{"id":131820,"date":"2025-12-22T20:22:17","date_gmt":"2025-12-22T20:22:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131820"},"modified":"2025-12-22T22:23:53","modified_gmt":"2025-12-22T22:23:53","slug":"pengmarrja-jemi-spak-hiq-dore-nga-akshi-ose-plumbi-ne-koke-rrefimi-i-gerond-meces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/22\/pengmarrja-jemi-spak-hiq-dore-nga-akshi-ose-plumbi-ne-koke-rrefimi-i-gerond-meces\/","title":{"rendered":"Rrefimi i biznesmenit t\u00eb marr\u00eb peng nga koordinatori i Ram\u00ebs p\u00ebr krimin\/ &#8220;Do t\u00eb vrasim ty, n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn, n\u00ebse&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>D<em>\u00eb<\/em>shmia<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKa profesionin inxhinier elektronik dhe aktualisht punon me biznes privat. Mamaja e tij, n\u00eb vitin 2002, ka hapur nj\u00eb kompani private, t\u00eb cil\u00ebs ai i \u00ebsht\u00eb bashkuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2003. Nga viti 2006 e n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ortak i vet\u00ebm dhe administrator i kompanis\u00eb \u2018Advanced Business Solutions, ABS\u2019, me NIPT K21710002J. Nga viti 2020, p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, u t\u00ebrhoq nga administrimi dhe caktoi dy administrator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Eriksela Shuli dhe Shk\u00eblqim Kerluku, t\u00eb cil\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe aktualisht. Nga muaji shkurt i vitit 2025 i ka kaluar aksionet e kompanis\u00eb \u2018ABS\u2019 te mamaja e tij, p\u00ebr t\u00eb shmangur probleme apo pengesa n\u00eb prokurime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kompania \u2018ABS\u2019 ka aktivitet kryesor ofrimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe punon si me sektorin privat ashtu edhe me sektorin shtet\u00ebror. Q\u00eb nga viti 2016, pothuajse \u00e7do tender n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe informacionit zhvillohet nga AKSHI, me pak p\u00ebrjashtime, si p\u00ebr shembull tenderat q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb dhe mbrojtjen, pra ata t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, SHISH, disa t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, si edhe institucionet e pavarura.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto tenderime apo procedura, b\u00ebn me dije se, s\u00eb fundmi, konkretisht nga janari 2025 deri n\u00eb korrik 2025, kompania \u2018ABS\u2019 \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb gati 20 procedura prokurimi ku ka marr\u00eb pjes\u00eb, kryesisht n\u00eb AKSHI, por edhe n\u00eb institucione t\u00eb tjera si KLGJ, UKT etj. I kujtohet se disa nga k\u00ebto procedura jan\u00eb \u2018Ndihma ekonomike\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr soft\u00ebare dhe hard\u00ebare p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore, \u2018Biletimi, ticket\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi i menaxhimit t\u00eb biletave p\u00ebr muzet\u00eb, \u2018Soft\u00ebare p\u00ebr policin\u00eb\u2019, q\u00eb lidhet me menaxhimin ekonomik t\u00eb programeve p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, \u2018Update dhe mir\u00ebmbajtja e soft\u00ebare t\u00eb menaxhimit t\u00eb thesarit t\u00eb shtetit\u2019, \u2018Menaxhimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore\u2019, dy procedura t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, dy procedura t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, dy procedura t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve. K\u00ebto procedura t\u00eb ankimimit mund t\u00eb aksesohen edhe n\u00eb faqen e APP dhe t\u00eb KPP.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto, deklaruesi pohon se m\u00eb dat\u00eb 12.08.2025 ka qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi deri rreth or\u00ebs 10:30 paradite p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb bisede telefonike pune. M\u00eb pas ka dal\u00eb nga banesa. Ka pasur me vete \u00e7ant\u00ebn e pun\u00ebs t\u00eb mark\u00ebs MontBlanc, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, me laptop Lenovo brenda, \u00e7ant\u00ebn e dor\u00ebs t\u00eb mark\u00ebs MontBlanc, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, ku kishte brenda dy pal\u00eb \u00e7el\u00ebsa, \u00e7el\u00ebsat e makin\u00ebs Range Rover me targa AA695SF dhe mjetit Hyundai me targa AB028LB, \u00e7el\u00ebsat e zyr\u00ebs dhe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nj\u00eb mbajt\u00ebse kartash krediti, si edhe aparatin celular Samsung Galaxy S24, mbajt\u00ebs i numrit 06820xxxx.<\/p>\n<p>Kur ka dal\u00eb nga pallati ku banon, makina e tij ka qen\u00eb e parkuar n\u00eb rrug\u00ebn pran\u00eb pallatit, p\u00ebrball\u00eb dad\u00ebs \u2018KEN\u2019, automjet Hyundai me targa AB028LB. N\u00eb at\u00eb vend ka disa poste ndri\u00e7imi dhe rreth 25 metra m\u00eb larg ndodhet muri rrethues i nj\u00eb biznesi, autoservis, lavazh.<\/p>\n<p>Ka hapur nga distanca bagazhin e makin\u00ebs dhe ka vendosur \u00e7ant\u00ebn e shpin\u00ebs dhe \u00e7ant\u00ebn e dor\u00ebs n\u00eb bagazh. N\u00eb at\u00eb moment \u00ebsht\u00eb afruar nj\u00eb automjet fuoristrad\u00eb Land Rover Defender, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, me sinjalistik\u00eb n\u00eb dukje si polici dhe me targa shqiptare, t\u00eb cilat n\u00eb at\u00eb moment nuk i ka fiksuar, por m\u00eb von\u00eb ka par\u00eb se targa ka qen\u00eb \u2018AC12JJY\u2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb automjeti ka l\u00ebvizur drejt tij, ai ka fiksuar nj\u00eb person n\u00eb automjet, i cili e ka thirrur n\u00eb em\u00ebr, \u2018Gerond Me\u00e7e\u2019. Ky person kishte k\u00ebto karakteristika: i gjat\u00eb rreth 1.85, trup mesatar, flok\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb drejta, pa mjek\u00ebr, i veshur me uniform\u00eb ngjyr\u00eb blu me krah t\u00eb gjat\u00eb, si edhe jelek fosforeshent me mbishkrim BKH. Nuk ka dalluar shenja t\u00eb ve\u00e7anta. Ky person i ka th\u00ebn\u00eb: \u2018Jemi SPAK u, duhet t\u00eb vish me ne, hyr n\u00eb makin\u00eb\u2019. N\u00eb at\u00eb moment deklaruesi ka besuar se ishte SPAK dhe \u00ebsht\u00eb bindur, pa krijuar pak\u00ebnaq\u00ebsi apo rezistenc\u00eb, p\u00ebr shkak se ndodhej n\u00eb oborrin e pallatit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nga dera mbrapa ka dal\u00eb nj\u00eb person i dyt\u00eb, i cili i ka hapur vendin p\u00ebr t\u2019u futur brenda. Edhe ky nuk ka qen\u00eb i maskuar. Ishte trupmadh, i veshur me bluz\u00eb si ato t\u00eb policis\u00eb, sipas perceptimit t\u00eb deklaruesit. M\u00eb pas, brenda n\u00eb makin\u00eb, ka par\u00eb se ky person mbante xhinse t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Kur personi i par\u00eb e thirri n\u00eb em\u00ebr, deklaruesi kishte shtypur butonin e bagazhit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb tij, i cili automatikisht kishte filluar t\u00eb mbyllej. Teksa bagazhi po mbyllej, deklaruesi \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb sediljen e pasme, n\u00eb mes, t\u00eb automjetit Defender. N\u00eb at\u00eb moment ka hyr\u00eb edhe nj\u00eb person i tret\u00eb nga krahu i majt\u00eb i tij. Ky kishte veshje t\u00eb ngjashme me personin e dyt\u00eb, xhinse t\u00eb zeza dhe bluz\u00eb si ato t\u00eb policis\u00eb, trupmadh, pa mask\u00eb, me fytyr\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt, t\u00eb cilin deklaruesi thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta identifikoj\u00eb leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Dy personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb mbrapa me t\u00eb, personi i dyt\u00eb dhe personi i tret\u00eb, kishin tatuazhe. Personi i dyt\u00eb kishte tatuazh n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, midis gishtit t\u00eb madh dhe gishtit tregues, nj\u00eb tatuazh n\u00eb form\u00eb si g\u00ebrma \u2018b\u2019, i pambyllur plot\u00ebsisht, me nj\u00eb pik\u00eb diku nga mesi, raporton Lapsi.al. Personi i tret\u00eb kishte t\u00eb tatuazhuar gjith\u00eb parakrahun e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb me tatuazh bardh e zi.<\/p>\n<p>Deklaruesi ka d\u00ebgjuar shoferin, i cili ishte me mask\u00eb, duke i folur personit t\u00eb par\u00eb dhe duke i k\u00ebrkuar t\u00eb merrte dy \u00e7antat e deklaruesit nga bagazhi i makin\u00ebs s\u00eb tij. Personi i par\u00eb i ka marr\u00eb dhe i ka futur n\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Pasi jan\u00eb futur brenda, deklaruesi i ka pyetur: \u2018Keni ndonj\u00eb let\u00ebr, ju lutem, ma jepni\u2019. Personi i par\u00eb, q\u00eb ishte n\u00eb vendin e pasagjerit para, i ka th\u00ebn\u00eb se ishte i arrestuar dhe i ka th\u00ebn\u00eb personit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e deklaruesit, t\u2019i vinte prangat. Deklaruesi ka k\u00ebrkuar s\u00ebrish t\u2019i jepnin dokumentet dhe t\u00eb lejohej t\u00eb telefononte familjen. Personi i par\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb se dokumentet do t\u2019ia jepnin n\u00eb komisariat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb makina ka l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga oborri i pallatit.<\/p>\n<p>Personat mbrapa kan\u00eb tentuar t\u2019i v\u00ebn\u00eb prangat, por fakti q\u00eb personi i dyt\u00eb nuk dinte t\u2019i vendoste prangat dhe ka nd\u00ebrhyr\u00eb personi i tret\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb deklaruesi t\u00eb dyshoj\u00eb se k\u00ebta nuk ishin punonj\u00ebs si\u00e7 u prezantuan.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\" align=\"center\">\n<div id=\"beacon_4029ca8f18\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F12%2F22%2Fjemi-spak-hiq-dore-nga-akshi-ose-plumbi-ne-koke-rrefimi-i-plote-i-gerond-meces-per-pengmarrjen%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.google.com%2F&amp;cb=4029ca8f18\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>N\u00eb momentin kur po i vinin prangat, deklaruesi u ka th\u00ebn\u00eb: \u2018O \u00e7una, un\u00eb nuk jam kriminel\u2019. Personi i dyt\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb: \u2018\u00c7a the ti, \u00e7a the, kush \u00ebsht\u00eb kriminel?!!\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoferi ka th\u00ebn\u00eb: \u2018Vini kapu\u00e7in\u2019. Teksa po dilnin nga parkimi i oborrit, deklaruesi ka par\u00eb babain e tij dhe n\u00eb at\u00eb moment i kan\u00eb vendosur kapu\u00e7 t\u00eb zi n\u00eb kok\u00eb. K\u00ebtu deklaruesi thot\u00eb se e ka kuptuar q\u00eb personat nuk ishin nga SPAK.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Makina ka ndaluar p\u00ebr pak sekonda n\u00eb semafor. Deklaruesi ka menduar se do vazhdonin drejt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb makina ka devijuar majtas. Ai i ka pyetur n\u00eb cilin komisariat do ta \u00e7onin. Personi i par\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb: \u2018N\u00eb komisariatin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt\u2019. Sipas deklaruesit, l\u00ebvizjet e makin\u00ebs ishin n\u00eb drejtim t\u00eb Durr\u00ebsit, \u00e7ka i ka krijuar bindjen se nuk ishin polic\u00eb. Deklaruesi u ka th\u00ebn\u00eb: \u2018\u00c7una, e mora vesh se \u00e7far\u00eb jeni\u2019.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMakina ka marr\u00eb drejtimin p\u00ebr nga Astiri dhe n\u00eb ato momente u kam th\u00ebn\u00eb: \u2018\u00c7una, un\u00eb jam n\u00eb mosh\u00eb dhe kapu\u00e7i q\u00eb kam n\u00eb kok\u00eb m\u00eb pengon frym\u00ebmarrjen\u2019. Kur makina futet n\u00eb Unaz\u00eb t\u00eb Madhe dhe kalon Astirin, m\u00eb heqin kapu\u00e7in nga koka, por personi i tret\u00eb, n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn time, mundohej t\u00eb ma mbante kok\u00ebn posht\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb mbulonte fytyr\u00ebn me dor\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, un\u00eb kam par\u00eb gjith\u00eb itinerarin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshkuar.<\/p>\n<p>Personi i par\u00eb, pasagjeri para, m\u00eb ka k\u00ebrkuar pass\u00ebordin e telefonit. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb do ta jap n\u00eb komisariat. Personi i tret\u00eb filloi t\u00eb ushtronte forc\u00eb te prangat, duke m\u2019i shtr\u00ebnguar, pas refuzimit p\u00ebr t\u2019ua dh\u00ebn\u00eb pass\u00ebordin. Ata than\u00eb: \u2018Ta tregojm\u00eb ne, e dim\u00eb ne \u00e7far\u00eb je ti, hajdut je ti\u2019.<\/p>\n<p>Makina ka marr\u00eb drejtimin p\u00ebr nga Elbasani, pas Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe. M\u00eb pas kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dalje p\u00ebr n\u00eb fshatin Krrab\u00eb dhe makina ka vijuar rrug\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Elbasanit. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ata nuk kan\u00eb komunikuar.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb ndaluar, ora n\u00eb automjet sh\u00ebnonte rreth 11:20 dhe jemi gjendur n\u00eb nj\u00eb vend si shesh i madh, n\u00eb fshatin Gracen, me pamje nga fshati Pap\u00ebr, pasi n\u00eb at\u00eb pozicion shikohej gjurma e rrug\u00ebs s\u00eb re q\u00eb po hapet, Elbasan, Durr\u00ebs. N\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb ishte nj\u00eb godin\u00eb me tulla t\u00eb bardha, e braktisur, nj\u00eb kat\u00ebshe, pa dritare, dhe nj\u00eb pem\u00eb p\u00ebrtej murit rrethues t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb dal jasht\u00eb nga makina dhe vazhduan t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pass\u00ebordin e telefonit. Fillimisht refuzova t\u2019ua jap dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment vjen shoferi dhe m\u00eb godet me shuplak\u00eb. M\u00eb marrin telefonin dhe e vendosin te gishti im, pasi duart i kisha mbrapa. Personi i tret\u00eb m\u2019i heq prangat nga mbrapa dhe m\u2019i vendos p\u00ebrpara. Aty arrit\u00ebn ta hapin telefonin me gjurm\u00ebn e gishtit tim dhe un\u00eb mendova q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ata e kaluan direkt n\u00eb airplane mode, raporton Lapsi.al.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment m\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, pa u futur akoma n\u00eb Unaz\u00eb t\u00eb Madhe, telefoni kishte r\u00ebn\u00eb pa pushim. Kjo m\u00eb dha shpres\u00eb q\u00eb dikush po m\u00eb k\u00ebrkonte dhe prandaj nuk pranoja t\u2019u jepja pass\u00ebordin, sepse shpresoja se dikush do t\u00eb m\u00eb gjente.<\/p>\n<p>Personi i par\u00eb, pasagjeri para, m\u00eb tha: \u2018Po t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunosh, jo si me pass\u00ebordin, se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ke plumbin n\u00eb kok\u00eb\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb edhe momenti ku t\u00eb tre, p\u00ebrve\u00e7 shoferit, demonstruan arm\u00ebt e shkurtra q\u00eb kishin n\u00eb brez. Personi i dyt\u00eb e nxori pistolet\u00ebn nga brezi, e mbajti n\u00eb dor\u00eb dhe b\u00ebnte veprime duke nxjerr\u00eb dhe futur karikatorin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb personi i par\u00eb po e mbante pistolet\u00ebn n\u00eb dor\u00eb duke m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar: \u2018Do bashk\u00ebpunosh apo si e ke?\u2019.<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb: \u2018Ore p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj?\u2019. Personi i par\u00eb, q\u00eb kishte qen\u00eb i veshur me jelek me mbishkrimin BKH, t\u00eb cilin e kishte hequr tashm\u00eb, shkoi te makina dhe doli me nj\u00eb zarf t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb dor\u00eb. E hapi zarfin dhe m\u00eb dha nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kishte nj\u00eb tabel\u00eb Excel dhe m\u00eb tha: \u2018E njeh k\u00ebt\u00eb let\u00ebr?\u2019. M\u00eb treguan letr\u00ebn, e cila kishte nj\u00eb tabel\u00eb ku, nga em\u00ebrtimi, kuptohej se ishin shkruar tenderat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kompania ime kishte b\u00ebr\u00eb ankesa dhe n\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb ishte edhe gjendja, situata e tenderit n\u00eb KPP. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr pash\u00eb edhe nj\u00eb procedur\u00eb ku ishte shkruar Gjykata Administrative.<\/p>\n<p>Ata m\u00eb pyet\u00ebn: \u2018A e kuptove?\u2019. N\u00eb momentin e par\u00eb u thash\u00eb jo, por e perceptova q\u00eb dikush e kishte organizuar k\u00ebt\u00eb ngjarje p\u00ebr shkak t\u00eb ankimimeve t\u00eb mia. N\u00eb perceptimin tim, n\u00eb at\u00eb moment mund t\u00eb ishin shtat\u00eb deri n\u00eb n\u00ebnt\u00eb procedura.<\/p>\n<p>Personi i par\u00eb m\u00eb pyeti s\u00ebrish: \u2018E kuptove?\u2019. Un\u00eb i thash\u00eb: \u2018\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb kuptoj?\u2019. Ai m\u00eb tha: \u2018Jan\u00eb tendera q\u00eb ke ankimuar ti dhe duhet t\u00eb t\u00ebrhiqesh. Nuk kemi pun\u00eb me lek\u00ebt e tua, ne e dim\u00eb q\u00eb ke lek\u00eb, i g\u00ebzofsh ato, por s\u2019ke pun\u00eb te k\u00ebto procedura dhe do t\u00eb t\u00ebrhiqesh nga k\u00ebto procedura\u2019.<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb: \u2018\u00c7una, nuk b\u00ebhet k\u00ebshtu kjo pun\u00eb, sepse edhe po u b\u00eb, u prish pun\u00eb m\u00eb shum\u00eb juve sesa mua\u2019. Pastaj u p\u00ebrpoqa t\u2019u mbushja mendjen q\u00eb nuk b\u00ebhet n\u00eb at\u00eb moment t\u00ebrheqja, duke u sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se nuk jam m\u00eb administrator, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata than\u00eb se e dinin, por u k\u00ebrkova kompromis q\u00eb do ta b\u00ebja dit\u00ebn n\u00eb vijim n\u00ebse e donin. Personi i par\u00eb i thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb t\u00ebrhiqesh edhe nga gjyqi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative.\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto momente gjat\u00eb koh\u00ebs kur personi i par\u00eb fliste me deklaruestin, ka par\u00eb q\u00eb shoferi, por dyshon se edhe nj\u00eb person i pest\u00eb ka ardhur aty me nj\u00eb makine tjett\u00ebr. (Dyshon makin\u00eb Volvo) raporton Lapsi.al<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka folur n\u00eb telefon me administratorin e kompanis\u00eb, Shk\u00eblqim Kerluku dhe i thon\u00eb \u201cPo ti na the q\u00eb nuk (nuk kuptohet transkrptimi (Sh\u00ebnim i Lapsi.al) , por administratori thot\u00eb b\u00ebhet. Nga ky moment geroni ka qen\u00eb i lidhur me pranga n\u00eb duar dhe personi i dyt\u00eb dhe i tret\u00eb rrinin roje me t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoferi dhe personi i par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb tek godina. Dyshon se ka qen\u00eb edhe nj\u00eb person i pest\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe personi i dyt\u00eb dhe i tret\u00eb i heqin rrobat e policis\u00eb, ku personi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb me k\u00ebmish\u00eb dhe personi i tret\u00eb me bluz\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Ky i fundit hoqi edhe mask\u00ebn. Personi i trt\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment i thot\u00eb q\u00eb \u201cPo t\u00eb t\u00eb shoh n\u00eb Elbasan do t\u00eb t\u00eb flas, nuk e di p\u00ebr ty, por un\u00eb do t\u00eb t\u00eb flas\u201d. P\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin q\u00eb kishin, pra t\u00ebrheqjen e kompanis\u00eb nga procedurat, grupi q\u00eb kreu rr\u00ebmbimin ka komunikuar me administratorin me telefonin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet komunikacionit \u00ebhatsapp, si dhe ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb telefonin p\u00ebr shkak se nuk po realizohej q\u00ebllimi i tyre p\u00ebr t\u00ebrheqje. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe e kan\u00eb lejuar t\u00eb flas\u00eb edhe me gruan time, t\u00eb cil\u00ebs i ka th\u00ebn\u00eb se \u2018zem\u00ebr jam mir\u00eb, kam ca pun\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb marr m\u00eb von\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb telefoni i tij binte pa pushim dhe n\u00eb nj\u00eb moment afrohet personi num\u00ebr nj\u00eb dhe i thot\u00eb: \u2018Fol dhe qet\u00ebsoje pak k\u00ebt\u00eb personin, se vazhdon dhe i bie shum\u00eb telefonit\u2019. Ka par\u00eb q\u00eb ishte numri i v\u00ebllait tim dhe ka folur me t\u00eb. Ai i tha: \u2018Ku je, jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar:\u2019 nd\u00ebrsa deklaruesi i ka th\u00ebn\u00eb: \u2018Nuk ke pse t\u00eb shqet\u00ebsohesh, por fol me administratorin, Mimin\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam qen\u00eb me personin e dyt\u00eb dhe personin e tret\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb biseda t\u00eb ndryshme dhe ka marr\u00eb vesh se personi i tret\u00eb sapo ishte b\u00ebr\u00eb baba me nj\u00eb vajz\u00eb. Gjithashtu, ka konstatuar se t\u00eb tre personat kishin dialekt t\u00eb theksuar t\u00eb Elbasanit, gj\u00eb q\u00eb e kupton shum\u00eb mir\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nga Elbasani, (raporton Lapsi.al pavar\u00ebsisht faktit se ata p\u00ebrpiqeshin ta fshihnin si fakt. Gjithashtu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka kuptuar edhe p\u00ebr personin nj\u00eb q\u00eb ishte nga Elbasani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po priste n\u00eb automjet me personin dy dhe tre ata e pyet\u00ebn: \u2018Sa zgjat kjo procedur\u00eb?\u2019. Po ashtu e pyet\u00ebn edhe personin e par\u00eb: \u2018\u00c7far\u00eb po presim?\u2019. Personi i par\u00eb u tha se \u2018nuk kemi konfirmim\u2019. Kam par\u00eb or\u00ebn e automjetit dhe sh\u00ebnonte rreth 15:10.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr personi i tret\u00eb shkoi drejt bagazhit t\u00eb automjetit dhe aty u afrua personi i par\u00eb, i cili tha: \u2018N\u00eb polici nuk ka denoncim\u2019.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 16:20 jan\u00eb futur t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb automjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pozicione si n\u00eb fillim dhe kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u nisur drejt Elbasanit, n\u00eb rrug\u00ebn e vjet\u00ebr. Gjat\u00eb nisjes, pasi i tha shoferi, m\u00eb hoq\u00ebn prangat dhe shoferi m\u00eb tha: \u2018Po hap syt\u00eb, po shikon ku je\u2019. Un\u00eb i thash\u00eb: \u2018E di shum\u00eb mir\u00eb se ku jam, jam nga Elbasani dhe k\u00ebtu jemi n\u00eb Gracen\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rrug\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrdorur siren\u00ebn e policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb parakaluar automjete t\u00eb tjera. M\u00eb pas makina u fut n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Shijon, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment personi i par\u00eb po fliste n\u00eb telefon me dik\u00eb tjet\u00ebr, i cili i tha t\u00eb ndryshonin itinerarin dhe ta kthenin n\u00eb rrug\u00ebn nacionale. Automjeti u kthye dhe m\u00eb lan\u00eb rreth 200 metra larg rrethrrotullimit t\u00eb par\u00eb q\u00eb futesh p\u00ebr n\u00eb autostrad\u00ebn Elbasan, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb po m\u00eb linin, shoferi m\u00eb tha: \u2018Nuk duam probleme nga ty, nuk duam denoncime nga ty. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb vrasim ty, gruan, motr\u00ebn, n\u00ebn\u00ebn, se bab\u00eb nuk ke ti\u2019. M\u00eb dhan\u00eb mbajt\u00ebsen e kartave t\u00eb kreditit dhe syzet e diellit dhe m\u00eb premtuan se do t\u00eb m\u00eb sillnin sendet e tjera n\u00eb recepsionin e qendr\u00ebs s\u00eb biznesit ku kam zyr\u00ebn, por \u00e7ant\u00ebn e shpin\u00ebs me laptop Lenovo, \u00e7ant\u00ebn e dor\u00ebs dhe telefonin. Sqaron se k\u00ebto sende nuk ia kan\u00eb sjell\u00eb ende.<\/p>\n<p>Pas lirimit, kam dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn nacionale dhe jam drejtuar drejt rrethrrotullimit tjet\u00ebr t\u00eb Bradasheshit, ku ndodhet nj\u00eb karburant. Rast\u00ebsisht, duke pritur p\u00ebr automjete t\u00eb rastit apo autobus, ka kaluar nj\u00eb makin\u00eb e zyr\u00ebs, me shofer inxhinierin Jorgis Sollaku, i cili kishte qen\u00eb p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Berat. Nuk i ka treguar asgj\u00eb dhe ai e ka sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb deri te Toptani, ku kam shkuar n\u00eb zyr\u00ebn tij.<\/p>\n<p>\u201cPasi jam kthyer n\u00eb Tiran\u00eb dhe kam shkuar n\u00eb zyr\u00ebn time, kam m\u00ebsuar se familjar\u00ebt kishin kuptuar q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb isha rr\u00ebmbyer dhe po prisnin or\u00ebn 18:00 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncim, pasi kontaktet me mua ishin shk\u00ebputur q\u00eb nga ora 15:00.<\/p>\n<p>Babai i tij kishte shkuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe i kishte th\u00ebn\u00eb gruas dhe n\u00ebn\u00ebs: \u201cM\u00eb duket Geronin e kan\u00eb (nuk kuptohet Sh\u00ebnim i Lapsi.al) Gruaja ka filluar dhe e ka marr\u00eb n\u00eb telefon. Pas k\u00ebsaj, babai im ka njoftuar v\u00ebllain tim.<\/p>\n<p>V\u00ebllai im ka par\u00eb pamjet filmike t\u00eb ngjarjes, t\u00eb cilat i ka marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb USB, dhe ka identifikuar automjetin. Ai ka shkuar n\u00eb t\u00eb gjitha komisariatet e policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse ishte i shoq\u00ebruar apo i ndaluar, si edhe ka kontaktuar SPAK p\u00ebr t\u00eb pyetur p\u00ebr shoq\u00ebrimin apo ndalimin e tij. P\u00ebr shkak se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb informacion, ka dyshuar p\u00ebr rr\u00ebmbimin e Gerondit dhe m\u00eb ka telefonuar pa pushim.<\/p>\n<p>Ka shkuar n\u00eb zyr\u00eb dhe kishte m\u00ebsuar se ishte b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheqje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb procedura se ato q\u00eb i tregoi administratorit n\u00eb tabel\u00ebn EXCEL, grupi q\u00eb e mori n\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Administratori i kompanis\u00eb, Shk\u00eblqim Kerluku, ka hartuar dokumentet e t\u00ebrheqjes nga ankimimet dhe ka shkuar personalisht p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar pran\u00eb KPP dhe AKSHI, por k\u00ebto dokumente nuk jan\u00eb pranuar nga KPP, me arsyetimin se nuk ishte procedur\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, administratori ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb procedoj\u00eb m\u00eb tej me t\u00ebrheqjen p\u00ebrmes sistemit elektronik, e cila \u00ebsht\u00eb publikuar rreth or\u00ebs 15:00 t\u00eb dat\u00ebs 12.08.2025.<\/p>\n<p>Ka dyshime se grupi q\u00eb e mori peng e liroi rreth or\u00ebs 16:20 t\u00eb dat\u00ebs 12.08.2025, vet\u00ebm pasi mori konfirmim se t\u00ebrheqjet ishin depozituar nga kompania n\u00eb sistemin e KPP. K\u00ebt\u00eb dyshim e lidh me faktin se, nga eksperienca e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb koh\u00eb reale nj\u00eb t\u00ebrheqje nga procedurat e ankimimit, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb autoritet apo lidhje brenda KPP q\u00eb ka akses dhe kompetenc\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb verifikim.<\/p>\n<p>Dyshoj se ky person \u00ebsht\u00eb shtetasi Kreshnik Timova, an\u00ebtar i KPP. K\u00ebt\u00eb dyshim e lidh me faktin se Kreshnik Timova ka lidhje me shtetasin Ermal Beqiri dhe jan\u00eb par\u00eb bashk\u00eb n\u00eb restorantin \u2018Markata e Peshkut\u2019, n\u00eb Pazarin e Ri. Gjithashtu, ka shum\u00eb procedura ku, edhe kur KPP i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kompanis\u00eb son\u00eb, an\u00ebtari i KPP, Kreshnik Timova, ka qen\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb.<\/p>\n<p>Theksoj edhe nj\u00eb rast konkret, lidhur me nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb kamerave t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, ku ky an\u00ebtar, gjat\u00eb mbledhjes ballafaquese mes KPP dhe kompanis\u00eb ankimore, i \u00ebsht\u00eb drejtuar autoritetit kontraktor duke i sugjeruar q\u00eb ta klasifikonte procedur\u00ebn si tender i klasifikuar, gj\u00eb q\u00eb ishte drejtp\u00ebrdrejt me q\u00ebllim nxjerrjen jasht\u00eb loje t\u00eb kompanis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Shtoj se dit\u00ebn pas rr\u00ebmbimit, shoq\u00ebria \u2018ABS\u2019 ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pezullimin e \u2018njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes\u2019 pran\u00eb KPP dhe AKSHI, me argumentimin se sistemi ishte hakuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj k\u00ebrkese p\u00ebr pezullim, KPP, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ka marr\u00eb vendim m\u00eb dat\u00eb 13.08.2025 p\u00ebr mospranimin e pezullimit t\u00eb njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes, edhe pse nuk kishte koh\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtohej n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb dhe vendimi duhej t\u00eb p\u00ebrgatitej t\u00eb pakt\u00ebn 24 or\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, shoq\u00ebris\u00eb i ka ardhur nj\u00eb njoftim ku firma elektronike rezulton t\u00eb jet\u00eb vendosur m\u00eb dat\u00eb 15 gusht dhe jo m\u00eb dat\u00eb 13 gusht, si\u00e7 pretendohet. Sipas ligjit p\u00ebr KPP, flitet p\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqje dhe jo p\u00ebr njoftim p\u00ebr t\u00ebrheqje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb rastin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do procedur\u00eb e ankimuar nga ana jon\u00eb n\u00eb KPP zgjat m\u00eb shum\u00eb se dy muaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procedurat e ankimuesve t\u00eb tjer\u00eb nuk zgjasin kaq shum\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mendoj\u00eb se kjo b\u00ebhet q\u00ebllimisht.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDeklaruesi shpreh bindjen se personi q\u00eb ka organizuar rr\u00ebmbimin \u00ebsht\u00eb shtetasi Ermal Beqiri. Arsyeja pse e pohon k\u00ebt\u00eb me bindje lidhet me faktin se, pas \u00e7do procedure t\u00eb ankimuar nga ana e tij, fituese rezulton nj\u00eb nga kompanit\u00eb e lidhura me Ermal Beqirin ose kompani q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb orbit\u00ebn e tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Screenshot_5-15.png\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/momenti-i-pengmarrjes-sipas-dosjes-se-spak.jpg\" alt=\"Momente nga pengmarrja e biznesmenit Gerond Me\u00e7e, foto nga dosja e SPAK\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmia \u201cKa profesionin inxhinier elektronik dhe aktualisht punon me biznes privat. Mamaja e tij, n\u00eb vitin 2002, ka hapur nj\u00eb kompani private, t\u00eb cil\u00ebs ai i \u00ebsht\u00eb bashkuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2003. Nga viti 2006 e n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ortak i vet\u00ebm dhe administrator i kompanis\u00eb \u2018Advanced Business Solutions, ABS\u2019, me NIPT K21710002J. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131748,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-131820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131820"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131827,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131820\/revisions\/131827"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}