00ebsht\u00eb precedenti. Shqiptar\u00ebt nuk rr\u00ebzojn\u00eb shtetin, shqiptar\u00ebt rr\u00ebzojn\u00eb abuzimin. Populli t\u00eb vendos\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb populli q\u00eb t\u00eb heq. Sot k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi. Dor\u00ebheqje Edi Rama! Dor\u00ebheqje, dor\u00ebheqje, dor\u00ebheqje!<\/p>\n<p>Dhe para se ta mbyll, kam nj\u00eb mesazh personal p\u00ebr kamikazin n\u00eb krye t\u00eb komisariatit num\u00ebr kat\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, Feliks Hodajn. Ti banditi i keqp\u00ebrdorur. Harroje shantazhin ndaj demokrat\u00ebve me ato deklaratat q\u00eb k\u00ebrkoje sot me shkrim, q\u00eb k\u00ebrkoje t&#8217;i firmosnin demokrat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protestat kund\u00ebr k\u00ebtij narko-shteti. Ne nuk llogarisim kreun e narko-shtetit, e jo m\u00eb t\u00eb t\u00eb llogarisim ty. Guxo ti dhe shefat e tu, dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, t\u2019i bini n\u00eb qaf\u00eb demokrat\u00ebve dhe do t\u00eb merremi personalisht me ju, nj\u00eb e nga nj\u00eb. Forca qytetar\u00eb, bashk\u00eb do ja dalim! Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti Belind K\u00eblli\u00e7i \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb po mban fjalimin n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs para kryeministris\u00eb. K\u00eblli\u00e7i tha se Rama duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen si emergjenc\u00eb p\u00ebr vendin. Ne t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku do ta b\u00ebjm\u00eb dhe aktin e fundit pa na u dridhur qerpiku. Ne do ta largojm\u00eb edhe Edi Ram\u00ebn. K\u00ebmbanat q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131771,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-131770","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131770"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131786,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131770\/revisions\/131786"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}